top of page

Pritja e nënës


PUTHJA

Dua të shoh syrin ,

Tek ndizet, perëndon.

Por nata kapriçioze

Puthjen e mbulon.


Magjishëm dy buzë

Prekin buzët e mia.

Verbëri ti kurrë

Mos qofsh perëndia!

Për puthjen e natës ,

Ditën kemi vrarë

Nën tinguj serenatash

Puthje s'e kemi ndarë.

Luan Mema

Pritja e nënës Unë prapë, o nënë, nuk erdha sonte, Në prag e ulur ti më pret, Si monument i bër prej loteve Për qindera vjet, për mijera vjet. Lutesh që nesër unë patjetër, Të vij të ti, të fshij një lot, Ta mërgoj larg brengën e vjeter, Që tjetër gjë s'ta largon dot. Dhe këtë natë nuk erdhi, thua Ndaj dera hapur mbetet prapë. Të dritërojnë thinjat e tua Nëpër acar a nëpër vapë. Ti përsëri me buzë faljesh, Më puth malluar që nga larg. Dhe ndjen të bëhet rrahje e orës, Në portë trokitje tak-tak- tak.. Luan mema

KURORA E GRAMSHIT

Më zgjon mallin e pashuar Dhe më bën tjetër njeri . Kjo kurorë, gur i çmuar, Që plak vitet në rini. Male ka në gji të vete, Brigje,kodra e perrenjë Një Tomorr e një Lisec, Një ujëvarë që të rrëmbem. Nëpër tinguj krye ngren, Nëpër hapa çelin synë, Unë me ju i dashuruar Do të jem sa të marrë frymë. "MOLLE E NDALUAR Ti je molla e ndaluar, Të kafshoj nuk mundem dot. Ndaj me sy të pikelluar , Endem udhësh kot më kot. Ne u deshëm marrëzisht, Zemrat ishin zjarr e prush, Kush na ndau,vallë, një ditë Nëpër dhimbjen e pafund?! Ti je molla e ndaluar, Unë Adami mëkatar. Të kafshoj,patjetër dua, Të pohoj se jam i gjallë" Luan mema Edhe vjeshte edhe grua. Ti, Vjeshtë, sot qenke kthyer në grua, E paputhur në buzë apo faqe! Por edhe kështu unë të dua, Me këto lajkat e tu çmendurake! Por pa shih, ç’je vajzë apo grua, E paprekur si qelqet femërore me duar. Si duket, ti se di bukurinë qe ke!? As frutat e ëmbela në trupin tuaj! Rreth diellit qiellor boshtin rrotulloje! E kush nga ne nuk do të shoh frutat që ke bërë.

Se ti nuk je qielli, por stine! Që së fundmi, do të zhvisheni e tërë! Ndoshta nuk jam unë , dielli që bie! Dhe se di në ç’ pyll gjinden hiret e tua! Ku fshehen bukuri prej vajzërie! E ca mollë që ngjajnë si një grua! Ndërsa ti, vjeshtë e kthyer në fruta! Që të kafshojnë patjetër duan. Ku, krejt ndryshe, ty të shohin, Edhe vjeshtë, edhe grua. Luan Mema

45 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page