Popull i ndarë
Astrit Lulushi
Pse samaritanët nuk janë hebrenj?
Ata ndjekin një version paksa të ndryshëm të judaizmit, por flasin hebraisht, jetojnë në Izrael dhe Bregun Perëndimor dhe janë gjithashtu pasardhës të judenjve të lashtë.
Samaritanët nuk janë hebrenj sepse nuk duan të jenë dhe gjithashtu sepse, në lashtësi, shumica e hebrenjve vendosën gjithashtu që nuk ishin.
Samaritanët pretendojnë se janë pasardhës të Mbretërisë Veriore të Izraelit që asirianët e pushtuan dhe vunë në robëri të gjithë izraelitët e veriut.
Pasi Mbretëria e Judës u pushtua nga Babilonia, Judenjtë u morë robër dhe u dëguan në Babiloni, ndërsa samaritanët vazhduan të jetojnë në trojet e tyre.
Kur judenjve iu dha e drejta e Kthimit nga mbreti pers Kirus, i cili kishte pushtuar Babiloninë, judenjtë shkuan në Jerusalem për të rindërtuar Tempullin.
Kur arritën atje, samaritanët fillimisht ofruan ndihmë, por ata nuk pranuan. Judenjtë besonin se samaritanët nuk ishin izraelitë, por më tepër pasardhës të një populli që asirianët kishin sjellë për të zëvendësuar izraelitët. Ata ishin adhurues idhujsh që kishin shtuar Perëndinë e Izraelit në panteonin e tyre kur u sulmuan nga një sëmundje.
Samaritanët i mohuan këto pretendime, dhe u ofenduan aq sa deklaruan se kryeqyteti i vërtetë i Izraelit ishte Sikemi (Nablus), jo Jeruzalemi; ata ndërtuan tempullin e tyre në malin Gerizim, duke shtuar referenca për këtë në versionin e tyre të Torës.
Pas kësaj, hebrenjtë dhe samaritanët u bënë armiq. Megjithatë, kishte disa që mbështesnin samaritanët në kampin hebre, dhe ka shumë debate nëse samaritanët duhet të pranohen si izraelitë apo jo. Në fakt, statusi i tyre konsiderohet i dyshimtë, por është arritur në përfundimin se ata duhet të shihen si johebrenj. Samaritanët i konsiderojnë hebrenjtë izraelitë si të devijuar.
Në çdo rast, megjithëse ka pasur raste në historinë e lashtë kur samaritanëve u është thënë se nëse do të hiqnin dorë nga Gerizimi dhe të pranonin Jerusalemin, ata do të lejoheshin të ribashkoheshin me Izraelin, samaritanët nuk pranuan kurrë.
Deri më sot, edhe pse marrëdhëniet janë shumë më të mira, hebrenjtë dhe samaritanët mbeten të ndarë pavarësisht nga ngjashmëritë e shumta.
Samaritanë do të thotë: ‘sup, shpatull, shpat, samar hedhur mbi majë mali’, në Gerizim, ku ata kanë tempullin e tyre.
Comments