Barometri diplomatik
Prof.Dr.Mehdi HYSENI
Presidentit Vuçiq, “Shah-mat” në Ohër, “Tango” në Paris !
Këtë fitore e garanton nënshkrimi i Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, nëse bëhet qoftë në Ohër apo Paris.
Prandaj, të mos frikësohemi, ta mbështesim njëzërit kryeministrin historik, Albin Kurti, Amerikën dhe BE-në në realizimin e Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normaliizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, sepse ky është shansi më oportun për zgjidhjen paqësore të konfliktit kolonial shekullor me Serbinë kolonialiste dhe gjenocidale.
Fundja, ata që nuk e pranojnë këtë Marrëveshje paqësore, atëherë le të bëhen gati për luftë me Serbinë dhe me Rusinë, që do të ishte me pasoja të pallogaritshme për kombin shqiptar dhe për Shqipërinë Etnike në Gadishullin Ilirik.
S’ka dilemë se këto ditë, në prag të mbajtjes së takimit të nivelit të lartë të palëve negociuse të Dialogut të Brukselit (2011-2023) mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe të presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq nën patronazhin e përfaqësuesve ndërmjetësues të BE-së, Josep Borell dhe Miroslav Lajçak për arritjen e Marrëveshjes Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, serbët çetniko-fashistë filorusë janë egërsuar dhe ngritur në këmbë duke protestuar dhe brohoritur parulla politiko-propagandistike luftarake të ish-regjimit çetniko-fashist të Slobodan Milosheviqit (1989-1999): “Glavu damo, Kosovo ne damo…Pomozi majko Rusijo… Napolje imperijalistički zapad koji ste nam oteli Kosovo…” (Nous donnons notre tête, nous ne donnons pas le Kosovo... Aidez la mère Russie... Sortez l'Occident impérialiste qui nous a volé le Kosovo..." !?
Mirëpo, kështu zi e terr me logjikë dhe me ndjenja fashiste çnjerëzore kundër Kosovës së pavarur, kundër Evropës Perëndimore dhe kundër Amerikës nuk mendojnë pothuajse gjysma e popullsisë serbe në Serbi. Këtë e dëshmon edhe kjo anketë e zhvilluar më “4-14 mars 2022” nga Instuti për Çështje Evropiane në bashkëpunim me Shtëpinë Kërkimore Ninamedia në Beograd, sipas së cilës “ gjysma e qytetarëve (44,2%) prej tyre të moshës 30-59% janë gra, të cilat konsiderojnë se Kosova është e humbur për Serbinë”.
Kështu mendojnë dhe, përditë po deklarohen me intervistat e tyre akademikët më në zë në Beograd, e ndër ta shquhet lideri politik, diplomati, ambasadori, historiani dhe romansieri Dr.Milan St. Protiq, i cili më 12 mars 2023 për “Balkan Info” (serbisht) në një intervistë të gjatë, për të saten herë deklaroi se “Kosova është e humbur për Serbinë. Kemi ardhur në potezin e fundit shah-mat ! Tanimë nuk ka gjasë që të fitojmë asgjë”. “(INTERVJU: Milan St. Protić - Došli smo do kraja, sada više nema šanse da išta dobijemo! (12.3.2023)).
INTERVJU: Milan St. Protić - Došli smo do kraja, sada više nema šanse da...
S’ka më me “dy a tri lugë” , ose me BE-në, ose me Rusinë dhe me Kinën
Këtë presidenti Vuçiq, duhet ta mbajë parasysh, po qe se vërtet dëshiron Evropën Perëndimore dhe Amerikën.
Gjithashtu, Vuçiqi duhet të jetë i vetëdijshëm, që të mos luajë në “kartën” e Vladimir Putinit, sepse ushtria e tij po lufton kundër Ukrainës, Moska nuk është e interesuar, që të hapë një luftë të re në Ballkan kundër Amerikës dhe aleatëve të saj evropianoperëndimorë.
Ne nuk duhet ta pengojmë kryeministrin Albin Kurti, që të mos e nënshkruajë Marrëveshjen Frëngo-Gjermane për Normalizimin e Marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës, sepse kjo garanton sovranitetin dhe integritetin e tërësisë territoriale të Republikës së Kosovës.
Prej kryeminsitrit Albin Kurti, duhet të kërkojmë përshpejtimin e lidhjes së kësaj Marrëveshjeje (gjë që kjo varet edhe nga pala serbe, nëse kjo e saboton lidhjen dhe zbatimin e saj) dhe përcaktimin e afatit sa më të shkurtër optimal, jo të lihet në “mëshirën e kohës” së negociatorëve zyrtarë të Serbisë, të cilin gjithnjë po llogarisin në mbështetjen e Rusisë së Putinit. Kjo “parti shahu”, duhet të marrë fund, para se të mbarojë lufta në Ukrainë.
Comments