top of page

Prof. Thanas Gjika: SHQIPËRIA E SOTME


Thanas Gjika: SHQIPERIA E SOTME

(Shënim)


            Kur viziton Shqiperine sot sheh nje Shqiperi te re, europiane. Te bien ne sy vila te bukura, pallate te larta ndertuar sipas teknologjise moderne, njereez te veshur mire qe hyjne e dalin me canta plot prej dyqaneve te mbushura me mallra vendi e te huaj, hotele dhe lokale lluksoze, rruge te gjera me dy e kater korsi, kopshte e toka te punuara e te mbjella per bukuri. Njerezit levizin me makinat e tyre, ose me mikrobuza, autobuza, trena, aeroplana te linjave te ndryshme ajrore. Kafenete, restorantet jane te mbushura me kliente gjate dites e mbremjes. Shtepi botuese te shumta me botime luksoze, panaire librash, etj. Stacione televizive dhe gazeta e revista te shumta. Turizmi ka marre permasa te jashtzakonshme, te ardhurat e turizmit jane te ardhurat kryesore si ne mjaft vende te botes se zhvilluar.

            Gjithashtu Shqiperia ka sot nje diaspore te fuqishme ekonomikisht dhe me arritje letrare, artistike dhe shkencore.

            Kete gjendje Shqiperia e ariti ne saje te nderrimit te sistemit, pra gjate ketyre 32 viteve te fundit kur aplikoi ekonomine private te tregut te lire. Po te kishte ngelur nen sundimin e diktatures komuniste, Shqiperia nuk mund ta arrinte kete gjendje as pas 300 vjetesh. Pra zhvillimi I shumanshem eshte i dukshem.

            Nderkohe banoret e Shqiperise ankohen me te drejte per rrogat e pensionet e ulta, per korrupsionin e zyrtareve, e mjekeve, etj. Ankesa do te kete edhe pasi te permiresohen rrogat e pensionet, sepse njeriu deshiron te rroje sa me mire dhe e mira nuk ka fund. Por ajo qe dua te ndalem ne kete shenim eshte propaganda e medias, e cila mendoj se ka dobesi te shumta dhe nuk e ushqen popullin si duhet.

            Media me zhurmen e saj luan rol negativ ne edukimin e rinise. Ne stacionin qeveritar TVSh sundojne krahas lajmeve per aksidente e fatkeqesira dhe shume vleresime per njerezit qe krijuan ne kohen e diktatures dhe per ata qe punojne e krijojne sot si besnike te Partise Socialiste. Keta i lavderon media me superlativa: "I Madhi filan; i talentuari, i parritshmi filan; madheshtori X, i shkelqyeri Y; i paharrueshmi Z, etj. Kurse ne stacionet private te opozites si TV Klan, Syri, etj sundonjne kritika, lajme per cdo krim e cdo aksident, mitinjgje e revolta, perpjekje te etheshme per te rrezuar sa me pare Kryeministrin, etj.

            Asnje nga te dy keto lloj stacionesh nuk jep analiza objektive per jeten konkrete, per suksese te individeve qe nuk jane anetare te partise ne pushtet, ose te partive te opozites. Pra shqiptaret qe punojne brenda ose jashte atdheut, por nuk ia kane shitur shpirtin asnje partie politike, media shqiptare i le menjane...

            Sukseset e shqiptareve qe nuk I perkasin rretheve partiake nuk u vlejne partive por i vlejne popullit, mirepo media nuk u kushton asnje rendesi... Shkruajne e botojne gazetare te talentuar si Lek Pervizi ne "Kuq e Zi" ne Bruksel; Jozef Radi ne "Radiandradi.com" Itali; Prof. Dr. Fatmir Terziu ne revizten e tij "Albanian Post” (Fjalaelire.com) ne Londer; Sokol Paja ne "Dielli" dhe Ruben Avxhiu ne "Illyria" ne Amerike, etj. Botojne studime shkencore e analiza, poezi, tregime e romane njerez te talentuar e te mireformuar si Prof. Dr. Fatmir Terziu (MB), Astrit Lulushi, Frank Shkreli, Ilir Ikonomi (USA); Klodi Stralla hedh shkrime me vlere ne Face Book-un, etj. Riorganizohet Federata Vatra e Amerikes pastron radhet nga korrupsioni e karieristet, sjell ne krye personalitete si Dr. Elmi Berisha e Peshkop Theofan Koja, media ne Shqiperi hesht.

            Botojne vepra shkrimtare te talentuar si Visar Zhiti, Sami Repishti, vellezerit Kostreci, Makinsen Bungo, etj, boton perkthime te llojit enciklopedik kryeveprat e Homerit Ilia Ballauri, botojne studime objektive me te reja shkencore te rendesishme per historine e popullit shqiptar Ilia Karanxha per humanistet Marin Barleti, Nikola L. Tomeu, Dr. Ilia Ballauri per Voskopojen, etj; Fotaq Andrea per Skenderbeun, Th. Gjika per udhetimet e Shen Palit neper trojet ilire, etj; po akademiket e Shqiperise as vene ne promovimet e tyre, as i blejne keto libra dhe as shkruajne vleresime ne shtyp. Media shqiptare e atdheut nuk i merr ne intervista, nuk i popullarizon keta autore e studiues, te cilet i botojne veprat e veta ne tirazhe te vogla, se nuk kane te ardhura, kurse veprat e partiakeve botohen me tirazh te larte.

            Shpresoj qe pas riorganizimit te Partise Demokratike te ndryshoje puna propagandistike e kesaj partie, e te mos vijoje si me pare te merret vetem me ushtaret e vet dhe me lufte per permbysjen e pushtetit pa shpalosur ndonje program te vlefshem per mbare popullin...

            Dikur diktatori Hoxha ankohej se e kishin rrethuar tradhetare dhe agjente dhe se ai i vetem punonte per te miren e atdheut, kurse sot Kryeministri Edi Rama thote gjera te ngjashme, se po i hane prapa shpines se tij dardha bashkepunetoret e ngushte. Mirepo Enveri ishte vete Ali e vete Kadi, shpallte ke te donte armik e tradhetar, kurse sot punen e Kadiut nuk e ben dot Edi Rama, ate po e ben SPAK-u. Dhe kjo gjykate i ka marre me radhe nga poshte lart ata qe jane perlyer ne korrupsion. Populli ka shprese se se shpejti goditja do te veje deri ne krye fare.

            Por vetem goditja e SPAK-ut nuk mjafton, duhet te kthjellohet mbare mentaliteti i popullit per te rikrijuar nje opozite te afte qe ta zevendesoje sundimin e ologarkise se sotme. Lufta per nderrimin e kryeministrit te sotem mund te mos sjelle rezultat e deshiruara nga opozita, sepse Partia Socialiste mund te fitoje perseri zgjedhjet dhe sjell nje tjeter kryeminister nga radhet e saj. Prandaj ia vlen perqendrimi tek perpunimi i progemit ekonomik e politik, prej te cilit te perfitoje shumica e popullit shqiptar brenda she jashte Shqiperise...

12 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page