Prof. Dr. Shahin KADARENJË JETË ME AKTIVTETE ...


Prof. Dr. Shahin KADARE

NJË JETË ME AKTIVTETE PROFESIONALE DHE SHKENCORE

NË PATOLOGJINË ONKOLOGJIKE

Lutfi ALIA


Në agim të 17 nëntorit 2021, ndërroi jetë, u ngjit në amshim Prof. Dr. Shahin Kadare, një ndër eminencat e patologjisë shqiptare, personalitet publik, bashkëshorti dhe prindi shembullor, kolegu dhe miku i rrallë. U largua në heshtje ditën që po agonte, duke lënë në pikëllim dhe dhimbje të thellë bashkëshorten Liljana, djemtë Gentin e Jorin, vëllanë e madh Ismailin, motrën, të afërmit, kolegët, miqtë e shumtë dhe mbarë shoqërinë tonë. Një ndarje e dhimbëshme, që la pas boshllëk të madh. E rëndë pesha e dhimbjes. Kumti i kobshëm e mpiu familjen e pushtuar nga dhimbja dhe lotët e hidhërimit, na trishtoi shpirtin të gjithëve.

Prof Shahini kishte pak vite që vuante nga një sëmundje e rëndë, por e mbajti të ndryme dhimbjen bezdisëse, i përcillte brenda qenies së tij mundimet që i shkaktonte, e fshihte sëmundjen që i lidhte jetën me vdekjen dhe këtë e bënte për të mos shqetësuar familjen, e kalonte të keqen me humorin e tij të admirushem dhe me batutat proverbiale, që përherë krijonin atmosferë gazmore në familje, me miqtë, me kolegët dhe me studentët.

Sa dhjetramijëra herë e kishte vënë atë diagnozë, sa herë i kishte zbuluar në mikroskop ato qeliza të egra tumorale, kur ende ishin në fazat fillestare, që i pasqyronte në diagnozat e tij të sakta profesionale dhe shkencore, duke shpëtuar me dhjetramijëra jetë të sëmurësh, por fatkeqësisht, për vehten u vonua.

Prof. Shahini për 55 vite iu dedikua me përkushtim patologjisë onkologjike, duke vrojtuar, analizuar dhe studiuar në mikroskop shëmbëlltyrat e indeve tumorale, përcaktonte diagnozën, i sugjerronte mjekëve rrugët e trajtimit, përcaktonte fatin e të sëmurëve. Mjekët klinicitë dhe kirurgët, pacientët dhe familjarët e tyre, prisnin me ankth diagnozën që jipte Prof Shahin dhe sa shumë herë i ndihmoi të zgjidhnin problemet dhe sa shumë jetë shpëtoi me konkluzionet e tij. Profesioni i patologut onkolog është i vështirë dhe stresues, por ndihmesë e madhe për klinikën dhe për të sëmurët onkologjikë.

Prof. Dr. Shanin KADARE


Shahini u lind në Gjirokastër më 17 shkurt 1943, në familjen qytetare të Kadareve. Pas përfundimit të shkollës së mesme në qytetin e lindjes, në vitin 1960 filloi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin e Tiranës, ku u diplomua mjek i përgjithshëm me rezultate të shkëlqyera.

Në vitet 1965 – 1967 kreu specializimin pasuniversitar në katedrën e anatomisë patologjike të Fakultetit të Mjekësisë, ku u atestua specialist anatomopatolog. Në fund të vitit 1967 - fillimin e vitit 1968 frekuentoi një kurs 9 mujor specializimi në patologjinë onkologjike në Bukuresht – Rumani.

Njohuritë profesionale dhe shkencore që mori gjatë specializimit në Rumani, i konkretizoi me hapjen dhe organizmin e të parit laborator të histopatologjisë onkologjike pranë spitalit onkologjik dhe në vazhdim në Institutin e Onkologjisë. Shahini, shumë shpejt e shndërroi këtë laborator në pikë referimit, epiqendra e diagnozës të tumoreve, pasi përcaktimi i histotipit të këtyre sëmundjeve, është me rëndësi vandimtare për të zgjedhur taktikën e trajtimit dhe për të përcaktuar prognozën e të smurëve. Kështu Shahini kontribuoi në rritjen e niveleve profesionale dhe shkencore në trajtimin klinik të sëmurëve, që vuanin nga këto sëmundje problematike. Kështu kontribuoi jo vetëm për spitalin onkologjik, por për mbarë vendin, duke u prezantuar në opinionin mjekësor, personalitet profesional dhe shkencor në fushën e onkologjisë.

Në vitin 1968 emërohet pedagog në katedrën e anatomisë patologjike të Fakultetit të Mjekësisë. Gjatë viteve me aktivitet pedagogjik, kontribuoi në integrimin në proçesin didaktik me studentët, të arritjeve shkencore bashkëkohore në fushën e onkologjisë. Formimin e tij profesional dhe shkencor e transmetoi me kompetenca me leksionet dhe seminaret me mjekët në kurset e specializimit pasuniversitar në anatomi patologjike, kirurgji, në sëmundjet e brendëshme dhe të specialiteteve të tjera mjekësore.

Aktivitetet didaktike dhe shkencor e pasuroi me botime monografishë dhe si bashkautor i tre teksteve bazë të Anatomisë Patologjike për studentët e mjekësisë dhe të stomatologjisë.

Prof Shahini ka realizuar shumë studime shkencore në fushën e onkologjisë, të botuara në revistat shkencore mjekësore kombetare dhe ndërkombëtare dhe shumë studime të prezantuara me kompetenca në kongrese, konferenca, workshop-e, simpoziume shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare.

Prof. Dr. Shahin Kadare ishte një ndër eminecat e patologjisë, ishte shkenctari në aktivitet të vazhdushëm.

Në vitin 1982 prezantoi disertacionin dedikuar studimit të limfogranulomatozës së Hodgkin (limfoma Hodgkin), një ndër studimet e rralla i shtrirë në përmasa kombëtare, i realizuar me një metodikë kërkimore shkencore