top of page

Prof Dr Eshref Ymeri: Urime të përzemërta gjeneralit Piro Ahmetaj



 

       Eseja-Analizë e gjeneralit Piro Ahmetaj, me titull “Kryegrotesku i Harkut Euroatlantikas”, të botuar sot, 26 korrik 2024, në këtë Portal të respektuar, është tejet mbresëlënëse. Gjenerali i nderuar hedh dritë mbi gjendjen ku e ka katandisur vendin tonë gjatë këtyre 11 vjetëve dyshja tradhtare Rama-Basha, sidomos pas marrëveshjes së tyre të fshehtë të 17 majit 2017. Pas kësaj date, Rama krijoi bindjen për përjetësimin e pushtetit deri në vitin 2041, kur mbushen 100 vjet nga themelimi i gjyshes-parti (e cila i ka ndërruar emrat si femra e përdalë dashnorët e vet), si agjenturë e serbosllavizmit në vendin tonë. Kjo dyshe tradhtare i vuri kazmën pluralizmit dhe qeverisjen e shndërroi në diktaturë neokomuniste, nën shembullin e kryekriminelit Putin. Kjo dyshe e poshtër deri në neveri, ka gëzuar dhe vazhdon të gëzojë mbështetjen e fuqishme të lukunisë mediatike, të përbërë nga njerëz të sojit të rrallë në artin e servilizmit politik, si Baton Haxhiu - agjenti i Millosheviçit - Dritan Hila, Frrok Çupi, Lorenc Vangjeli, Mero Baze, Mustafa Nano, Rudina Xhunga, Skënder Minxhozi, Sokol Pepushaj, Spartak Ngjela, Ylli Pata. Korit të tyre, që të kujton krrokamat e korbit, i është bashkuar edhe ish-presidenti Moisiu.

Me të pavërtetat që i kanë përcjellë publikut për Profesor Berishën, këta gënjeshtarë, këta mashtrues të sojit të rrallë, e kanë ngritur tepër lartë stekën e vetëposhtërimit në shërbim të majtizmit në tërësi dhe të Ramës në veçanti.

Ata të kujtojnë fjalët e shkrimtarit dhe të përkthyesit çek Karel Çapek (1890-1938), i cili, për servilë të këtij kallëpi, ka thënë se ata “kanë ca ngjashmëri me të bijat e Danait, të cilat perënditë i dënuan të mbushnin me ujë një vozë të shpuar nga poshtë”.

       Kaliforni, 26 korrik 2024


Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page