top of page

POPULLIN. TIM. KËRKOJ


KRISTO ÇIPA “Mjeshër i Madh”


( Poemë)

I prangosur këmbë e duar me një ”urdhër” nga liria

Nën qiellin burg qëndruar, si gardian malet e mia

Pi kungatën e zhgënjimit nga gjaku im bërë verë

Ditë e netët e harimit i kam për dritare e derë


I vjedhur në frikën time nga perandorja vetmi

E marrë frymën me lëndime ta bëj plagë në mushkëri

Vetmi shpirt gjëmbja me fije më vret me qeshjen e zverdhur

Lajm të rimtë koha bie në portat e mëmëdheut


Qiri qeparizi bën me hije, dritë

Popullin tim kërkoj si një eremit


Dal i zbardhur pyes detin, uji i kripur s’më përgjigjet

Mbrëmjes thinjur takoj shtetin, supe mbledhur shkon e fshihet

Zgjuaj historinë stërgjyshe që dremit nëpër verbim

O ju zogj, ju dallandyshe a e patë popullin tim?


O moj Shqipëria ime, po ngelesh pa shqiptarë

Shtet i vogël njl thërime aq sa linde po shkon prapë

Ti o bukuri me rrudha, pse mjekon plagët me rëngë?

Linde bij s’bëhen burra të mendojnë për ty o Nënë!


Yjet bërë thëngjill, sy fikur takoj

Unë si eremit popullin tim kërkoj


Kur gjuhë e ajër ti prisnin dhe baltën me gjak e mpiksnin

I jepje shqiponjës shpirtin se në qiell dot se vrisnin

Ajo nëpër maja malesh e vishte me flatra xhanin

Brezat e ritur prej hallesh, dheun mbi supe e mbanin


Nga Qabeja tek Moreja, tutje tej gjer në Odesë

Shi prej gjaku sillte reja, shpirtrat ecnin me përtesë

Nga të gjithë perandoritë që na zunë diell e hënë

Aratisja prej lirisë po na shkul me degë e rrënjë


Djepi i lutet foshnjës, ritu po mos ikë

Unë i falen botës, kthemë popullin tim


Vdiq e djeshmja pa kambanë, e nesermja si gdhihet vallë?!

Lavdia kthyer përrallë, dafinat nën hënë tharë

Lozim me fatin në duar, dyllim hamë mjaltin se duam

Përtej Qabesë të përtuar nga drita të turbulluar


Të djegur nga diktatura ikëm si lumenjtë nën ura

Nga oxhak shkuam në furra të digjej falas lëkura

Lindjen tonë duke kërkuar, shkuam për të perënduar

Robërinë kemi nënshkruar pa dashur e pa kuptuar


Shekujt turbulloj, vitet hedh në sit

Popullin tim kërkoj si një eremit


Zbres si ujë e dal si erë po piramidat s’lëvizin

Natë e re kërkon të bjerë nga e para ta rinisim

Koha nëpër turbulenca na ka prerë e na ka ndarë

Tani kur nis konferencat, pesë ministra shqiptarë


Pesë ministra të një gjaku si kashtë e kumtrit në qiell

O Zot kur do vijë haku që lakmitë na kanë rrëmbyer?

Pesë gishta ti bëjml grusht dhe Tiranën për unazë

S’duam flakë përmbi prush por dhe hi mbi supe s’bajmë


Gjumi që dremit mund t’na asgjësojë

Unë si eremit popullin tim kërkoj


Më mirë të të nduk vëllai se sa të të puth gjitoni

Eh sa vonë njihet babai, kur halli të të rëndoi

Njëqind e ca vjet kufiri nuk na zhbëri, na coptoi

O vëllezër veç guximi nga tretja do na shpëtoi


Dhe të duket pranverë dita, pa re në qiell s’ri moti

Rrugës tonë i vihen prita. Evropa si Penelopi

Amanet nga historia, hajmali ta mbajë kombi

Feja jonë është Shqiptaria, Amerika vet Zoti


Flemë mbi një qëllim, unë dua t’ju zgjoj

Mes ditës me dritë, popullin tim kërkoj

63 views0 comments

Kommentare


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page