
NGA KRISTO ZHARKALLIU.
Greqia kishte shumë vite të jetë në një gjëndje festive si këto të ditëve të fundit! Kur dikur kishe ardhur Çërçilli (mbrojtesi i madh të Greqisë demokratike) e kishin pritur pothuajse me armë sepse gjysma e Athinës (që të mos themi e Greqisë) kontrollohej nga ‘’perizanët e Stalinit’’.madje dihet se grekët kishin ngahera dashuri të veçantë me sllavët me të cilët i lidhte dhe i bashkonte feja ortodokse! Këtë e dinte Çërçilli prandaj erdhi në mes të luftës që t’u tregojë grekëve nacionalistë se anglezët e kishin për zëmër Greqinë,prandaj hodhën pak benzinë në zjarrin e luftës vëllavrasëse të grekëve ortodoksë, duke i siguruar se Anglia do t’i mbronte dhe do t’i kishte për zëmër (fatmirisht erdhën amerikanët me Jan Flitin që të nxirrnin gështënjat nga zjarri të cilin anglezt e patën ndezur me kaq dashuri! Sidoqoftë pritja e Çërçillit nuk mund të quhet madhështor-po të përjashtojmë gjaku që u derdh për hatër të tij!) Pastaj erdhën ‘’liderë’’ të tjerë në Athinë por ngahera nuk ishte...madhështore! Dikur erdhi dhe Tito i Jugosllavisë motër të Greqisë, e ky u prit me salltanete si i takonte...diktatorit të Beogradit! Sigurisht për hatër të ‘’Vëllezërve sërbë’’ si konsideroheshin në Athinë dhe në mbarë Greqinë! Dikur guxoi të vinte dhe Presidenti Klinton- ishte president aso kohe- i cili u prit me demostrata madhështore që nuk i lejuan të shkelte në qëndër të Athinës përderisa kishte urdhëuar bombardimin e Sërbisë motër...Kaq e thjeshtë!
Të gjitha këto m’u kujtuan duke ndjekur... pritjen madhështore që Greqia i bëri Albin Kurtit!! Sigurisht dikur ishte pritur me brohoritje ne stadjume dhe salltanete dhe Karaxhiçi i famëshëm përderisa ai bënte luftë të shënjtë kundër myslimanëve të Bosnjës dhe të Kosovës.. dhe pothuajse i kisha harruar ndonse kisha qënë i pranishëm në të gjitha këto ngjarje madhështore. Më vonë erdhën dhe ‘’liderë ‘’të tjerë- nga Spiro Agniu deri tek Çarl De Goli- por pastaj sikur pritjet madhështore u zbehën se u bënë diçka e zakonëshme dhe të përsëritura! Pse ta prisnin me madhështi Merkelin apo Zhak Shirakun? Ishin...bashkëjetues në Bashkimin Europjan! Prandaj kishim nostalgji për një vizitë të një liderit që do të pritej me salltanete, me flamuj dhe banderolla! Dhe kjo ngjau vetëm dy ditë më parë! Po, pashë Musafin! U mësua që nga Selaniku deri ishullin më të largët se Greqisë në Kastellorizo do t’i bënte nderin ta vizitonte ...lideri kosovar Albin Kurti! Flamujt e Kosovës- (jo të Shqipërisë, zoti na ruajt!)- valviten në të gjitha ballkonet, dritaret dhe rrugët e Greqisë- nga Selaniku deri në Kastellorizo e në Kretë, ku Albini do të mbërrinte brënda ditës! Në aeroportin e Selanikut e priti me salltanete kryeministri Miçotaqis i cili ndërpreu konferencën e BE në Bruksel që të presë’’homologun e tij kosovar’’ (Ndonse Greqia nuk e njeh si shtet të pavarur Kosovën dhe Prishtinë! T’i prrishë qejfin Beogradit? Jo zoti na ruajt!!!) Akoma dhe presdentia Saqellariopullu e priti me nderime në zyrën e saj ! Gjëra madhështore u bënë dhe në Kretë ku ishte stolisur me flamuj kosovarë (Kosova flamur ka shtet nuk ka për Athinën!) Këto salltanete mund t’i gjente në Tiranë Albini i Prshtinës (nuk mund ta them më i yni! Se ai nuk don të jetë i yni!) Jo sigurisht! Ç’të presësh nga shqiptarët e Tiranës! Mizerje të Edit!
Pastaj u zgjova!!! Ishte një ëndërr për Albinin dhe unë po shikoja ëndrra me sy hapët! Se më sa shikoj dhe dëgjoj askush nuk e mësoi se njëfarë kryeministri i Kosovës, për inat të Tiranës mori rrugët dhe detet e Greqisë! Madje as ai që gjoja e kishte themeluar këtë Forum në Kretë- Jorgos Papandreu- nuk e bëri kabull ta takonte! Megjithatë Albini është i kënaqur se ja hodhi Tiranës dhe do të vrapojë të bisedojë(negocjojë thonë tani!)me sërbët si bënte deri dje nën rrogoz me nacionalistët sërbë... Ky patrioti i madh! Jo si Edi Rama që flet me europjanët për Kosovën pa ja kërkuar kush nga shokët e Albinit!!! Ec përpara Albin! Ka mundësi të mbetesh në Histori si politikani që riformoi dhe organizoi Jugosllavinë si ishte në kohën e Titos... Sesi duket këtë ëndërroni! Jo më kot e përmend kohën e Titos dhe të autonomisë edhe...Veton Surroi (të cilin e admiroja shumë në të kaluarën me naivitetin që më karakterizon!)! Mund t’ju them ju lumtë! Arritë të përçani dhe të ndani dhe njëherë Kombin Arbëror! Ju lumtë Albin me shokë...Shqiptarizmi për ju duket se është i dëmëshëm! Moska dhe Beogradi janë më afër nga Uashingtoni dhe Brukseli! Kurse Tirana në fund tlë botës...
KRISTO ZHARKALLI, Athinë 18-7 -2023
(Nuk kam shpresë që të publikohet shkrimi im por shprsa vdes e fundit!(autori)