top of page

Prof. Dr. Eshref Ymeri: Humnera e turpit të Rusisë fashiste



 

(Rusia faqenxirë në mbarë botën)

 

            Sapo Rusia filloi sulmin fashist kundër Ukrainës më 24 shkurt 2022, lukunia e servilëve të Putinit në Televizionin shtetëror “Rusia 1”, filloi lehjet e pandërprera për propagandimin e madhështisë së ushtrisë ruse, si “më e forta” në botë dhe me armatimin “më të mirë” se çdo ushtri tjetër. Dhe në opinionin publik rus dhe atë ndërkombëtar, u krijua përshtypja e rreme sikur ushtria ruse do t’i lante hesapet me Ukrainën brenda 3-4 ditëve. Por deri tani, kur kanë kaluar më shumë se 30 muaj luftë, ushtria ruse është mbuluar me turp dhe mbarë opinioni publik botëror Rusinë e tregon me gisht.

            Për dijeninë e lexuesve, ja cili ësht bilanci i “fitoreve” të ushtrisë ruse prej 22 shkurtit 2022 deri në mbrëmjen e sotme, 04 shtator 2024:

・659,170 ushtarakë të vrarë.

・8,923 tanke

・17,658 makina ushtarake të blinduara

・2024 sisteme artilerie

・1,220 sisteme raketore shumëfazore

・966 sisteme mbrojtëse

・369 aeroplanë

・328 helikopterë

・16,595 dronë

・2,613 raketa

・28 anije luftarake

・1 nëndetëse

・25,890 mjete transporti

・3,336 armë dhe pajisje artilerie (Citohet sipas: “The total combat losses of the Russian forces between 24 February 2022 and 4 October 2024”. Faqja e internetit “Microsoft Start”. 04 shtator 2024).

            Tingëllon mjaft aktuale një shprehje me vlera aforistike, me të cilën e ka pasë karakterizuar Rusinë një personalitet i huaj më shumë se dy shekuj më parë.

Lui Filip de Segyr (Louis Philippe, comte de Ségur - 1753-1830), historian dhe diplomat francez, ka pasë qenë ambsador i Francës në oborrin e perandoreshës ruse Ekaterina II në vitet 1784-1789, babai i Filip Pol de Segyrit (Philippe Paul de Ségur - 1780-1873), gjeneral francez që hynte në rrethin e Napoleonit dhe që ka pasë lënë kujtime për historinë e luftërave të tij. Ai ka thënë:

“Rusia është një kolos me këmbë argjile” (Citohet sipas: “Citate dhe aforizma për Rusinë dhe për rusët”. Faqja e internetit  “Adskije novosti”. 19 shkurt 2015).

Dhe jeta e ka vërtetuar plotësisht se të gjitha luftërat agresive që Rusia ka pasë shpërthyer kundër vendeve fqinje, kanë përfunduar për turpin  e saj.

Kaliforni, 04 shtator 2024

 
 
 

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page