top of page

Politika


Politika

Astrit Lulushi


Je qiri për veten tënde, kape atë si të ishte e vërteta, thotë Buda. Dhe ndriço udhën. Socializmi është në kundërshtim me të vërtetën e mësipërme; ideologët diktojnë: ‘Bëni çfarë them unë’.

Njeriu që dëshiron ndjekës është pak a shumë sharlatan. Njeriu me vlerë dëshiron të jetë vetja; dashamirës i së vërtetës, sovranitetit, të drejtave të patjetërsueshme, lirisë, drejtësisë, përgjegjësisë së vetvetes dhe ligjeve të Zotit dhe natyrës - ky është perceptim i më i mirë; çdo njeri që nuk kërkon dishepuj a ndjekës, i plotëson këto kritere. Nuk ka nevojë që hyjnori të dëshirojë ndonjë gjë - përndryshe nuk ka hyjni - vetë tërësia është 'e shenjtë'.

Testi i çdo sistemi është njeriu që formon. Feja formon njerëzit që besojnë në Zotin e tyre. Politika formon njerëzit që dëshirojnë më shumë pushtet; që mendojnë se dinë të kontrollojnë jetën e të tjerëve, kur nuk mund të kontrollojnë të tyren.

Por njeriu formohet pavarësisht nga sistemet e vendosura mbi të. Kur një fëmije i thuhet vazhdimisht ‘mjaft’, ai përfundimisht rebelohet. Testi i çdo njeriu është se sa do të lejojë që sistemet (politike dhe arsimore) të ndikojnë tek ai.

A nuk e keni vënë re shumëllojshmërinë e llojeve të personazheve që zhvillohen brenda një sistemi të caktuar!? Është test, por jo i mirë. Një filozofie bazuar në rezultate i mungon thelbi dhe perspektiva që duhej të ofronte për të ardhmen. Qëllimet që justifikojnë mjetin anashkalojnë dhe nuk matin efektet anësore.

16 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page