Politikëbërësit dëshirojnë të përdorin Covid-19 për të ndryshuar sjelljen njerëzore


Ne duhet t’i rezistojmë tiranisë së shëndetit publik

Politikëbërësit dëshirojnë të përdorin Covid-19 për të ndryshuar sjelljen njerëzore. Ne duhet t'i sfidojmë ata.


Prof Dr Fatmir Terziu


Kontrolli i sigurimit të shtetit... Po sot?

Arkivat Britanike të Gazetave në vite janë edhe këto ilustrime (të cilat do t’i shikoni më poshtë gjatë shkrimit). Ato janë realizuar në vitin 1957. E veçanta e tyre është se edhe pse janë realizuar nga një britanik, edhe pse janë bardhë e zi, në thelb kanë motive të ndryshme të jetës shqiptare të asaj kohe dhe në thelb duket “e qeshura e njeriut”. Ilustrimet janë skicime të realizuara nga Eric Wade. Këto ilustrime shoqërojnë një material të shkruar nga dy autorë britanikë, Barbara Wace dhe Anne Deveson. Materiali flet për një pushim turistik në Shqipërinë e asaj kohe. Dhe natyrshëm në krye të materialit është titulli: “Aventura në të Panjohurën”. E ajo kohë ishte vërtet një aventurë për Perëndimorët, që merrnin “lirinë” të hynin në vendin më të izoluar e më të kontrolluar të Botës Lindore. E gjitha ka nisur me një reklamim në gazetën britanike “The Times” dhe ka përfunduar në një aventurë e cila i nënshtrohet kontrollit deri në imtësinë më të madhe të trupit. Aventura e tillë nis nga Shkodra e më pas nën shoqërinë e “Sigurimit të Shtetit” ajo kapërcen hijet dhe hafijet e një rruge të shtruar edhe sot në pyetje tjetër: “Kontrolli, izolimi, shtet-bllokimi? A i përkasin më Njeriut të sotëm aventura të tilla?” Por ajo në një lloj mënyre, ndërsa dje ndodhte për të na mbrojtur nga 'armiku Perëndimor', sot ndodh të thuhet se ndodh për të na mbrojtur nga “Covid – 19”.


Dy pamjet e "realitetit" ... ende sot...

Dhe ajo frymëzohet tashmë globalisht, instruktohet mentalisht dhe “privatisht” nga ajo që thuhet dhe shkruhet tashmë në një kohë ndryshe. Krejt të papritur…Pra, në vitin 2020-të, dëgjohet dhe skicohet, shkruhet dhe ilustrohet se “Bota nuk do të jetë kurrë e njëjtë pas Covid-19”. Kjo është jo thjesht një zë, as një britmë, por një ulërimë e ekspertëve, politikëbërësve dhe një ushtri e vërtetë e ekspertëve amatorë. Në një kuptim, ata kanë të drejtë. Historia tregon se njerëzimi mëson nga katastrofat. Njerëzit zhvillojnë teknologji të reja, praktika dhe zakone të reja, që mund të parandalojnë përsëritjen e katastrofës, ose të paktën të minimizojnë pasojat e saj.

Sidoqoftë, jeta pas Covid-19 nuk është një parathënie e një përralle. E ardhmja jonë nuk është e paracaktuar nga forcat që janë jashtë kontrollit tonë. Ne mund të zgjedhim midis, duke iu përmbajtur pasivisht fatit, ose duke u përpjekur të ushtrojmë më shumë kontroll mbi rrethanat tona në botën pas-kovid.


Edhe sot i "buzëqeshim" tregut ...

Fatkeqësisht, kori i “botës kurrë nuk do të jetë e njëjtë”, nuk është një ftesë për krijimtarinë njerëzore, ose një thirrje për ne që të përpiqemi të përmirësojmë jetën në të ardhmen. Përkundrazi, është një kërkesë që shoqëria t’i përshtatet forcave që tejkalojnë kontrollin e saj. Tani njerëzve u është thënë se do të duhet të ndryshojnë sjelljen e tyre dhe të adoptojnë praktika krejtësisht të huaja për mënyrën e tyre të të jetuarit. Siç thotë David Nabarro, i dërguari special i Organizatës Botërore të Shëndetit për Covid-19, njerëzit do të duhet të mësojnë të jetojnë me një ‘realitet të ri’.