top of page

Profesori vajti pa lamtumirë


Minush Hoxha

Me të kryer të punës asaj të premteje pasdite që, duke ligjëruar kishte bërë një sheti lodhëse në më shumë fusha, kishte një disponim paksa ndryshe nga të tjera ditë. Kishte një dëshirë më të madhe për të pirë, të dëgjoj ate që flitej por edhe vetë të flas më zgjërimisht. Posaçërisht se çfarë flitej, se flitej tejmase shumë, se qyteti kishte dale nga një ankth dhe tek kalonte në një gjëndje tjetër, pakuptueshëm dhe papërceptueshëm kishin dale në jetën e përditëshme gjëra që nuk kishin qenë as të imagjinueshme. Një versulje e furishme e së kaluarës që futej dhe në histori dhe që në çastin, një galimatias gjëndjesh e ideshë që në vete ishin kundërrthënëse- armiqësore bile, ngatërresa që përnjëherë kishin fituar në peshë dhe bënin që të qëllojnë aktorët- zotëronin qytetin. E të gjithë këto rëndonin mbi Profesorin se ai kishte nga brënda kërkesë të fuqishme por si një profesor që ishte, ndjente dhe një si detyrim që të gjej përgjegjën dhe ta thot kudo.

I ulur si përherë në të majtë skaj karrigës ballore që sipas një marrëveshjeje të heshtur ruhej për ndonjë autoritet, tok me tre të tjerë, qëndronte edhe asaj dite. Nga ai vend shikonte nga jashtë dhe shihte tek binte borë e imtë por e dendur dhe sa çelmëshel sytë ngritej lartësi e sajë. Mu kjo e bënte më të disponuar dhe i ngritte dëshirën të qëndroj më gjatë në kafene se ditëve të tjera. I lidheshin me kujtesën ditët nga fëmijëria dhe gëzimin kur, nga dritarja përdhese e vogël e shtëpisë, akoma pa u veshur, shihte borën se si mbulonte oborrin e vogël.

„ Ç´thoni Profesor për borën? I shkon qejfit Tuaj, apo jo?” ia tha z. Malo që i veshur me roba të kafta e xhemper të verdhë me fyt e me një të qeshur të pa sherr, jipej këndëshem.

“Bukur, bukur…“ ia këtheu.

Profesorit, të cilit kravata mavi i kishte ikur nga një anë, veshur në roba të përhirëta, me një shkujdesje ndaj vetës të vërejtshme, i skuqur në fytyrë, vetëm ia pohoj me lëvizje koke e pas pak shtojë:

” Mbulon ato që nuk dua t`i shoh dhe bashkë me këte restorant që me brëndinë e vet më përkujton ndonjë birrari gjermane në ndonjë rrafsh nënalpin, më përhupin pisllëqet e rrugës. Ja ai huti-tregonte me gishtin-dhe ketër të ngrirë sa imazh të bukur që japin.”.

“Ditë për të pirë” ia shtoj pas një pushimi të shkurtër dhe bëri riporosi të pijeve për të gjithë.

“Kam një ditë të rëndë sot se një nga ata të mëdhenjtë ra nga pushteti. E burgosën nën akuzë serioze për ate që nuk kishte bërë”.

E shikuan të pranishmit dhe, ndonëse nuk dinin se për kend flitej, fakti i qorrasjes i bëri kurreshtarë dhe një nga ata që rrall paraqitej me fjalën, paksa i krrusur e që i thonin Ksula se nuk kishte fare flokë, tha:

”Mos qoftë i fundit…”

“ Fletë rrall zotëria po ja se ia qëllon” ia këtheu z. Malo.

“Do bëjë ndonjë vite brënda apo jo” i drejtoj Salo pyetjen.

Z. Malo paksa kurreshtar dhe duke ditur personin për të cilin flitej, e meqë kishte një marifet të kulluar nga punët e drejtësisë, desh të jap përgjegjën, por e kalojë Profesori.

” Se besoj, se besoj fare. Dur pakëz me gjykimin o njeri” e tha.

Tashmë e kishte të tretën.

“ Ate e vendosën pas grilave jo për të bërat por për që futi këmbën në hapsirën e huaj! E kuptoni” e tha ai me gjuhën paksa të trashur nga pija dhe një lodhje që ia shpërfaqte fare diktueshëm fytyra e zbehur.

E shikuan të gjithë paksa të habitur nga se nuk ia kishin dëgjuar shpesh interpretimet kurse Z. Malo që në një mënyrë drejtonte biseden, me një nënqeshje memzi të vërejtshme ia tha:

“Nxjerreni nga mjergulla mendimin, zotëri. Nuk mësojmë në Ju gëzon ose shqetëson arresti”.

Bëri një “Eeeh…” të gjatë pastaj vetëm e shikoj shkurtë, dhe thirri për nga një gëllenjkë dhe tek iu thartua fytyra e u qetësua, vazhdojë:

“Njoh atë njeri. Mirë…! Ardhi në këte mjedis të trazuar.Pa asnjë ditë të qetë. Dallgë si nga stuhi oqeani.

Ardhi nga një fshat i bukur e i qetë i shtrirë mbi një luginë të blertë me një kodërz të butë fill mbi te, përskaj një lumi të kthjelltë sa ti shihen guralecat në fundin. Guralecat e gjithëngjyrshëm!.Ndofta nga ky fakt i dhanë toponimin Luginar.- bëri ai përshkrimin dhe duke ndjejtur një rëndesë në frymëmarrje bëri një pushim e më pas vazhdojë:

“ I bukur fshati po i zënë nga një mallkim-kështu e thoshin dhe ja përse:….Fshatarët tek mendonin se punonin drejtë, a ishin të yshtar me detyrim nga drejtues i tyre, përbuznin një familje që tentonte të futej në jetën e tyre. Ishte një grua nga shëndeti fizik gadi e rrenuar po kishte një fuqi të brëndëshme dhe ia doli që të bëjë familjën e vetë. Kishte dyshime si, por ja që e bëri. Burrë i saj ishte e kundërta. Gadi kokoduz! Përtonte për të jetuar. Shtrihej me orë të tëra, pastaj ngritej për të ngrën, bënte ndonjë punë fëmijësh dhe përsëri shtrihej. Ajo ndjehej e fyer dhe e privuar ta ketë familjën e vetë. Kjo ishte arsyeja e dyshimit të tyre. Ajo ishte tepër e mençur ta mbante mbi supe. I hidhte pas krihesh.

“Gjepura” e mendonte. Bëri disa fëmij, me tamam nuk dij sa – por për pesë flitej.Tek u rritën vërejtshëm shpërfaqnin epërsinë e mendjes. E kishin nga ëmë e tyre.

Fshatarët kishin respektin ndaj tyre dhe vetë ose përmes njëri tjetrit, merrnin mendimin nëse bënin mirë ndonjë punë. Pas ca kohësh, nga puna e rëndë, zgjëruan vathën, stallën,ujdisen shtëpinë, shtuan prodhimin e pemëve e zarzavateve e qumshtit dhe nga shitja, kishin bërë fitime të mira dhe ashtu goja-gojës, kur e kuvenduan në shtëpi dhe mendja ua qiti se kishte ardhur çasti, hedhën në fshat ofertën se do blinin dhe prona të tjera. Zgjëronin ate që kishin futur në posedim në të zbritur nga bjeshka. Sikur të kishin bërë një plan – ashtu mendonin fshatarët, zunë të përfitojnë dhe ndonjë pushtetarë dhe zyrtar të rëndësishëm të pushtetit më të lartë.

“Zonje, kini nis një rrugë të mire” ia tha një nga ata.. Mbërrijtën aqë fuqi sa,në vend të gjykoheshin nga fshatarët për kopilaqe sikur kishin nisur llafet në fillim, i këshillonin po dhe gjykonin lehtë fshatarët për mënyrën se si jetojnë. Ata-ziliqarët e kryefshatarët e trajtonin këte si një ogur se një dite do jenë ata që drejtojnë me fshatin...”

“ E zgjate paksa” ia tha Z. Malo sado që kurreshtja për ta dëgjuar rrefimin ishte e madhe.

“Po, le ta vazhdoj se ka një hyrje që të gudulis mendjën. Vazhdoni Profesor , vazhdoni”

“Dhe ajo familje që jetonte rrethuar nga dyshimtarët, tashti doli një fuqi që frikësonte fshatin e ndotur e të trishtë i cili bënte jetën sipas dokeve të rrepta i mbyllur në një qark të ngushtë në të cilin niste dhe mbaronte botë e tyre. Sa për ta dini, në një të kaluar që mbërthente donja dhjetëvjetshës, një furi shfarosëse e hajdutëve e zullumqarëve të paguar nga pushteti, një mbrëmjeje të fohtë dimëri, kishin zbritur në fshat nga kodrat e largëta të larta të qyteteve të veriut dhe kishin bërë hatanë.

“Do ua humbin farën! Juve jo njerëz!” ulërinin në një gjuhë kriminale tek bënin plojën.

Kishin hikur nga fshati pasi kishin marrë gjithë që kishin mundur të bartnin e kishin vrarë të gjithë që i kishin zënë. Një lum nga gjaku! Ate pamje të trishtë që e ka vënë në pëlhurë piktori Azis e të emërtuar “Llahtar djajsh” e që jep një tabllo lemeritëse të ngjarjes, të nesërmen ndofta më vonë, e mbulojë bora. Ja për këte adhuroj borën. Se si di ajo të më mbrojë!. Se si u shtri pa përtesë mbi trupa të ndarë në dysh e me gjymtyrë të prera, mbi trupa të fëmijëve të prerë në fyt, koka të shtypura. Hata!

Po ja se nga fshatarët e ngelur u rilind fshati. Si një feniks që bënë jetën nga hiri! Në fillim nevoja e ripërtrirjes, nuk u hetua dhe nuk u vërejtë ndonjë hile në punën që bënin. Punonin aqë sa mundnin, kishin për të jetuar aqë sa mund të kihej në ato rrethana, por mjaftueshëm sa për të mbijetuar. Nuk u shënua asnjë përvetësim jashtë logjikes së çastit dhe solidaritetit të domosdoshëm. Ka mbetur në kujtesë njëfarë Spirua. Ai i priu punës. Kishte mendjeprehësinë më të theksuar nga të tjerët dhe ndonëse dinin për babëzinë e tij, e kuptuan se ate e kishte ndrydhur në vete për një tjetër kohë. Më vonë ajo do i shpërthej dhe do e çojë drejtë cakut të huaj për fshatin.

E të tjerët, ata që e bënë këte, të drojtur po dhe nga e drejta e mundit që e kishin dhënë në mos do i nxjerrë sekush me dhunë po edhe të drejtuar nga z. Spirua, e mbyllën fshatin në qark të hekurt. Kushdo që u qasej në hapësirën e fshatit a hynte në atë tokë, e trajtonin me dyshime e frikë se do prishte homogjenitetin e banorëve të fshatit. Prandaj, donin t’i prapësonin nga kishin ardhur.

Z. Mundesha për të cilën u fola, kishte ardhur pas kësaj ngjarjeje nga një Veri i egër e i ftohtë nga një stan bjeshke i ngritur nga guri. Me vete kishte dhe burrin i cili i ishte futur në stan në të cilin digjej zjarrë ngrohës një nate të vonë vjeshte. Kishte dukjen e një lypësari, i dërmuar fare dhe me pamje të njeriut të mundur e që po vdes…Ajo e kishte shikuar gjatë e me dyshime. Përmes syve të tij donte të mësonte më shumë për te, të dij sëpaku për një identitet më të thjeshtë të tij. Më në fund, pas pyetjeve rutinë, e pranoj sa nga dhimbja për te aq dhe se i duhej një mashkull për të gjithat që i bënë mashkulli…

Ajo tashmëë kishte kaluar në periudhë jete aty në stan. E pau se nuk bëhej jeta n´atë stan i cili përherë e shtyente të gërmojë të kaluarën dhe të mësoj se cila ishte ajo fuqi, në mos ishte mallkimi, cili ishte ai që nguli të bëjë jetën aty ku më se paku bëhej. Një gojëdhënë që dukej paksa bindëse, rrëfente se, për shkak se ishte vend në të cilin ishte gadi e pamundur të jetohej, dimërit në veçanti se këputej fare nga bota e e rrethonin bishat që herëherë rrembenin ndonjë kafshë nga stalla e improvizuar, kishte qenë zgjidhje e vetme. Sakaqë kishte dhe një gojëdhënë se paraardhësi ishte një vetmitarë i këputur, i çudiçëm që kishte ndjejtë një ndotje ndaj midisit në një fshat në jug fare në jug nga kishte ardhur se e përndiqnin për një diçka që as që ia thonin e as që e dinte vetë. Por ishte shumë i qëndrueshëm. Kishte dhe një fuqi mahnitëse bindjeje. Aqë sa, gruas së vetë që kishte një tjetër kundrim për jetën dhe e kundërshtonte, nuk i linte asnjë mundësi të mendoj ndryshe…

Po kur gjërat kishin vajtur më largë dhe kishte vdekur kryefamiljari në një janar të ftoftë e më shumë borë që memzi i kishin bërë një varrë të cektë për ta varrorur, jo shumë kohë më pas, ai stan dhe ai rrafsh i egër krasi, u trajtuan vetëm si një vendndalim i përkohëshëm nga i cili duhet ikur sa më parë…Koha të iki, kishte vendosur ajo.

Dhe, një nate vonë, pas një rrugëtimi të gjatë rrugicave e shtigjeve të bjeshkëve, ajo me burrin e fëmijët, tek flinte fshati në një heshtje, ishin futur padiktueshëm në një shtallë shkretë të tij të pucitur mirë, të braktisur nga fshatarët të cilët i kishin vrarë hajdutët në hikje. Aty nisi jetën ajo…me mollëza të theksuara, hund picrrake e shikim të mprehtë të syve xixëllues nën të cilët kishte dy harqe të zi.. Në sfondin e shikimit të saj shihje një botë shumë të gjallë, një person që do zotëroj gjëndjet më delikate Se ç´leshëra të gështenjta të bukura kishte dhe një qeshje të sinqertë të këndëshme .”

Z. Ksulo i tëri shndërruar në vesh, duke hetuar të ndonjë nga të pranishmit se u mbaronte durimi ia tha Profesorit.

“ Zotëri me kalem! Është kjo përrallë e lexuar në historinë e shekujve të shkuar apo një storie për një ngjarje të vërtetë! Më del si një tabllo rurale në paralagje të ndonjë kështjelle feudi. Shumë ngacmuese sido që të jetë dhe e them vazhdoni. Zotërinjë, -iu tha- e mendoni dhe ju kështu…?”

Të pranishmit e këqyrën me dy mendje nëse t´ia pranojnë dëshirën por, meqë e kishin për zemër kishin dhe një konsideratë shumë të veçantë për te se kishte patur një jetë të vuajtur po dhe vetë ishin vëzhgimtarë të ecurisë së stories, ia dhanë me isharet pëlqimin.

“ Më parë, të porosisim dhe nga një pije. Doni dhe proshutë? Gjithësesi dhe lakra e repan. Po hedh dhe ca patate vendi të skuqura- ia tha kamarierit tek i rinte mbi kokë. Studimet nga mjeksia e thonë se po i patem në menynë e përditëshme, ska as kancer e as infarkt.” e tha në të larguar të kamarierit z. Malo me një ironi e sa për të davarisur monotoninë që mund ta shkaktonte rrëfimi.

Tek ndërhyri Profesori me një pushim, i ditur se do e ngrej kurreshtjen për storien që ua flitte, më një zë bas, të qetë e të ngrohtë me kreshendo të buta e të qëlluara sikur t’ishte actor teatri, u kalojë përskaj një njeri i humbur, në një veshje qesharake /kapelë të verdhë me tufë, një jakne jeshile me katrorëz blu, xhemper me fyt të kuq me pikla të verdha dhe pantollona të gjëra të lidhura me spag/ karakteristike për paljaçot në cirkun përendimor.

“ Këtij i thoni pushtet…Vrasës janë, vrasës!Më vranë nga pusia, fare! Kjo që shihni është fantazma ime. Epo sa gjeta fillin e jetës! “Je rëndë i varfër që të të bëhem dashnore”- më tha dhe iku…e dashura. Menka e quanin… ! E ky krim fshihet pas fjalës së tyre të bukur”.

” Kamarier, thrriti Profesori tek ndjente dhimbje për te: “ Zotëriut një dopio raki e një meze se e ka hak.E di ky se ku është thelbi! Vëre këte në konton time!”

Ai zu një skaj të kefenesë se kishte televizorin përballë por edhe ku vërehej më pak dhe tek ngriti gëllënjkën e parë falenderoj Profesorin:

“Zoti të bekoft! Dhe pas një pushimi shtoj: Dhe të mbrojtë!”

“Do vazhdosh” ia tha Z. Malo tashmë i sfiduar thellë.

“Patjetër” ia këtheu Profesori sa ndërroj objektin e shikimit. “Por mbajeni përpara syve se përfundimi i rrëfimit do kap një kohë më të gjatë dhe tek e rrëfej kështu, neveriti zonjën time deri në pikën të më lë si një hutaq para pragut të shtëpisë e të më nxjerrë me një shqelm nga jetë e saj. Ma bëri shumë herash të ditur.. Atëherë do jam ngarkesë juaja…”

“Uuh, ç´borë që bie” e tha z. Ksulo., “njësoj si kur një cub i rebeluar zbritte nga bjeshka dhe vritte parinë e qytetit për hakmarrje. Ishte i këtyre anëve…” ndërhyri ai

Ta them edhe këte: po i vajtëm pas gjurmës së gjakut do e gjejmë tonin. Kishte zemrën plotë hidhërim se i kishin bërë një gjyq të padrejtë prindërve dhe ekzekutim mizor teksa ishte një kalama. Ju kujtohet kjo…”

“Ka shumë vite që atëherë. Donja tredhjetë” desh ta qartësojë z. Malo, po nuk e kishte të sakt dhe kjo bëri që Ksulo t´ia thot:

“ Ka pikërisht pesëdhjetë vite. Njerëzit mendonin se Perëndia e kishte zbritur në tokë ta vë drejtësinë në vendin e vet. Mos nuk është kështu” iu drejtua me pyetje Profesorit duke i vënë detyrim përgjigjën e sakt.

“Vrau dy tre gjakatarët më të mëdhenjë në oborret e shtëpive të tyre.. Dogj dhe disa postblloqe policore, duke ua lënë pusullën “ nga Zoti e kini!”

Pas këtij plotësimi të rrëfimit të Ksulos të pohuar dhe nga Z. Malo, Profesorit sikur i doli tablloja nga gjysëmerrësira në një dritë të fuqishme e me te i ardhi një fuqi që kohët, ngjarjet, personat dhe të gjitha të tjerat ti ndërlidhë midis vetës dhe t´i mbërthej me një rrëfim logjik bindës.

” Profesor,” ndërhyri sërish z. Malo “ dijmë se keni zotësinë që të sajoni rrëfime që ngritin krahneset pingul se kini një imagjinatë tejmase të bujshme, ama i vëni një vijë të vërtetës dhe fantazisë”

“ E pabëshme është kjo zotëri se çfardo që ka hikur largë nga koha nuk mund të jetë e tëra e plotë në rrëfimin për te. Po unë si një qen që ndjekë të zotin e vetë ndjekë të vërtetën dhe bëjë të pamundurën që t´ia afrojë haberrdashësve sa më pranë”

“Aferim për Profesorin që i bënë dy gjëra me përkushtimin e një fanatiku: do njësoj shumë rakinë e të vërtetën por ka një simpati diç më të madhe për rakinë. Ajo e bënë të gjezdis nga një anë të sokakut në tjetrën si një gjeometër që mate gjërësinë e rrugës dhe duke mos ia dalur mërmeritë se Zoti i bëri një gjyq të keq që i caktojë një detyrë të tillë… Apo jo Profesor” ndërhyri Z. Salo që tërë kohen kishte një qëndrim sikur një mumie po kishte përcjellë me një obsesion të veçantë Profesorin. Gjente në rrëfimin e tij copëza të gojëdhanave që ishin endur në vite nëpër qytet dhe ishte kurriozë për ti ridëgjuar dhe për ta bërë tërësinë por edhe për të hulumtuar saktësinë nga një njeri që të marrunit me ate punë e kishte pasion dhe profesion.

”Këte e thot dhe ime grua por ajo e shton: “Lëre që më zhbëre jetën me një gotëz po të asaj rakie pshurre tërë jetën time” pa kuptuar se sa rëndonte mbi mendjën time pakuptimësia e gjërave e ç´dhimbje që më shkaktonte” ia këtheu Profesori.

“ Po Juaja grua një jetë kishte… dhe Ju Z. Profesor ia zhvatët pa asnjë kursim” i shtojë Z. Malo bisedës dhe vazhdojë: “Do digjeni në ferr për këte…!”

“Po, nëse këte e gjykon Zot juaji…!” ia lau hakun Profesori

Tek bisedonin kështu hynin e dilnin mysafirët, dhe në hyrje shkundnin këpucët e palltot nga dëbora.

“ Eh dëbora. Një amanet që çon Zoti që të ndalojnë njerëzit pislleqët e veta. Diçka e mistershme., ndofta ka në këte një spastrim të zemrës, ndofta ringjalljen e dashurisë midis njerëzve, afrimin midis tyre. Apo jo Profesor” tek bisedonte me pronarin të kapur me duar përshdetjeje, duke iu drejtuar atij ia tha një mysafirë me fytyrë të skuqur nga të ftohtit.

“Patjetër” ia këtheu Profesori vetimthi sikur këte përgjegje ta mbantë në cep të gjuhës.

“ S´është ashtu “ ndërhyri ai që kishte rroba të përçudëta “Është një ndëshkim i butë pushtetarëve dhe bërje me dije se kur pisllëqet e tyre të mbushin kupën, bora mund të bie në përmasa kataklizmike. Mos e besoni por kështu është. Zoti mund t´a bëjë këte…!” e tha dhe tek i thirri për dolli ra në mendime duke hulumtuar një mundësi që Zoti ta bëjë ate që e tha më parë.9.2.09

„Z. Jaho, po s´e muarret për te tepruar, do na gatuani një pogaçe- ia tha pronarit të restorantit. Jeni dhe Ju për këte” iu drejtua Profesori me pyetje.

„ E kam relikt nga fëmijëria dhe më mbanë të gjallë idilen që na e bënte gjyshja tek ngriteshim në mëngjes dhe shikonim borën nga dritarja! Apo s´është kështu?” ua tha ai më i gatshëm se më pare që, jo vetëm ta përfundoj rrëfimin, por ta thot të tërin të teleisur.

“ I kujtohet ndonjërit ime Gjyshe? Ishte ajo që, s´di askush ta thot, por sikur doli nga shpirtë i Mundeshës. E vetmuar i priu grixhes rrugës së gjatë për ta bërë jetën…”

Në një mbrënda kohe, të pranishmnit pritnin rrëfimin e Profesorit, e ai cytej të lidhë fijet midis ngjarjeve e kohëve derisa bora kishte kaluar lartësinë e gjunjëve. Kendo e shikoje, e në ato çaste kishte fare pak kalimtarë dhe tek tuk ndonjë sorrë e humbur në mjergullën e motit a ndonjë automjet të cilët çanin rrugën me shumë vështirësi e devijime, kishte shtresë bore mbi kokën e përkulur dhe duke nxituar që të strehohet kundgjetke.

” Sonte vonë, mund të zbresin hordhi ujqesh nga bjeshkët për të gjetur ushqim. Ndodhë ndonjëherë dhe shqyejnë kafshet në vathet e tyre a në stalla” shtojë z..Malo jo pa disponim dhe me ndjenjën e kënaqësisë për idilën dimërore.

“ Më kujtohet tek i shqeu një arush i fuqishëm lopënmjelë që pritnin të pollte. Ishte lemerritëse ajo që shihej: një kasaphane e vërtetë. Pastaj mblodhën komshitë ca para dhe ia blenë një tjetër se ajo e para e la në skamëri e më fëmijët miturak”.

“Si ishin gjërat atëherë…tek katandisej sekush, dilte komshiu, shoku a sekush tjetër dhe e ndalonin” ndërhyri Z. Salo duke ndërlidhur mendimin me ate të Malos.

“Di kur një komshi dirgjej në shtrat nga veremi dhe i tëri gisht- vdiq, familjën ia morrën në përkujdesje të afërmit, fëmijët morren shtat dhe i hikën varfërisë”

“Nuk ju duket se e tepruam ca me rrëfime të dhimbëshme“ ndërhyri Ksulo me një zë të shkriftë gadi të trishtë, që nuk e kishte nga inflamacioni i fytit sa nga lëkundje që ia bënë rrëfimet. Përkujtoj vitet e vetmisë, vitet tek i binin gjërat përtoke, vdekjet e prindërve në moshën kur i duheshin më se shumti, në veçanti të babait i cili në çastet e fundit të jetës i kishte thënë: nuk merrzitëm për vdekjën- merrzitëm që të lë vetëm midis ujqërve- pa saktësuar se kush ishin ata e që më vonë i dolën nga një rreth fare i ngushtë.

Z. Malo që e njihte mirë dhe i dinte dhe jetën e kuptojë ngashërimin e tij dhe që të mos përfundoj e gjitha me vajë e në disponim të trishtë, i davarisi këto duke ua thenë:

“I iku gruaja nga mesnata se një i tillë nuk i duhej”.

Z. Ksulo e kuptoj domëthënien e meqë edhe vetë nuk kishte zotësi ta bartën atë përkujtim në të cilin gjente mallkimin a hidhërimin nga zoti të cilin e adhuronte dhe te i cili mbështetej në rastin edhe të ligështimeve më të vogla e që e kishte bërë të qajë pa numër herë, ia këtheu Z. Malos

“Tashti më tepër ngjaj në një shtrigan se në një rrudhan ”

Z. Malo që donte ti hikte sa më parë asaj që nisi ai i drojtur se mund të këthehet i thirri pronarit të restorantit:

“Jaho, ne duam një pogaçe nga kuzhina këtu po jo nga kuzhinë e sulltanëve anadollak ternisur drejtë nesh me atin më të shpejtë. E duam shpejtë e të thjeshtë të gatuar me pak salçice sa për ta bërë të harrojë Profesori se çfarë e prêt sonte në shtëpi. Do na ikë orreksi”.

Sa e tha këte, një djalosh rrumbullak që bënte punën e kamarierit me një korrektësi të lindur, e solli mbi tavolinën përplotë dhe sa deshi të largohet, Z. Malo ia kërkojë

“Ndaje në kocka dhe ua shëprndaj të gjithëve. Një gatesë e tillë nuk gjetët përherë në sofër. Apo nuk është kështu” ia drejtojë pyetjën atij që kishte rënë në heshtje.

Ai instiktivisht regjistrojë pyetjen por nuk kuptoj asgjë prandaj vetëm tha “patjetër, patjetër”.

“Unë jam i hutuar, më mpleksi vetmia dhe i tëri jam varur nga butësi e Juaj” shtojë ai duke shpërfaqë një mimikë të trishtë e cila se merrte hov ta zotëroj të tërin, nga një pezm i brëndëshëm i përcjellur nga fyerjet e sharjet ndërpritej duke i thërritur Zotit për një ndëshkim të rendë.

“Xhanem, je joni dhe kultura jonë, qoftë ajo e sjelljes ose fetare na bënë borxhli për një kujdes të veçantë.” i tha Profesori i therrur në zemër nga një ankim i tillë.

”Jeni shumë bujar. Të gjithë! T´ishin të gjithë të këtillë!” e tha dhe, që ta përhupë ndjenjën e pikllimit i thrriti për dolli.

Tek hanin pogaçën e kuzinës së z.Jaho, e cilësuan shumë të shijshme.

“Isha në Gjermani dhe më rastisi të shijojë specialitetet e tyre kombëtare. Gjeneronin kryesisht patatën në trajtat më gjithfare me një numër të madh melmesash e salçicës.Topthat në veçanti! Të bukura, të begata, qinija mbretërore kineze. Ama se kalojnë paqën- oh paqën me hudhër e gjuhë viqi! dhe pogaçën tone, gjellërat e gatesat tjera” e tha Profesori. .

Të gjithë që ishin në ate tavolinë, bile në një çast, iu bashkua dhe pronari i restorantit se edhe ai tek shërbente, si vjedhurazi përcjellte rrëfimin e Profesorit, pritnin që të vazhdojë rrefimin.

“Z.Profesor, në mos po Ju lë pa frymë rakia. Kini sytë të mekur e skini më fuqi të çoni më tej Mundeshën. Në gjysëm të rrugës mbeti dhe merdhinë e gjora” thirri Z. Salo me ngacmim.

“ S´ e lë unë ate se e kam shumë për zemër…Pra,- shtojë pak pas kësaj, tre djemtë e saj dhe dy vajzat, se pesë fëmijë i kishte, morren shtat dhe të prirë nga ëma, bënë një fuqi që mund të zhbëjnë pushtetin e ta fusin fshatin në dorë. Ata, të prirë nga kryepushtetari i fshatit e të frikësuar, sajonin planin që të hiqnin këte mundësi.. Bënë një ujdi e cila u kuptua shpejtë se çfarë caku kishte ndaj familjës së Mundeshës: njëherë ngordhi lopa, po ia lanë shkakun ushqimit të helmatisur dhe stërngopjes me tërfil se kishte kopur. Më pas u dogj koteci i mbuluar me kasht nga- siqë e thanë te Mundesha, burri i saj i cili kishte për shprehi të linte cigarën e ndezur kudo, kurse në kotec kishte plotë fije sane përtokë. Po të fajsoheshin fshatarët-kursesi! Dhe kështu një fatkeqësi… tjetra… e treta e më tepër pa kërkuar fajtorin. Mirëpo, kur gjetën djalin e mesëm që kishte mbushur të tetëmbëdhjetat dhe që ishte fare i gëzuar, të varur në shelgun skaj lumit kurse në trup kishte shënja të kontuzionit, atëherë mësuan se të gjithat vinin nga një vend. Parashikimi u vërtetësua pathyeshëm kur gjetën burrin e Mandeshës në stall me një tra mbi kokën e tëra gjak. Nga ai cast Mundesha me fëmijët hoqën nga mendja çdo dyshim se ato që i ndodhnin i vinin nga Zoti. Pas varrosjes së burrit të vetë, shumë të hidhëruar, derisa fshatarët qëndronin në sheshin e vogël skaj një bunari, në këthim, ndalojë me fëmijët që i kapërtheu me duar nga të dy anët, i shikojë me ata sy vezullues dhe njëherë atij Spiruas te i cili nderi i kishte falimentuar para lakmisë, e pastaj të tjerëve që ishin goxha në numër të madh iu tha :” Sa varrosa tim burrë! Më parë birin tim! Mu dogj koteci e më ngordhi lopa. Dhe ju i dinit që të gjitha. Njëherë mendova se më ardhën nga Zoti se dyshoja në mos ndonjë stërgjysh kishte bërë borxh që duhej ta paguaja. Po jo në shpirtin e përherëshëm nuk kishte një gjynah të tillë. Po ju, i dinit këto z. Spiro…! Patjetër i dinit se dolën nga ujdi e turpit që e bëtë në odën tuaj të vdekjës”.i përgjegji vetë pyetjes. Z. Spiro nuk tha asnjë fjalë. E shikoj më gjatë njësoj sikur edhe burrat e tjerë, ndofta dhe me keqardhje, po edhe në ishte, ishte e çastit se një finesë e tillë morale, në letargjinë që i kishte kapluar, ishte e paqëndrueshme.

Ajo heshti një copë kohë sikur ta rregullonte mendimin ose të kërkonte fjalën e duhur por edhe nga frymëmarrje e shqetësuar, pastaj ua tha: “Ardha këtu nga një ras i vdekur bjeshke, t´ua sjellë jetën. Ju mu përgjigjët me vdekjën. Ardha këtu sa t´i jap shpirtë fshatit që ju i zutë frymën, ju më kërcnuat. Ju mu përgjigjët me marrjën e më të dashurëve. I shikoni kalamajt e mij.E shikoni birin tim! Është sa i mençur i fuqishëm. Ka forcë sa për një hata! Po nuk e bënë të keqën se ka shumë dashuri në zemër.. Që të shpëtoj këto që më kanë mbetur, Juve Z.Spirua dhe zotërinjëve të tjerë jua jap lamtumirën, ja, nga ky vend dhe të tërat që më takojnë ua lë! Merrini! Nuk ua lë vetëm dëshirën për ta bërë jetën. E marrë me vete”

Kur ua këtheu krihet dhe u nis për në shtëpi me fëmijët akoma të mbërthyer me duar, nga një largësi thirri Spirua:

“Ju po na lini mallkimin e hiqë tjetër”

“Po e lë sikur e gjeta dhe Juve z.Spirua që me aqë përkushtim i bëni roje!”

“Unë shpëtova fshatin nga hajdutet, S´e dini këte!”

“Pasi më parë i bëtë sehir të bëjnë ate që bënë! Zoti past ndjesi dhe ju mëshiroftë!”

ia tha në largim duke këthyer kokën në caste.18.02.

Vajti rruges së fshatit me fëmijët nga të dy anët, dhe sado e forte nga zemra që ishte, i rrodhën lotet por vazhdoj rrugën me shpejtësi duke shikuar përpara.

“Që nesër, së voni pasnesër do ikim nga këtu. Nuk i lë fëmijët e mi në dorë të të mallkuarëve” ua shpiegojë fëmijëve qëllimin.

”Janë në marrëveshje me vetë djallin dhe kemi rrezik të ngelemi këtu…”

I biri Beni, deshi t´ia bëjë një kundërshtim, ndonjë pyetje ama ajo ia bëri me gisht që të heshtën dhe ua tha “Ngutoni!”.

Ishin të hidhëruar nga që humbën familjarët, por droe nga harbutët sikur ua la me një skaj shqetësimin dhe, kur arritën në shtëpi, ajo- nga një ogur i keq që i sillej vërdall në mendje, nuk ua lejoj as pushimin e as të ngrënin.

“Bëni gadi plaçkat e nevojshme dhe që në agim të ditës së nesërme do marrim rrugën për qytet. Shpejtë! ”

“Moj nëne, po nga e di se nuk do na ndodhë atje ku vëmë sikur këtu në fshat” e pyeti Mirja, vajzë e madhe e saj me një qehre që rezatonte një shqetësim po dhe një paragjykim për rrezikun.

“ E dij dhe këte. Por që të vie te kjo duhet kohë e në atë kohë ne do bëjmë plane nga t´ia mbajmë. Tashti le ti hikim këtij që ri para pragut”.

Me besim të madh te ajo, ajo nuk tha më asnjë fjalë.

Profesori kishte hyr thellë në rrëfimin dhe gadi që kishte harruar se ku gjetej. Po dhe ata e përcillnin rrëfimin me një përqëndrim të veçantë dhe nga droe se do e humbë fijën, asnjë nuk i bënte pyetje.

”Z. Jaho, na sjell në dopio ato që pijmë se Mundesha e Profesorit na vëri në shqetësime Kemi merak për te sa për një person të dashur!” ndërhyri Z. Malo.

“Se ç´më futet në një atmosferë vampiresh me këte rrëfimin Tuaj. Spirua, fshatarët, hajdutët… Dale xhanem, dale se ma treti gjumin” e tha në shaka po jo se nuk kishte frikë.

“Po, ç´është jeta në jo një ballo vampiresh! S´vritën nga asgjë.Vampir me tamam” u ndërlidhë z. Ksulo i cili, duke përjetuar përvojat në rrëfimin e Profesorit iu ngritën shqetësimet, dhe u bë i tëri qur. Po dhe z. Salos nga syt i shikohej një shqetësim, një dridhje e brëndëshme dhe tek i kapërcente në llahtar, brofi në këmbë, kërkoj të falur që dilte dhe duke ua thënë “Më duhet ajër i freskët” doli para restorantin për disa çaste, pastaj vajti në WC shpëlau fytyren disa herash dhe u këthye në vendin e më parë.

“Bënë shumë ftohtë jasht” e tha duke fërkuar duart pasi u rehatua.

“Si është kjo puna” me një nënqeshje e tha Ksulo “Sa më tepër që na futën Profesori korridoreve të errta plot ankth të jetës së asaj…, më kurreshtar jam të mbërritëm te drita! Aferim usta!”

“ Unë… nga një cast që zura hapin me ecjen e saj, isha një hije dhe i bëja homazh të pakëputur. Më sfiduan dy gjëra: fuqi e papërceptueshme dhe Bukuri e saj! Se si bukur puqeshin këto dy…Sa doje ta shikoje njëren të dilte tjetra…" e tha Profesori jo pa vështirësi dhe i skuqur në fytyrë.

“Jeni i tëri marraz nga ajo” tek e dëgjoj z. Malo ia tha Profesorit.

“Ka një poetikë të lartësuar, diç sikur Beatrisa e Petrarkës, në idhullzimin Tuaj. Tepër frymëzuese! E po në këte botë, nuk e fut këmbën grua e Juaj se nuk do tjetrën as para e as përkrah saj”.

“Saktë zotëri, saktë. Tek lexoja një nate vonë materiale për që t´a nxjerrë të plotë figurën e saj, ajo- sapo e vëneroj, ia hedhi letrat, fotografitë, pikturën që kisha mu përmbi tavolinën e punës e që kisha blerë nga vllëhet tregëtarë e që jipte pamjën e saj nën një pemë me kurorë molle, e lodhur nga puna në arë mbushulluar me kalli të shëndetëshëm misri që nuk i duken skajet, rrethuar nga fëmijët e bukur të vetë, rrëzoj filxhanin dhe e dalë mendjes ulrinte “Prostituta! Lindi të pesë fëmijët pa ditur t´jatin, e ky e adhuron! Njeri i përdalur!”

Pas një pushimi, ajo u këthye në dhomën në të cilën ndriçonte abazhuri, dhe derisa mbaja kokën me të dy duart, më tha: “Një dite do të ta shpaguaj hilenë! Merre për të vërtetë!” “Ajo as që ekziston” ia thash për ta ngushlluar.

“ Imazhi yt për te është më i fuqishëm se unë e gjallë. Je në cep të jetës sime. Fare në cep. Tashmë një këmbë e ke tej pragut të daljës” e tha në ikje për në dhomën tjetër. Ishte herë e parë pas shumë muajsh që u fut brënda në dhomën ku bëja hulumtimet për personin e Mundeshës. Kurse unë në atë dhomën tjetër në të cilin pjesa ime e shtratit të dyfisht që moti ishte ngritur nga vendi, kishte vite që nuk kisha hyr. Thjeshtë s´më bëhej. Ndofta frikohesha…”.

Derisa Profesori jipte sqarime për jetën bashkëshortore dhe paralajmëronte lidhjen midis asaj dhe ecejakës së Mundeshës, ai Paljaçoja, njësoj i trishtuar e rebel, brofi në këmbë sikur i therrur nga gjilpërë.

“ Në ikje, z. Profesor do ua them. Nuk dij përse më duket sikur shikoj ime motër të ndjerë.E dini, ajo që vari vetën nga deshprimi. Më preket në zemër me këte rrfimin Tuaj! Medet se bie kaq borë e më duhet të hiki. Mirëupafshim të nderuar” , dhe drodhi në të majtë nga dera e hyrjes.

“Bëfshi një gjumë të rehatshëm zotëri” ia urojë Profesori kur ai tashmë pothuajse kishte ikur.

Makinalisht Profesori ndali shikimin në ekranin tv. ku jipej një dramë për z. Neshka, të vetmuar, pa të patur sekush ta mbroj. Ishte jeta e saj përgjigja në kërkesat e rrepta të kodit moral të kohës. Meqë tashmë kishte mësuar fundekrye tragjikën e saj nuk kishte një emocion të ri për te, por kurdoherë që dëgjonte muzikën e dramës që filtte tragjikën e personazhit, gjetej përherë në një shqetësim që sado që e shtypte nuk ia dilte ta davaris se rrezonte një harmoni dhe bukuri mahnitëse. Kompozitori përmes një harmonie të oboas, flautes, vilonçelos e klarinetit, kishte bërë një vajtim të sinqert për te.

“Jeni si një rreze iks Profesor. Shihni dhe skeletin. Ne nuk mundemi! ia shtojë Z. Malo kur pau se ai po shikonte dramën të cilën e dinte sikur edhe ai.

“Mos i varni mendje, shtoj më tutje, se ajo Neshka që personifikon nderin e femrës e që as një dreq nuk di të jap formulën e tij, është vetëm një femër e imagjinuar nga autori gruaja e të cilit plot ashk kishte gjezdisur shtretërit e burrave të huaj më shumë se Evlija Qelebija botën. Është një qortim i tërthortë gruas që, qe herët kishte hikur tejvijës së nderit”.

“ Mos ke gjë farefis Frojdin tek dini kaqë saktësisht për nyancat emocionare të Neshkes“ iu përgjigj Profesori paksa i irituar se hedhi një vrushkull lloçi në personin e Neshkës. ”S´e shihni z. Malo sakrificën e saj. Midis instiktit - më të fuqishmit që ka njeriu dhe arsyes, zgjodhi arsyen, pranoj parimin moral. S´është kjo madhështore. E z. Malo, mos e thoni se është jopragmatike, sikur e thoni përherë ? Apo jo! Pikërisht është kjo… Më në fund, unë vetëm muzikën po dëgjoja…”.

“Jo, jo. Por, tek rri lartë mbi parimet e etikës, bënë një lloj vetëvrasjeje, që është në kundërshtim me instiktin e të jetuarit” e përfundoj mendimin z. Malo.

“ Profesor, ndiqni Mundeshën nga shtëpia se e vrau Spirua“ ndërhyri Salo me padurim për të vazhduar rrëfimi.

“Me të drejtë…”

“ Dikund në orët e para të asaj pasmesnate, një nate tek rigonte një shi i imt vjeshte, pasi kishin mbërthyer boshqet me plaçka, në një hecje që në kërkesën e Mundeshës shndërrohej në vrap, duke komunikuar në heshtje midis vetes, ikën nga shtëpia. Drodhën rruges për tu ngjitur një rruge anësore kodres përpjetë sa për të humbur gjurmën dhe kur kishin vajtur largë deri në një kodër nga e cila shihej fshati dhe shtëpia e tyre, shikuan nga aty dhe vërejtën flakadanet në duart e njerëzve dhe flakën që kishte shpërthyer nga brëndi e shtëpisë së tyre. Mirja, vajza që i vinin të gjitha të pakuptueshme ia bëri pytjen të ëmës se përse ua bënin këte kurse ajo, gjithnjë duke nxituar,iu përgjigj:

“ Nuk dij! Ndofta një ditë do ta mësojmë shkakun!”

Vajzën me të vogël që e mbante Beni në gajresh e që e ndjente vetën të lodhur, e qetësoj ëma duke i thënë:

“E sheh at dritën e verdhë tek ndriçon atje në largësi. Ja atje në drejtim të gishtit tim tregues, eh atje…atje do vëjmë”

“Po nuk munda të qëndrojë deri atëherë” e pyeti vajza.

“Atëherë, do na zë dhe do na djegë me zjarr ai njeriu që na dogj shtëpinë “. “Nxitoni…” ua tha dhe njëherë.

“Mos është gjë një trill gjakataria e fshatarëve dhe e atij farë Spiruas. Ka një fakt të pakuptueshëm. Ai e tha se kishte shpëtuar fshatin nga hajdutët dhe kishte bërë planin e ringritjes” e tha Z.Ksulo duke ngritur herpën e kafesë së nxehtë.

”Do ju përvlohet buza” ia tha në shpoti Z. Malo.

“Anise do i jap gruas një puthje të zjarrtë…”.

“Jo! Ai Spirua kishte vënë pushtetin mbi fshatarët. Kishte bërë dhe një lidhje me parinë e hajdutëve të cilët, tek vjelnin interesa nga fshatarët se, paguanin tatime, u jepnin drithëra e fruta, shpezë e bagëti, shpërblenin Spiruan me postin e kryeautoritetit të fshatit. Sa për të vërtetën, ai dhe gruan kishte nga fis i tyre kurse dy djemtë që i kishte në adoleshencë ngjanin nga ëmë e tyre.. Atij ia thonin të gjitha, atij ia bënin e ia paraqitnin ankimet, i jepnin të holla dhe të gjitha që ua jepnin hajdutëve. Po kjo ligështojë fshatarët sa i detyrojë të nxjerrin një pakënaqësi që vëte rruges se kundërshtimit të tij…Të prirë nga një fshatarë me nofkën Deliu, u mblodhën në sheshin skaj bunarit të fshatit dhe ia thanë Spiruas. Ai vetëm një qeshje të shkurtër e kërcnuese kishte nxjerrur e ua kishte thënë: “Kështu e mendoni Ju...” dhe pas një pushimi kishte shtuar “S´do e mendoni gjatë, jo!” dhe duke i lënë ata të mbledhur, ishte larguar i zemëruar. Më pas, kishte ndodhur ai sulmi i befasishëm të cilin ua fola më parë. Ja, kjo është e vërteta”.

“ Dreq o punë, të dallohet harbuti nga i ndershmi! Po përse, ai farë Spirua desh të ringritte fshatin ?” pyeti Ksulo me nervozitet të shtuar tek i vinin gjërat të ngatrruara.

“Po përse nuk pytni zotëri i nderuar si ndodhi që në atë furi gjakatare në të cilin ra dhe Deliu, nuk u vra kryefshatari Spirua?” ndërhyri Profesori i cili, tashmë pas sa gotave goxha me vështirësi nxjerrte fjalët. I mendonte me tamam gjërat po, ti thot- nuk e kishte të lehtë. “Përse Spirua mbylli qarkun e fshatit? Përse Mundesha u përvodhë dhe hiku natën vonë nga fshati dhe përse iu dogj shtëpia? Nga dëshmitarët e kohës dhe nga haberdhënësit kam mësuar se pikërisht Spirua kishte urdhëruar djegjen e shtëpisë së saj, në të cilën vetëm tre shumë-shumë pesë nga fshatarët e ata kishin një marrëveshje me hajdutet e Spiruan, kishin marrë pjesë. Të tjerët ishin hajdutet në rroba fshatare. Dhe këte e dinte fare mirë Mundesha. Pa ditur këto, fshatarët e trajtuan Spiruan hero të cilit ia pranuan pushtetin pa asnjë dyshim…”

“E kemi të largët dritën që përmendi më parë Ksulo.Po është shumë sfidante që t´ mos rrugëtojmë deri te aty. E pastaj, Profesor me xixkat nga syt…?” Me një shaka ia tha Malo.

“Jam si një deve: sa më shumë raki në gungaçën time, më sigurt do u shpie ke oaza…Po, të vazhdoj: Mundesha arriti në qytezën e sharuar në luginë nga orët e brëmjes, pikërisht në një lagje periferike e të varfër, me pyje nga një anë e livadh e pemishte diç edhe hardhishte nën te. Iu bë se një shtëpi mbi një kodër të butë e mbuluar nga tjegullat gjysëmharkore dhe dritare paksa më të mëdha, me një poç të dobët mu në ballë të shtëpisë përmbi derën kryesore , thjeshtë më e bërë se të tjerat, do i thot mirëseardhjën dhe tek i urdhëroj fëmijët e lodhur të pritnin, trokiti dy-tre here lehtë lehtë. U duk një plakush. I butë i paruar, me një kapele të vjetër mbi kokë dhe i veshur ligshtë. Kishte dukjën e një pajtonxhiu. Ai e shikoj me një buzqeshje pyetëse Mundeshën, pastaj fëmijët, mendoj për pakëz dhe i thirri brënda.

“Po u bënë kjo një telash, do vëmë në ndonjë shtëpi tjetër” , ia këtheu ajo, tashmë e futur brënda.

Ai thërriti gruan e vetë që ishte brënda sa për ta bërë të ditur se ardhacakët donin gjumin nën çati, hiq më pak se me katër fëmijë. “Ka frikë se kohë më parë një nate të vonë, sikur kjo sonte, na e shoqëruan djalin e dëshirit, askush nuk di se ku dhe na fikën votrën. Mbetëm si dy cunga…“ duke ua hapur derën i thirri të futën brënda në dhomë.

Ata sikur dyshonin në pishman të plakut, fëtefët u futën brënda dhe në shënjën e dorës së plakes, u ulën skaj vatres ku digjej zjarrë.

“Qenkeni lodhur” ia tha Plaku me një buzqeshje të lehtë duke ledhatuar Xhanën, vajzen më të vogël të cilën e kotte gjumi.

”Hani ca bukë e shtrijuni për gjumë“ shtojë Plaku. Plaka e tij Zadeja, ndonëse dridhej si pasojë e ndonjë shqetësimi a sëmuarjeje, kishte një vullnet sa për të ngrihet dhe të bënte edhe ndonjë punë rrafsh me zotësitë e veta. Vajti në një këndë të dhomës dhe nga një dollap nxorri qumshtin, djathin, gotat dhe bukën dhe ua shtroj në një sofre të vogël.” Të lopes sonë janë”

“Nga fshati Luginarë vijmë” ia tha Plakut kur pau se ai donte ta pyeste.

“Po, po, kam dëgjuar për fshatin. I bukur është, po ka një rrezik të futësh brënda. Hajdutët rendin dhe bëjnë ploje.E po kështu është…e tha pas pak për të vazhduar: këtu ka një lagje me banues që nuk shfaqin shqetësimet e veta. Kanë besim tek Perendia. Bëjnë një jetë të keqe dhe duan të ndërrojnë…Ja, biri i fqinjit, se si ia thanë emërin, kur pushteti ndërrojë në kokë, … me paseport të rregullt, po po. me paseport pra,vajti në një shtet të pasur, gjithnjë më duket në Amerikë…I dërgoj t´jatit një letër dhe para e tani ndërroj puna. Sikur s´janë ata. Ka dhe të tjerë sikur ai… Tek memzi mirrte frymë kjo lagje, tashti zu të jetoj…Ngihuni e pushoni” ua tha Plaku, kurse, duke ngrënë, me fare pak fjalë ua tha dhe ajo historinë e rrugëtimit të vetë.

“ Që të gjithë kemi halle po qeshit-qeshit të shkruar” ia tha Plaku tek rrasi më thellë kapelën prej pajtonxhiu.

Të lodhur nga rruga, at natë bënë një gjumë të thellë…

Të nesërmen në mëngjes teksa kishin depërtuar ngulmshëm rrezet e diellit dhe aromë e këndëshme e dushkajes përanash po dhe në ditët në vijim, ngadal por disi natyrshëm, secilit i futej në mendje se në atë shtëpi, në mos përgjithëmon do jetonin s´paku për gjatëkohë. Pleqërit kishin nevojë për të rinjtë e të rinjtë për shtëpi. Kjo dhe historirat e tyre ua përcaktuan mënyrën e të menduarit dhe të sjelljës. Nisi një jetë në një mirëkuptim sa aqë dhe tek e kundronin komshitë, e merrnin si një yrnek të pranueshëm për sjellje dhe lagjja ia mësyu të dalë nga ajo zymtësi që me vite e përcillte si një fantazmë.

Një mbrëmjeje, derisa Mundesha mirrej me arnime të rrobave të Plakut, ai jo pa vështirësi u ngrit, doli jasht dhome dhe saora u këthye. I pëshpëriti diç në vesh gruas e ajo ia pohoj me lëvizje koke, e ai, tek zgjati dorën nga ajo ia tha me një zë të përvujtur:

“Merri, këto i kam të tërat. Që ti kurseja, herëherë dhe më largë se fshati nga jeni, çoja zotërinjtë. Me pajton. Kisha një çift të bukur kuajsh” e tha me nostalgji. Ti jap me zemër…” duke ia dhënë një liberth banknotash të ruajtura ia dha dhe i shkuan lotet. Ajo e befasuar, njëherë desh t´ia këthej, por Plaku ishte i vendosur.”Më erdhët si një xixë që më ndezi shpresën apo jo?” E pyeti gruan tek arrnonte dhe ajo me syze deri në maj të hundes. “Me tamam është sikur e tha…” ia këtheu. Që atë natë e kuptoj se tashmë ishte gjetur në vendin në të cilin do lëshonin rrënjët goxha thellë.

Po në Lagje…? Ç´ndodhi më pas…? Tashmë ishte nisur orteku i ndryshimeve…

Nisi hetim për ta. Nga kishin ardhë. Përse kishin ardhë. Cilit fis i përkitnin Përse nuk kishte një mashkull të bërë për të drejtuar familjën dhe gjëra të tjera të cilat ishin një si parakusht t´i pranonin në midisin e tyre. Kur morrën provat e duhura të cilat nuk kërcnonin sigurinë e tyre, njëherë nisen ti thrrasin nga shtëpi e tyre, pastaj tu vijnë mysafirë e t´u sjellnin dhurrata. Në hatrin e të bijës Xhanes, komshiu i shtatë i fali dhe një kec.

Brënda një kohe fare të shkurtër, lagjja nuk jipej depresive. Tek tuk dëgjohej dhe ndonjë këngë. Fëmijët nuk qanin gjatë e dhimbëshëm si më parë. Shtëpitë dhe hoborret e tyre nisen së rregulluari dhe mbilleshin lule prej gjithëfarësh. Në fakt, ajo, pa kundërshtime u bë këshilltarë i lagjës …” “ Ç´të bëjmë hanem me Fatmen…„“ ia tha një nga komshitë, tek pritte mësiti përgjegjën për fejesën. “Të re e kam gocën dhe të brishtë. Druaj në mos ma thyejnë…!

“ Profesor i nderuar, jeni një kalorës i vërtetë i betejave të imagjinuara. Ama i kujdesshëm. Hap pas hapi, si një kalama tek e shpie ëmë e tij në shkollë, e shoqëroni trimën Tuaj gjërë të fitorja. Aferim!” ia tha z. Malo kur vënerojë një si lodhje që të pranishmit e kishin nga dëgjimi.

“Të dëgjojmë dhe Salon se dhe ai ka një mendje të hollë. Si fije e karadyzenit. Të ndërrojmë temën të shlodhemi pak. Jepi, jepi…” e luti ai, sa për të ndërhyrë me një pushim. Salo, sikur u zgjua nga gjumi:

“A…po…po…” dhe, meqë kishte në kujtesë vargje të panumërta satirike, lirike e epike, nisi, tashmë i ushtruar për këte, recitimin të një vargu komik që ishte gjetur në ate formë nga endja goje´n´ gojë:

“ Ardhi mraz nga i egër veri /ngriu prrocka e liqeni / Plaku i ka këmbët dëborë/ po ia ngroh Gjyle e gjorë.”

“ Mos janë këto vargje të mëhallës suaj kur gjysh dridharak Juaji morri Nazuqën e re e të bukur për nuse” pyeti Malo, sakaqë Salo ia tha se i kishte dëgjuar në fshatin Pllanajë në një dasme buçitëse. “ Nuk dij nëse dëgjohej më shumë kënga a krisme armësh po, ja se i dëgjova”

“ E po aty keni rrënjet. Aty dhe një gjysh Juaji u pasurua.Nga një orgji seksi që bënin kokoshët me pulat” ia tha Salo sa për ngacmim.

“Do e them një varg të dëgjuar për te kur ishte në jetë: Një pulë e trishtë ecën në oborr: e hidhëruar, kokën e mba poshtë: Zotëri Nasufi është një kokosh horr: Hanken pallon mbi kashtë”. Hë, si ju duket kjo?”

“E përkryer!Po ka në te një tepri. Kam dëgjuar se Z. Nasufi ishte një shpezëtarë i zoti e jo një personazh i imagjinuar, që kishte bërë një ekonomi të bëshme falë llojit të shpezëve-sidomos pulave shqerake- që kishte importuar nga Panonia. Rraca të shkëlqyera. Më shumë bënin ato ve, se viti që kishte ditë. Kam dëgjuar dhe për Hankën që ishte zdirgjur nga qyteza Pishanak. Një çupëlinë që jipej për vajzë, e gufueshme nga krahrori me një qeshje të bukur shumë ngacmuese. Me tamam sikur qyteza nga kishte ardhë. E pranojë në pronën e vetë z. Nasufi dhe e trajtojë më shumë skofi. Ajo, e braktisur nga prindërit e varfër, akoma pa kaluar pragun e miturisë, kishte marrë një rrugëtim pacak, sikur symbylltazi, dhe hap pas hapi është gjetur te derë e z. Nasufit. Tek iu duk ai, sa e shikojë, zuri merak në te, se ai ishte jo vetëm i kamur, po me ata mustakët që kishte, syt e zi dhe një fytyr që rrezonte nderin e kujdesin po dhe i bukur ishte, e saktë më i moshur se Hanka, por ajo e zuri në merak. Thohet se, tek bënte punët e ditës duke kaluar mu para këmbëve të z. Nasufit që duke pirë duhan me çibuk rrinte në hajat ulur mbi stol dhe e soditte, vishej ashtu që me rrumbullakësinë e vitheve, të krahërorit që përmes një jelekut që rinte bukur mbi një këmishë të bardhë theksonte thimthat dhe me shikimin që kishte, të guduliste ashkun e tij. Po dhe ai, njeri me nam e krenar, hipte mbi çardakun, dhe nga një qoshk i tij, shikonte plotë marraz çupulinën. Në një çast ra në grackën që ia bëri instikti i një miturakeje. Bëri dashuri ca kohë dhe u martua me te…”

“Ora shkoj largë” e tha Salo tek vërejti lodhjen të të gjithë. Ishte kjo një thirrje e butë sa për të vajtur te familjet.

“Druaj se do mbetem në borë e do mërdhinjë”

Profesori që ishte bërë xurxull, e shikojë me sy të turbullt nga pija dhe me shumë vështirësi nxorri përgjegjën që memzi ia kuptuan.

“ Me tamam…Përse nuk ngriteni nga ky… vend. Ikni…ikni! Mundesha nuk mund të shkoj gjëkund… e kam në grushtë”

“Po si thoni i nderuar ta lini të qetë. Të prehet paksa se e ka hak” ia tha në një humor Malo, poashtu i lodhur.

“ Po vazhduam, druaj se e këndëshmja Hanka, tek ia lyp zemra, do bëjë mëkat dashurie me ndonjë Nasuf tjetër”

Pastaj iu drejtua pronarit.

“ Z. Jaho, bëj hesapin se ikëm”

“ Unë mbetëm këtu me mikun tim Jahon… Dhe për një…, shumë-shumë dy gota e pastaj në derë të hanmit…Sa krahëhapur që më prêt… mu ke porta…”

Z. Malo e të tjerët, pasi shlyen borxhin, i bënë dhe njëherë lutje të vë në shtëpi, bile me taxi ose duke e mbajtur nga krihet gjerë ke derë e shtëpisë, por pa shpresë.

“Gjumë më ëndrra të mira…” i urojë Profesori, kurse ata, tashmë me palltot e veshura, duke i bërë lutje t´mos e zgjas, dolën nëpër borën e trashë.

“ Ç´është e vërteta… e vërteta apo jo Jaho…se ju kam një mik… të çmuar dhe… kam besimin tek Ju… Do thoni jam xurxull… epo xurxull e pak më shumë jam…Ama, më dëgjoni… Aiii, Spirua, ishte një gjakatarë dhe ime grua ka një binjakëri me te…Se lidhni këte në mendje? Kini lexuar librat e shenjtë…: janë mrrekullia vetë. Ngado e nga kushdo që kanë ardhur… Nuk ndryshon puna. Më mbaron jeta duke bërë pelegrinazh në frymën e tyre…Njësoj: ti pranoj të tilla në heshtje se jam një vogëlsirë… ose të bëhem një rebel po pata zemër. Dhe unë, z. Jaho, se ju kam një mik, e dua zotin. Dini përse…? Mendoni nga frika që ma fut në mendje pakufiri, ajo errësira e shtrirë e gjerë… eh, shumë-shumë e gjërë… e pambërthyeshme ajo që fshehë sekretin për mua, këte krimb të vogël që ecën me rrudhje këmbësh. Nuk dij… z. Jaho. Sa më thellë që futëm… aqë më largë nga jeta dhe nga e vërteta jam. Nuk dij nëse kjo planimetri është bërë nga Zoti…Më falni z. Jaho.

Janë këto broçkulla të një që ka humbur rrugën e s´di, si i thonë, ku ka shtëpinë. Më falni z. Jaho se marrëzitë e mia i hikën kufirit. Hidhëroheni…po ia morra një këngëje të vjetër? Kam njëzetë vite e fiu që s´më ka dëgjuar sekush zërin në këngë. Tenorin që bënte xhamin thërmi! Hidhërime në mua, tek të tjerët. Nuk del zëri… Ju kam shumë për zemër Z. Jaho… Mos u hidhëroni…”Vallë si kenka… dhe bëri një pushim. Pastaj vazhdojë: … bërë dynjaja.”, dhe ndaloj se nuk pati më fuqi.

Vëri kokën mbi tavolinën dhe pas një cope kohë ashtu symbylltazi sikur nëpër dhëmbë recitojë një varg: “do…ndahemi në…mëni, e dashur, unë… i verbër nga kanxhat tua, ti… e krisur ” Shtojë edhe “Zotëri Hese… ju ishit një…gjeni! Ç´mrrekullisht ujdiset aktin e fundit të jetës” e pas kësaj zu të gërhas zëshëm.

Z. Jaho, e mbulojë me një batanije /me të cilat dikur mbulonin kuajt perandorak/ që iu gjetë aty për rastin, ia tha një “Eh Profesor… të vësh gjërat në terazi është marifet…”, fiku dritat dhe në dalje mbylli restorantin.

Kur në orët e herëshme të mengjesit hapi syt dhe shikoj rrotull sallës së restorantit, njëherë nuk e identifikoj dot dhe në përshtypjen e parë, nuk mësonte se ku gjetëj. Iu duk si një fill i çmendisë dhe përnjeherë e mbërthej një ankth. Sikur një fuqi e padijtur brënda nate ta kishte hedhur në një botë tjetër. Të tërat i dukeshin ndryshe. Vajti vrapas në WC, futi kokën nën çezme dhe bëri një dush të ftoftë sa për të davarisur nga mendja imazhin frikësues. Tek fshinte floket me peshqirin e banjos shikoj vetën në pasqyrë dhe ndjeu një neveri nga dukja. Dëshiroj që të tjerët t´mos e shohin sikur që shihte ai vetën.

“Nëno, në cilëndo botë që të jesh, më ndihmo në këte çast” thirri të ëmën që kishte kohë që kishte vdekur.

Doli dhe nga xham i derës shikoj në rrugën. Akoma binte borë… Qetësi e rrugës e trazuar nga një tuf fëmijësh që rrëshqitnin me sajën dhe tre katër qen që loznin në borën i bënë një përshtypje të këndëshme dhe, që në momentin tjetër ishte paksa më i qetë.

U këthye te banaku. Mbushi një got me raki dhe i bëri vetës një kafe. Ishte vetëm dhe do duhej të ecnin dy orë sa të vinte Z. Jaho. Po Profesori nuk bëhej me merak se kishte çelësin që ia kishte dhënë z. Jaho sa për ta mbyll po doli.

Sa piu kafenë dhe rakinë kaloj më shumë se një orë, dhe duke ndjejtur keqardhje nga z. Jaho se kishte mbetur aty vetëm, përshpejtojë që të dal nga Rrestoranti…

Sikur edhe në ditën e para kësaj, ardhi aty nga mbrëmja, nëpër borën që njësoj sikur dje binte pa pushim dhe u ul në po atë vend. Malo tashmë kishte ardhë dhe ishte nga fund i kafesë turke dhe duke shfletuar shtypin.

“ Mbajta merak për Ju Profesor. Kishit mbrëmë një shtypje të pazakont nga brënda dhe druanim në mos nuk dilni i gjallë nga alkooli. Po ja, sot dukeni kokorosh!”

“ E po kështu e kanë të lumturit…Janë të fort…S´jipen dot…” me një ironi ia tha.

“ Zonja Juaj ka varë syrin për derë të shtëpisë. E prêt shpëtimtarin e vetë po ai…!

“ Nuk e besoj! E ndërpëreu Profesori. Ka kohë që ndjehet më mirë pa mua”.

“ Kishit një martesë si një varkë që lundron nëpër stuhi deti…?”

“ Ia qëlluat me tamam!”

“ Punë fati, martesa apo jo?”

“ Në një kuptim po.”

“Po në atë tjetrin…?”

“ E po, ka dhe diçka që zotëron vetë njeriu…”

“Ashtu u dukët…”

“ Doni pak histori për varken përmbytëse sa për ta begatuar apologjinë Tuaj? Ja…

Këthehesha vonë natën një mbrëmjeje të mesqershorit nga një ligjëratë universitare e rëndë: të bërit shtet. Koincidonte kjo me konceptin që pretendonte të shndërrohej në sistem. Përparësitë e tij, rreziqet dhe sfidat. I parashtroj një autoritet shkencor që e kishte kaluar temën edhe nëpër fushën e filosofisë e sociopolitikes. E dha shkoqitëshëm dhe më ngarkojë në mendje. Ato trajta të mendimit shkencor me emërat e autorëve të tyre më ishin tepër të ngjeshura nga përvojë e gjatë prandaj të largëta. Një ecejake lodhëse nga kohë e Hamurabit deri kur gjezdiste katedrat e universiteteve evropiane. Më gjunjëzonin të tërin. I lodhur sikur isha, në një nxitim që të vë në shtëpi e të shtrihem, ajo në dukje si një borëbardhë, nga anë e majtë e rrugës- dini për ke e kam fjalën- në një hap të lehtë, më shikoj ngacmueshëm. Qeshi.

“Mos bëra ndonjë marrëzi” ia thash, e ajo njësoj qeshte.

“ Kursesi’ ma tha

“ Qesha nga që më pëlqyet”

“ E përse…?”

“Ka diç intelektuale tek ju. Diç që do më zgjidhte problemet që kam”

“Më lejoni të ecën rrugën në krah me ju?” më pyeti më pas.

U gjeta i befasuar dhe i ngazllyer se ja, një gocë e bukur me tufën e flokëve të gështenjtë të mbledhur në paskokë e veshur gracioze e me një qeshje miqësore, më ofronte diç më tepër se një miqësi, fare të pazakontë për kohën dhe për sjelljën e gocave. Për çastin më ardhi si një puhi në vapën e madhe.

“ Patjetër,…” ia thash.

Mu afrua me një kërcim të them ketror, gadi sa të mbështetet në mua.

“ Jam një studjuese e farmakologjisë. Po,jo dhe me aqë fat. Sikur dhe Ju, dhe unë vijë nga ligjëratat që më mësojnë si bëhën helmet ilaçëra. Shpresë më quajnë” u prezantua ajo.

Kur ia thash se kishte emër të bukur, e shpiegojë se ia gjeti stërgjyshi që e kishte lënë në amanetin kur kishte vdekur. Ishte çasti kur shkëputej nga e kaluara për tu futur në rradhët e atyre që u kishte hak. Më vonë, shumë më vonë mësova këte. Mësova se emër i saj dhe studimet në farmakologji ishin rogoz i trashë nën të cilin fshiheshin gjëra që janë në një lidhje të drejtë a të tërthortë me ato që i fola mbrëmë.

Një çast, një takim rasti përfundoj para ofiqarisë e dëshmitarëve, me daulle, zurla e çemane dhe me lule plot e solemnisht në oborrin e shtëpisë tek hedhnin grur, thekër, bonbon e para gjithandej . Nga fundi i gazmendit, shumë këmbë large të qenit i afërt, i dejur e me goten e rakisë në dorë, fare i paqëndrueshëm ma patë thenë : “ Njeri budallaç: bënë krushqi me ata që ndërtojnë pushtetin me kafkat e të varurëve. Një dite do ngrini te prag i shtëpisë Tuaj” e tha dhe u largua.

“Dhëndërr, besojmë të kesh njoftime për namin e familjës. Për anën ekonomike dhe fuqinë që kemi” më thanë gjyshi dhe babai i saj në një gojë që në ditët e para të martesës.

“Po nuk respektove këte, nuk do jesh ai që do ishe po i respektoje!”.

“Të mos kini as më të voglin dyshim. Të tërat që shpiejnë nga tërësia, lumturia dhe liria e individit, i kam të shenjta dhe do i mbrojë!”

“Ne po flasim për namin e traditën ndaj të cilave individi është një therrmi, një buburrec. Shtiresh se nuk kupton!” ma thanë me një kërcnim fare të kuptueshëm.

“Din ti se tek luftuan harbutët pararendësit tonë, ngritën Luginarin që tashti është një perllë me vija Përnedimore.. Nga një fshat i zgjebosur e bënë qëndër në këte anë! Me krahun e vetë!”.

Këto nuk i dija atëherë…po u thash se po.

“Bija jonë ka tabjate aristokrate e Ti nuk do abuzosh me to” ma kërkuan duke ndaluar çfardo mendimi tjetër e pa dhënë një shpiegim më të përceptueshëm.

“Dhe unë kam përsosur trajtat t´ia dal kësaj. Kam gjezdisur e lëvruar gjatë- përmes literaturës- në salonet frenge dhe të tjera /bile po deshet, dij se si Mbretëreshë e Francës –gruaja e Luigjit XIII, e dashura e Dukës së Bakingemit i Mbretërisë Angleze i dhurrojë atij të 12 rubinet ”, dhash premtimin i cili më futi rrugës së një drejtimi nga e cila nuk shamngesha kurrë më. Atëherë nuk dija se konfirmoja urdhërin të bëhesha një argëtues i palodhur, një puhitës i dëgjueshëm i zjarreve të hanmit që i këndon kur i qanë zemra dhe i qanë kur i këndon. Ishte influencuar, oh… kjo fjalë nuk e shfaqë ate që e mendojë, ajo ishte magjiosur nga përrallat me princëra e hyzmeqarë dhe tërë jetën mbeti në ato vizione me të drejtën nga lindja të jetë e tillë. Jasht tyre, tërat i vinin të padrejta, fyese, të ndyera. Babai i saj i trajtonte tentativë t´ia përlloç namin, t´ia zhbëjë familjën.

“ Do vazhdosh studimin e farmakologjisë?” e pyeta në vaktin e brëmjes pas ndonjë viti martese, në tarracen e hotelit “Elena” në Selanik kur ishim për pushime.

“Përse nuk e thua me një gjuhë më të kuptuar se kërkon të vetëvritëm. Këte do ti e hiq tjetër…!”

Pa arritur të nxjerrë as edhe një fjalë vazhdojë :” Më do të kollapsuar nga kimikatët helmuese. Të tillë më do ti…!”

Pasi shikoj për disa çaste në detin që shtrihej mu para tarraces së hotelit, kinse në tension, që në të vërtetë ishte një shpifje për të ruajtur pozitën që kishte e deklaroj

“Do shkoj për letërsi…”

“Për letërsi…?” e pyeta duke u çmendur nga habija.

“Të dukët se, s´kam imagjinatë për këte. Do studjoj gramatikën… metrikën. Do lexoj dhe kryeveprat e letërsisë e më pas, do mirrëm dhe vetë me shkrime”.

I rash vërdallë tarracës pa hequr shikimin nga deti i gjerë me lutje që zoti Posejdoni të ngrej një stuhi e të më katandisë fare.

Çfarë t´ia them dhe a t´ia them, si përgjigje në marrëzinë e padëgjuar. Më ishin ngritur nervat tejmase.

“Të kaloj ndopak“ i përmbajtur ia thash kur iu afrova. Ajo, duke dyshuar se e kisha të sinqertë shqetësimin, vetëm më shikoj diç më gjatë, e pastaj zu të pijë lëngë frutash nga gotë e thellë.

“ Në një çast” ia shtova më pas “ se ç´më ardhi në kujtesë ajo poezia yte për të cilën yt gjysh fare krenar të kishte puthur gjatë në ballë: Jam një vajzë me fat- se e bukur jam- kam pajën pale-palë –familjën me nam”.

Kur gjyshi ia kishte dëgjuar poezinë, teatralisht me dorën e djathtë të ngritur e kishte shpallur: po shkëputemi nga e kaluara jonë e lavdishme për tu futur në të ardhmën tonë më të lavdishme. Për këte të dhamë emërin që mbanë.Të na rrofsh moj goce!”

“Është kjo njajo poezia për një antologji të veçantë. E kam të vështirë të shpikë një emërtim, po ti, me instiktin që ke, i gjenë vetimthi vendin.” ia shtova tek e mendoja se ishte një krijim nga ndonjë person me simptomen daun i sajuar në ato pak caste të luciditetit që ka soji i tillë e që dëgjohen për Ditën e Fitorës porositur nga kryebashkiaku në dëshmi se i ka lumturuar Bashkia.

“ Nuk më bënë asnjë nderë lajkë e rreme. Vetëm llafe thua ti…”

Me të përfunduar pushimet, midis nesh ndërhuri një heshtje e thellë, si një mur i lartë dhe

ndodhi një alleshveresh fare i varfër e i ftohtë.

I tëri në meditime për gjetjën e një shtegu përmes të cilit do e nxirrja nga utopirat, tek kaloja skaj një sahatxhiu, jo pa sherr, vë re një orë të bukur të kaftë që lajmëron ecjën e ores me kukunë e qyqës. Hyra.

“Zotëri sahatxhi, më bëni një nderë dhe kurdisni që qyqja të thërras kukunë e vetë. Sa për ta provuar…”

Dhe ai me një qehre të butë e një sjellje zotniçe, nga një shkathtësi të arritur, e vuri në veprim.

“Pikërisht kjo më duhet” ia thash.

I pagova çmimin dhe vajta në shtëpi.

Kur ajo gjetej te babai, ngulosa orën në murin e korridorit mu aty ku shihej e dëgjohej më se miri. Ajo ardhi në orët e vona, pikërisht disa caste para ores 24 tek merrja në shënim përshtypjen e ditës. Sapo kalojë vijën e hyrjes së shtëpisë tek ofshante nga ditë e mundimshme sa për ta dëgjuar unë, nga kuti e ores nxorri kokën qyqja që më një kuku… gadi autentik të qyqës së vërtetë, thekshëm, e përsëriti 12 herë kurse asaj i ngriti nervat.

“Kujt i kukisën kjo qyqe…? Kujt? Mua…?” më tha pasi hyri në dhomën ku punoja dhe duke më kërcënuar me gishtin, vazhdojë

”I bëre bisht marrëveshjes së fillimmartesës dhe tashti, analitika yte, një tjetër këngë fishkllon. Po s´e durojmë ne namin e thyer. E ribëjmë dhe e vëmë mbi këmbët e veta sapo të vij dita.”

E dini z. Malo çfarë më vërdallisej në atë copë kohe në kokën time të vogël:

Nga një anë politika dhe nga ç´dreq doli e i dha drejtimin nga unë për të përcaktuar tërë qenien time kundruall rezistencës që i bëja. Dhe religjioni gadi sa edhe politika…

Dhe, ai maniri i qyqës që përvidhej detyrimisht në të gjitha historirat e njeriut që embrionin e vetë në veze, t´ia vë nën byth ndonjë shpendi tjetër për t´ia çelur. Nuk kam mundur të mësoj kurr nëse qyqja kukiste se kishte fatin të keq që ia detyronte të bënte një ve dhe pastaj nga inati s´e çilte dot vetë, apo shpifej fatkeqe sa për të mëshiruar shpezët tjerë nga dhimbësuria dhe i thrrite me “kuku” sa për t´ia çelur vezën. Ishte një spekulante e kulluar përtacja. Kukiste, përherë kukiste dhe përflitte tragjikën e pashpiegueshme. Dhimbëshëm!

Thoja me vete: Zoti ynë, në çaste të lodhjës a të ndonjë shqetësimi, sajon kraetyra që ne nuk mund ti kuptojmë…

Eh, politika…Vëreja gjërat që sajonin parimet e të cilat ngriteshin pingul kuptimit të politikës dhe kur arrinin për ku ishin nisur, e bënin ate shumështresëshe dhe fare pak të kuptueshme. Po në vete ndjeja pisllëkun e sajë.

“ Dëgjoni këte… ju lutëm. Të kini durim se, si një këpucë e keqe këmbën, secilit i vret mendjën politika!

“Ne duhet ti hapim rrugë tjetërfare jetës. Asaj që doli fituese nga luftë e mendjeve e ideve dhe unë do jem luftetari nën betim për këte” e tha në një shkrim të gazetes që për emblemë kishte punëtorin, kazmen e lopatën mbi njërin krah, baba i sime grua. Kishte dhe një portret të botuar aty veshur me sako mbi jakën e së cilës ishte shtrirë këmishë e bardhë, me arrogancë të theksuar e një qeshje të zorit.

“ Dhe ky shekull do jetë shekull i lumturisë! Vegjëlia do futët nën mburojën e ligjit e të pushtetit. Do ndriçohet mendja e shtëpia, do ngopet fëmija e i rituri, dhe do e vendosim bollëkun. Djerrinat do bëhen pllaja jeshile, shkrepat bjeshkor do bëhen halor. Mesepërmes bjeshkës do arrijmë në Pishanak. Jo rrotull! Ja, ky është caku ynë…!” e deklaronte sigurtë e triumfalisht ai.

“Si ia thua kësaj” më pyeti fare e kënaqur e krenare ime grua.

“ Si një mi fajtor që fshihet pas hambarit të misrit! E retorika një melos që i kërcejnë budallaqët! Ja kjo është…”

“Të turbullt, të turbullt e ke mendjën. Moçal pa fund”.

Z. Malo, që pinte përmes një sasie sikur të ilaçërat rakinë e rrushit, përcjellte rrëfimin e Profesorit me shkëputje dhe duke u ndërlidhë me ndonjë episode të jetës së Profesorit, përkujtonte bashkëshorten. Gjente te ajo një mençuri të përmasës së dëshiruar, sifate të narcisit paksa, por dhe një vuajtje nga emfizmi i mushkërive dhe që nuk i ecte jeta pa inhalator. Ndodhte të bllokohej nga frymëmarrja dhe në vrap t´ia lidhte inhaluesin e oksigjenit.

Bëri një “Ee…Burrat kanë naze gjithëfare: ca duan inteligjencën e gruas, tjetri shëndetin, ndonjë bukurinë… e ku ta dij se çfarë. Por duke jetuar, asnjë nuk ka pa një dhimbë në zemër. Ngulçim i Belkes, mu fut në mendje si një natë… Të kishte një shpresë shërimi! Po jo. Ai mjeku i ftohtë ma tha drejtë e në fytyrë: trashëgimë nga të parët e ka. Gjenetika i ka fajët”

“ Nuk jipeshit nga ky emocion. Është kjo një metamorfozë që ju nxjerrë nga një akull zemre në një plakush i dashuruar. Një si diell i fillimdimërit që ngrohë në acarin e moshës” bëri shaka Profesori.

Tek kuvendonin hallët e veta, Profesori e Malo, u dëgjua një kollitje e fuqishme dhe përplasje të këmbëve mbi dysheme : Salo shkundte borën në të hyrë të restorantit. Tek e shikoj z. Jaho paksa më habi, ia këtheu “Le të dihet se ardhi një person me peshë!”

Hoq jaknën dhe duke kaluar skaj stufës të skuqur zjarrë, ngrohi paksa fytyrën e duart, vajti dhe u ulë në po atë karrikë ku kishte ndejtur një mbrëmjeje më parë.

“ Z. Salo keni një hap sikur të komandatëve të të gjashtëdhjetave…!” ia tha Malo sapo u

ul.

“Dhe fytyra i shkon me këte…: e plotësojë Profesori “mollëza e vetulla të ngritura, një shikim i rreptë! Përherë në vëzhgim…”

“Nga ushtria më ka mbetur “ iu përgjhegj e më pas shtoj “…e ju kokoshët e moçëm vetëm vajtoni… Te shtatë ditët e javës-cakërrqejf i kini! S´ju plas fare. Po ankesa kini…!”

“ Zotëriu ia del kollaj se ka gruan që nuk ia jep dyzetë dhe… sa hap gojë-lugën e ka brënda”. ia tha Profesori duke gjestikuluar me dorë që i dridhej nga alkooli.

“Tek gërhatni në gjumë duke ëndërruar idilë dashurie me ndonjë tjetër, gruaja juaj këthen kusure në banakun e tregëtisë ku punon! Mirë e tha Profesori: kukisni si një qyqe...”Më katandisi reuma, ulqera më zhbëri, tashmë zemra sa nuk më ka lënë- ka një barkush fare të atrofuar, bronkiti kërcnon frymëmarrjen…Kini sëmuarje sa për një lagje… e megjithë këto, ju pini e pini…”

“Po të dinit jetën time, ndryshe do më mendoni…Keni dëgjuar se më iku vajza pas një krimineli! Të birit të mësuesit! Zot, si mund të dal një djallë nga një ëngjëll! E merrni në mendje: pa paralajmërim: Mbrëmë vonë, pasi ika nga këtu, një zë i panjohur më thot në celularë, ashtu ftohtë, idiotisht: Zotëri,juaja vajzë me një djalin është në burgun hetues të Shtutgartit diç në lidhje me drogën. Mos mbani merak se është mirë…” Ç´i thoni kësaj…? Është mire…! Të bëjë zijafet me çemane për këte…? Tek e shtyja nga dija, ajo më ikte nga krimi… Të prapësuara më dalin gjërat!”

“Z. Salo, merrini shtruar gjërat. Nuk është jeta veç një pushim i një ditë tropike në plazhin e detit. Është jetë…!” e ngushllojë Profesori dhe paksa u qetësua.

“Dopjo, Jaho, dopjo! Me ujin të gazuar dhe një meze me djathë dhie e majdanoz“ bëri porosinë.

“ Ja dhiari i vjetër. Të kujton ky djathë zabelët me akacie e gështenja...” ia asociojë Profesori djathin me ditët e fëmijërisë.

“Vë dhe kokra ulliri që na dërgoj hedije Begu i detit” ia shtoj më pas..

“ E ç´deshët Z. Salo: një vajzë e një dhiari të bëhet damë saloni me një kërcim. Dhe këtu ka një rregull… duhet kohë!”

“Me tamam xhanem po shumë të hidhura më vijnë gjërat…” u përgjegjë dhe ngrej dollinë gadi në një frymë “ Oh ç´raki… Nga fuqi e akacies! Pas një çasti shtojë

“.Me dua e bëjnë shehlerët…”./31.07.09//06.08.09/

Tek bisedonin për gjërat nga interesimet e tyre, duke shkundulluar trupin nga bora, hyri një zyrtar i lartë i pushtetit të më herëshëm me një mendjelartësi dhe pas tij dy të tjerë që nuk dihej nëse ishin personel rojtës të tij apo klientë.

Duke ngutuar që t´i pres, shpejtoj Z. Jaho hapin dhe saora u gjetë afër tyre. Ndihmoj zyrtarin e lartë të heqë kapelën e pallton, i vari ato në qivillekun në të hyrë dhe duke ia thenë “urdhëroni” i drejtoj të një tavolina, më e fundit, diç më të dekoruar dhe e rezervuar për persona me peshë. Kur kaloj nga tavolina ku qëndronin të ulur si përherë Profesori me të tjerët, Ai zyrtari i thartë nga fytyra, i shikoj me dy mendje nëse ti përshëndes por, kur Profesori bëri një ngritje ca të vogël nga karrika dhe ia tha me një gjentilencë “respekt zotëri” ai- ndonëse i habitur- ndjejti detyrimin që, ashtu, me gjysëmzëri tua këthej “gjithashtu”.

“E njihni këte?” pyeti Z. Malo. “ Moti nuk është dukur nga kjo anë!”

“ Ishte në egzil. Sapo ka ardhur. Ardhi nga malli për këte vend” iu përgjegj Profesori.

“E po, ky është ai që kishte gjykuar rebelin që vritte parinë e qytetit. Nga nostalgjia do vizitojë dhe burgun ku ai nxorri frymën e fundit”.

Salo hapi syt sa pati fuqi nga habia këtheu për një cast kokën nga ai që vritte me shikim e më pas iu këthye bashkëndejësve të vet.

“Ky është ai..? Dhe ju i beni nderime!? Atij… Që nga dy vite më pare, marrëzi të këtillë s´kam dëgjuar” dhe përsëri shtoj:

“ Ju keni makthe zotëri! Delir alkoholizmi! Si dridheni Profesor! Si jeni kredhul të dytë, dy kreatyra të nëpërkëmbëshme”

Profesori nuk i vuri veshin dhe tek kaperceu përmbi fjalët me disponim që vetëm sa nuk plaste, iu drejtua Jahos:

“ Uiski për lojalitetin e parrëzueshëm të zotëriut ndaj hajdutëve që bëri pishman tëmën që e lindi. Dhe një specialitet djegës të asaj kohe! Përmutore i thoshin” duke qeshur me cinizëm dhe në pritje të rrëmujës e plotësoj Profesori.

“Më kujtohet tek zhytte gishtat në te, nga ëndja, lëpinte at të mësmin si karushin e një zotërie të vetë”.

Z. Malos e Salos, sikur iu hap qielli, i mbërtheu një ndjenjë krenarie dhe ky i dyti me një zë sa të dëgjonin në tavolinë dhe duke i rënë asaj thirri:

“Kjo është ajo…! Profesor, nga sot nuk do pini më me rrabushe. Do shlyej unë rrabushet Tuaja…”

U zgjatë sa e gjërë tavolina dhe ia arriti ta përqafojë Profesorin. Duket sikur i shkuan dhe lotët.

“Moti nuk ndjeva një ekzaltim si ky. Trimërisht! Rrofshi ju dhe fis juaji” ia tha tashmë i kthyer në pozitën e më parë. “Sikur që bëri Z. Tali tek e pushkatonin!


Ata të tre u gjetën fare ngushtë, lëviznin në një qark të ngusht, përpeliteshin në tentim të bëjnë diçka, ta thonë ndonjë fjalë dhe më në fund, ai Zyrtari i lartë ia këtheu Profesorit

“ E ç´dini ju nga politika, nga ideologjia? Ç´mësime morret nga ato…Ç´mund të dijë një rrefimtarë i ftoftë i ngujuar në rrëfejza çilimijsh që fillojnë me “Na ishte njëherë…”.

Ata të dy që e shoqëronin, ndërhynë me këshillën “Zotëri. mos acaroni punën. T´a lëmë të shkuarën…”

Tek bëhej një polemikë e tillë, Z. Malo që sa nuk dilte nga vetja, më në fund ia drejtojë Zyrtarit fjalët:

“Bëni akoma agiprop për linç të atyre që ua rrmihnin nën këmbë sistemin- sikur e thoshit? I digjni ende shtëpitë…? Mos kini ndërruar “inteligjencin”. Zanatin se besoj…”

“E thoni si të doni…po ne u sollëm deri te kjo pike…” ndërhyri sërish Zyrtari, gjithnjë i ftohtë.

“Jo, ju nuk na nxorret nga ajo pikë. Të shkapërderdhur, me shikimin vënger në njëri- tjetrin, në një ecje bredhëse paqëndrueshëm të ngadaltë, të humbur në kohë. E përse? Që , nuse juaja me karficë diamanti, të mund të kaluronte me gjog livadheve. Nuse e loparit…!Po në këte, sa dhe Ju në mos më të madhe, ka hise dhe z. Spirua. Një biçim i tij Jeni Ju…“ ia plotësojë Profesori fill pas Malos.

Atmosfera vëte drejtë tensionimit më të madh që vërehej nga fytyra e skuqur e syt e Profesorit. Ai tashmë kishte marrë dhe një vendim kumarxhiu që, për ta bërë të vetën, do pranoj çdo pasojë që dilte nga ngatërresa.

“ Z. Jaho, këtu kutërbon qëlbësirë dhe po nuk nxorret jasht coftinën, do e bëjë unë…!”

ia tha me një kërcnim të besueshëm.

“Jaho, Profesori është njëri i fjalës. E bënë…Do grimcoj laprën e veshit si një gjeth proshute! ” ndërhyri Salo, tashmë fare i trimëruar e i gatshëm që të marrë mbi vete një peshë të ngatërreses.

“ Ju kufizoni të drejtat e mia pa gjyq” iu përgjegj Zyrtari veprimit të Profesorit dhe të tjerëve.

“ Kini ju të drejta… ?! Ju kini vetëm faje… dhe mkate! Le të mos i gjykojmë deri në fund ato…Më në fund, revolucioni Juaj ende nuk ka përfunduar… Akoma valvitni bajrakun e hajdutërisë në imagjinatën tuaj!”

E kërcnoj Profesori dhe bashkë me Salon, u ngriten paksa nga karrikat.

Zyrtarit, të shtyrë edhe nga shoqëruesit të tij që vazhdimisht ia kërkonin, nuk i mbeti tjetër përveç të ikin nga restoranti. Kur kësaj përmes një lutjeje të butë, iu bashkua dhe Jaho, ata brofen në këmbë, fët-e-fët vajtën në drejtim të daljës dhe në nguti rrugës për dalje, veshën palltot dhe gadi që dolën, kur këtheu Zyrtari dhe iu drejtua Profesorit:

“Nuk ka ikur shansi im, jo. Vetëm ka rënë në gjumë paksa! Do gjej unë trajtën e mbijetesës,dhe me karficën në gjoksin e nusës sikur deri tashti do vij mbi varrin Tuaj për tua thënë alelujën. Si gjithmonë…me fjalë të bukura, sikur për njeriun tonë!” dhe dolën nën qiellin njësojë i plumbët, nëpër borën që kishte rënë pakëz nga intensiteti.

Z. Malo, njësoj me nerva të ngritura, me duar që i dridheshin paksa nga shqetësimi, duke dredhur serviret sikur bishtaleca, iu drejtua të dy bashkëndejasve të vetë më një zë disi të ngjizur:

“ Fundërrina…! Ç´dreq që i vë të tillët në ballë…Askush s´i do e gjithnjë në ball janë! Një argat i ndotur ahuri e muarr në dorë çekanin e gjykimit. Ka dhe këtu një fshehtësi, një ligj i mallkuar..!”.

Ranë në heshtje dhe në caste shikonin njëri-tjetrin pa t´i thënë asnjë fjalë. Sikur bënin salldon për të thënat, nëse i kishin thenë ato që duhej, nëse kishte mbetur diç pa u thenë dhe nëse kishte qenë punë me mend ta kishin sulmuar dhe fizikumin e tij.

“Jaho- ndërpreu heshtjën Profesori që tashmë dukej sikur të kishte dalur nga gërmadha e ndonjë ngrehine e goditur nga ndonjë zerzele:

” restoranti është pronë juaja me tapi të babazemanit, po fitimin ua sjellim ne. E fundit, keni dhe ju detyrë që nderin sipas ajetit Ku-ranor e marrëveshjes politike, ta mbani në një lartësi të qëndrueshme, se trembën rosat dhe do u ikin pa këthim. Fët-fët në hava... Sikur në këngen apo jo…Pastaj i bëni sehir derrit!”

“Them po…” dhe ashtu i zemruar vajti në një këndë, u ul dhe mbështeti kokën mbi dorën e djathtë.Nga aty, me një zë që memzi dëgjohej, kinse pishman për ate që ia tha, vazhdojë:

“Po, pandehja se ekonomia e përkulë politikën, e këte s´e kam menduar mirë! Po mos më gjykoni i nderuar se jam vetëm një restorantor që memzi lidhë dy skajet.” ia këtheu Profesorit me një djallëzi të fshehur pas naivitetit të cilën Profesori edhe ia kuptojë ama nuk e kishte faktin në dorë sa për ta denjuar.

Gjëndja u qetësua paksa dhe, nga ndjenjë e keqardhjes për që ia tha Profesori Jahos, Z..Malo ia drejtoj një si ngushllim sado që i tillë nuk doli:

“ Jaho, s´pari na sjellë pije të gjithëve, e Profesorit në dopjo se deveja do bëjë rrugë të gjatë e më pas një komplet grill se e kemi hak. Të mos harrosh dhe veshka të bardha se Z. Salo s´ mundet pa to. Më pas, mos merrni zemrim nga Profesori se ka një zemër të drejtë, dhe duke ecur tërë jetën që ta mbërrij këte, mbeti pa lezetin që i takon. Ju tek njihnit ate që iku më parë, e që i la një borxh të lartë, nuk duhej ti bënit temena… Po kjo mbaroj! Tani, vrap se na përpiu flaka!”

“Me tamam e keni Jaho, me tamam” e plotësoj Z. Salo paksa me nerva.

“ Duket nuk i kuptoj as gjërat e as njerëzit sa duhet. Nga kjo del e keqja…”

“ Po, paratë i kuptoni goxha mirë” vazhdojë Salo njësoj me ironi “mahsuz kur tu vijnë të derë e xhepit e u këthehen prapa…”

“ Jini restorantor, ndaj rrini anash politikës e askush s´ju nget” ia kërkojë Profesori, pas çfarë ai doli nga dialogu dhe iu vu në dispozicion

“ Tu sjellë ca katrorka piteje. Kishim motrën më të shoqin për darkë dhe tepruan”, iu vardis sa të laj gabimin me Zyrtarin.

“ Mos është gatesë me barishte livadhi. Të tillë nuk do e doja se do më gjasonte vetja në një lopë” ndërhyri Z. Malo

“ Jo, jo! Është me mish gjedhi, e shishme sa ska…” u përgjegj

“ Epo, sille, sille” ia kërkojë Profesori.

Në pritje të z. Jahos, u hap dera dhe hyri lehtas, gadi padëgjueshëm Z. Ksulo

“ Mirëse na erdhët Z. Ksulo! E shëmtuar dukej karrigia pa Ju.” ia tha Z. Malo

“Dëbuam personalitete me nam në ruajtje të vendit” e plotësoj Profesori.

Ai sikur edhe herave tjera, pasi u dorpërdorë me secilin, disi përtacisht u ul në vendin nga mbrëmë.

“Orën e parë e vonove dhe ke një vërejtje për këte” ndërhyri Profesori me një shaka, “ po ke ndonjë arsyetim”

“Madhor bile” u përgjegj Ksulo me një brengë në fytyrë.

“Tek doli të bartën një krah dru djegjeje ime grua, rrëshqiti në ballkon, ra me kokën përmbi rrethojën e hekurt dhe morri një plasaritje sa një brazdë në fytyrë. Pati dhe një gjakëderdhje e pas kësaj vrap sa këndej-andej” shpiegoj arsyen e ardhjes me vonesë Ksulo.

“ Po ju nga ishit fërflluar në çastin?” e pyeti Profesori tashmë i qetë.

“ Të falë akshamin e pastaj, na mbajti të tubuar imami Resul. O Përendi sa i mençur ai njeri. Kurdo që e dëgjoj shkojë me lehtësime nga ai. Bëjë një gjumë qengji”. Vazhdoj Ksulo.

“ E çdërdeliste ai për të të vë në gjumë qëngji” pyeti Salo me një nënqeshje paksa ironike.

“Zor se i kuptoni. Ka një filosofi të thellë në mendimin e tij. Foli për pastërtinë e zemrës, për devijimin nga rrugë e Përendisë nga njerëzit në të vërtetë për hedhjen pas krihesh të Përendisë, për lakminë që hapë llagemin në të cilin do bie njerëzia, për koprracinë e të kamurëve e çfarë jo. Vërtetë i ndritur…!”

“Po këto i tha dhe Profesori, bile me një gjuhë më të bukur” i ndërhyri Saloja.

“Bukur por ngatrrueshëm…Tepër mençurisht për mua. Pastaj, ai është një autoritet fetar… kurse Profesori restorantor…” e tha në shaka Ksulo.

“ Gjersa u shikoj Z. Ksulo, më dukeni si një hije e një njeriut që moti iku nga ne” u ndërlidhë Profesori në ate që ia tha ai.

“ Ja kjo është ajo që ju dallon nga imam Resuli. Ka mbaruar shkollimin në gjuhën e Zotit, zotëron gjuhën e Kur-anit, fletë rrjedhëshëm e kuptueshëm” plotësoj mendimin Ksulo në përgjegje ndaj Profesorit.

“ Mund t´ua themë ndonjë fjalë më tutje për këto që i nisëm t´i llafosim. Pa të keq xhanem se jemi miq të vjetër?” e pyeti Profesori duke ngritur paksa dorën e djathtë sikur ta ndihmonte lutjen me gjestikulacion.

“Deri në agim i nderuar.” iu përgjegj pa të dijtur saktësisht se çfarë do i thot.

“ Ka një kohë më të trashë që, duke dëgjuar predikimet e klerit, kini hikur në botën e tejjetës, në ate të fantazisë duke holluar në përmas peri lidhjën me jetën e vërtetë. Dhe tashti jetoni më shumë atje- ia tha duke ngritur gishtin tregonjës pingul përpjetë- se këtu me ne. Aty jeni independent se as që mund t´ju vras kush, as t´ju shpëtojëj. Kini dhe privilegjin që në atë lartësi të ngrejni kendo nga ne dhe të dashurën patjetër se pa te as që u ecën jeta, se aty ka vend për të gjithë. I gjetur atje, prajtën të gjithë dhimbat që i kishit në këte jetë në të cilën therrja në mish shkakton dhimbjën në zemër. Tashmë të gjitha që u kanë ndodhën në këte jetë, janë imazhe të ftohta, pa shpirtë. Vdekja e të afërmëve, varfërim i familjës, epilepsi e djalit, nazet e sëmuara të gruas dhe të tjerat, nuk ju ngacmojnë ndjenjën e dhimbjes se Ju jeni atje lartë. Mund të ma thoni: e kërkoj Profeti këte„ E lexuat këte në Kur-an? Allahu që është zotërues i Tokës dhe Qiellit, përmes Resulit të tij, Hasretit Muhamed, me misterin e qiellit, nuk do që ta mohoj dhe të mos jetohet jeta në tokë. E kundërta: do që dhimba të zbutet, që vëllazëria midis njerëzve të rritet, që pasuria t´mos i takoj vetëm një njëriu, që njerëzit të duhen, që femra e mashkulli të bashkohen në një trup dhe të zgjërohen në një familje dhe të gjitha këto me dëshirën e Allahut të udhëzuara nga Ajetet e Kur-anit.Apo nuk është kështu z. Ksulo? Po Ai, i Madhërishmi nuk do që, tek katandiset njeriu gjërat ti hedhën atij për zgjidhje e ai të bëjë gjumë arushi.…? E kam me të drejtë apo jo…?”, ndërpreu për një pushim retorikën e vetë Profesori sa për të analizuar nëse e tha të duhurën dhe të përgatis vazhdimin.

Te tre shoqëruesit e tij, e në veçanti Salo që nuk kishte njohur Profesorit të ketë zotësi të arrij te kjo pike, e shikoj më gjatë, sa me habi poaqë mer admirim dhe nuk u përmbajtë pa t´ia thënë atij:

“ Mendoja se duke jetuar në midise e në frymë që vetëm kishin dëgjuar fjalën Përendi, pa i bërë asnjë respekt e as një ritual, me një emocion- ishalla nuk gaboj po e thash- mosdurimi nën diktatin e idesë së kuqe, ishit një kundërshtar që shkallmon vetën duke provuar mosekzistimin e Tij. Është e kundërta Zotëri…! Tashmë gjëndeni në paradhomën e Përendisë dhe prisni që t´u lejohet hyrja në botën e tij” ia shprehu Salo mendimin e vetë.

Në ndërkohë,Jaho i njohtoj se tashmë grilli ishte përgatitur dhe sa e tha këte, kamerieri nga dita e djeshit, njësoj kujdesshëm, ua solli mezën e kërkuar. “Për një cast do ua sjellë dhe pijët. Si përhera apo jo…” pyeti në largim te shanku.

Tek i solli dhe ato, Profesori iu drejtua Salos:

“Dini përse pijë: kam frikë të paraqitëm para Zotit. Dridhëm!”

“E gjërë është Mbretëria e tij. Ka vend për të gjithë dhe për gjithëfarësh” e ngushlloj Ksulo me një ton të qetë sikur të ishte vetë kleri.

“…Dhe për Ju çaj nga Mal i Thatë” ia solli kamerieri çajin tek e dinte se nuk konzumon alkool.

“ Më ngadal Salo, më ngadal. Ai i djeshmi nuk bëhet dhe aqë shpejtë i sotmi. I duhet kohë…!

Ia tha në përgjegje Malo.

Ksulo, që nuk e kishte të lehtë të zbërthej mendimin e Profesorit sado që ndjente fuqinë e tij, paksa i djerrsitur nga mundi për ta bërë ate, ia këtheu Profesorit

“ Profesor, as që kam lexuar e as që kam dëgjuar se në Mbretërinë e vetë, sekush pranohet sipas suksesit në test a ndonjë konkursi. Mjafton besimi tek Zoti … dhe tashmë jeni aty. Botë e tij nuk është kompani biznesi e z. Hajni në të cilën një mbi një qëndrojnë kushërirët krahapërkrah me fëmijët e pushtetarëve. Se z. Hajni të merr jetën për para, e Përendia të fal mëkatet. Ky që jam dhe i këtillë që jam, jam se Ai i Madhërishmi e dashti kështu. Ju më doni të kamur, të ndershëm, të dijtur dhe duke kërkuar ti kam të gjitha virtytet, ju më doni së paku një biçim Zoti a shenjtërie. Unë nuk mund të jam asnjë nga ata. I Madhërishmi më mëshiroj duke më dhurruar qetësinë e shpirtit, sa për të bërë gjumin të qetë. Ka diç më të çmuar se kjo. I lavdëruar qoftë emër i tij” e tha dhe u ngritë nga vendi.

Te tre shoqëruesit e tij, e në veçanti Salo që nuk kishte njohur Profesorin të ketë zotësi të arrij te kjo pike, e shikoj më gjatë, sa me habi poaqë me admirim dhe nuk u përmbajtë pa t´ia thënë:

“ Mendoja se duke jetuar në midise e në frymën që vetëm kishin dëgjuar fjalën Përendi, pa i bërë asnjë respekt e as një ritual, me një emocion- ishalla nuk gaboj po e thash- mosdurimi nën diktatin e idesë së kuqe, ishit një kundërshtar që shkallmon vetën duke provuar mosekzistimin e Tij. Është e kundërta Zotëri…! Tashmë gjëndeni në paradhomën e Përendisë dhe prisni që t´u lejohet hyrja në botën e tij” ia shprehu Salo mendimin e vetë.

Në ndërkohë,Jaho i njohtoj se tashmë grilli ishte përgatitur dhe sa e tha këte, kamerieri nga dita e djeshit, njësoj kujdesshëm, ua solli mezën e kërkuar. “Për një çast do ua sjellë dhe pijët.”Si përherash apo jo…” pyeti në largim te shanku.

Pa hikur te shanku, Z. Malo e thirri të këthehet dhe kur iu afrua fare ia tha “Po pate një moter dhe po të të ngjet ty, do e kërkoj për ta fejuar nga im birë.Je një djalë i mbarë!”

Ai e falenderojë duke qeshur dhe vajti ku ishte nisur.

Tek i solli dhe pijët, Profesori iu drejtua Salos:

“Dini përse pijë: kam frikë të paraqitëm para Zotit. Dridhëm! Trembëm!”

“Mos u bëni merak se i gjërë është Madhëri e tij. Dhe për një si ju ka vend te ay” e ngushlloj Ksulo me një ton të qetë sikur të ishte vetë mullai.

“…Dhe për Ju çaj nga Mal i Thatë” ia solli kamerieri çajin tek e dinte se nuk konzumon alkool.

“ Më ngadal Salo, më ngadal. Ai i djeshmi nuk bëhet dhe aqë shpejtë i sotmi. I duhet kohë…!

Ia tha në përgjegje Malo.

Ksulo, që nuk e kishte të lehtë të zbërthej mendimin e Profesorit sado që ndjente fuqinë e tij, paksa i djerrsitur nga mundi për ta bërë ate, ia këtheu Profesorit

“ Profesor, as që kam lexuar e as që kam dëgjuar se në Mbretërinë e të Madhërishmit, sekush pranohet sipas suksesit në test a ndonjë konkursi.Aty nuk ka: po se dijte teoremën e Pitagorës- nuk hipen një klasë më lartë! Nuk është sikur ndonjë vite më parë: po nuk hymnizuat prijsin- mbeteni te prag i hyrjes së institucionit. Mjafton besimi tek Ay … dhe tashmë jeni aty. Botë e tij nuk është kompani biznesi e z. Hajni në të cilën një mbi një qëndrojnë deri në lartësi qiellore kushërirët krahëpërkrah me fëmijët e pushtetarëve, e qeshin me mua. Se z. Hajni të pi gjakun me govatë, e Përendia mëshiron secilin. Ky që jam dhe i këtillë që jam, jam se Ai i Madhërishmi e dashti kështu. Ju më doni të fuqishëm e punëtor që me një lëvizje bjeshkën bënë rrafshinë. Më doni me të gjithë virtytet, një si biçim Zoti. E po i tillë nuk mund të jam! I Madhërishmi më mëshiroj duke më dhurruar qetësinë e shpirtit, sa për të bërë gjumin të qetë. Ka diç më të çmuar se kjo. I lavdëruar qoftë Përendia ” e tha dhe u ngritë nga vendi.

“ Mos harruat Zotëri vajin e një kohe të shkuar kur mërdhinit nga acar dimëror nga që nuk kishit asnjë krënde në shtëpi, tek i fikeshin kalamait shënjat e jetës nga të ftohtit, kur grua juaj qante frytin që kishte në barkë, e ju, bënit sehir…E ç´doli nga lutje Juaj: një inflamacion gadi vdekjeprurës i kalamait dhe një abort i foshnjës nga bark i s´ëmes. Dhe këto, sa të mos zë në thua ndërgjegje Juaj, i futet në pliko dhe duke ia adresuar Zotit, i derguat përmes postes së vendit! Kurse nga Përendia morret përgjegje të prerë: Nuk bëjë unë gjërat që duhet t´i bësh vetë.Dhe Kryepejgamberi i bënte amin” ia tha Profesori me një zemrim paksa të pakuptueshëm dhe nga pozita i një ngërqi.

“Edhe atëherë dhe tani, dhe kur qajë sikur e thoni dhe kur zemrën ma vërshllonte hidhërimi kur më ikën prindërit nga kjo jetë, kur mbeta problem i rrugicës së varfër e të errtë, ishte Zoti dhe dashuri e tij ndaj meje, që më sollën të gjallë dhe me mendjën të pashkalluar deri në këte mbrëmje, me një njëri që i prinë një dreq në një rrugë qe s´ia doli askush” aludoj kuptueshëm por pa të keq në Profesorin se e dinte se nuk do shqetësohej

“Po kush jam unë – vazhdoj ai më tej- që të shpërfaqëm rebelan ndaj një të Madhërishmi që s´e zë mendje e njeriut!”

Pushoj disa çaste, teksa i ishin ngrirë muskujt e fytyrës e pastaj paksa i fyer që Profesori-sikur e mendonte- e yshtte të kundërshtoj autoritetin e Zotit, vazhdojë

“Kur vajta një mbrëmjeje nga këtu- moti…, korenti ishte i fikur se kishte gjatëkohë që nuk kisha shlyer borxhin, por një qiri, aqë këndëshëm e mirësisht ndriçonte dhomën kurse gruas dhe djalit i jipnin një nur më dukej të shenjtë. Flinin. Gruaja, gërhatte lehtë në një ritem sikur e bënë zemra në trupin e njeriut, me dukej si një interpretim anësor i vërejtshëm e i bukur në orkestër dhe kur ia afrova dhe hije ime ra përmbi te, ajo u zgjua nga një krah, më shikoj me buzëqeshje dhe butë-butë si në një ëndërr tek të ri përmbi kokë ëngjëlli, me tamam sikur nga libër i shenjtë, më pyeti: “Ardhe…? Ja atje, mbi komodë ke darken...”

“Po djali… ka qenë mire? e pyeta e ajo, njësoj me zë të qetë, melodioz mu përgjegj:

“Po,po. Kishim një ditë të bukur. Dhomën të nxehtë me të gjitha të mirat që na i fali Zoti.

Djali doli në borë dhe për dëshirën e kalamajve të komshive bëri dhe një dordolec. Magjike...”

U shtriva përbri saj, ia mora dorën në ledhatim, pastaj dhe djalit dhe që të tretë, ikëm në një gjumë të ëmbël…

E në mengjes, tek ishte sosur qiriu, dritë e Zotit kishte ndriquar dhomën kurse në hoborr vërtiteshin kalamajt rrotull dordolecit dhe ime grua, pasi më la kafenë mbi astall ma tha “Ç´ditë e bukur me diell, o Zot”

Sa shumë që iu gëzuam atij ndriçimi, asaj dite…” e shpiegoj Ksulo më gjërësisht besimin tek Zoti, kurse të tretë u sfiduan thellë nga jë përshkrim i tillë. Pastaj Ksulo, duke dashur të përfundoj mendimin për pyetjet e Profesorit, shtoj:

“Po, nuk i kemi të gjitha ditët të tilla. Kemi shumë ditë të vajit. Ka ndonjë kur im bir përjeton atak epileptik dhe, duke u përpelitur nuk i gjenë trupit prehjën, e nxjerrë shkumbë nga goja! Atëherë e them: ajme o Zot, na sjellë ditë më të mira! Po ai e do kështu… dhe ne të qetë presim e presim…”

Profesorit iu duk se është gjë koti ngulmimi që Ksulo të nfryshojë mendje që gjërat t´i trajtojë më arsyeshëm dhe që në ajetet kur-anore të depërtoj ca në thellësi dhe të mësoj kuptimin e vërtetë të tyre, ndaj, morri goten dhe duke cakrruar me bashkëndejasit e tavolinës “ U shtoftë dashuria ndaj të Madhërishmit, po jo sipas Z.Ksulo që e do ate si një qirak të vyer”.

Po Ksulos kjo i bëri një përshtypje jo të mirë dhe paksa i fyer ia tha:

“Profesor, nuk do doja të shihja të Madhin me syrin Tuaj. Gjithnjë dalin ndryshe se janë”

“ Ajme, për ditët më të mira” me ironi dhe me goten të ngritur, ia këtheu Preofesori.

Pas herpes së rakisë, pa lëshuar gotat mbi tavolinë, duke rrahur me këmbë dyshemenë nga bora, hyri Hili, një shok i tyre, dhe pasi hoq kapelën dhe një jakne të zezë dimëri, me mustakët që mbanin kokërza akulli, morri drejtimin nga tavolinë e tyre dhe në një disponim nga pija, iu afrua por, duke pritur të ulët në karrikën që shpejtë ia vendosi Jaho në një këndë, duke dirigjuar, zu të këndojë me një tenor të butë këngën “Natë e qetë” dhe përnjëherë krijoj disponim kërshëndellor.

“ Tashti, si vëllëzer që jemi- ua tha pas përfundojë së kënduari-, se ju dini atë punën e Isakut dhe Ismailit, do ua them përgëzimet e mia. Kam një emocion të fuqishëm ndaj Jush se, tek pinin gjithë këto vite, futeshim pashkapshëm në një botë, të bukur e të largët nga ajo e pista.”

Po ai nuk mbarojë mendimin se e kishte të veshtirë të sajonte dhe kur arriti këte vazhdojë:

“ Ne jemi kontinent i krimit dhe i mëshirës. Mbytem miliona po edhe miliona dhamë viktimë sa për të ndërtuar një vision. Dhe e bëmë këte…” pushoj pakëz dhe më pas vazhdojë:

“ Djalin e Nazaretit e futëm në jetën tonë pas ringjalljes, e ngritem me dashurinë tonë deri në lartësinë që i takonte dhe e pranuam Zot tonin. Ndonjëherë pyetem: ç´do kishte ndodhur të mbetej atje nga ardhi…?”

Në ndërkohë, Jaho që i dinte vesin, i solli në dopjo rakinë të cilën pas thirrjes “Për gëzime”, piu gjysmën e saj.

“ Z. Hil, do ndërroni ju ndopak vesët apo i këtillë do ikni nga kjo jetë…” e pyeti Malo pasi u rehatua në karrikën.

“ Të nderuar, e në veçanti juve “hetues pashpirtë” Z. Malo, më vie mirë që jeni kaq të qëndrueshëm në marrëzinë e përbashkët. Ka një emocion të forte që ju lidhë. E për pyetjen Tuaj Z. Malo, do ua them: nuk jam unë i pandryshuem por është jeta e tillë. Sa për ta provuar këte do ua them: njëherë më ndodhi që gjërat ishin të qeta. Kishim respektin brëndafamiljar e harmoninë. Dhe pushteti nuk ishte i keq. Prifti dom Palushi, na printe mirë në botën shpirtërore. Punoja err e tërë. Isha sermaxhiu më i lavdëruar i qarkut. Përmëtepër Gjysta, dini kush është Gjysta, është nënë imja, bijë e një fisi të fortë mbi sakrificën e të cilit rri ky pushtet i mallkuar, më thoshte: Hilo, je shumë duke punuar…Mos bëjë mëkat ndaj vetes se Jezusi ta gjykon! Shkoja në meshë, këndoja në korrin e famullisë. Kremtoja Kërshëndellat, Pashkët. Ndihmoja të varfërit…Bukuri!Po në një kohë, damarëve nëntokësor u fut hileja dhe bam- gjërat një mengjesi nuk ishin sikur dje…dhe, nisi katrahura për të më sjellur këtu midis jush, të dehur, të hedhur qoshkave si një kloshar nën ndonjë urë të Senës. T´isha i ditur sa ata…”

Të pranishmit u prekën nga fjalë e tij dhe nga gjëndje e tij, ranë në heshtje, për disa caste, kur ai përsëri morri fjalën.

“Më falni për trishtimin që ua solla, po ju kam ngushllim dhe e bëjë” e tha dhe morri një pamje të dhimbshme.

“ Nuk ju ka lënë dashuri e Jezusit-jo. Do ju merr ai në mbrojtje sapo të vijë ora.“ ia tha Profesori, sa për ngushllim po jo që besonte gjithaqë në këte “Do bindeni dhe vetë për këte” plotësoj mendimin.

“Po, kur dom Palushi do më jap alelujën mbi varr” dha përgjigje dhe pasi u mendua pak vazhdojë:

“Nga një tjetër anë e shikuar, se besoj se e kam hidhëruar tej mase me sjelljën time apo jo…“ dhe përfundojë mendimin me një bindje të palëkundur.

“ O zotëri, Jezusi nuk është një inatxhi i lagjës sonë. Ai është Zot dhe mëshiron pavarësisht nga pesha e fajit. Nuk ju lë të vetëm , jo! Ta keni të dijtur këte” ia tha Ksulo pak si me bërtimë.

Tek rrinin tok në tavolinën dhe duke e njohur Hilin, e dinin se ai, kishte tashmë kohë që kishte një dëshprim dhe se, që ta përhup do zgjate muhabetin tërë mbrëmjën me rrëfejza nga Dhjata se kishte bërë shkollën për teologji, se do i thoshte sipas Mateut, sipas Palit, Gjonit, Lukës e tj. dhe se në një çast do duheshin që ta ndëpritnin ndaj, Z. Malo duke kërkuar të falur nga bashkëndejasit, iu drejtua Profesorit:

“ Na e latë disi të gjymtë kallximin për Mundeshën. Ç´i doli në rrugëtimin e saj të mëtej…?”

“E po, nuk kam harruar… vajti tutje…” u përgjegj Profesori disi instiktivisht se nuk e kishte pritur pyetjën.

“Këte e dijmë po ç´ndodhi me te” ndërhyri Salo

“ Zotëri, në mos është i tepërt qëndrimi im këtu” pyeti Z. Hili tek ia tha instikti se kishte ardhur në orë jo të mirë. Përkundrejtë kësaj dhe pasi ia mohuan ate që e tha, ai u komodua dhe më shumë.

“ Ndonjë pranvere më pas, kur ajo tashmë kishte ngulitur në ate lagje dhe kur banorët e pranuan për të vetën, dhe respekt të vërtetës- tek-tuk e përflitnin si hallajkë, donjë që kishte bërë ndonjë shkollë edhe si prostitutë, behari kishte gufuar patrembëshëm, ajo, morri përsipër dhe organizojë një kremtim gallatë të Shëngjergjit.

Në mëngjes u zgjua herët dhe bëri simite kurse mbi shtretërit e të gjithë familjarëve shpërndau gjethe të freskëta e lule dhe mbushullojë dhomat me aromë pranvere. Më pas thirri lagjën që në Livadhin e Urithëve të mblidhen për gatimin e flijes, të piteve kulloshtra dhe lojën e kalamajve. Vraponin, hulateshin në hulashka, kërcenin, hipnin pemëve, luanin guraleca dhe çdo lloj loje tjetër që e dinin. Bagëtia: dhentë dhitë, tek tuk dhe ndonjë buallicë-gjithandej. Një ambient rural i mbërthyer në një idilë mahnitëse. Bënë një kremtim i cili rriti afrinë midis tyre dhe nguliti në kujtesë për vite e vite.

Fuqi e saj linte pas krihëve broçkullat mbi moralin e saj dhe tek impononte person i saj në një çast arriti në pikën e personit kryesor të lagjës.

Kur kjo ndodhi, ndërtimi i sistemit kishte vajtur largë dhe jipte shenja sëmuarjeje.

Në kartën gjeopolitike ndodhën riradhitje të reja, filosofia politike dhe konstitucionlizmi pësuan modifikime të papara deri atëherë. Ekonomia do të pëlcitte nga shëndeti. Ato që si të arritura në më shumë shekuj, bredhnin gjithandej, gjetën vetën në një koncept, dhe tashmë kaluan dhe pëvojën fillestare. Pas një katrahure disavjeçare, nisi një ringjallje e cila, falë fuqisë së saj, spërkati të mirat e veta gjithandej kontinentit. Pelegrinazhi nuk bëhej me vetëm në vendet e shënjta por edhe në gjithësi. Syri i bukur i gocës që gjatë kohë fshihej pas perdes, tashti ashiqare pranonte ngacmimin e djalit, kurse gruaja u bë bashkëkomandant me burrin e vetë e herë-herë dhe më shumë. Rrjeti për zënien e dijës, mbërtheu kalamajt, çupat, djemtë dhe gocat deri të i fundit. Të mahnitte brohorimë e tyre tek degëdiseshin rrugicave pas këthimit nga bangat. Tek puqeshin akrepat e ores te numri 12 i 31.12.- gufonte shkumbë shampanji deri te llampadarë dhe të gjithë bandillet e sorkadhet të uniformuar solemnisht dhe të përqafuar thërrisnin “ gëzuar”

Tërë këto, si një sondë e lëshuar në thellësi të tokës për ta gjetur burrimin e ujit, çuan punën deri te një mbrëmje…

*

… Dhe në atë mbrëmje në një çast, fare shlirëshëm, një ide që natyrshëm dilte nga rrethanat e që ngutasi u ngritë te një nevojë, ashtu i lodhur nga mosha sikur ishte, njësoj me kapelën e pajtonxhiut me veshza në kokë, derisa Ajo rrinte ulur në çardak, pajtonxhiu-babaxhanë i saj, padëgjueshëm iu afrua dhe pasi i preku lehtë-e-lehtë supat, sikur ua bënte kuajve me tufën e lehtë të kamxhikut për të vajtur më tej, ia parashtrojë duke ia thënë:

“Do behëshe deputet? Përfaqësuese jonë, ama…! Kemi shumë besim tek ti…!”

Pastaj u ul në bankën ku ishte Ajo.

“Hë, ç´thua…” e pyeti dhe njëherë dhe i vuri dorën rreth qafës.

“ Paj…jam paksa e hutuar se nuk e mendova këte asanjëherë…!” iu përgjegj dhe iu shtua vezullim i syve.

“Po unë nuk zotëroj këte zanat” shtoj pas pak.

“Këte e dijmë ne, ama i doni këta njerëz” ia tha Plaku gjithnjë duke shpërfaqë një sinqeritet.” Përveç kësaj, ke një vullnet të madh për punë dhe je e mençur”

“ E po pikërisht kjo më bënë drojën”.

Derisa Profesori rrëfente storien për Mundeshën, Z. Hil që nuk kishte dëgjuar asnjë fjalë për te, shikonte i hutuar, herë njërin e herë tjetrin dhe në një çast iu drejtua Profesorit:

“Është ëndërr a përrallë. Si ta kishte shkrojtur Anderseni”.

“ E ç´mendoni ju Zotëri? Pakëz përrallë pakëz e vërtetë po nga jeta doli…Më në fund secila përrallë nga jeta del dhe asaj i këthehet! Mu duk se e përqeshnit …!”

“ E thash pa të keq…” provoj të shfajësohet.

“Po e kuptuat kështu, kërkoj të falur…! Vazhdoni ju lutëm se më sfidon dhe mua….” ia këtheu Hili.

“Të vazhdoj…” e tha Profesori pas kësaj, kurse Malo, që tashmë i qetësuar aqë sa, thirri për dolli duke ia thenë më parë Hilit:

“Për ate që ishte prift pa kismet, sermaxhi i shkëlqyer dhe tani njeri i mrrekullueshëm! Gëzuar” dhe pasi fërkojë dorën në të cilën mbante pijën, nga jasht me secilin që pinte ua tha: “Sikur shehët!” dhe ngriti dolli.

“ Profesor, e that dhe vetë se gjeopolitika ndërroj fare. Z. Hili një i krishterë i devoçëmi cili futet mu në thelb të gjërave e i shpiegon aqë bukur, u gjet mu te gryk e furisë së asaj gjeopolitike dhe, e sihni se si mbeti… I vetëm. Me fajin e vetë-jo! I këtillë, ka të tunduar dhe besimin te Krishti. Dhe mendon, e ku ishte tërë kësaj kohe? I hikën lagjëtarët e tij si dallëndyshet. Dhe ky, si një sermaxhi, nuk ka zotësitë e profetit që ta sheh të nesërmen nëse do ndërroj dhe druan e druan…!” e tha Malo me një ton të dhimbëshem sa ai u prek thellë.

Sa deshi të thot diç Profesori e Ksulo, vazhdojë Malo:

“ I vëllai Joza, e njihni patjetër-ai që ndërronte përshëndetjën me secilin që takonte rrugës, ai i bukuri, që për nevoja jetese vajti të punojë zanatin sikur të këtij në një tregëti bregdetare, i vdiq në vetmi duke i thirrë vendlindjës dhe njerëzve sikur ne, kurse e motra Rozeta-bukuroshja që trallisi me bukurinë e gojën inxhi secilin djal që i shikojë fytyrën, oh… ishte si një shkumbë në burimin e liqenit të vogël nënbjeshkor, mësimi i cektë i famullitarit që e zente gjumi gjatë meshës dhe i kolegut të tij te besimit tjetër e ndoq te një djali shumë më i ultë se ajo, … Dhe ajo, Rozeta që e kam takuar para donjë viti, tashmë të pushtuar nga rrudhat, me një fytyrë të piklluar, tek kalonte përskaj Kishës, hyri në oborr, hapi kapinë e saj, shikojë brëndinë dhe duke dalur, më pau, me lotët në sy më tha “ këtu i këndonim Kërshëndellat në korrin e Kishës. Bukur e këndonim atë këngën mahnitëse “Natë e qetë…” bashkë me Jozon. Isha sopranoja i parë…! Këtu kishim të inskenuar mbi një tabllo lindjen e Krishtit- i bekur qoftë emër i tij , delet në vath, sana, e Shenjta Mari…Mrrekullia vetë! Ç´më ikën ato ditë…”

Që të tretë u prekën thellë dhe aqë sa e kishin të vështirë të nxjerrnin dhe një fjalë. Malo, që Hilin kishte përskaj, ia vuri dorën pëmbi krih gadi se i bëri një përqafim të plotë dhe ia shtojë:

“Po, kemi ne njëri-tjetrin, plako. Kemi rakinë që na bënë të shohim Rozeten si kur kishte 18 vjet e thirrjen me tre vija të vdekjës si thirrje për maskenball.! Rrap, dhe jemi në maskenball pa vërejtur kapërcimin…”

Pas kësaj, që ti hikë çastit, u ngritë në këmbë dhe me gjestikulacion e një zë të matur për shkak të konsideratës ndaj Z. Jahos se, sikur ia thoshte ai- kënga ia trembë mushterinjtë, zu të këndojë “…hajde cakrrama goten- mos më lë kështu të varfën”, e kështu më rradhë.

“ Më bëri nostalgjik kënga dhe sevdaja që e shpërfaqi Malo. S´ka ndonjë tenor të përkryer, po ka një ngjyrim ngacmues” ndërhyri Ksulo.

“Mos jeni një muzicient” sa për shaka ia tha Salo, e ai veçsa e shikoj pa ia thenë asnjë fjalë.

“Më përkujoj kjo kënga, atë Zonjën e vogël Olga, atë topolaken plotë gjallëri të përkushtuar që drejtonte korrin e shkollës. Ishte një fanatike në punën e vetë. “Jo me zanore të hapura, se kënga nuk jipet e bukur. Të mbyllura dhe pa dridhtime zëri të shkrirë në një harmoni muzikore që të duket sikur këndon një njeri, dhe ja, kënga del e ngrohtë fare” na këshillonte këndimin paksa e acaruar” e tha dhe Profesori, dhe në pyetjën e Salos se nga kishte ardhur, iu përgjigj se nuk dinte.

“ E po iku jeta mu para syve, si një xixkë rrufeje” ndërhyri dhe Hili tashmë pa at emocionin se është i tepërt. “… dhe kjo më bënë me hall: të shikoj para nuk shoh asgjë, të shikoj prapa, një punë e kot. S´kam zotësi për përgjegje”

“Më mirë se nuk do kishe justifikimin për të pirë…” i bëri një mahi Malo.

Pasi mbyllën këte bisedë dhe për çastin nuk reagonin me ndonjë të re se nuk dinin në do u pëlqente të gjithëve, u duk nga dera ai Paljaço që, sapo hyri shpërfaqi një gallëri nga syt dhe akoma pa zënë vendin që kishte dje, vajti drejtë te Profesori, i bëri një përqafim të butë dhe ia tha atij po iu drejtua të gjithëve:

“Më trimëruat Profesor me atë rrëfimin Tuaj. Nuk fjeta tërë natën duke medituar dhe dini se ç´përfundova: do fitoj nderi dhe e drejta!” e tha dhe pas kësaj zu vendin e më parë..

“ Jaho, zotëriut një pije në dopjo se e fitojë. Si askush përkrahë vlerat e njeriut. Pikërisht si askush!” thirri për çorrasje Profesori.

“Borxhin e shlyej unë, Jaho” ndërhyri Salo “ ia premtova nga mbrëmë”.

“ E Mundesha që në një mënyrë na lindi të gjithëve…” ia shtoj Paljaço, “ … si vajti puna me te…Më falni për guximin që kam t´ju pyes, ama jam shumë kurreshtar dhe me dukët një cikrrim nëse e teproj!”

Pasi e pranuan të gjithë kërkesën e Paljaços se dhe vetë kishin interesimin që të përfundoj rrëfimin Profesori, iu përgjigjën për dolli ftesës së tij e pastaj, morri fjalën:

“ Mundesha është akoma në çardak me pajtonxhiun tek mendon nëse do kandidoj deputet i bashkisë” ia tha Salo sa për t´ia gjetur fijën.

“ Ah po…! …Të kam si prindër dhe të adhuroj, ama, nuk ia dal kësaj detyre” ia tha Plakut me shumë maturi dhe një fytyrë përlutëse.

“ Aha…” bëri Plaku po nuk foli më.

“ Si do e merrnit punën po ua bëra një zgjidhje tjetër...?”

Kurreshtarë për këte, Plaku nuk tha asnjë fjalë por me një shikim pyetes, pritte të mësonte se cila ishte.

“ Paj, di se Beni bëri studimet për drejtësi. Brënda kohës së studimit, bëri një punë të madhe dhe u cilësua i dalluar. Tashmë mbarojë përvojë të avokat Tomai dhe ai e deklaron pasardhës të denjë. Tomai është një njeri i drejtë dhe i zoti. E dini ate që e tha pas kërcnimit që ia bënë: Ju zotëri mund të më vritni, por t´mos luftojë për të drejtën, nuk e bëjë. Qitni dhe me top nga bunkeri, po me kot e keni…”

E pra, e mendoja se Beni, pasi shkon nga tredhjetat dhe e duan të gjithë, do bëjë punën mirë. Si të duket kjo?” e pyeti më në fund.

Sa e dëgjoj, u ngritë më vështirësi në këmbë dhe duke e përqafuar fuqishëm ia tha:

“ Sa punë e mbarë o Zot…!”

Marrëveshja që bënë, veç sa ia tha Plaku një komshiut, pas fare pak ditësh duke vajtur ngas goja në gojë, mbërtheu pjesën më të madhe të qytetit.

“ I ri, i shëndetëshëm, bir i një mëmëje të fuqishme e të mençur, me dije të shkëlqyer në lidhje me pushtetin lokal-pse jo, dhe më të lartë-patjetër të zgjedhët deputet bashkiak. “Ndonjë e shtonte “sikur ta bënim kryebashkiak. Të na nxjerrë nga ky batak i mallkuar që kundërmon erë muti! E bënë ai se ka një mendje të kulluar”.

Dhe kjo, sado shumë orvatje për mashtrim në votime, u bë. E fitoj- si e thonin- djali kokrrën…

Ditët e javet ikën tek vinin komshitë dhe më të largët për urime. “Hanem kini një djalë xhevahirë” ia thonin kur piqeshin me te.Kudo.

Mendoni se Mundesha iu gëzua kësaj? Ishte shumë krenare dhe këte e shfaqte haptas. Ato ditë vishte një fustan blu, me një lule-bizhuteri oker dhe në midis kuq në të majt, me flokët tashmë të thinjura të shkurtëra e të rregulluara bukur. Po në zemër kishte një rezervim e netëve mbetej pa një sy gjumë, se ankthi në të cilin gjëndej qyteti pa një konfigurim të qartë të politikave, kundërthënës, një luftë e pashpallur se kush cilat organe dhe kush cilat pasuri do i fus në grushtë, kishte një rrezik i madh për dëmkën që mund ta pësojë sekush. Pastaj, ajo shtresa që kishte pësuar për shkak të gjeopolitikës dhe tashti në një ngërç të fuqishëm, duke i thirrë djallit, nën rogoz- fare nën rogoz nën një petk të ri dhe me një identitet që nuk ndërronte nukleusin e karakterit të tyre, të instruktuar dhe të influencuar nga po ato forca që i kishin mbajtur gjatë kohë në majanë e pushtetit, futeshin përmes kanaleve të ngushta deri të pushteti.

Pasuritë, të shpallura të askujt, zunë të përvetësohen përmes kontratave fiktive dhe simulimeve të instrumenteve të blerjës. Ndodhte që ditën bridhje lagjeve të qytetit me shkopin e lypsarit e gëdhije në mengjës si një aga që ka fatin tëndë në grusht. Dhe njeriu, nëse më parë ishte i nëpërkëmbur, tashti nuk kishte subjektivitet fare. Midis pushtetarit dhe atij, u vendos sigurimi dhe më lehtë mund të kalohej me hope muri kinez se roja e pushtetarit.

Mundesha i dinte këto fare dhe sapo i kalonte me mendje, dhe kur kujtonte vrasjën e burrit dhe të birit, vendosjën në rras bjeshke të babait, i bëhej më i besueshëm fakti se kishte nxituar me zgjidhjën që ia kishte këshilluar Plakut...

Ata të katërt dhe Paljaço e përcillnin pa kapitur qerpik syri dhe kur në një çast atë tension që e përshkroj Profesori, Salo e përjetoj për të vërtetë, brofi në këmbë, u largua paksa dhe me një pamje fare të hidhur dhe i çmendur fare, iu drejtua Profesorit:

“ Ju keni një plan të keq. Do e vrani djalin e gjorë! Nuk guxoni ta bëni këte!”

“Broçkulla” ia këtheu Profesori.

“Aman, djelmosha” ndërhyri Malo, “mos acaroni punën”

“ Po si të vras ate që vetë e rita! Është një paradoks!” e plotësoj Profesori mendimin.

Përse nuk e lëni të qetë pranë mamasë, po e futni mu të bulshin i bishave” tashmë i humbur fare e tha Salo e vazhdojë:

“Ma thoni pra…!”

Mbetën të gjithë të stepur kurse Ksulo që vlerësohej për paqësor e bindës, e rroku nga krahu, e shoqëroj një hap-dy duke i thënë:

“Po, ky është vetëm një rrëfim i sajuar dhe i shpieguar mirë. Përse i ngritni vetës nervat?”

“ Le të bëjë një zgjidhje tjetër! Sa më parë…Ska për ta bërë viktimë të idesë së vetë!” ia tha Salo akoma nën tension.

“ E shihni z. Hil se si na doli ajo puna e përallës së Andersenit…Me rromuze e topuze!”

iu drejtua Profesori Hilit.

“ Ç´emocion që paska ky njeri…” e tha gadi padëgjueshëm dhe sa për ta qetësuar e pastaj me zë të ngritur vazhdojë “Ngrej dolli për zemrën e drejtë të Z. Salo”

Salo në kërkesën e Ksulos, u kthye në vend dhe kur kuptoj se ishte shkëputur nga realiteti, ra në heshtje derisa të tjerët, pritnin që Profesori të vazhdojë historinë e filluar.

“ Me të ardhur në pushtet, njëherë deputet e më pas, sipas kërkesës me ngulm të masës dhe kryebashkiak, Beni nisi njëherë ngadalsimin e pastaj, pavërejtshëm zhdukjën e plaçkitjës dhe vendosjen e nderit në përzgjedhjen e pushtetarëve dhe punën e tyre.

Ata të tjerët u mbështetën për mur. Të rrezikuar dhe me mundësitë për plaçkitje të kufizuara, armiqësitë midis tyre pushuan dhe sado që filosofitë politike të tyre ishin të deklaruara kundërthënëse, antagoniste, ndonjë dhe e shkelur nga koha, karremi shumë millionësh probabiliteti për përvetësimin e të cilit ra gadi në zero, i bëri tok dhe nisën fushatën denigruese.

“Është një çiliminjë që po nuk e lidhe me bagerdakun për djep, do rrëzohet natën e do thyej kokën. Ai zgjohet në mengjes me pelenën qurur me qish” ose, “ kishte për baba /!/ një trap që duhej t´i flitje kush ështe se nuk e dinte këte. Bëri studime ditë e natë e tashti s´e kupton realitetin! Politikë e tij e çorroditur do na humbë partnerët dhe tregjet.”

Telali arriti kulmin kur një, sikur i thanë, analist politik i njohur për një para marramendëse, në një artikull botuar në një gazetë prestigjioze, shkrojti këte: “ biri i një ëme që vargojë fëmijët, si një Shën Mari, pa të ditur t´jatin dhe që duket se e bëri këte me hajdutet në shërbim të të cilëve ishte, që i vu zjarrin fshatit Luginarë me batakçinjtë e fshatit- u bë kryebashkiak. Ka perspektivë të ndriçuar ky qytet, ama…“

Po këto nuk mjaftonin sa për të palavitur për tokë personin e tij. Duhej diç e fortë, e besueshme dhe e qëndrueshme. Dhe e gjetën e e thanë: është një bastard dalë fillak nga një incest duke aluduar… dini në kend.

Po qyteti nuk thyhej. E bënte Benin akoma më të fuqishëm dhe ua bënin me dije kampanjollëve se edhe do vriteshin për te. Kjo ishte ajo e keqja që ua lidhi duart cik.…

T´mos harroj: sot në mengjes sa pija kafe në Kafeterinë “Lavdi e martirëve” me një shokun tim Rrapushin, më bëri të dijtur se do mbledhën mijëra qytetarë dhe do bëjnë rrafsh qytetin po i shkulën veç një qime bryebashkiakut: “Do i tredhim dhe do ua ngulim kokat në hunj domatesh, po i ndodhi e keqja Benushit tonë. Kemi dhe armë deri të zolla po qe nevoja…”

Sa dëgjoj Salo këto, i rrodhën lotët dhe në një cast, u ngritë në këmbë dhe iu drejtua Profesorit:

“Kërkojë të falur. Kisha një delir të vogël. Duhej ta dija ate që ma thatë. Po kjo karakatina mendja ime, në çaste ndalet si një “gomar në batak muti”.

Pas pak shfryen që të gjithë duke dhënë të kuptohet se rrugëtimi i Mundeshës ishte paksa i gjatë me tundje frymëzënëse po shumë atraktiv dhe se në te gjetën virtytet e tretura, guximin për të jetuar dhe kuptimin e jetës.

Malo i pari u ngritë në këmbë e më pasë të tjerët dhe rend, njëpasnjë, ia dhanë dorën Profesorit i cili, sa nga rrëfimi aqë nga pija, ishte rënduar, por me një të qeshur falenderuese, ua pranonte urimin.

“ Asnjë mëmë nuk ka aqë kujdesë sikur Ju për Mundeshën. Asnjëherë nuk e latë pa shpresë dhe ia dolët ta shpieni në përjetësi. Zoti ju bekoftë” ia tha Malo, e menjëherë pas tij Hili që i tëri ishte rrënqeth: paqi bekimin dhe të Krishtit. Së fundi dhe Paljaço që rendi deri te Profesori si një drenush i gëzuar dhe tek ia kapi dorën me të duart, ia tha me lot “Më ndriçuat jetën i dashur” dhe iku që aty.

“ Pije për të gjithë” thirri Malo kamarierin nga dje, disi i gëzuar …”dhe një surprizë: në nderim të Profesorit dhe të gjithë juve, z. Jaho do na sjellë bibën e pjekur dhe qepëqebapin si në kohërat kur njerëzit ishin të lidhur fortë përmes dashurisë”

Pas një cope kohe, në të vërtetë, kur mbaruan me bibën e pjekur dhe pijën, me syt të mekur e memzi të qëndrueshëm, Salo e Malo, lanë borxhin dhe kur ora kishte hikur diç nga pasmesnata, të kënaqur më mënyrën si përfundoj rrëfimi, si përherë, Profesori u deklarua të qëndroj dhe një kohë, kurse ata- tashmë të veshur, në të dalur ia kishin thënë: “Profesor, rini po deshët ama, mos guxoni të niseni për shtëpi se bora ka kaluar një metershin dhe akoma bie. T´mos gëdhini si një dordolec…”

“Falenderoj nga zemra babaxhanet, po dij unë punët e mia. A po jo Jaho…?” ua tha dhe u hapi rrugën për vajtje.

“Xhanem” iu drejtua Jaho Profesorit, pasi ua mbylli derën atyre që ikën, “sikur e thuani është. Restoranti është Juaji. Rrini sa të doni!” ia tha jo edhe nga dëshira.

“ Herë-herë-Jaho, më ikën mendja si zog i trembur dhe flas broçkulla” shtoj pas pak pishman për fjalët që ia kishte thënë më herët. “Do më falësh për ato që të thash?”.

Pas një pushimi, kur tashmë kishte mbetur vetëm me te, shtojë:

“ Sonte nuk do rrij këtu z. Jaho! Do provojë të rivendosë paqjën me të dashurën. Isha paksa i egër ndaj sajë. E doja në një lartësi shënjtërie. Tepër apo jo? Një ëndërrues naif nga përrallat. Një jomirënjohës ndaj Zotit. Thjeshtë nuk i kuptoja gjërat. E po, s´di ç´të them. Doja ta bëja botën më të mirë dhe ngulmoja me brirë si një dem korride! Më pëlqente kurr të tjerët, në çastët kur ia mësyja matadorit e ai me therrte në kokë me shpatën, brohorisnin “Ole, Ole” dhe tek brohoritnin,çasti i shqetësimit lumturues, na bënte të parëndësishëm që të dytë: demin dhe matadorin. Ne luftonim, ata kënaqeshin me luftën…Apo jo Jaho…?”

Jaho, që tashmë e shoqëronte dhe në tavolinë, në lutjën e tij ngriti dolli, por ai i shtojë: në një frymë Jaho, në një frymë se ma nxjerrë të keqën”.

Pakëz heshti dhe, tek mbante goten e mbushur të goja dhe e herpiste ngadalë, sërish iu drejtua:

“Ke një familje të mbarë, e unë s´e krijova kurrë. Të këtillë e kisha fatin po dhe njerëzit më urryen…Po iku tashmë kjo…!”

U ngritë më vështirësi në këmbë, gadi sa u rrëzua dhe kjo do bëhej po nuk e mbajti Jaho, ai vajti shpejtë, ia solli jaknen teget, shallin e kapelën dhe i ndihmojë ti veshë, dhe u nis nga dalja.

Jaho, pasi e përcoll deri tej hyrjes i dha një lamtumirë, kurse ai zu të çaj rrugën nëpër borën që binte e binte.

Kur tashmë iu afrua shtëpisë, me fuqinë që i sosej, flitte me vetën: “ Z. Malo është…i mençur është. E dinte fuqinë time…” dhe vazhdonte rrugën për në shtëpi fare të shkretë, e cila, sa më shumë që i afrohej, më e largët i bëhej..

Shikoj para e pas në mos e njihte ndokush. Asnjëri përveç qenëve që bënin lojën e vetë dhe bredhave nga vitrinat ose dritarët e ndonjë shtëpie, që stolisnin rrugën dhe bënin atmosferën e vitit të ri. Në një çast në shpejtësi i kalojë autoambulanca, ia dha shënjën për ndalim por-gjëkoti.

Hapat e fundit i bëri deri të prag i derës në të cilën u mbështet duke kërkuar tastin e zilës. Kishte harruar se zila, qëmoti nuk punonte. Nuk kishte fuqi ti binte derës prandej-e mendoj, më se miri të thrras dhe morri të bënte ashtu: me një zë të çjerrur nga lodhja e pija e thrriti shumë herë “Shpresa, Shpresa…” po gadi se as vetë nuk dëgjonte zërin.

“Përse hidhërohesh…plako…Ajo, pikërisht ajo, as që ishte Shpresa yte ndonjëherë. Nga një botë tjetër vinte. Nga ajo…që pastaj gjërat dalin dreqërisht të ngatërruara! Po tek gjurmoje mikut, gjete armikun në te…”.

Në një çast, në dhomën e katit të dytë e cila mirë-fare mirë shihej nga rruga, u ndez drita pastaj, tej xhamit të dritarës u duk dhe siluetë e gruas së tij, ndofta edhe i ndonjë akrabaja të saj që i bënte shërbime hanmit,, iu duk se u hap dritarja dhe dëgjoj “ka njeri te porta…?” por pas vetëm disa çastesh, drita u fikë dhe silueta treti në errësirë.

Zvarras bëri disa hapa deri të banga të cilën e kishte vendosur me dorën e vetë në vitët e herëshme të martesës kur e mendonte në vete e e thoshte,” banka e fëmijës tim” dhe memzi arriti të ulët.

U mbështet në te dhe hapi duart nga të dy anët. I ardhi në mendje se sonte ishte natë e mbramë e jetës dhe çuditërisht nuk provojë të nxjerrë forcën e fundit sa për ti hikën. Bora njësoj dendur binte kurse temperatura kishte shenuar minus 23 dhe i dukej sikur akcidentalisht ishte shkapur nga ndonjë ekspeditë hulumtuese në Polin e Veriut e mërdhinte.

“ Spirua më bënë komplot! Zot, i merr hak…” e tha qetas si me humor.

Pas një pushimi, kur mësoj se po i vie gjumi që e dinte si akt i fundit që e ndanë nga jeta,në vete e tha:

“Eja e dashur, eja…Nuk më trembë dot…Jo anash po drejtë, se kam një disponim… festiv e do të pranoj me dëshirë. Të të vëhem në parzma dhe më ik nga këtu…”

Së fundi si në vegime, pau turmën kur i mësyu burgut ku vuante Beni, Mundeshën të përzier në turmën, përleshjet me policinë, krisma, gjak, përplasje për tokë dhe Benin të liruar të cilin masa e ngriti në maja të gishtave dhe i brohoritnin “Bëni do na prijë…” Qeshi me shumë kënaqësi dhe pas kësaj, koka i ra nga anë e majtë dhe e zu gjumi nga i cili nuk u zgjua më…Ngriu me tamam sikur i tha ogurin një mysafiri i padijtur në dasmën gallatë të tij! Në dasmën me sheqerka, thekër, grur e monedha parash…! Në dasmën në të cilën, rrethuar nga dasmorët, kishte vallëzuar “Valsin e lumturisë…”.

Sikur ta kishte dijtur gruaja e tij dhe duke rikujtuar kërcnimet që ia kishte bërë kohë më parë, doli pak më herët se herave tjera të dera e shtëpisë dhe kur pau Profesorin të ngrirë, në të parën iu duk si një dordolec të vendosur enkas për vitin e ri sa për shaka, por, dridhtoj nga marrëzi e tillë, dhe me një “kuku…” teatrale të gjatë njohtojë komshillëkun për vdekjën dhe dhimbjën që përjetonte...


*

Ajo urdhëroj një varrim dinjitoz që dallonte fare nga të tjerët.

Trupin e Profesorit, të veshur me petka solemne të zeza, këmishë të bardhë e kollare fluter sikur të vete në ndonjë promovim, kishte vendosur në një qivur të bukur e të shtrenjtë e ate në një limuzinë mortore luksoze të gjatë, të mbuluar me kurora që dallonin nga ato që u vëheshin mbi varr vdekjetarëve të shtresave të ulta, lule të freskta më të dalluarat nga akvariumet më me renome duke interpretuar deri tek varri “Marshin funebër” të Bitovenit, vetë e veshur në të zeza me një makiazh diskret në fytyrë sa për at rast, me një buqetë orkideshë të kuqe, përcjellë nga të afërmit dhe shokët nga Restoranti, i shkonin pas limuzinës mortore deri te varreza. Fare në fund ishte dhe Paljaçoja që tashti, kishte një fytyrë të mençur e serioze, duke shikuar në qivur. Krahpërkrah me te dhe Jaho me kaçketën mbi kokë.

Sa arriten te varrezat, te kokë e Profesorit, qëndronin shokët e tij kurse më poshtë, gruaja e tij dhe- që kishte paralajmëruar që në ndejën në restorant- Zyrtari i lartë, çuditërisht krenar e i kënaqur.

“ Ja, ai-i foli në vesh Salos- harbut i flliqur, do e rrëmbej varrimin” ia tha për Zyrtarin.

Tek foli Malo, Zyrtari nxorri një letër nga xhep i palltos dhe, tejkaloj në reagime Malon dhe filloj:

“ Sot iku nga ne Profesori i dashur.

Kemi një arsye madhore për lartësimin e personit të tij se, në botën tonë, ishte një ideator historik. Zotësitë e tij, katapultuan në mendjet tona idetë më të çmuara që më pas u bënë themel i programit tonë. Ato bënë idealin tonë për të cilin gjatë historisë ranë viktima pa numër…Ay i dha një ndihmes të vërtetë sistemit dhe të tillë do e fusim në analet e mendimeve e ideve më të përparuara dhe do i sigurojmë përjetësinë në kujtesën tonë.”

Malo që ziente në vete dhe lutej që të ndërpres fjalën mortore, në një çast humbi durimin, morri drejtimin nga Zyrtari dhe kur ai e pa, zy të ikën nga kishte ardhur.

“ Ju jeni një llakej dhe gjakatarë. Mut…!”

“ Ju lutem Zotëri, mos përdhosni varrimin e tim burrë…” ndërhyri gruaja.

“Zonjë, ju i përdhoset jetën dhe s´u bë përmbytje e botës! Më në fund, ai është sot këtu i ngrirë, se ju mbrëmë nuk i hapet derën që të futët në shtëpinë e vetë. Të kini turp” ia tha Malo plot zemërim.

“ E ç´dini ju për mua? Vetëm aqë sa ua kishte rrëfyer ai! E ai i kundronte gjërat duke i shikuar me kokën poshtë“ iu përgjigj gruaja e tij ftohtë e me besim të thellë në ate që e tha.

Z.Malo e shikoj për ndonjë çast, po nuk i tha asnjë fjalë e më pas, iu drejtua shokëve dhe të tjerëve:

“Nëse nesre, pasnesre ose kurdo jeni të gëzuar e të qetë, e kini nga mirësi e Profesorit. Ua dha vetën të tërë.”.

Heshti pakëz dhe shtoj:, “ne shokët e tij, kemi një lutje o Zot i mëshirëshëm: pranojeni Profesorin në gjirin Tuaj dhe ia bëni një vend të prehet i qetë. E meritoj këte…”

Në të këthyer nga varrezat Salo ua tha të tjerëve: “ Eeh, iku Profesori! As lamtumirën nuk la…” dhe nëpër borën që binte e binte, në përbërje sikur te varr i Profesorit morren rrugën për Restorant.

m.m./h.5.09.09

54 views0 comments

Comentários


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page