PROFILI I INTELEKTUALIT DHE SIPËRMARRËSIT TË SUKSESSHËM


PROFIL

Përfaqësues i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual

KADRI MORINAJ – PROFILI I INTELEKTUALIT DHE SIPËRMARRËSIT TË SUKSESSHËM

Nga Halil RAMA

“Mjeshtër i Madh”


· Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Morinaj, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica



E kush s’i ka parë dhe nuk është mrekulluar me prezantimet televizive të Presidentit të Eurosig-Insig dhe UBA Bank, Kadri Morinaj. Ndoshta është i vetmi sipëmarrës shqiptar që si një musliman i devotshëm sponsorizoi në restorantin e tij të njohur Piazza, drekën e Papa Françeskut në vizitën e tij të parë në Shqipëri. Ai është vlerësuar nga Akademia Papale Bonificiane në Itali me titullin “Akademik i Nderit për vitin 2016”. I pari shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Ndaj dhe na ngjall krenari legjitime tek shfaqet në ekranet televizive kaq madhështor përkrah Atit të Shenjtë.

Emri i Kadri Morinës është skalitur tashmë tek gjigandi i Siigurimeve Eurosig-Insig dhe UBA Bank, tek ky investim i konsiderueshëm që sot konkuron denjësisht tregun e sigurimeve, vendas dhe atë ndërkombëtar.

Qoftë edhe vetëm për këtë institucion mjaftë të rëndësishëm, Kadri Morinaj mund të konsiderohet si përfaqësuesi i vlerave më të çmuara intelektuale të brezit të tij, me një integritet shumë të lartë moral dhe intelektual.

Në teoritë konstruktiviste moderne, njeriu jo vetëm duhet të dijë gjëra por duhet të bëjë gjëra. Kadri Morinaj është kompetent që din t’i zbatojë njohuritë e tij në situata kontekstuale. Ai ka përvojën, moshën, fuqinë intelektuale, morale, materiale që t’i përkushtohet sipërmarrjes. Dhe këto, të krijuara jo në një ditë apo në një vit, por për një hark kohor të konsiderueshëm.

U lind në Natën e Kadrit, shoqëruar me krismën e pushkës, sipas zakonit. Prej kësaj nate të mirë mori edhe emrin, që duket se do t'i sillte fat gjatë gjithë jetës. Natyrë me ambicie dhe iniciativë, Kadri Morinaj ka nisur rrugën e sipërmarrjes në vitin 1990 me kompaninë Euroalba. Më pas ai pronësoi një prej ambienteve më të vjetra dhe të njohura në Tiranë, Bar Restorant Piazza.

Afro tri dekada më parë kur ai ideoi dhe implementoi projektin e ngritjes së kompaninë Euroalba pati edhe skeptikë që e shihnin me dyshim, por realiteti provoi të kundërtën.

Kadri Morinaj njihet si një njeri me reputacion të mirë në Tiranë, Shkup e Prishtinë, por edhe në kryeqytetet e mëdha euroiane si në Romë, Paris e Londër ku është dekoruar me tituj të lartë nderi. Ai ka punuar prej më se tri dekadash në sektorin privat në punë dhe investime modeste, duke fituar me djersë dhe ndershmëri. Tashmë asetet me impakt publik, Eurosig- Insig dhe UBA Bank janë vepër e krijimtarisë individuale të z.Morinaj i cili me inteligjencë, me intuitë, i orientuar mjaft mirë në ekonominë e tregut ka patur gjithmonë sukses.


Sipërmarrës i sukseshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit


Kadri Morinaj nuk është i apasionuar vetëm pas biznesit. Ai është një sipërmarrës i sukseshëm të cilit i pëlqen t’i japë komunitetit. Janë dhjetra libra të autorëve të ndryshëm, botimi i të cilave është financuar prej tij. Po ashtu disa koncerte recital e turne të trupave të ndryshme artistike, Brenda e jashtë vendit.

Për këtë ai ka mjaft reputacion dhe një emër të mirë në komunitetin e shkrimtarëve dhe artistëve. Ai njihet për karizmën dhe për një dashamirësi të admirueshme ndaj këtij komunitetit.

Përkrahësi më i fortë në bizneset dhe sipërmarrjet e Z. Kadri Morinaj është familja e tij. Ai është babai i katër fëmijëve të pasionuar pas arsimit, kulturës dhe artit. Regjisori me famë botërore, Sten Dragoti, u bë kumbari i anëtarit më të vogël të familjes, Klarkut, në vitin 2007.

Në një këndveshtrim të përgjithshëm, të jesh një sipërmarrës është çështje talenti, por është edhe një dhuratë nga Zoti. Kadri Morinaj i ka të dyja. Ai ka dëshmuar se është një sipërmarrës i suksesshëm dhe i guximshëm, ka ide, aftësi menaxhuse etj. Si i tillë ai zë vend të veçantë në Panteonin e Vlerave. Ai u lind në dhe rrjedh prej një familjeje të njohur patriotike të Kukësit. Me edukatën e korrektësinë, të trashëguara nga prindërit e tij u angazhua përditë në punë duke përforcuar bindjen e tij se vetëm duke guxuar mund të shkonte përpara, të çante edhe në sipërmarrje të tilla të guximshme. Motoja e tij ishte dhe është: me punë dhe vetëm me punë do të mund të ndërtosh të ardhmen që ëndërron.

Mesazhet që përcjellin shembullin e tij kanë emrin KRENARI. Krenaria ka nevojë për një truall, për një shtrat që rritet…E pikërisht në këtë shtrat ka ecur dhe ecën Kadri Morinaj, i përshtatur mirë me kohën, bujar, fisnik, intelektual i mirëformuar dhe i zoti, që ka çarë në jetë me mençuri e e sakrifica.



Mik i rrallë i komunitetit të shkrimtarëve dhe artistëve


Kadri Morinaj është ndër të rrallët që shfaq në çdo rast dëshirën e tij të madhe që t’i mbajë gjallë lidhjet me miqtë e farefisin dhe sidomos me komunitetin e shkrimtarëve dhe artistëve. Ndër mbështetjet e tij për artin dhe kulturën janë edhe mbi 500 libra të sponsorizuara për botim të shkrimtarëve dhe poetëve shqiptarë, të rinj e të vjetër, mes të cilëve edhe romanin "Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo", të shkrimtarit të madh, Dritëro Agolli. Për të vazhduar më pas me mbështetje financiare për restaurimin e Xhamisë së Ethem Beut, në Tiranë, si dhe rikonstruksionin e shumë objekteve të tjera kulti, si kisha, xhami e teqe në mbarë vendinJo vetëm financimi i botimit të dy librave kushtuar legjendarit Rrahman Parllaku “Një legjendë në kufirin midis dy kohëve” dhe “Një shekull në memorie” por edhe plot shembuj të ndihmës e mbështetjes që bujarisht u ka dhënë dhe u jep artistëve e shkrimtarëve, të njohur e të panjohur për rë realizuar veprat e tyre krijuese, tregojnë se Kadri Morinaj është një fisnik i vërtetë, nëse kjo fjalë ka ende ndonjë rezonancë. Patriotët dhe punëtorët e mendjes si ai janë shembëlltyra e asaj ç’ka kemi më të mirën si komb…


DISA NGA ARRITJET E KADRI MORINËS

PASQYRUAR në websitin e Eurosig- Insig dhe UBA Bank


Nga viti 2000 - 2004 aktiviteti i tij u shtri në fushën bankare, si aksioner në disa banka prestigjioze në Shqipëri. Ndërsa më pas u bë një nga aksionerët e kompanisë telefonike “Plus Mobile”. Në vitin 2004 Kadri Morinaj e zgjeroi aktivitetin e tij në fushën e sigurimeve. Fillimisht shoqëria “Dukagjini” dhe nga viti 2006 “Eurosig Sh.a.”. Një kompani tërësisht me kapital vendas dhe me aksionerë të rinj. Gjatë vitit 2015, Z. Morinaj zgjeroi investimet edhe në Kosovë, duke zënë vendin e parë në tregun e sigurimeve për të katërtin vit radhazi. Kompania klasifikohet me trendin më të lartë të rritjes në tregun e sigurimeve dhe me ritmet me të larta të pagesave të dëmeve.

Viti 2016 ishte sërish i suksesshëm në sipërmarrjet dhe iniciativat ambicioze të Z. Kadri Morinaj. Ndërsa rritet çdo ditë në bizneset e tij, ku sot numëron mbi 3000 punonjës në të gjithë rajonin, në maj të vitit 2016, Kadri Morinaj realizoi një tjetër ambicie të tij, duke kurorëzuar blerjen e 100% të aksioneve të kompanisë shtetërore të sigurimeve INSIG, shoqëria e parë e sigurimeve në Shqipëri, duke ofruar vlerën më të lartë për këtë privatizim të rëndësishëm, 16 milionë euro, ose 2,2 miliardë lekë. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së EUROSIG. Mbështetur mbi këtë parim, në 10-vjetorin e themelimit të kompanisë ai realizoi një udhëtim të paharrueshëm në Moskë dhe Shën Petërsburg për 120 punonjës të kompanisë Eurosig, të cilët ndoqën edhe një shfaqje prej 3 orësh në teatrin operistik “Kirov”, i ndërtuar nga Car Pjetri i Madh.

Në Maj 2016, Kadri Morinaj bleu kundrejt ofertës më të lartë, 100 % të aksioneve të kompanisë së parë të sigurimeve në Shqipëri INSIG. Ky privatizim përbën një hap shumë të rëndësishëm në rigjallërimin e tregut rajonal.

Profesionalizmi dhe humanizmi duket se janë sekreti i suksesit të bizneseve të sipërmarrësit Kadri Morinaj. Sfida e rradhës për Kadri Morinaj është zgjerimi në tregun europian. Besueshmëria dhe siguria janë gurët e themelit të filozofisë së Eurosig. Puna, ambicia dhe përkushtimi janë sekreti i suksesit të Kadri Morinaj.


SHEMBUJ TË RRALLË HUMANIZMI E BAMIRËSIE

Të qënit një biznesmen i suksesshëm nuk e ka bërë Kadri Morinën të humbasë lidhjet me realitetin dhe njerëzit e thjeshtë. Si një besimtar i denjë ai shënon një sërë veprash bamirësie dhe filantropie.

Rasti më i fundit qe dhurimi i një shume prej 10 mijë dollarësh familjes së dëshmorit të atdheut, 33-vjeçarit Arjan Sala i cili ndërroi jetë më 24 mars 2021 pasi mbeti i bllokuar në magazinën e përfshirë nga zjarri tek Caza Italia në tentativë për të shpëtuar kolegët e tij.

Ajo çfarë ka qenë më pikantja e që ka përlotur çdokënd që e ka parë e dëgjuar është sponsorizimi i transplantit të mëlçisë së një fëmije 3-vjeçar, i cili, me gjithë ndihmën e Z.Morinaj, fatkeqësisht s’mundi të jetonte.

Kadri Morinaj ka akreditur bursa për studentë dhe ka bërë pjesë të stafit të tij persona me aftësi të kufizuara. Ka kontribuar në restaurimin dhe rehabilitimin e disa monumenteve kulturore.

Kadri Morinaj, një mysliman i devotshëm, është njeriu që shtroi drekën në Restorant Piazza për Papa Françeskun gjatë vizitës së tij në Shqipëri, si shembull i një bashkëjetese të lakmueshme fetare. Duke qenë gjithmonë i gatshëm për të mbështetur artin e kulturën dhe financues i qindra aktiviteteve kulturore, Kadri Morinaj u ka qëndruar pranë edhe njerëzve në nevojë, ka financuar dhe financon shumë shoqata si: “Shoqata e Jetimëve”, Shoqata e fëmijëve që vuajnë nga autizmi, “Fëmijët Shqiptarë“, sponsor gjeneral i Frestivalit të Filmit në Durrës, për 3 vjet rradhazi nga 2008-ta, por pa lënë pas dore as plagën që e vuan ende sot Shqipëria, gjakmarrjen, duke financuar e ndihmuar Shoqatat e Pajtimit të Gjaqeve në misionin e tyre.


DHJETRA MEDALE E TITUJ NDERI PËR

FILANTROPIN SHQIPTAR KADRI MORINAJ


Filantropi shqiptar Kadri Morinaj është dekoruar me medaljen e 319 nga 4000 të tilla që i jep Papa Francesku. Për kontributet e tij, Kadri Morinaj është dekoruar nga Presidenti i Shqipërisë me urdhërin “Naim Frashëri” dhe është “Qytetar Nderi” në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe diasporës. Kadri Morinaj ka ideuar dhe mundësuar realizimin e një shtatoreje për Nënë Terezën, e cila prej gushtit të vitit 2016 qëndron në Rio De Janeiro përballë statujës së famshme të Krishtit. Njëkohësisht ai ka mundësuar realizimin dhe vendosjen e bustit të Ismail Qemalit në hotelin Continental në Bukuresht, aty ku nisi historia e Pavarësisë së Shqipërisë.

Si një njeri i suksesshëm i biznesit, Z.Kadri Morinaj e ka nisur serinë e çmimeve dhe vlerësimeve të mëdha që në vitin 2003, kur Samiti Botëror “International Aëards Neës York 2003” në SHBA, i dha çmimin "Excelence and Business Prestige". Duke qenë një nga kontribuesit më të mëdhenj në vend për artin, Kadri Morinaj është nderuar më Certifikatë Mirënjohjeje nga Shoqata e Piktorëve të Shqipërisë, për kontributin e dhënë ndaj tyre. Ndërsa Shoqata Ndërkombëtare “Bytyçi” i ka dhënë Z.Morinaj, çmimin gjeneral "Plisi i bardhë, Emblema Hyjnore e Shqiptarisë". Me çmimin “Për Sipërmarrje të Suksesshme” e ka nderuar Dhoma e Tregëtisë dhe Industrisë në Shqipëri, të cilës i shtohet edhe certifikata e mirënjohjes e shoqatës “Helles” për "Bashkëpunim në Eventet Artistiko-Sociale”. Kompania Klik Expo Group e nderoi më 27 nëntor 2016 me Medaljen “Shqiponja e Artë”, për kontributin e tij në fushën e biznesit në Shqipëri. Filantropi shqiptar Kadri Morinaj u dekorua me medaljen e 319 nga 4000 të tilla, që jepen për figura të shquara dhe njerëz me kontribute të veçanta, nga Papa Françesku, vlerësim ky i bërë në shtator të vitit 2014. Për kontributet e tij, Kadri Morinaj është dekoruar edhe nga Presidenti i Republikës me urdhërin “Naim Frashëri i Artë", "Për kontribut të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik të qytetit të Durrësit, në punësimin e shumë qytetarëve si dhe për mbështetjen e aktiviteteve në promovimin e trashëgimisë kulturore të këtij qyteti".

Kadri Morinaj është Qytetar Nderi në disa nga qytetet e Shqipërisë dhe qytete ku jetojnë shqiptarët në diasporë. Në 3 dhjetor 2016, Vatikani i akordoi Z. Kadri Morinaj çmimin ndërkombëtar, “Akademik Nderi për vitin 2016”. Çmimi iu dorëzua në Romë nga Presidenti i Akademisë Bonifaciana Papale, Kavalier, Doktor Sante De Angelis, përkrah shumë personaliteteve të tjera botërore, duke e bërë kështu Z. Morinaj të parin shqiptar që merr këtë titull nga Ati i Shenjtë. Z. Morinaj u shqua si mbështetës në promovimin e vlerave kombëtare, në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit, organizuar në Shtutgart, më 13 - 15 janar 2017. Në vigjilje të ndërrimit të viteve më 29 dhjetor 2016, presidenti i kompanive EUROSIG dhe INSIG mori çmimin "Kalorësi i Lartë i Ehlibetit", akorduar nga Kryegjyshata Botërore e Bektashinjve. Është i suksesshëm, bamirës, njeri me ambicie dhe zemër të madhe. Gjithashtu, Z. Kadri Morinaj vlerësohet me titullin "Doctor Honoris Causa" nga UAC, School of Global Management me qendër në Florida, USA.

Z. Kadri Morinaj, në Rio de Janeiro, është cilësuar si mik special i Papa Françeskut nga Kardinali dhe Kryepeshkopi i Rio de Janeiros, Orani Joao Tempesta. Kardinali ka mbajtur një meshë në nder të Z. Morinaj dhe ka prezantuar Pllakatës së përgatitur në Brazil, të mbështjellë me flamurin Kuqezi, për Statujën e Nënë Terezës, të mundësuar nga Presidenti i Eurosig-Insig.

Në samitin e udhëheqësve botërorë të biznesit, në Oksford të Anglisë, Z. Kadri Morinaj, është nderuar edhe me çmimin “Sokrates”, vetë si biznesmen i suksesshëm, por edhe për grupin “EUROSIG”, për arritje të jashtëzakonshme në fushën e biznesit, dhënë nga Drejtori i Përgjithshëm i “Europe Business Assembly, profesori John Netting. Z. Morinaj është zgjedhur në presidiumin e Samitit të Liderëve të Biznesit, gjithashtu është bërë anëtar me të drejta të plota në Asamblenë Europiane të Biznesit në Oksford të Londrës, ku marrin pjesë elita e biznesit dhe përfaqësues nga bota akademike nga 55 vende të botës.

Më 10 shkurt 2018, President i kompanive të Sigurimeve, EUROSIG dhe INSIG, Z.Kadri Morinaj, është nderuar nga Familja Mbretërore Spanjolle “Për kontributin e tij në fushën e biznesit dhe angazhimin e tij për promovimin e tolerancës fetare në Shqipëri”. Në mbrëmjen gala të organizuar në Madrid, ku merrnin pjesë akademikë, aristokratë dhe pjesëtarë të familjes mbretërore spanjolle, konsuj dhe diplomatë, gjatë marrjes së çmimeve biznesmeni Morinaj vuri në pah shanset që ofron Shqipëria për investimet e huaja.

Presidenti i EUROSIG Group, Z. Kadri Morinaj, u nderua në Paris me çmimin “The Best”, si biznesmen i suksesshëm, për bamirësinë dhe filantropinë e tij në një mbrëmjë gala. Aty ku si çdo vit edhe në fillim të 2019 u mbajt për të 42-in vit edicioni i më të mirëve në ndarjen e çmimeve të përvitshme të fushave të ndryshme. Çmimi iu dorëzua nga kryetarja e Bashkisë së Parisit, Jeanne d’Hauteserre. Këtë vlerësim kaq të rëndësishëm për të, biznesmeni Morinaj e konsideron një privilegj, pasi ky çmim më parë u është akorduar edhe mjaft personaliteteve me emër në botë.

Presidenti i Grupit EUROSIG-INSIG, Z.Kadri Morinaj, ishte i ftuar në Londër në një darkë pune, nga një prej familjeve më të fuqishme në industrinë bankare botërore, ajo e Rothschild-ëve. Gjatë darkës në Ritz Hotel në Londër, Z. Morinaj u shoqërua nga Baroni David René James de Rothschild, i cili është një bankier francez dhe anëtar i degës franceze të familjes në Britaninë e Madhe, njëkohësisht kryetari i Rothschild Continuation Holdings. Gjatë darkës me familjen Rothschild, Z.Morinaj diskutoi dhe u konsultua me Baronin londinez për industrinë e sigurimeve dhe sistemin bankar në rajonin e Ballkanit.

Shoqata e Miqësisë dhe Bashkëpunimit Shqipëri-Itali nderoi gjatë një aktiviteti në qytetin e Laçit, Presidentin e EUROSIG Group, Z.Kadri Morinaj, me çmimin "Anëtar Nderi" për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave të historisë dhe kulturës tonë kombëtare.

Është thjesht Kadri Morinaj!