Prof dr Hakif Bajrami: PREJ PRROIT TË INFEKTUAR KURRË NUK MUND TË SHIHET HUMNERA NË BREG
(Kush ishte Tito ndaj Shqiptarëve 1941-1980. Çfar pasojash le pas?)
Letër publike atyre që kanë nostaligji për Titizmin!
Për ta kuptuar se çfarë dobie apo dëmi i ka sjellë ndonjë kombi ndonjë personalitet, zakonisht numrohen të arriturat ose të paariturat e njëanëshme. Është edhe një lëmi tjetër, shumë e papreferuar e që mban emrin krahasime. Për fenomenin e parë dihet se Kosova dhe shqiptarët në Jugosllavi si popull i robëruar në të, gjatë rregjimit të Titos ishin populli ma i prapambetur ekonimikisht në Evropë. Dhe ky fenomen, nuk ishte i çudtëshëm sepse në atë pozitë kishin qenë edhe në kohën e Turkut deri më 1912; edhe në kohën e kralit serbian, deri më 1941. Me gjithë atë dallimet janë si mali e bregu në disa fusha, pa e llogaritur rrethanën në cilën gjindeshin shqitarët 1918-1980. Derisa sa krali përmes shpronësimit, shpërnguljës dhe shfarosjës si politikë parafashiste, i shpërnguli pa kthim 240.000 shqiptarë në Anadoll e rreth 25.000 në Shqipëri, me shansë për t` u kthyer, Tito 1949-1966 i shpërnguli 415.000 shqiptarë në Anadoll dhe vetëm nja 257 në Shqipëri, të cilët po të kthehshin do ta kalbëshin në burgje, ose do të përfundonin në varre.
Po, e di që titistët do të më quajnë ENVERIST. Nuk brengosem për këtë, sepse një ditë kur do t`ua botoj të zezat dhe hajnitë e tyre, koha e totalitarizimit komunist do të mbetet model për ndërtimin e një shoqërie: pa drogë, pa prostitucion ,pa hajni, pa nepotizëm kralevine, dhe çdo e zezë tjetër e kësaj bote. Vetëm më 1981-1999, për shqiptarët e robëruar, Beogradi i hapi 750.000 dosje. Ndërsa Shqipëria pësoi më 1997 pesë herë më shumë humbje njerëzore se në Luftën e Dytë Botërore. Hulumtojeni edhe kohën 1945-1992 të Enverit dhe krahasojeni me atë të shqiptarëve në Jugosllavi nën sundimin e Titos.
Sa i takon kolonizimit të Kosovës, Krali solli në Kosovë 11.000 familje dhe aty kah viti 1938 nxorri edhe Ligjin që 0,40 ari tokë duhet të ketë shqiptari, kruse serbiani mund të ketë jo ma shumë se 45 hektarë, plus male e deri te ndonjë minjerë si Nikolla Pashiqi që e përvetësioi me djalë edhe Trepçën. Tito provoi n`anën tjetër të gjithë shqiptarët t`i “civilizojë”, duke ua grabitë tërë pasurinë për nevoja të kolektivave, duke bërë plane “civilizuese” që në koperativa dajli shqiptar të martohet me vajzën serbe, ndërsa vajza shqiptare të martohet me djalin serbian, dhe kështu të krijohet “kombi socialist jugosllav”. I ngjashëm me veprimin e Kral Alekandrit kur Serbët, Kroatët dhe Sllovenët u quajtën fise të një populli, e pastaj nga viti 1929 ua humbi emrin dhe “kulturën”, për ta krijaur kombin ‘civilizues” ‘jugosllav’. Në këtë fushatë ishte i siguartë sepse, malazezëve më 1918 ua humbi shtetin, dinastinë dhe kombin, kurse më 1929 serbëve, kroatëve dhe sllovenëve ua humbi emrin e kombit dhe perspektivën që të shkrihen si dylli në serbë, prej të cilit dyll pastaj popat duhej të bënin MYSHEME për mbështjelljen e varrëve jugosllave 1989-1999.
Nuk është e çuditëshme që edhe pas të gjitha mizorive ndaj popullit shqiptar, dikush të gjindet e të provoi ta reahabilitojë jo vetëmmTiton ( që ua ka hedhë ndonjë kockë në gojë) por edhe një sistemin gjakatar titist, ku shqiptarët kanë pësuar në çdo lëmi, (përveq shkollimit që e solli Fadil Hoxha dhe rrethanat e pas Luftës antifashiste-hb). ‘ Dhurata’ e kralit dedikuar shqiptarëve është 152.000 vite burgje, kurse” dhurata” e Titos është 777.856 vite burgje, me 750.000 dosje personale, ndër mizoritë ma të egrat në Evropë, duke montuar procese, duke vëndosë pesë herë diktaturë ushtrake vetëm në Kosovë, duke i vrarë nepër eshallone të vdekjës më 1945-1949 mbi 40.000 shqiptarë në të gjitha anët e Jugosllavisë federative pa iu gjetur asnjë gjurmë. Lidhur me ketë po i numrojmë me radhë të zezat e ideuara, të porositura dhe të bëra me urdhërin e vetë Titos dhe të Shtabit tij, me të vetmin qëllim që të mbetet faraon në “Belli Dvor” të Beogradit, në cilësinë e kralit mizantrop, aty ku natë e ditë serbianët neofashitë ia ruajnë varrin edhe sot.
Ja faktet se çka i solli Kosovës (Shqiptarëve që ishin nën robëri të tij), ku Adem Demaçi zë vednin e pare në Evropë dhe më gjerë duke kaluar 28 vjet në burgje për mednimin ndryshe dhe për të drejta kombëtare. J B Tito 1949-1966, ( i njoh detalisht) i themeloi TRI qendra spiunazhi dhe kontrashpunazhi. E PARA qendër ishte në ujdhesën KRETA. Në këtë bënin plane agjentët e UDB-ës, agjentet e Ahmet Zogollit, ( i përpiluan tri plane për ta rrzuar qeverinë e Tiranës, me kusht që kurrë mos ta përmendin Shqipërinë Kontinetale). Qendra e DUYTË ishte në Nish. Këtu ishin disa specialsitë për Shqipërinë serbo-malazezë. Ata kishin për detyrë për t`i përpunonin të gjithë EMIGRANTËT e arratisur nga Shqipëria në Jugosllavi. Në bazë të atyre fakteve që emigrantët tradhtarë kanë shkruar dhe nënshkruar, rezulton se ata nuk kishin asnjë lloj kundërshtimi pse Kosova ishte e robëruar, por poenta kryesore e tyre ishte IDEOLOGJIA. E këtu pushon kanceri i çështjes së tyre pse u arratisën nga Atdheu. Me këtë, pushteti i Tiranës duket se ka qenë ekuivalent ideologjik, dhe asgjë tjetër. E TRETA, konsiston në qëndrimin e Legalitetit, Ballit, Partisë Agrare, Lidhjes Prizrenit (Deri te Lidhja e Tretë e Prizrenit, JO, Lidhja Kosovare) që koketuan me agjenturat jugosllave dhe dy shërbime agjenturre në GERUM, afër Trieshtës, krejtë me qëllim që në Tiranë të vëndoset një pushtet TOTALITAR, por i djathtë. Pra, në asnjë rast nuk kemi të bëjmë me çështje patriotike, që të lëvizet problemi i Shqipërisë Kontinentale (Kosova me trojet nën Maqdonin dhe Çamëria).
1. J B Tito e degradoi Kosovën në çdo nivel nga viti 1941, kur kishte mundësi të ndryshojë çdo gjë. Ky akt ndodhi edhe pse në Zagreb, në tetor 1940 KQ PKJ e kishte pranuar qëndrimin që Kosova në pushtetin majtisë jugosllav ta ketë modelin e Republikës Socialsite Sovjetike. Për këtë, më 1941 flasin dokuemnetet që posedohen. Tito as që provoi kurrë ta pranonte se minatorët shqiptarë dhe liçanë më 30 korrik 1941 i shpallën luftë Rajhut Tretë. Nga ky aksion u themelua “Çeta e minatorëve”, e cila komplet hyri në Brigadën e Parë Proletatre. Tito nuk e donte që Kosova të ketë datë fillestare të luftës antifashite-datë të fillimit të kryengritjes për Kosovë, sepse e konsideronte se do të ishte themel i Republikps Kosovës, si çdo republikë tjetër. Pra frigohej prej shovinizmit Serbian, të cilit i ka qëndruar prapa për ta fitaur karrikën e faraonit në Beograd.
2.Më 1942 Tito nuk e zyrtarizoi kurrë themlimine Shtabit Kryesor të UNÇ dhe Aradhave Partizane të Kosovës, themluar më 20 tetor 1942, me komandant Fadil Hoxhën. Këtë fakt nuk e parnoi sepse qysh në shkurt 1942, Emin Duraku (pjesa e fjalimit tij është zhdukur-hb) do ta shkruaj atë pjesën ku Rezoluta e Bujanit i dha shkëlqim dhe provim antifashit popullor Kosovës, pra jo vetëm politik, KANÇK u dëshmua edhe para hsitiorisë. Emin Durakun, dihet burimsht që e qitën në pritë Pavle Joviçeviçi dhe Mita Milkoviçi dhe atenatin kundër tij kurrë nuk e zbardhën, me sa atë ndaj Haki Tahës dhe Miladinit, që i pushkatuan në të njetën ditë.
3. Tito e dërgoi S. V. Tempon në Kosovë në fundtë vitit 1942, jo për të ndihmuar, por për të provokuar dhe degraduarçdo synim antifasihist, për t`u avansuar në një kritizer mafioz, qoftë edhe me faktin se Shtabi Kryesor i UNÇ dhe AP të Kosovës u pranua, por atij i përgatiti pusi në çdo anë, që e tregon realiteti i mëvonshëm. Faktet janë ma të forat se bjeshka!
4. Tito nuk e pranon kërkesën e Miladinit, bërë në vitin 1942, që Lufta Antifashite në Kosovë të drejtohet nga Shatbi i Përgjithshëm Antifashist Nacionalçlirimtar i Shqipërisë.
5. Tito në Mbledhjen e Dytë të AVNOJ-it nuk i ftoi shqiptarët, edhe pse e kishte kërkesën nga malazezi Mitar Bakiq (zasto AVNOJ u formiranju ne obraça se Albancima, koji treba da budu ravnopravni u novu federaciiju!).
6. Titio, përmes Millovan Gjilasit, nuk i njohu dhe i hudhi poshtë të gjitha vedimet e Konferencës Nacioanlçlirimtare të mbajtur në Buajn më 31 XII 1943 dhe 1 e 2 janar 1944, ku I deleguar I Enver Hoxhës ishte Sadik Bekteshi. Lidhur me këtë, Titua e mbajti Fadil Hoxhën gjatë gjithë jetës NËN HETIME sepse më 12 janar 1944 të gjitha dokumentet (në gjuhën shqipe ) yë Konferencës së Bujnait ia dërgoi Enver HPXHËS për APROVIM. Ndërsa të njejtat dokuemnte në gjuhën serbishte ia dërgoi Titos për NJOFTIM. Pra, hapur del se Konferenca e Bujanit e konsideronte Luftën Antifashiste në Kosovë si pjesë integrale të Shqipërisë Londineze, për faktin se Shqiptarët më në fund e dinin se janë populli i TRETË në Jugosllavi për nga numëri. Lidhur me këtë realitet, Enver Hoxha, duke e vërejtur qëllimin e Titos, Millovan Gjillasit dhe A Rankoviqit, që Kuvendi i Bujanit mos të ketë të drejtë të aporovojë ligje, mos të ketë të drejtë të emrojë gjykatës, mos të ketë të drejtë ekzekutive, në gusht 1944 do ta dërgojë në Vis një delegacion të përbërë prej: Koçi Xoxe, Ramdan Çitaku, Bedri Spahiu. Me këtë rast, më 26 gisht 1944 u arritë pelqimi që: “Nëse Shqipëria Londineze ndërton sistem shoqëror ekonomik socialsit, Kosova, do t` i takojë Shqipërisë; Nëse Shqipëria Londineze ndërton sistem mpnarkist, Kosova do t` i takojë Jugosllavisë socialiste”.
7. Tito e mashtroi Delegacionin e Shqipërisë në Vis më 26 gusht 1944, duke shtruar premtime e duke përgatitë më 2 shtator 1944 DEGRADIMIN e Shtabit Kryesor të Kosovës, në Shtab Operativ, me të njetin koamndant (Fadil Hoxhën për ta kompromituar para popullit tij, se nuk po i plotson premtimet para shqiptarëve për t`u bashkur me Shqipërinë Londineze-hb) , në fillim nën Shtabin Suprem të Jugosllavisë, e pastaj nën Shtabin Kryesor të Serbisë, aty ku e synonte patroni i tij, A. Rankoviç.
Duke u përpiekur që Degradimin e Shtabit Kryesor të Kosovës (Antifashist) , mos ta devalvojë, Enver HOXHA, më 12 shtator 1944 do t`i drejtoi DY BROGADA partizane për t`u dalë në ndhmë shqiptarëve të robëruar. Dokumentet sekrete që i posedonte Vlladimir Dedier (të cilat i posedoi edhe unë) vërtetojnë se Tito tri herë jep urdhër që Brigadat shqiptare të Shqipërisë Londineze të LAROHEN nga Kosova dhe çetniko-komunistet serbian të sillen si DAHI, sepse donte t`i shfarosë shqiptarët “deri sa të zgjatë përfundimi i Luftës Dytë Botërore”. Kjo për faktin se Ruzvellti, Stalini dhe ÇERÇILLi kishin marrë vendim që “ata popuj që kanë bashkëpunuar me nazizimin, kemi të drejtë t` i zhvendosin-shkatrrojmë”. A nuk ishte zbulim sadist i Titos kur më 10 prill 1945 i tha delegacionit shqiptar: “ JU 90 % keni qenë me fashizmin, por tash ua japim shansën të luftoni”. Kjo thënie e zbulon qëllimin e tij për me masakrat që bëri kundër shqiptarëve në: Drenicë, Gjilan, Llap, Ferizaj Deçan, Tivar, Dubrovnik, Trogir dhe Vershac.
8. Po ky Tito e dezinformoi Forein Offisi si dhe drejtë për drejti Cherchillin në Bari të Italisë, në takimin e pare, se: “Kosova dhe Trepça duhet ta kenë të njetin fat. Trepça ia përkujtoi se është aset i Londrës nga viti 1927”, për çka Londra nuk duhet të lejohet të ketë punë me Tiranën, nëse Kosova i takon Shqipërisë.
9. Tito më 21 XI 1944 i AMESTOI çetnikët në Kryesi të AVNOJ-it dhe të gjithë si “partizanë” u vërsulën në Kosovë, në vend që ta luftojnë fashizmin në Serbi, Mal të Zi e Maqedoni, pasi që Serbinë e çliroi Ushtria e Kuqe, ndërsa Maqedonin Ushtria e konvertura e Bullgarisë. Tito, pas çlimit Beogradit më 20 tetor 1944, do të vendosë: dërgimin e TRI divizioneve serbe në Kosovë, për ta bërë vendin ma të militarizuar në Ballkan, për interesa serbiane-çetnike. Për ta mbuluar këtë atentat në Kosovë e solli edhe një brigade Maqedone dhe dy briogada malazeze, të cilat nuk lanë gja të zezë pa bërë ndaj shqiptarëve. Kundër atyre mizorive reagojnë Fadil Hoxha dhe Miladin Popoviqi. (Posedohen reagimet në origjinal. Posedohen dokumentet e kohes me shenja sekrete.)
10. Më 10 janar 1945 do të reagojë Fadil Hoxha kunder mizorive që po ushtronin divizionet sllave në Kosovë sikurse të ishin ushtria e Kralit; më 14 janar 1945 do të reagojë Miladin Popoviqi, se repartet e divizioneve sllave në Kosovë po ushtrojnë terror të paparë (dok. gjindet në A. KQ LKJ), në vijim do të reagojë sërsih Fadil Hoxha më 19 janar 1945 në fromë shumë ma të ashpër se sa më 10 janar. Por J. B. Tito në vedn se të japi urdhër për siellje në bazë të konvenatve të luftës, Tito më 8 shkurt 1945, pa asnjë shkak e vëndos Dikaturën ushtarke në Kosovë, duke i sjellë kriminelët më sadistë si Velimir Stojniqin e kompaninë si guvenrator, për ta vrarë mizorishtë Krahinën më kombëtare shqiptare, për ta bërë shkrum e hi Drenicën e Shaban Pollazhës, deri më 20 shkurt 1945, kohë kjo, kur as Fadil Hoxha e as Miladin Popoviqi, nuk ishin në Kosovë, sepse kishin shkuar në Beograd për t`u ankuar ndaj vëndosjes së Diktaturës ushtarake më 8 shkurt 1945.
11. J B. Tito, nuk e pranoi në Beogard as Fadilin e as Miladinin më 19 shkurt 1945, kur shkuan të ANKOHEN se diktatura ushtarke është vënë pa nevojë në Kosovë. Por Tito e lejoi malazezin M. Gjilasin t’u kërcnohej kur hynë në zyrën etij Miladini dhe Fadili, duke u thënë: “Eja shoku Miladin ta ndajmë Kosovën ashtu si e ndamë Sanxhakun”, pa e llogaritë fare Fadil Hoxhën se ishte aty. Bile,M. Gjillasi as që e kishte përshendetë Fadil Hoxhën. (Posedohet dëshmia me shkrim e Fadil Hoxhës për këtë takim-hb).
12. Tito provoi ta destabilizojë Luftën antifashite edhe në Shqipëri përmes S.V. Tempos, Velimir Stiojniqit, Njazi Dizdarevit, Zllatiqit etj. Palnete tij i prishi gjithëmonë Enver Hoxha, duke i xhveshur me fakte e duke i dërguar ma në fund dy Divizone shqiptare në Kosovë, më 12 shtator 1944, pa e pyetur fare Titon. E këto divizone de fakto e kanë shpëtuar popullin shqiptarë nga shfarosja: “deri sa të zgjatë lufta” si mësonte Çubrillobiçi më 3 nëntor 1944. Lexo në AVIIB, K. 1222, ku thuhet se në Llap kanë mbetë në fund të nëntorit 1944 vetëm katër (4) plaka, kur Spasoje Gjakoviqi -OZN-a- në vned të hapjes së shkollave, hapi jo më pak se 36 burgje mizore, prej të cilave rrallë kush doli i gjallë në tërë Kosovën. (Posedohen edhe emrat e të varëve pa gjyq. Ja një fakt, vetëm në Pejë u shënua fenomeni ma i ndytë NEOFASHIST ku një patriot me emër Sadik UKELLA u pushkatua në prani të nxënsve. Nxënsit ishin detyrar ta shohin pushkatimin nga afërisa!!. (Për mizoritë e Spasoje Gjakoviqit, Dushan Mugoshës… nga viti 1985 e deri më 1988 i kam botuar në origjinal 1347 faqe dokuemnet në “VJETRAR”, organ i Arkivit Koosvës).
13. J B Tito provoi ta vënte popullin shqiptar në mes kudhrës dhe çekanit, duke e detyraur më 1945 t`i ndërtojë angari 10.000 shtëpi, për nevoja të kolonsitëve. (Posedohet dokuemneti ku me një rast fshatri shpërthen :“hajt murroj, hajt murroj, se vjen koha prap i rrxoj!). Në lidhje me këtë krim kolonial për t`i vënë shqiptarët në mjegulla, më 6 mars 1945, Tito aprovoi “Ligjë për moskthimin e kolonistëve në Kosovë”, legalishtë. Po ilegalisht çka bëri. Ja përgjegja në pikën nr 14.
14. Por, Tito më 1 prill 1945, ILEGALISHTË në Polit- Byro të PKJ vëndosi: “Të gjithë Kolonistët sllavë duke llogaritë edhe bjellogardistët rusë, duhet të kthehen në Kosovë”. E vërteta, nuk u kthyen 11.000 familjet kolonë që qenë, por numri i tyre arijti në 24.000 familje koloniste me të kaluar krimiale çetnike. Ja ky është TTITIZMI TREDIMEZIONAL: Në lartësi shumë i egër, në gjërësi antishqiptar, në largësi me prapavijë që të mos ketë fareshqiptarë në Jugosllavi. (Posedohen dokuemnetet, 11 progreme të cilat i kam botura më 1995).
15.Tito më 9 prill 1945, e pranoi Delegacionin shqiptar në Beograd prej 24 përfaqsusëve, delegacion ky që kryesohej nga Mehmet Hoxha (kryetar I KNÇ të KOSOVËS) me përkthyes Dushan Mugosha. Fjalinë e parë që ua tha shqiptarëve ishte: “Ju 90% keni qenë me fashizmin. Ju keni themeluar Divizon “Sknderbeg” me mi varë partizanët e mi. “Jebem van Skenderbega”-(‘Jau lofash Skederbeun”)!. Me këtë ka dash të thoshte, se sipas Vendimit të Treshës: Cherchill, Stalin, Ruzevllt, se: “ata popuj që kanë bashkëpunuar me fashizmin, fitimtarët kanë të drejtë t`i deportojnë, ose t`i vejnë në kampe” neonaziste, siç veproi Titizmi në Vojvodinë me Gjermanë dhe Hungarezë. E shqiptarët nuk e kishin asnjë sjellje si silleshin të tjerët ndaj tyre.(Posedohen dokuemnetet, që vërtetojnë se Enver Hoxha i kishte dërguar Titos Letër, në të cilën thuhet: “Shqiptarët e Kosovës janë populli më patriot në Ballkan, prandaj, largë duart e çetnikëve, ndaj tyre. Unë (Enveri) e di se si po sillet një pjesë e serbëve dhe malazezëve që i drejton Spasoja Gjakoviqi, Dushan Mugosha, Pera Brajeviqi, Sava Derleviqi, e që prapa tij qëndron Gjillasi (Xhida) dhe Aleksander rankoviqi (Leka),me Vela Stojniqin si agjentatutor diplomatik. Ta dini se ai popull nuk është JETIM”. (AVIIB Telegramsko Odeljenje, K 1114/45! “DOSJET E: Njazi Dizdareviqit dhe JOSIP GJERGJËS! ).
16. Tito e bekoi oficerin çetnik Serbian (Mashan Gjuroviq) kur nga Përpellaci i porositi ushtarët çetnikë me uni formë partizanësh që: “kur të hyni në Kosovë, VRANI Aranutë dhe Gjermanë”. Dhe ato njësi vranë sa patën fuqi, duke mos lënë njeri të gjallë deri në Prishtinë. Flisni zotërinj nostalgjikë shqiptarë, cili njeri ka jetuar në Llap deri në prill 1945?, përpos Selim Obarnça dhe Selim Ajeti me dhjetë partizanë. (Posedohet dokuemneti në origjianl).
17. Reagimin e Fadil Hoxhës: “Njësietë tona partizane të ardhura nga Serbia, Maqedonia dhe Mali I Zi po sillen ndaj shqiptarëve sikurse ushtria e Kralit”. Këtë ankesë, Tito e priti shumë indiferentë edhe pse këtë ia tha Koça Popoviçi. Fadil Hoxha rastësishtë shpëtoi prej dërgimit ambasador në Turqi, (më 1946) ose nga plumbi si Miladini. Nuk guxuan të vrasin Fadilin, sepse i druheshin Enver Hoxhës dhe ndikimit tij në popull. (posedohen dokumentet).
18. Reagimi i Miladin Popoviqit: “Siellja e njësive tona ushtarke nuk përkon me parimin e proklamuar nacionalçlirimtar ndaj shqitarëve. Është kaluar çdo masë e keqësielljës ndaj shqiptarëve. Për një njeri të kërkuar të cilin e akuzojnë kolonistët, edhe atë ndoshta pa fakte, por me qëllim me ia grabitë pronën, duke maltretuar të tërë fshatin, pa u verifikuar asgjë”. Për këtë ndaj dhe i bënë atenatat Miladinit agjentët e OZN-ës, më 13 mars 1945 në ora 11, duke ia mveshë Haki Tahës që ishte pushkatuar në ora 9 në të njetën ditë. E vërteta Miladini nuk është pa gjynahe, por ishte ma i mirë nga më të kqinjët. Madje J. B. Tito, kurrë nuk e vërtetoi pse Haki Taha u vra në ora 9 më 13 mars 1945, kurse Miladini në ora 11, më 13 mars 1945. (posedohen telegramet). Si është e mundur që njeriu i vararë në ora 9, ta vars njeriun tjetër në ora 11, në të njetën ditë, muaj dhe vit?
19. Tito provoi me gjysëm të verteta të mbante qëndrim armiqësor ndaj Shqipërisë duke përgatitë zbarkimin e gjeral Kupreshaninit në Korçë, me tërë arsenalin e Divizionit tij, më 1947.
20. Tito nga viti 1949 organizoi Qeveri marionete në Shkup me shifrën “Ahmet Zogolli II” (Apostol Teanefi e kompani). Pastaj në vijim 52 agjentura jugosllave porvuan të ndihmuara edhe nga jashtë (UDB+KOS), për ta ndryshuar pushtetin në Tiranë. Tito madje provoi ta nxjerr Koçi Xoxin nga burgu me desantë. Të gjitha qendrat a agjentuarve në: Nish, në Kretë dhe Gerum, afër Trieshtës dështuan më 1961, kur Shqipëria de fakto doli nga Pakti i Varshavës, në saje të rreshtimit politik shumë të drejtë, karshi çdo armiku të te drejtës shqiptare.
21.Tito më 1953, përmes Paktit Jugosllavi+Greqi+Turqi, arriti ta përpliloi Marrëveshjen Xhentelemene më 1953 në Split me Fuad Kyprilin. Rezultati: 415.000 shqiptarë të shpërngulur në Anadoll që sot po shkrihen ngadal në gjenratën e tretë, dhe ma nuk ndihen sesa janë shqiptarë. Në këtë pazar (posedohen dokuemnetet), Tito provoi ta ndaj Shqipërinë me Grekun në lumin Shkumbin, kurse viset e robëruara shqiptare t`i spastrojë me ndihmën e Xhelal Bajarit dhe Ismet Ymerit, duke i vëndosë shqiptarët e deportuar përballë Kurdëve në vilajetin MYSH, pazar ky që e kishte bërë Millan Stojadinoviqi më 11 gusht 1938, në Stamboll, e që Tito e ratifikoi plotësisht.(Lexone vetëm gazetën “Nova Makedonija” ku janë botuar emrat e të shpërngulurve shqiptarë, për tri vite.Posedohen me mija dokumente).
22. Tito nuk e përfilli reagimin e Fadil Hoxhës dhe Ismet Shaqirit në Split më 1953 se :“shqiptarët nuk kanë lidhje me Turqinë dhe se shpërngulja shqiptare duhet të NDALET, qoftë edhe me ushtri, sepse shqiptarët e kanë vednin e dytë me regrutë në Aramatë”. (Posedohet dokuemneti origjinal).
23. Tito e injoroi Plenumin e KK të LKJ për Kosovë më 1954, dhe ia hapi rrugën Shtabit të Rankoviqit dhe Krste Cervenkovskit (lexo prap: “Nova Makedonia’ 1955-1957 emrat e të shpërngulurve, detalishtë; lexo “pasoshko odelenje, ku në një pashport hyjnë 147 persona., për ta bërë Shkupin qytet sllavë e ishte deri më 1962, qyteti ma i madhë shqiptarë me numër të banorëve-hulumtoni dokuemnet sekrete ushtarke dhe ato të regrutimit 1950-1966.).
Me leje të Titos më 1949 themelohet i ashtuquajtyuri SHTABI I RANKOVIQIT. Dokumentet e këtij Shatbi i posedeonte biografi I Titos,V. Dedier, e prej të cilit i kam FOTOKOPJUAR të gjitha. Shtabin e A Rankoviqit për t`i shfarosë shqiptarët e përbënin: Aleksander Rankoviq, Kryetar, (ishte nënkyetar i KEF J), Krste Cervekovski (nënkryetar Shatbi), Svetisllav Stefanoviq, Vojkan Llukiq, Millan Bartosh, Leo Grishkoviq, Marko Vukqeviq, P. Iviçeviq. Ky Shtab kishte përpliuar Programin special. Progarmi ishte që tërë Shqipërinë Kontinentale ta ndante në dy pjesë: Zona “A” ishte ajo në Lindje të hekurudhës Mitrovicë-Vushtrri-Fushë Kosovë-Ferizaj-Kaçanik-Shkup. Zona “B” ishte ajo pjesë në Perendim të hekurudhës dhe përfshinte Rrafshin e Dukagjinit, Tetovën, Gostivarin, Dibrën e deri në Prespë e Manstir. Këto zona duhej me të gjitha mjetet me i shpërngulë në Anadolli. E kur të kryhet kjo “detyrë kombëtare jugoslalve”, pasonte operacioni (Jugosllavi, Greqi) për ndatrjen e Shqipërisë Londineze. Kjo zonë mbn shifrën “C”. Në detyrën e parë (në Zonat “A” dhe “B” fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Turqia, ndërsa në detyrën “C” fjalën kryesore e kanë Jugosllavia dhe Greqia duke pasë përkahjën e dy agjetuatrve Perendimore. Këto plane u “futën në FRIGORIFER” pas pranimit të Shqipërisë Londineze në OKB dhe në Paktin Ushtarak të Varashvës më 1955.
24. Tito e dinte fare mirë pasojen e aksionit të armëve ( kundër shqiptarëve, e që shqiptarët nuk i kishin) si dhe kurdisjen e Procesit Prizrenit, përmes TRE dervishëve agjentë të A. Rankoviqit nga: Rahoveci, Prizreni dhe Gjakova. (Posedohet dokuemngtaciioni ). Tito përmes LLukiçit dhe Stefanoviçit e aprovoi Progarmin special “METLLA” (FSHESA), për ta shfarosë shqiptarizmin në tërësi. Bile shfarosjen e ndau si thamë më lartë, në dy Zona: Zona e Kosvës dhe Zone e Dukagjinigt, me nënzona: Shkup-Tetovë-Gostivar-Dibër. Tito ishte i njoftutuar për torturat që i shkkatoheshin Njazi Malokut dhe Sedat Didës etj. si viktima të Procesit Prizrenit. (Lexo “Procesi i Prizrenit 1956 dhe Rekonstuktimin e Procesit Prizrenit më 1967, sekret shtetëror politik dhe ushtark përgjithëmonë-(posedohetn dokumentet detale). Ku jeni ju histoirianë e akademikë me tituj shkencorë që as madhësia e samarit të magarit të Nastradinit nuk mbushet me diturinë e juej ZERO. Pse heshtëtni?! Ku i keni gradat dhe për kur po i ruani? Mos po dini që fëlliqësitë titiste t`i zbulojnë serbët e ju pastaj t’i merrni të gatëshme? E kur ua ofrova dokuemntet në Institutin e Historisë, ju filluat me përgojime. Ku jeni JU të qeverive KUKULLA të BE, që nuk i finnanconi botimet shkencore të dokuemnteve, kush po ju pengon tani???!!! Kështu punojnë vetëm tadhtarët e Kosovës duke mos financuar shkencën e mirfillët. Si është e mundur që dy historianë që e kanë mohuar UÇK-ën dhe luftën e saj të drejtë, sot mrizojnë në Akademi dhe i adhuroni, madje nën firmën e tytre, BE financon fëlliqësira që i fyen dhe denigron të gjithë shqiptarët, sidomos FEMRËN shqiptare . Deri kur do vijoni të krekoseni me nga një gjysëm libri. Nuk jetohet para fytyrës kombit me një “gjysëm mushkrie më”.
25. Tito është përgjegjësi kryesor i eleminimit të Panjot Plakut në Jugosllvi, kur nuk pati sukese ta realizoi Planin “Ahmet Zogolli 3”, pasi që “Ahmet Zogolli 2” i Apostol Tanefit më 1949, deshtoi me trup të plotë. Për faktin se reagoi Presdiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë në OKB ndaj mizorive serbe ndaj shqiptarëve në Jugosllavi më 1958 (posedohet reagimi) , dueke e pasë informatën se në NJU JORK (OKB) po përgatitej REZOLUTA për DEKOLONIZIMIN E BOTËS ( e parovuar më 1960), Shtabi i Titos-Rankoviqit dhe ushtrisë do të nxitojnë ilegalisht që ta mbajnë një Plenum të KQ LKJ-ës, për t`i promovuar disa të drejta për pakicat. Është fakt se konkluzat e këtij Plenumi nuk i dinte populli. Por ato Tito i DISTRIBUOI në të gjitha kancalaritë e Perendimit. Dhe ata erdhën në përfudnim se “vetëqeverisja dhe mos-inkudrimi janë kulmi i të arriturave jugosllave”. As që përmendet pozita e shqiptarëve, të cilët kishin zhvillim ekonomik sa 31% e mesatares jugoslave. (Burimi: Banka Ndërkombëtare për zhvillim, sekret, vetëm për përdorim intern, e ku thuhet hapur se: “ Pa e pasë Kosova tretmanin e republikës, nuk ka dalje të saj nga prapambetja”. (Analizë ekonomiko politike e bërë në 412 faqe më 1978, Nju Jork, Beograd).
26. Tito aprovoi kërkesën e A. Rankoviqit t`i mbyllë shkollat e mesme në gjuhën shqipe në Kosovë, me motivin se nuk ka kaudro. Reagoi fuqishëm Fadil Hoxha, Ali Hadri, Salih Nushi dhe Hasan Mekuli më 1958.
27. Po ky Tito provoi ILEGALISHTË me një plenum të LKJ më 1959, të neutarlizojë përpjekjen e “Lidhjes Kosovare”, se në Kosovë pakica kombëtare shqiptare po fiton të drejta të pakicave duke hapur Shkollën e Lartë Pedagogjkike dhe fakultet (1959/60) . Por mos të harrojmë se katër vite më pare Tito e kishte shuar Institutin Albanologjik; kishte provar ta destabilizojë Shqipërinë e Enver Hoxhës, përmes tarbantit Panjajot Plaku (gjeneral, i cili u arratis në Jugosllavi më 1957) (Posedohet Dosja e tij si dhutatë që më njoftoi Fadil Hoxha më 1980) .
28. J B Tito më 1965 e kishte sjellë në Vrnjaçka Banjë Beqir Malokun, krejtë me qëllim për ta VRARË FADIL HOXHËN. Kjo për faktin se Fadili me të gjitha mjetet donte ta rrisë numrin e studentëve shqiptar në Prishtinë. Ky orientim i Fadilit e kishte tmerruar Shatbin e Rankoviqit, i themeluar me leje të Titos më 1949, për t` i shpërngulë të gjithë shqiptarët në Anadoll. Ky skenar argumentohet katerciprisht se Tito më 1953 e lidhi Marrëvesjën XHENTELMENE me Fuat KYPRILINË në Split. Marrëveshja pati për pasojë se 41.5000 shqiptarë, boshnjakë dhe popullsi ‘anacionale” e qyteteve dhe fshatrave u detyra të shpërngulet në Anadoll. (në temën “Shpërngulja e shqiptarëve në Anadoll 1878-1966” kam punuar gjatë viteve 1978-1982. Studimi i ka 1882 faqe, i pabotuar).
29. Tito e organzioi Plenumin e Brioneve pasiqë e kuptoi përmes Budimir Llonçarit se në Ukrainë kur ishin në vizitë gjeneralët serbnian e quanin Rankoviqin “Predsednik” (1965).
Është e vërtetë që shqiptarët e robëruar në Jugoslavi kanë shënuar disa progrese pas Luftës së Dytë Botërore, por ato janë MERITË e rrethanave që kishin ndryshuar kudo në Evropë.
30. Tito më 20 III 1967, do ta ftojë strukturën ma të lartë të Partisë dhe shtetit në Beograd. Aty do ta shtrojë pyetjen, pasi që në Kosovë ishte kërkuar statusi i Republikës: “Deri në çfarë mase ka shkuar KËRKESA e SHQIPTARËVE PËR REPUBLIKË”? Përgjigjen e kërkonte për ta futur Fadil Hoxhën në syrvejim dhe kompromitim para popullit tij, që para dy muaj në 1967 i kishte premtuar Republikën. Këto fakte janë botuar edhe në gazeta. Dokumnetet janë të pamëshirshme. A nuk është kështu shqiptarë?
31. Tito është ai që i DERGOI Tanket për t`i shekelë me zinxhirë rininë dhe popullin shqiptar të Kosovës më 27 XI 1968 në Prishtinë. Kush ka lëshuar urdhër të përdoret ushtria, përpos Tito si një saditë antishqiptar.
Është e vërtetë se LIGJI KUSHTEUES nga shkurti 1969 dhe KUSHTETUTA e Kosovës e vitit 1974 janë produkt i sielljës AGRESIVE të Fadil Hoxhës me këresat e tij legale dhe legjitime. E kam para sysh sjelljen shumë të ashpër në Sarajevë më 1974 kur furishëm sikur kur don të sulmojë çdo gjë (me siguri se vinte nga ndo një mbledhje ku hahej pasuli nga kokërr) duke thenë: “Ose Kushtetitë, ose unë nuk kam mundësi të dali para popullit e të arsyetojë pozicionet Rankoviçiste”. Gazmend Zajmit i shkojnë lotët, Hajredin Hoxha mbetet i shtanguar, Kurtesh Salihu i shtërngoin dhëmbët temrrësisht e friguar, unë qeshi nga gëzmi si pjesëmarrës në “simopizium” si e kishin emruar, kroatët qeshin, maqedonët zgërdhihen, malazezët mrrolen, disa kroatë serbian krekosen me sllovenë sepse taktizojnë me tragjedinë e Kosovës. E pyetja se : pse Tito nuk e nënshkruan Kushtetutën 1974 fare. E posedoi dokuemnetin kur Tito përmes Vladimir Bakariqit e “këshillonte Fadil Hoxhën mos ta hap në Prishtinë fakultete nacionaliste, por vetëm shkolla të larata politeknike”. Fadil i Përgjigjet: “Të jeni të sigurtë se do ti hapi fakultetet e shkencave shoqërore, sepse pa shkenca shoqërore nuk ka progres te asnjë popull. Hanë bari shqiptarët ende a?, e nuk e dijnë se si sillen Kroatët, Serbët, Sllovenët, madje Maqedonët, e mos të flasim për Malazezët për afirmimin e tyre” .
32. E posedoj sternogarmin e përfolur të “Intervistës Titos me oficerë të lartë në Dedinje më 1979”. Nuk kam pasë shansë që ta vërtetoi a është falco, edhe pse në dy vazhdime e botova në “ZËRI” ,një pjesë dhe e ndaloi Kryeradekatri, nga frika apo animi titist, nuk e di. Tito e dinte se si po sillen oficerët sllavë ndaj shqiptaërve si ushtarë, dhe kurrë nuk e ngriti asnjë akuzë ndaj tyre, si komanant Suprem. Ajo që është thënë në intervistë është realiste dhe e vizaton sjelljen e Titos publikisht dhe tinëzisht. E vërteta, një mik hungarez K. Dudash, gjatë hulumtimeve me thoshte se “Tito i ka tri fytyra morale dhe politike: Një për të shitë mendë, një për t’u duksë është i drejtë (në esencë ishte tiran) dhe një që deshmon se dy të parat i ka falco”!.
33. J B. Tito madje nuk u pajtua me hapjen shkallës Tretë në Katedrën e Historisë në Prishtinë më 1972. Por në saje të Prof Dr.Bogumil Hrabakut (Çek me kombësi) ajo u hap. Madje Bogumil Hrabakut përmes Mahmut Bakallit titistët iu kërcënuan se: “nuk guxojnë të botohet steongramet e Kongresit Themlues të PKJ për Serbi më 15 maj 1945, ku thuhet se: “ Për një ushtar tonë i kemi vrarë 300 rekrutë shqiptarë në Tivar”. B. Hrabak nuk u pajtua kurrë me atë prsion. Dokumnetin e botoi integral dhe pas disa muajsh u detyrua të dorëhiqet nga organizmi i Studimeve pasuniverziatre, duke e maskuar me “shkaqe” tjera. Madje, ai nga inati më vonë provoi t`i botoj shumë dokuemnete serbiane, të cilat i shkonin politikës çetnike, në favor. Do të thot provoi të na hakmirret. Por ZOGU kishte flutuar.
Madje për t` iu hy në “skrop” serbëve, Tito me Mahmut Bakallin e burgosën Adem Demaçin, pa bërë asnjë veprim politik. Lidhur me këtë, me që asnjë gjykatës shqiptar nga Prishtina nuk donte ta gjykojë Adem Demaçin, Mahmut Bakalli i solli një grup prokurorësh, gjykatësit e deri te daktillografi nga Prizreni. Kuptohte se ky dënim e kishte një ekvivalecë, që J B. Tito ia kishte premtuar Mahmut Bakallit. E ajo “ekvivalencë” ishte se Mahmuti mund të avansohej në Ministër i Punëve të Jashtëme të Jugosllavisë. Por, premtimi nuk u realizua sespse J B Tito me Jovankën më 1976 ishin në luftë: a do ta trashëgoi Titon ndonjë serbian ( Nikolla Lubiçiqi me Jovankën) apo do ta trashëgoi një slloven (Stane Dollanc që vinte nga nëntoka UDB-ashe dhe politike e LKJ).
Mos të harrojmë se Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk u pajtua me Marrëvesjen e Helsinku të vitit 1975, me të cilën “garantohej” mosndryshimi i kufijëve. E kur kufijtë në BRSS, në SFRJ, në Çekosllovaki u bën copë e grimë, a nuk i jep ky argument të DREJTË ENVER HOXHËS, se pa “ndryshimin e kufijëve të Federatës jugosllave, pa çlirimin e Shqipëtarëve në pushtetin TITIST, nuk ka paqe në Ballka”). ( Korespodenca Enver Hoxha –Leo Fraindlling, 1949/50, në KEF J)/1952.)
34. Më 1978 Tito lejoi që të burgoset prof Sadullah Brestofci, pa bërë asnjë faj me referatin e tij për Lidhjen Shqiptare të Prizrenit. Ai shpëtoi falë Fadil Hoxhës dhe historianëve në Komisionin e Histirisë, të cilët i reaguan Din Batallit me argumente, për ç’ka Dini demostrativishgt e lëshoi mbledhjen.
35. Lexues të nderuar i merrni shkriemt e mia dhe mësoni nga viti 1981-1999 sa ushtarë dhe sa civilë shqiptarë vriteshin për çdo vit nga bandat ushtareke të Gjenral P, Graçaninit dhe ato të UDB të drejtuara nga Stane Dollanci dhe hienat e tij. Po, titistë ishin ata që e sollën Kosovën buzë varrit dhe shqiptarët me gjenocid buzë shfarosjes, sikurse vepruan në Sanxhakun e Nishit më 1877, (kur u shfarosen 714 katune shqiptare, për të cilat vërtetojnë edhe sot emrat “kolibat e muhaxherëve” kudo nepër ish Vilajetine Kosovës, duke u thirrë në parullën “Pas Titos-Tito”!. A nuk është genocidë shpërngulja medetyrim i NJË MILION SHQIPTARËVE NGA KOSOVA më 1989- 1999, në fund të shekullit XX, ku Shtabi i S. Millosehviqit planifikonte ta FESTOJË më 28 VI 1999, shfarosjen e shqiptarëve në Jugosllavinë e Zhabiakut. Këtë plan e shkatërroi copa copa USHTRIA ÇLIRIMTARE E KOSOVËS, Ushtria e ADEM DEMAÇIT. Po, NATO intervenoi më 24 mars 1999 deri më 10 qershor 1999. Por faktet tregojnë se ky intevenim ishte më tepër argumet që UÇK mos të bëhet MODEL për çlirimin e 94 Kosovave, vetëm në Evropë. Me gjithë këtë, shqiptarët u janë mirënjohës SHBA, Turqisë, Gjermanisë dhe Anglisë për angazhimin ushtark shumë të drejtë, ku histrianët mund të flasin edhe për premisa ‘humanitare’.
Po, sot e dinë tërë bota se çka la Tito prapa si jashtë (mosinkudrimin e plagosur nga masoneria rreligjioze) dhe si i shkuan punët në katrahurën e tij të quajtur Jugosllavi, në fund të shekullit, pikërishtë pse neofahsizmin serbian nuk e luftoi kurrë sinqerisht, por e ruajti (ia ruajtën) karrikën deri në vdekje. Këtij mozaiku nuk i shpëtojnë edhe ata funksionarë kroatë, sllovenë, maqedonë, malazezë e siodmos boshnjakë që mshifeshin pas peshës shoviniste serbiane për interesa të tyre persoanle-karieriste. Edhe pse janë konvertuar më vonë në “demokratë”, kurrë nuk është vonë, sepse humnera nuk dallohet nga përroni, por as nuk rrafshohet nga bregu. Titizmin e njoh burimeisht sepse jamë i vetmi që i posedoj dokeumnetet e kohës të vjelura nepër arkivat e tyre. Unë nuk urrej asnjë popull. Këtë nuk ma lejon edukata familare, as shkollimi kulmor, as formimi im si historian, por as porositë e Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, as Murat Xhakja, Haxhi Sadria, Hasan Prishtina, Elez Isufi,Bajram Curri, Azem e Shote Galica, Emin Duraku e Qemal Stafa, Vojo Kushi e Zenel Hajdini, Adem Demaçi dhe Legjendarët: Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ilir Konushefci, Agron Rrahmani dhe Adrian Krasniqi, me Fehmi e Xhevë Lladrofcin.
Tani po e paraqes një citat nga Programi i Çlirimit Kombëtar të LRBSH që e drejtonte Adem DEMAÇI: “Me armikun do të sillemi paqësisht, duke i përdorë të gjitha metodat e kundershtimit qytetar për çlirim. Por kur e shohi se armiku nuk po ndryshon kurs, atëherë ne do t i rrokum armet, për t`i çliruar trojet e robëruara shqiptare. Nuk ka rëndësi a na ndihmon LINDJA apo PERENDIMI. Me rëndësi është se lufta jonë është e DREJTË”. (Nga Programi i LRBSH, viti 1963/64, autor Adem Demaçi)
Më duhet të them ma në fund se autokritika duhet ta përfshijë çdo kend sepse jemi lagur nga pak duke toleruar e besa edhe lavduar atë sistem totalitar (1945-1992) që është rregjisturar në rrjedhat e historisë. Ne të rëbëruarit, nuk kishim rrugë tjeter për t’u larguar nga “këneta“ e analfabetizmit dhe prapambetjes ekonomike. Po koha e ha kashtën, thotë populli. E kush ka hanger kashtë, dosjet janë. Ato një ditë do të akuzojnë shumë egërsisht të gjithë titistët.Të gjithë atyre që “ngjesin bishta” sot odave e kafeneve, me botimin e dosjeve do t`u mbyllet zejtaria që e kanë shndërruar në industri profitabile politike, dhe gojtari “demokrate”, që ngadal dhe me arguemnetet e tyre po myket për brenda nga infektimi që quhet nepotizëm dhe KORRUPSION “demokratik”. Sidomos në këto kohë të inflacionit të moralit demokratik, i cili po afrohet kah këneta plotë llum e baltë, për çdo ditë, javë e muaj, por shpresa e popullit për fat nuk po shterret. Si do të dalin nga kjo gjendje e mejrimit të hajnisë publike që e ka promovuar ky sistem,, më duket se burgjet, që vet i kanë ndërtuar, vet do të mrizojnë në to, nëse populli në votimet që përseriten çdo katër vjet i zgjedhë të diturit dhe të përkushtuarit për t`i ndihmuar atij që jeton në skamje dhe mjerim, krejtë me qëllim që të shtypurit dhe të shfrytëzuarit të çlirohen. Po, e di që në sistemet demokratike, për të ndershmit dhe patriotët e vertetë dhe modest, burgjet moti do të mbylleshin.
Është fakt se titistët kanë vrarë civilë dhe ushtarë shqiptar nga viti 1981 e deri më 1999. Por është argument dëshmues se më 1983 LKJ-në titistët e kthyen në PATI NAZIFASHISTE sepse brenda saj i krijuan brigadat dhe batalonet ushtarake me vra shqiptarë në Kosovë. (Posedohet dokuemti i cili është botuar në vitin e kaluar në librin tim që e botoi: Shtpia botuese “FAIK KONICA”, Pristine).
Këtu mbaron çdo logjikë nejrëzore dhe me këtë fillon të duket poltika titiste që ishte nga etnogjeneza një MONSTRUM sui generisë makiaveliste. Titistët, madje ia kaluan Ilija Grashaninit, sepse më 1988 e krijuan dokuemetin e quajtur: “PROGRAMI JUGOSLLAV PËR KOSOVËN” si kopje e Memoraandumit të Akademisë Serbiane nga vitit 1986. Këto dokuemnte janë armë e Kasapit të Ballkanit (Milloshit) në dekadën e fundit të shekullit XX, sidomos kundër Shqiptarëve dhe atyre që nuk ishin serbianë. Titistët i shpërngulën nga Kosova njëmilonë shqiptarë. Nuk është ky fakt fashizëm i gjeralëve të Titos dhe udbashëve të tij, realitet, zotërinj nostalgjikë të Titos? PO! Madje pse “Programi …” u botua me 1988. U botua për ta shënuar dhjetë vjetorin e Lidhjës Shqiptare të Prizrenit (manifestuar në Prishtinë më 1978), për t`u ZBULUAR çdo synim imperialist serbian. Pra, dhejtë vjetë titistët kishin punuar në këtë program fashist, që u shfaq më 1988, si detyrë e të gjithë jugosllavëve, “për ta serbizuar Kosovën”. E sot, kur Sllovenët, Kroatës, Maqedonët, Malazezët, Boshnjakët NUK MUNDËN TË JTOJNË ME SERBË, atëherë si ende në BE hamenden e nuk e parnojnë Republikën e Kosovës si realitet?! E pranimi i realitetit është fare larg, për faktin se vetëm Republikën e Kosovës, BE e ka IZOLUAR.
Ja ku ka rënë qerrja e disa titistëve shqiptarë edhe sot, të cilët ende ëndrrojnë se ‘gomari i cofur do të ringjallet’. Ëndërroni! Unë fare mirë e di se Tito ka qenë shumë i mirë për çdo sllav në Jugosllavi. Por për shqiptarë ka qenë pak më atraktiv se krali, sepse lejoi shkolla dhe administratë shqipe. Por ato janë rezultat i luftës antifashiste që e drejtonte Enveri e Fadil Hoxha. Edhe ato të drejta që u lejouan shqiptarëve, Titos ia imponoi koha dhe nuk mund t’i kishte dy drejtësi: një për të tjerët e një për shqiptar, edhe pse shqiptarët ishin trajtuar si qytetarë të reandit dytë. Shqiptarët e shfrytëzuan ligjin dhe rrethanat e pas luftës. Por mizoritë titiste nuk mund të injorohën me asgjë, sepse prap ishim populli më i persekutuar në Jugoslavi 1944-1999.
Në vijimtë këtij ESEU: Programet serbe për shfarosjen e shqiptarçve 1836-1999”
Comments