Si një histori e trishtë duket rrëfenja e një tetëmbëdhjetëvjeçari të ardhur në Mbretëri të Bashkuar pak kohë më parë dhe të refuzuar nga autoriteti përkatës për kërkesën e Azilit të tij. Më e trishtë bëhet kjo kur britaniku që e mbajti disa muaj nën përkujdesje prindërore tashmë po kërkon të ndalojë autoritetin zyrtar për ta kthyer atë në Atdheun e tij, tek prindërit e tij, pasi ai u tha mediave vendase, se jeta e tij dhe e ardhja e djaloshit është pa perspektivë. Në anën tjetër kjo mbetet tek e padukshmja e një meraku të prindit, atij në Atdhe që ka dhe ëndërron për fëmijën e tij.
Meraku, si i tillë, është një pjesë normale e prindërimit, por kur besojmë më shumë në atë që nuk dimë sesa në kuptimin e përbashkët dhe hetimin racional, të qenit prind bëhet një tërësi shumë më e vështirë dhe shumë më pak argëtim sesa duhet. Kjo pasi fillon pafajësisht të shkojë tek një pikë, që një tetëmbëdhjetëvjeçar të ndikohet në një rrugëtim të lirë e të sigurtë. Dhe si? Një shkëmbim i gjallë i historive të ndryshme, të pacifuesve të ndryshur në ëndërrat e veta, të filxhanëkthyesve që lodhin mendjet e prindërimit me të shkëmbyera për monedha nga “fair” zëri i plazmës dhe si thotë fallxhorrja ata rrallë prekin këmbët dhe thyejnë dhëmbët, kështu që nuk duhet të shqetësohet... prindërimi, por thjesht një sy tek e ardhmja.
Dhe pastaj dikush, e zhyt këtë urdhëresë mes plazmës si një gjysmë shakaje në shaka, që filxhanëprofesionistët shkaktojnë çrregullim të hiperaktivitetit të deficitit të vëmendjes dhe a nuk ishte thjesht absurde? Debati dhe spekulimet vijojnë: “Ikjet masive të të rrinjve”; “Plakja masive”; “Në fakt kërcënimi i vërtetë është … jeta që trazohet me këtë skenar absurd për fëmijët, pikërisht ata që janë nën moshë dhe që pos plazmës synojnë të mbushin ëndërrat e prindërimit?!
Histori të tilla në disa media fryhen akoma më shumë. Dhe filxhanëkthyesve ende puna u shkon vaj. Prindërit? Prindërit e trembur kanë nevojë për qetësim. Prindërit nuk kanë faj?!
Le ta quajmë rastësi në këtë tranzicion të gjatë. Rastësi… e vrarë, rastësi e përfshirë në këtë fazë të prindërimit magjistar.
Comments