top of page

Portret i trishtë Nëne


Zyhdi Dervishi

Portret i trishtë Nëne





Para duarve të rreshkura të nënës

përgjunjen vargmalet e gjithë krenarive.


Para shikimit të turbulluar të nënës

verbohen yjet e të gjitha yjësive.


Para honeve – rrudha në ballin e nënës

shtangin vrullet e gjithë stuhive.


Para psherëtimave trishtuese të nënës

heshtin bubullimat e gjithë gjëmimeve.


Tiranë, 30 qershor 2015


#zyhdi #dervishi

26 views1 comment

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page