
PROFESORË! *
In memoriam:Profesorëve të mi në NORMALEN e ELBASANIT!
(poezi)
Nga Përparim HYSI
Sot kam ardhur në ELBASAN,
Se sot aty është "NJË DITË E MADHE"
DITË E MADHE për KOMBIN mbanë
Më 1 dhjetor 1909 u hap SHKOLLA NORMALE!
PROFESORË! Asnjërin nga ju nuk mund të veçoj
SE JU,që të gjithë,ishit të mrekullueshëm!
Kurrë,sa të jem gjallë,nuk mund t'ju harroj
Dhe loti i mallit është i papërballueshëm!
Ju që të gjithë punonit me përkushtim Ishit modele që duheshit ndjekur Për të gjithë Ju kam të veçantë adhurim Mjerisht,të gjashmit me JU,kund s'i kam gjetur. E di që nga kjo botë kini ikur Por shpirtërisht vij dhe puth çdo pllakë varri Sado i moshuar dhe kokëthinjur Për JU lot lëshoj nga malli.
* kam qenë maturant në vitin 1959,në 50-vjetorin e shkollës.
Tiranë,1 dhjetor 2021
Comments