top of page

PRANË SHKOLLËS SIME


MOS MË PRIT SONTE


S’e di e dashur ç’do të shikosh sonte në endërr

Mua mos më prit, as mos më thirr ëmbël në emër

Jam si lulja e brishtë e bajames qe thellimi më ngrin

Dridhem si trumcaku në deborë,sqë hpirtin po ia nxijn’


Nuk mund të të vij sonte në ëndërr, mos më prit kot

Rrugën ma zuri kukuvajka,trishtimin ma ktheu në lot

Hënën ma burgosi një re, në errësir’ endem në panik

Bota është çmendur, e dashur,të vij sot, kam frikë.



URA E ZEMRËS



-Me me shumë dashuri e mirënjohje Qukësit,

pranë urës së Bushtricës, ku hodha hapat e para si mësues-


Na pelqente shumë ,kur ishim të vegjel, të sajonim ura mbi përrenj

Kush na mbante ne, mburreshim e hiqeshim si ustallarë të denjë

Linim shqerrat e kecat në lendinë,e vrap niseshim te përroi me gurë

Skiconim si arkitektë të vertetë, keshtu në këmbë, ‘të madhen’ urë


Fati më solli një urë të madhe, ja ku më ke- më tha-i dashur mësues

Ish madheshtore , me këmbë gjingante, kokën mbeshtetur në Qukës

Qesha me të madhe një ditë me urat e përrenjve, më beso Bushtricë

Pa të pyetur ty, ta zgjata pa leje trupin, deri në fshatin tim ,Bistricë.


NË SHI


S’di si ngelëm vetëm këtë pasdite në një cep të horizontit

Unë në prehrin e vetmisë, ti në ritualin monoton të zakonit.


Meditojmë të hutuar të dy nën pelhurën e hirtë qe na mbulon

Harroj të marrë frymë, ti me lugë të trishtë dhimbjen ma trazon.


Të vetmuar ngelem të dy nen pelhurën e hirtë qe na mbulon

Dita është pa ngjyrë ,me litar më lidh, me litar më shtrëngon.


Ngelëm të dy të shurdhët nën pelhurën e hirtë qe na mbulon

Ti me muzgun gri, unë me shpresën e një dite që agon.




KJO DRITË


Në cepin e dritarës një rreze drite befas u fanit

Vrapova si fëmijë, ta kap, ta shikoj si shdrit

Me zjarrin në gji flakëroi, si feniks shkelqeu

E mora në duar, si dhurata qe dha Prometeu.


Drita u bë buzeqeshje, sythoi te e dashura ime

I qendisi syçkat e bukur, me puthje e ledhatime

Erdhi si i xixellonjë në pallatin e shpirtit tim

Të ndris sokaqet e tij,ta coptoj’ këtë shtetrrethim



DHIMBJA E SHPIRTIT


Brinjët e shpirtit tim u gërryen befas pa kuptuar

Me një sqepar të padukshëm u lwmuan në kohë

Mulliri i viteve i vwrtitej tinëzisht rreth gushës

Ia hollonte, me erën pickuese e shiun me llohë


Në netët e ftohta të dimrit ato ndjejnë dhimbje

Siç therrin athët kockat e brinjwve të lumit tim

Por gurgullima nuk hesht, si këngë lirike gjallon

Paçka se buzët zenë e dridhen e ka pak gjelbërim


Brinjët e shpirtit tim u gërryen befas pa kuptuar

Por të forta u bënë, duruan e durojnë ende shumë

Siç nuk ndal rrjedhën Bistrica ime, i miri lumë



PRANË SHKOLLËS SIME


Pranë shkollës sime qëndroj sot

Ku ëndrrat e mia morën krahë

Si dallëndyshet krahëlehta

Në udhetime larg e larg.


Pranë shkollës sime qendroj sot

Më luten muret t’u jap një përqafim

Zgjasin duart si fëmijë dritaret

Të më puthin fort , me mallëngjim.


Pranë shkollës sime qëndroj sot

Dridhjet e shpirtit si det valëzojnë

Mbledh diej të vegjel, nxënësit e mi

Mëngjeset e mia t’i lumturojnë.


Pranë shkollës sime qëndroj sot

Një ndarje, një dhembje më pushton

Shpërthejnë dritaret nga marazi

-Mësues, pse ikën? Ku po shkon?

32 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page