top of page

Presidenti Meta dekoron Skënder Përpepaj, me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”


Ilir Meta: "" Nëpërmjet një ceremonie solemne, pata sot kënaqësinë e veçantë, të çmoja atdhetarin humanist, z.Skënder Përpepaj, me Dekoratën e lartë “Nënë Tereza”, në vlerësim të punës së tij të palodhur e të jashtëzakonshme, për ruajtjen e gjuhës, kulturës e traditave, veçanërisht për ndihmën e pakursyer dhe bujare të dhënë për njerëzit e vendlindjen e tij të dashur, Tropojën.

Si nismëtar i hapjes së rrugës nga Vrana në Curraj të Epërm, në këtë fshat të mrekullueshëm të Nikaj-Mërturit dhe si bamirës i gjithanshëm, përherë pranë njerëzve në nevojë, z.Përpepaj ka spikatur veçanërisht me kontributet e tij për ruajtjen, mbrojtjen dhe promovimin e traditave të shquara të kësaj treve, ndër më të bukurat dhe patriotiket e Shqipërisë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për të populluar fshatrat tona të braktisura, duke rikthyer shpresën tek njerëzit, për të ndërtuar një të ardhme të sigurtë në vendlindjen e tyre.

Shqipëria dhe kombi ynë, ka nevojë për shembuj të tillë të shkëlqyer e frymëzues të atdhedashurisë, si Skënder Përpepaj, i cili ka vënë në jetë porosinë e Shenjtores sonë Nënë Tereza: “Të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe."


41 views0 comments

Commentaires


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page