top of page

Profesionistët janë pjesë e kësaj shoqate gjithmonë


Profesionistët janë pjesë e kësaj shoqate gjithmonë


Gjithnjë ka një strategji. Ka një plan. Ka një plan të detajuar e të mirëorganizuar. Kjo është shoqata „Ardhmëria“ që drejtohet nga z Lutfi Vata dhe nga një grup intelektualësh dhe intelektualesh me përvojë në fushën e arsimit dhe të menaxhimit të situatave të ndryshme, që i përkasin angazhimit të Arsimit Plotësues në Britani të Madhe. Mësueset e nderuara e mjaft profesioniste, Aida Haziri, Anila Kadija dhe Albana Vata, krahas të tjerave janë dhe promotore të këtij plani eventual.

Për këtë arsye e mjaft të tjera më datën 4 shtator 2021, filluan përgatitjet për vitin e ri shkollor 2021-2022. Mbledhja e parë e stafit „Ardhmëria „pati një larmi propozimesh, idesh dhe projektesh, në ndihmë të misionit të shenjtë, ruajtjes dhe përhapjes së gjuhës dhe kulturës shqipe. Fëmijët dhe të rinjtë do të kenë jo vetëm grupin artistik, por edhe atë sportiv. Profesionistët janë pjesë e kësaj shoqate gjithmonë. Ju ftojmë bashkatdhetarë të kontribojmë të gjithë!



20 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page