Princi ynë i vogël, Mares
-Sot mbushi 1 muajsh-
nga Albert Habazaj
Ky 3 nëntor i bukur është i ëmbël,
më i gjerë në frymëmarrje, krejt ndryshe,
Gjyshi nga Vlora me luleshpirti thur këngën
për nipin e vogël, si zog dallëndyshje.
Princi po na rritet e mbushi një muaj,
dallon zërin nga vjen e të shikon në sy,
Mezi pret bukuroshi me gjyshin të luaj,
Sikur thotë: "Po pse u vonua ky?!"
Aty lëviz me këmbë e me duar,
si ato gjethet e gjelbra puhizës me vesë,
Aty rri serioz si burrë i menduar,
Si burrë kuvendi me fjalë e besë.
Kështu themi ne, pa ai s'do t'ja dijë,
S'ka ndërmend trimi t'i djegë etapat...
Tani Maresi do qumësht të pijë,
pastaj me cicërima të hedhë hapat...
Vlorë, e diel, 03.11.2019
Comments