top of page

Prisja për mana e më qitën thana?!!!



Mikut tim,SHYQYRI ARSHIN TOSKA

(tregim)


Nga Përparim Hysi


Parabol


Digjo,Lale,- i tha Kasëmi babës së vet,- jemi ngushtue dhe tash po e prish atë shtëpinë e gjyshit,se vetëm dy konakë nuk na dalin.

I ati,DULLË TIRANA,den babaden nga familjet e prekura në kohën e diktaturës, i thotë:- Kas, vërej tuna lalin tat, kur të hasësh në themel, nëse ke dy sy,duhet me i ba katër,se kur ky,tatari (nënkupto Enverin),po na i merrte të tana, baba jem (gjetët rahmet dhe,kur tha kështu,drejtoi sytë nga qielli), i provoi mbi kurriz kërbaçat,por ato me gjel i mshefi.Kur thoshte"ato me gjel" e kish fjalën për monedhat e floririt. I mshefi dhe nuk ma tregoi vendin.,se kish frikë se më shtrëngonin mua dhe iknin për dhjamëqeni të gjitha fitimet. Do kishte rrojtur dhe ca vite të tjera, por e mbyti helmi kur i morën pasurinë. E,Kasi,sado që i bëri sytë katër nuk la vrimë pa shpuar,por mezalla se hasi në ndonjë monedhe me gjel. Kasi vërtet nuk la vrimë pa kërkuar,por nga natyra qe pak hokatar dhe,aty për aty,vendosi t'i punonte një rreng babait që priste "ato me gjel". Iu kujtua gjyshja që në një sënduk të vjetër,mbante ca çikrra të kohës së saj dhe KAS Çapkëni,veç të tjerave,kish parë atje,tek sënduku,edhe një strajcë plot nga ato monedhat pa vlerë që quheshin "Duçe".

Dhe ashtu si ARKIMEDI që bërtiti:-"Eureka!", vrapoi tek sënduku, mori strajcën plot me"Duçe" dhe,sikur ta kish "detyrë shtëpie", mori kolinosin e dhëmbëve dhe filloi t'i pastronte me nge monedhat fare pa vlerë. Ndjeu kënaqësi,kur pa që shkëlqenin nën reflekset e diellit. E mbylli me kujdes strjacën,sikur të kish gjetur një thesar dhe, tek e tundte, ndjente tingëllimin e monedhave kur fërkoheshin me njëra-tjetrën. Me këtë "thesar" në dorë vrapoi tek i ati:- Lale,- tha,- o Lale,i gjeta dhe tundi strajcën që mbante në dorë. Lali desh u hodh përpjetë nga gëzimi dhe,kur i biri ia la strajcën në dorë, gati u rinua dhe njëherë. Tërë gëzim dhe me duar që i dridheshin hapi strjacën dhe,kur i kapi me dorë,e kuptoi rrengun e të birit që mallin kallp po i"shiste"për flori.Megjithatë,qeshi tërë mllef dhe i tha:-Or bir,unë prisja për mana dhe ti më nxore thana...

* * *

Këtë histori ma ka treguar miku im,SHYQYRI ARSHI TOSKA nga fshati LUAR i ROSKOVECIT. Nëse po e sjell për lexuesit,e bëj se ka një përkim me"Duçet" e Kasëmit.

SHYQYRI ARSHI TOSKA sot po shkon drejt 85-vjeçëve. Është nga ata njerëzit,që diktatura jo vetëm i vrau,i torturoi,i internoi,por dhe ua mori të tëra: me laçkë e plaçkë. SHyqyri TOSKA është nipi i patriotit HYSNI TOSKA që si komadant ushtarak ka mbështetur ISMAIL QEMALIN dhe ka qenë dhe deputet në kohën e mbretërisë dhe është vrarë në Berat nga partizanët (nuk luftoi kurrë kundër tyre) dhe jo vetëm kaq;i vranë dhe djalin e vetëm (atëherë 14-vjeç),sado ky bashkëpunonte me Margarita e Kristaq Tutulanin. Pronat që kishin në LUAR dhe,në disa fshatra të MYZEQESË jo vetëm ua morën,por i nxorën forcërisht nga shtëpia me dy kate në LUAR,duke i lënë në rrugë të madhe. Shtëpia u kthye në spital për leprozët. Ua morën dhe tokat arë dhe ato pyllishte dhe,mbi të gjtha:sipërfaqe të tëra me ullinj. I dëbuan forcërisht dhe nuk zgjati shumë ky dëbim,që ARSHI ASLLAN TOSKA,ndërroi jetë. SHyqyriu mbeti me nënën dhe, më shumë u rrit si i dëbuar (me një kaposh plaçka mbi kurriz),nëpër fare fis,herë këtu dhe herë atje. Edhe shkollën fillore (mandej dhe atë unike) e bëri me copa. Dukesh që këtë minorenë fare pa faj diktaura e kish vënë nën "radarët" e saj dhe,sa ngulej me nënën në një vend, ia ngrahnin "sytë e veshët e mbretit" dhe e dëbonin. Më së fundi, e mobilizuan ushtar në ato reparte që quheshin të punës apo"xhenjo". Aty mësoi dhe profesionin e ndërtuesit, të muratorit dhe,ca më shumë,edhe të elektricistit. U vendos në SUKTH (sektor ferme) dhe,veç punës, u regjistrua në shkollën e mesme pa shkëputje nga puna. Aty,në SUKTH,krijoi familje duke u martuar me RABIE BAÇIN bij nga komuniteti boshnjak,me profesion mami dhe fmilja u kthye në një"minirepublikë" me 6-çupa. Të gjitha i shkolloi dhe krahënjomë siç qe në kohë të tij,shërbeu si elektricist në 17-fshatra që kish ferma e SUKTHIT.Kur u përmbys diktatuara,qe nga të parët në llogoret e demokracisë dhe të PD. I ka martuar të gjashta çupat dhe,nga fillimi i demokracisë,ka ardhur dhe banon në TIRANË. Sa herë e takoj, ia kujtoj këtë muhabetin:"Prita për mana dhe më qitën thana". Dhe vërtet kështu po ndodh me këtë që,ka tridhjetë vjet,që po ia çojnë buzën prapa veshit për të marrë pronat e tij.Vetëm në një fshat të LUSHNJES,nga ana e nënës ka për t'u kompensuar financiarisht për 65 dynymë tokë dhe,ndërsa me dokumente është në rregull; i kalon fondi i parave në bankë dhe SHYQYRI TOSKA (është djali i vetëm ,askush nuk pretendon të ndajë pasuri me të), më së fundi vete të marrë atë që i takon,jo vetëm nuk i japin qoftë dhe një kacidhe,por i nxjerrin lloj- lloj pehlivanllëqesh made in sharlatanësh,produkt i të gjitha qeverive:demokratike e socialite njëherësh. Herë nxjerrin dëshmitarë si"shahitjallane" për të pretenduar ku nuk kanë pjesë dhe herë i propzojnë që të marrë 20% në dorë e të tjerat për 20 vjet e kusur. Skhkurt e sorollasin dhe vetëm vajtje-ardhjet nëpër zyra e nëpër rrethe ku ka pronat nuk janë aq sa duhet të marrë me 20%. Dhe sa për atë "likuidimin",pak nga pak,për disa vite,është veç një tallje si ajo e KASOS me Lalin e vet. Unë e kam komshi dhe,duke ia ditur mirë hallin, i them:-E,or mik, do hamë mana apo jo? Ai,dukeqeshur ma pret:- Thana po.Po kam frikë se dhe "thanat" i duan për vete këta qeveritarët që"vetëm për popullin nuk i zë gjumi". Po vërtet,kur do kthehet prona tek i zoti? NJë plagë që zë e rrjedh dhe rri e hapur për kaq kohë.

Jetë të gjatë,SHYQYRI TOSKA! Shpresa vdes e fundit.

Tiranë, 16 mars 2021

39 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page