U bë një muaj që ti ike andej dhe unë mbeta filli këtej. Është e dyta herë që e provoj një dënim
tillë, të cilin guxoj ta quaj edhe një sprovë malli.
Ditët i shtyj si i shtyj njëfarësoj, por netët, aha, më duken më të mundimta se ngjitja e gurit të Sizifit.
Të ketë frikë njeriu nga liria, thua?! Jo, unë nuk kam frikë nga liria, por nga të qenit vetëm. Dhe pa ty unë jam krejtësisht vetëm.. Jo se nuk ushqehem dot, se unë jam Mjeshtër për të zier vezë,
jo se nuk i laj dot rrobat, se unë kam qenë 8 vjet konviktor, por se boshësinë, që ka shtëpia pa ty,
unë nuk e përballoj dot.Këtu ndihem i pafuqishëm për të bërë pordhën e madhe dhe, po këtu,
ndihem më i fuqishëm nga pafuqia ime.
E mira ime! Ndoshta na janë dashur çaste të tilla, për ta vlerësuar si duhet se sa të çmuar jemi
për njëri-tjetrin.
nuk të them dot asgjë më shumë, se nuk më le “sedra e burrit” dhe “Zuku” i zemrës.
Dashurisht për ty, në gjumë dhe në zgjim!
Comments