top of page

PORTA E NDALUAR, E KLONIT FANTAZMË



Nga Meti Fidani


Ishim nje brez i tere devollinjsh,nje brez i tere te rrinjsh te dale nga bangat e shkollave te Ndertimit,ne Korce ,Tirane,Elbasan ,etj..Ne ate vit ndertohej Hidrocentrali i Nikolices..Ndermarja e Ndertimit ne Korce,ja besoi kete veper rinise ndertuese devollite..Kjo rini kishte forcen,specializimin,te cilen e gershetonte me traditen e devolliut,te njeriut qe si trembet punes..Pjese e ketij kontigjenti,patjeter qe isha dhe une,si vendalli qe isha,dhe kisha specialitetin perkates

Nuk kishte kenaqsi me te madhe,se te punoje me brezin e ri te Devollit.Te gjithe djem te fuqishem,djem te papertuar,djem qe edhe malit nuk i trembeshim ,kur thone ne gjuhen devollice..Natyrisht qe preferonim qytetin per te punuar,por kete fat e kishim vetem ne dimer,kur mbyllej sektori i jashtem i Ndermarjes se Ndertimit,dhe ne na mblidhnin te punonim ne Korce,ne Tirane,si dhe qytete te tjera,apo dhe neper vepra

Gjate muajve te pare te veres ,u ngrit Ndertesa e H/centralit,rezervuari,dhe nje pjese e kanalit qe nga kloni e ketej..Matane klonit nuk kishin filluar punimet,pervecse Aristidhi me nje traktor jashtezakonisht te madh kishte hyre per te hapur trasene .Qe te kalonte kanali duhej qe te prishej dhe nje pjese e vogej e klonit,gardhit me tela me gjemba,me korent,dhe pajisje telefonike..Po aty ku do shkonte kanali,dhe saktesisht ne vendin e quajtur Kryqi,do te hapej dhe nje porte,per te kaluar punetoret

Une isha larguar nga fshati ,kisha disa vite,dhe qe kur ishte bere ai klon fantazme,nuk kisha kaluar ndonjehere..Por edhe te desha te kaloja,nuk e di a mund te me lejonin,mbasi atje ishte si te kaloje doganen,per te dyshimtet kalimi pertej klonit,ne zonen e kufirit ,ishte molla e ndalume

U ngritem qe heret..Ate dite do te punonim matane klonit..Dhe saktesisht atje ku buron Devolli.Aty do te benim nje depozite per mbledhjen e ujit, i cili me pas do hynte ne kanal,per te marre rrugen drejt rezervuarit..Askush nga ne te rrinjte e Devollit,nuk e kishte pare kete burim..Vetem thoshin se i gjithe Devolli ,buron ne nje vend,thoshin se uji eshte brisk i ftohte ne behar,dhe i ngrohte ne dimer.

.Italia fashiste,e cila sic duket nuk ishte vetem fashiste ,e kishte projektuar kete central,35 vjet me pare,..Mbas centralit uji do te shkonte ne Korce,per uje te pijshem.Nje projekt per tu admiruar..Inxhinierat italiane u perzune me force,mbas mbarimit te luftes,dhe projekti mbeti ne mes

Mbeti per tu ndertuar tani pas 35 vjetesh ..Tani ky h/central,na takon ne rinise devollite per ta ndertuar..Tani ne te rrinjte e Devollit,do te ishim zoter te burimit te famshem..Ate dite kishim marre dhe mish,djathe,raki e mezera te ndryshme..Ate dite nena ime,na kishte gatuar dhe nje tepsi me pengjire,nje embelsire tradicionale e zones,qe pregatitet me miell,niseshte,veze dhe kos Ne do te benim dhe piknikun me te bukur te jetes sone,aty ku buron Devolli,ne hapat e tij te para,ne gurgullimat e tij te para..Pa dhe do kendonim serenata..Une si vendalli,dhe do te shkruaja,e do te recitoja nje poezi te castit,per kete mrekulli,ne rrenjet e Gramozit,buze kufirit..Por dhe per kenge popullore,ja thoshim,nuk ishim dhe aq keq.Aq me shume kur te ishim tek kjo dhurate e natyres

Ate mengjes ushtaret po na prisnin tek porta e klonit,edhe komandanti i postes ishte aty.Derisa u mblodhen te gjithe,u perhapem neper fiererat e dellinjat per luleshtrydhe ,.Ushtari na porositi te mos shperndaheshim..Kishim edhe dy civila me pushke te cilet do te na ruanin gjate punes,per te mos bere ndonje levizje te dyshimte e te gabuar..Cesku,komandanti i postes,po lexonte emrat

Adriatik Zyfi

Ylli Zyka

Nexhmi Zyfi

Haxhi Doko

Selfo Xhelollari

Fatmir Diko

Albert Hoxha

Raqi,..Aristidh..etj,etj.

Ai qe degjonte emrin pergjigjej "ketu",dhe nxirrte e tregonte pasaporten..I hapej porta,kalonte, dhe priste matane telave te frikshem..Emri im nuk po dilte..Ne listen e derguar nga ndermarja ne Korce, isha,ketu nuk po me therrisnin

Meti Fidani..

-Ketu..u pergjigja ,dhe nxorra pasaporten..Jo nuk duhet te kalosh

-Pse keshtu komandant

-Kete nuk e di une-me tha komandanti-as nuk e kam idene se kush te ka hequr nga lista..Pasha syt e ballit, nuk e di-u betua ..Porta po mbyllej..Rinia devollite ishte matane klonit,une i vetem ne anen tjeter..Dhjetera shikime matane atyre telave te shpifur,kembeheshin ne syte e mij tashme te perlotur..Te trishtuar dhe ata pertej telave

-Mund te ma hapni porten -tha Livi Shanazi,,pergjegjesi i punimeve,nga brenda portes

Atij ja hapen porten, dhe erdhi drejt meje

-Mos u merzit-dhe me hodhi doren ne qafe.Nuk do te rrish pa pune..Me pak do te lodhesh se te tjeret,dhe do te marresh dyfishin e ketyre qe do punojne matane..Degjome mua-dhe afroi gojen ne vesh,e me pershperiti..

-Shko na mblidh kerminj,e ja jep Nefailit te na i gatuaje,e mblidhemi ne darke e pime ndonje gote.Do paguhesh dyfishin ,,Mire..-e qeshi me embelsi per te me qetesuar

Ai me perqafoi dhe iku matane

Morra rrugen e kthimit ..Nuk permbahesha dot.Canten e dokut e flaka diku,me gjith forcen qe kisha..Canta u perplas kuturu mbi nje shkemb,anes brezit te bute kufitar,te punuar rrishtas

Shishja e rakise leshoi nje tingull disi te cuditshem,dhe canta u lag duke perhapur eren e rakise te zjerre dy here,..Tingulli dalengadale u zgjat si tingujt e kitares se Raqkes,kur akordonte telat.Edhe tenxherja doli prej cantes,kapaku u rrokullis poshte dhe qendroi ne telat e klonit..Embelsira e nenes,per shoqerine time, u shpernda neper brezin e bute..Ndjeva keqardhje per duart e lodhura e te stermunduara te nenes.Por ja qe e flaka canten..Momenti ben cudira

-Per nder te familjes-erdhi qete,komandanti,-nuk e di kush te ka hequr nda lista..Me beso,,Une nuk mund ta beja kurre-dhe me hodhi nje dore ne sup

E besova dhe e besoj deri me sot qe ky veprim nuk ishte i postes,as i komandantit.Aq me shume thosha,kete gje nuk mund ta beje nje katolik..Kisha shoke katolike ne shkolle dhe ne pune,dhe ata flisnin hapur,per gabimet e pushtetit..Sidomos per fene..Disa prej tyre ishin nga anet e komandantit.Ata qanin per Kishen e Vaut te Dejes,qe ju ishte shkateruar,ne menyren me te turpshme e barbare.Ajo kishe e Barletit,ajo kishe ku u martua, Skenderbeui i Madh i Kastrioteve,u hodh ne ere me dinamitin e hidrocentralit qe po ndertohej.Ata e urrenin haptazi pushtetin per kete krim..Bile ne lenden e Historise se Partise,kur behej fjale per Klerin katolik,si kundershtar i forte i rregjimit,ata nuk e mesonin fare.

-Le mor c'thone keta,-thoshte Prenga,shoku im i shkolles.Baba m'ka than,se Partia na ka dnu pa te drejt,na ka shemb kishat e na ka burgos e vra,prifterinjt e sherbetoret e kishes..Une nuk i besoj ket histori partie -thoshte-besoj baben tem..Jo vetem Prenga,por te gjithe mirditoret qe kishim ne shkolle, flisnin thuajse pa frike..

Edhe nga anet tona,ne Devollin e Siperm,u demtuan e u mbyllen objektet e kultit,por ne kishim njefare frike te flisnim per kete.Shen Pjetrin tone ne Dardhe e kthyen ne repart ushtarak..,Po keshtu poshte ,Shen Meria u kthye,ne magazine, e me vone e shndruan ne kamp punetoresh..Edhe kishen e Sinices,po ashtu,ne depo ushtarake Bile une kisha shkruar nje vjershe per kete kishe,por kisha frike ta tregoja ne shoket..Katoliket ,per hir te se vertetes ishin me guximtare se ne ne konvikt,ne shkolle e jashte saj.Prandaj dhe i besoja shume

I besoja dhe per arsyen se ne internim ku u linda une, me ka rritur me qumeshtin e saj nje nene katolike,nje nene mirditore,te cilen nuk me lane ta takoja kurre,nuk e njoha dot kurre.Ndaj une i besoja dhe i besoj mirditoret.Aq isha i kolisur ne besimin ndaj mirditoreve,sa thosha e mendoja,se dhe vete Bardhok Biba,ndoshta nuk ka qene komunist,ose nuk ka dashur te jete,ndoshta dhe vrasja e tij,ishte ndonje kurdisje planesh per te percare Mirditen..Prandaj e di qe nje katolik,nuk do ta bente kurre,ate veprim te me ndante nga shoket,nga pikniku,nga burimi i Devollit..Prandaj i besova dhe i besoj komandantit katolik te postes.

U nisa drejt kantierit..Rruges mblodha dhe kerminj,ne nje qese plastmasi,sic me tha tekniku

Ne guzhine ishte Nefaili,Nefail Pasho,guzhinieri yne i talentuar,nga Arrza

-Ik o megjithe ata kerminj,se nuk kam kohe tani,mbasdite do ti gatuajme..Shko e mblidh te tjere se jane pak

Dola..Aty ne oborin e h/centralit,ishte Andon Berxhiku,inxhinieri i elektrikut,me tekniket e tjere,kishte hapur dosje e projekte dhe po diskutonin

-Po ti, me keta kerminj,,nuk shkove ne pune

E terhoqa dhe i tregova c'kishte ndodhur..Andonin e kishim mik shtepie,ne cdo familje nikolicare.Ishte shok i ngushte me dajon tim ,Perendin,i cili edhe ai ,ndodhej aty...Andoni ishte inxhinjer shume i zoti,por edhe njeri i gotes..Sidomos i rakise tone qe ishte ilac.Njehere nuk e di pse kishte shkuar ne Athine,per nje takim inxhinierash te rajonit,per ujerat.Per kohen ishte dicka e vecante qe dikush te dilte jashte shtetit

-E si tu duk Athina-e pyesnim ,mbasi pinte pak

-Mire,aq mire,sa ska ku te veje,por me nje shishe raki si kjo e Nikolices, e ben xurxull ,Athinen e tere-dhe qeshte me te madhe

Por tani ai u trishtua per ate c'me kishte ndodhur.

-.Mos u bej merak,,Mire te tha tekniku,me mire ketu me ne,se ande matane,me ata te cakerdisurit.Shko e na mblidh ca kerminj..Merre dhe Pavlon shoferin tone. Ai kot po rri

C'e desha Pavlon une..Pavloja ishte shoferi i kuadrove te ndermarjes se elektrikut..Me dukej si tip dembeli,se ikte sa nje breshke,me "Zuk"-un e tij polak

Mbas asaj qe ndodhi perfundova me brigaden e trasportit..Ndermarja e ndertimit kishte shofera te zote e guximtare,sic ishin vellezerit Maksut e Bido Maksuti,Thoma Balliu,Daljan Xhuxhi,Vili Qorri,Pellumb Esmeri (Korca i perdorte keto llagapet apo nofkat ,aq sa nuk ju mbanim mend,mbiemrat e vertete),.Sillnim materiale ndertimi nga Korca,Bilishti,rere nga Menkulasi,etj.E verteta ishte se trasporti paguhej mire,aq sa i kishte mbetur shprehja "trasporti ka para"

Mbas disa ditesh me lajmeruan per te shkuar ne Arrze..Ke nje gjyq me thane..Vrisja mendjen perse te ishte ky gjyq..Patjeter mendova,Xhevit Hysolli,brigadieri i Nikolices,do te jete ankuar per patatet qe i kishim shkelur me mjetet tona,aty perballe centralit..Do hanim ndonje gjobe,por prape ndermarja do ta paguante

Me keto mendime,hyra ne vatren e kultures ne Arrze..Aty do te behej gjyqi.Ne Vatren e Kultures,kisha hyre vetem per mbremje vallzimi,per mbledhje,per kinema,apo kur jepnim estrada te ndryshme...Mbremjet e vallzimit ishin mjaft te bukura..Hekuri Hysolli ose Cone Kodra,i binin fizarmonikes..Njerin prej nesh, e caktonim si pergjegjeste mbremjes..Sapo Hekuriu fillonte nje melodi,pergjegjesi therriste "Fuqine e kane djemte", Dhe ngriheshin djemte e zgjidhnin partneren e tyre,perballe ,per te kercyer..Ne fakt djemte ishin pak te rrembyer..Ngriheshin menjere sapo jepej urdheri..Kur thoshte "Fuqine e kane vajzat",ishte pak me qete,ato ngriheshin qetesisht per te kercyer,duke zgjedhur partnerin e tyre,dhe ato

Por kete rradhe kisha erdhur per gjyq..

-U Metka Metka,,-keshtu me perkedhelnin,-c'e mire te solli,-dhe bashkemoshatare e te njohur me rrethuan ne vatren e kultures

-Kam nje gjyq -u thashe-pa e vrare shume mendjen per rrendesine e tij..Erdhi gjyqtari dhe anetaret e gjyqit..Kryetar gjyqi,Myzafer Anelli..Une nuk e dija,qe ai na paskesh bere nje kurs specializimi per gjyqtar ne Korce..Ketyre u thoshin gjyqtare popullore te fshatrave apo lagjeve

- I pandehur- filloi Myzua-ndersa njera nga grate mbas tij ,filloi te shkruante

Une thashe se tallej kur me tha i pandehur,dhe po e shikoja me habi.

-Akuzohesh se diten e diele,bashke me moshataret e tu ,Albert Hoxha,banues ne Bilisht,dhe Fatmir Diko,po banues ne Bilisht,ne vendin e quajtur Qafa e Kazanit,kini shkuar pa marre leje nga organet kopetente,dhe ini afruar 20 metra,brezit te bute kufitar dhe klonit..Kjo dyshohet per nje tentave e mundshme arratisje

Ai fliste,por mua perseri me dukej e pabesueshme

-O Myzo-i thashe,-je ne vehte apo tallesh.Ishim pa ndonje diference te madhe ne moshe dhe njiheshim aq sa nuk munt ti thosha shoku gjyqtar..Pastaj me Hekurien te shoqen ,ishim te nje moshe,apo dhe me Agron Alon, djalin e Besimit,kusheririn e saj,shoke te ngushte

Po per caj vajtem o derebardhe,per caj, sic vene te gjithe,dhe as kishim, e as kemi ndermend per tu arratisur..Nuk punuam ate dite si e diele dhe shkuam per caj..Nuk me beson mua,po beson c'te kane shkruar aty,bre Myzo

Myzoja ne fakt nuk donte te bente keq.Ai po mendohej si ta mbyllte per mire kete ceshtje,,qe, edhe pse nuk deshi,rra ne doren e tij..Neqoftese kjo ceshtje do mbyllej aty brenda vatres se kultures,,mire,,ne te kundert mua do te me merrte lumi..Po te behesha objekt diskutimi ne degen e puneve te brendshme te Korces,nuk shpetonja pa ndonje 10-vjecar,,Neni per tentim arratisje ose ndryshe tradheti ndaj atdheut,do me kapte patjeter..Myzafer Anelli e mbylli qe aty plagen

Ne fakt ne Arrze nuk kishte shume ndarje politike e biografike,per rrjedhim nuk kishte as lufte klasash,sic i thoshin..Neqoftese pluralizmi ne Shqiperi u be prezent ne 90-ten,ne Arrze ,kishte pluralizem qe ne vitet 70-te..Kjo fale martesave brenda fshatit..Kjo vale e martesave e djemve me vajzat e fshatit,morri nje perhapje aq te madhe,sa nuk kishte te qendruar.Ne kete fshat te madh te Devollit,qe shpesh i thoshim Kine,ciftet apo krushqite nuk pyesnin fare per biografite,ata shikonin si baze njeriun me te cilin do te lidhnin jeten..Dhe vertet kjo eshte me e rendesishmja..Keshtuqe u perziene,dashur pa dashur,ata me biografi te keqe ,me ata me biografi te mire dhe anasjelltas..Aq sa nuk mund ti dalloje dot..Kjo ishte nje goditje e rrende per Partine shtet,e cila kete mund ta quante,zbutje te luftes se klasave

Dhe vete gjyqtarin dhe ato dy ndihmeset e tij,po ti hidhnje e perdridhje e ti shoshisnje,dilnin komuniste me biografi te keqe ..Keshtuqe Myzua nuk ja vuri veshin shume biografise time,ai beri si beri e mbylli ate ceshtje,brenda asaj salle

Por dikush kishte spiunuar qe une kisha shkuar ne Qafen e Kazanit ,bashke me dy bilishtaret,.Kjo ishte arsyeja,qe me thirren ne gjyq,kjo ishte arsyeja, qe nuk me lane te kaloja klonin..Keshilli i fshatit ,partia ,operativi,apo dega qe perpunonin listat,vune nje kryq mbi emrin tim per te mos kaluar tek Porta e Kryqit..Dikush kishte spiunuar..Dikushet, Partia shpesh i shperblente duke u dhene ndonje pushke,ose duke i bere anetare,ishin apo nuk ishin te afte...Dikushet, me ate pushke e kishin dhe punen te siguruar .Quheshin pushkatare..Kur te gjithe punonin,afer brezit kufitar,pushkatari rrinte shtrire ne nje ledh,dhe ruante levizjet e dyshimta..Dhe paguhej me shume se ata qe hapnin token per qilizem

Njehere nje dikush, qe kishte kontribuar per te kapur disa tentues per arratisje,e pyeten ne nje mbledhje te fshatit..Sapo ishim prishur me Bashkimin Sovjetik,dhe kishim filluar miqesine e madhe me Kinen moter.Ata te komitetit te partise qe drejtonin mbledhjen i thane pushkatarit te diskutonte si njeri i partise

-Na thuaj dicka per motren tone Kinen,per udheheqsin Mao Ce Dun,per miqesine shqiptaro-kineze

-E c'tu them une,more shoke- tha dikushi..Burre me te mire se Mao Ce Duni ,nuk gjen..E pashe javen e pare,tek proi i Femiut,Kishte hipur ne nje kale me shale..Nje burre i pamshem,2 metro burre..Pastaj u kthye nga ulica e Birjait..Vetem ta shikonje mor vellezer Lum motra Kine qe e ka ate burre..

Duartrokiten te komitetit,duartrokiten dhe te pranishmit per kete diskutim kaq te thelluar

Pra dikushit po ti jepje nje pushke apo tesere Partie,e dinte c'behej ne Kinen moter,ne imperializmin amerikan,apo ne revizionizmin sovjetik,jo te mos e dinte se cfare do te bente Meti Fidani ne Qafen e Kazanit,apo kur te kalonte porten e Kryqit,apo kur te bente piknik me shoket.

.Une te them te drejten u tremba nga dikushet.Dikushet do ti ndiqnin levizjet e mija ,qe Partia i cilesonte te dyshimta..Me duhej te ikja nga ai kantjer qe e kisha tek dera e shtepise..Njehere te vetme qe mu dha mundesia te punoja afer prinderve,vellezerve,motres,bashkefshatareve..Edhe inxhinierat dhe tekniket e sektorit e kuptuan kete..Nen vartesine tone ishte dhe spitali i Bilishtit,i cili po ndertohej asokohe..Te shkoja e te punoja atje..Por edhe aty ishte kufiri afer ,nje vrap pele..Ne Korce atehere,,Ne pallatet me kontribut vullnetar,,Por edhe nga Korca,nuk ishte aq larg ,kufiri,,Per 4-5 ore une isha arratisur sipas tyre..Ne Korce dhe mbiemri Fidani ishte aq i dyshimte,sa i vriste dikushet dhe Partine

Korca kishte marreveshje me te gjitha rrethet per te derguar punetore..Korca ishte burim i forces se krahut..Rasti me i mire per te larguar nje te dyshimte,larg nga kufiri,nga porta e Klonit,nga burimi i Gramozit.

Larg me larg,..Ne Shqiperine e Mesme..Me larg akoma .As ne Tirane ,jo,,Me larg akoma,me larg.me larg Ne Lac,Ne Rreshen,ne Lezhe,ne Vaun e Dejes,ne Bahcallek..Ta largojme kete njeri,se mos na ike,mos na arratiset,..Kete njeri te dyshimte,qe quhet Meti Fidani

Larg e me larg

40 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page