POPUJT BALLKANIKË NËN TUTELËN E FUQIVE TË MËDHA EUROPIANE


Fahri Dahri, studiues

Thesproti/Çamëria etalon i pasojave të tutelave Janë disa arësye që kërkojnë të shkruhet për një apo më shumë ndodhira, nga ku mbahen qendrimet përkatëse, qofshin delikate apo tepër delikate, të rëndësishme apo tepër të rëndësishme. Personalisht si qytetar shqiptar, si një nga të mbijetuarit e gjenocidit ortodoks grekovrasës ndaj banorëve autoktonë çamë, si intelektual, në shkrimet e mia, rreth 60% janë trajtuar informacione të shumta për Rajonin autokton shqiptar të Çamërisë. Ky dallim, në përqëndrim të trajtimeve, është nisur nga dy arësye madhore: a) Veprimet kriminale, antinjerëzore, kundër predikimeve të të katër librave të shenjta; kundër "Deklaratës së Përgjithshme mbi të Drejtat e Njeriut" (10/12/1948); të kryera me lehtësi dhe pa pengesa nga shteti ortodoks Grek, kundër banorëve të Shqipërisë jugore dhe veçanërisht banorëve autoktonë të etnisë shqiptare të rajonit të Çamërisë. Është kjo arësyeja që masakrat, nuk mund të mbeten të "varrosura". Kujtojmë edhe thënien e historianit dhe filozofit z. Xhorxh Santayana (lindur më 16 /12/1863 në Madrid - vdiq më 26/09/1952), për domosdoshmërinë e përballjes me krimet e historisë: “Ata të cilët nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar që ta përsërisin atë". b) Është vendlindja ime, e prindërve dhe e paraardhësve tanë. Vend të cilin, në fillimet e shek. XX-të, bisturitë helmuese ruse, angleze, franceze; qëllimisht ngatërruan subjektin që duhej operuar. "Thikat" ranë mbi trojet etnike të Shqipërisë natyrale; kurse në vend që "thikat-bisturitë" operuese të përdoreshin për greko-serbët, atyre (agresorëve) ju dhuruan "përkëdheljet", përfitimet. Shteti Grek dhe ai Serb nuk u operuan që të shpëtonin nga kanceri etno-fetar. Shteti ortodoks Grek, haptazi, pa asnjë pengesë, me përkrahjen e mëkimin e gjeneralëve anglezë