Poezia jote më çoi larg në vitet kur edhe ne ishim të rinj


doc: Odise Çaçi

I dashur koleg dhe miku im Albert Habazaj!.

Poezia jote më çoi larg në vitet kur edhe ne ishim të rinj dhe punonim në zonat e ndryshme të Vlorës.Në rrethet metodike të kohës njoha dhe atë djalë nga Tërbaçi, që kishte shumë punë dhe pak fjalë.Ai me një çantë në krahë, me një shpatull metalik, një kazmë të vogël, një lopat xhenjere hulumtonte , gjurmonte dhe hidhte në ditarin e tij ato që ai I quante relikte të groposura nga mijëvjeçarë e shekuj, duke i bërë një shërbim të madh krahinës dhe mbarë Shqiperisë.Ai ishte i papërtuar dhe kurrë nuk e gjeje pa medituar për ato që gjente si në Palasë, Himarë, Dhërmi, Iljas, Vuno, Qeparo, Vanovë, në Llogora e Ravenë, në Gjipe e në gropat e Pirit, në Megalhora në Palasë, në shpellat e saj të 12 shënjtorëve, në Klima, , Në KokPita, në Vullunder, në Kojan, në kishat : Shën Parashqevisë në Palasë, në Kishën e Shën Mërisë në Paga, në Kishën e Shën Dhimitrit në Palasë, Kisha e Shën Prëmtes, Shën Mërisë, si dhe Shën Dhimitrit, manastiri I rënuar I Shën Andresë e Kisha e Shën Marinës,Shën Todri, Shën Parashqevia ; në gropat e Lal Gjikës, Në Pal Koi, Çellk, Trapezod,në shpellën e Mbretereshës(Njashës) në Ujrat e Bardha , në kërkim të Çinetalias në Palasën e Vjetër… etjj.Ai ishte dhe nje eksploator i shpellave sidomos vëzhgime :në Shpellat e Palasës të pa eksploruara kurrë, si ajo e Gjomihalit(Llangadha), shpella e Defanit, shpella e Shën Jorgjit në Kojereu, shpella e Okshnisë, që ishin shpella që donin disa eksploatorë, por që ai i pa nga afër për të projektuar në të ardhmen ekspedita të tjera.Ai ishte autori I germimeve ne Radhime, duke zbuluar vendbanime te hershme pes , apo kerkimet e tij ne lumin e Vlores per gjurmet pellazge, varri i Pellazgut në Tërbaç, tumulat e Dushkut (midis Terbacit e Vranishtit), në Cerje, në Ferune, në fushën e Tërbaçit, zbulimet e tij në Zvërnec, Orikum e ne shume vende te tjera.Ai ishte kerkues dhe shume nga materialet ai I grumbullonte ne muzeun e Vlorës, arkeologjik dhe etnografik.Ishte vërtet një filozof e gjurmues i jashtëzakonshëm.Aparati i tij fotografik , mund të ketë mijera filmime në këto treva që unë përmënda.Ai ishte i vërteti, një shkencëtar në fushën e arkeologjisë, bisedonte me studiuesit në Tiranë si prof.dr.Neritan Ceka,Prof.dr.Moikon Zeqo,, Prof.dr.Selim Islami, Prof.dr.Skender Anamali e shume te tjere.Ai punoi me Halo Abazin nje studiues dhe njohes i mire i terenit të Labërisë. Jeta u ndërpreu para kohe nga një semundje e rëndë ,që ai e sfidoi për 10 vjet rresht duke punuar më me ngulm për të nxjerrë thesaret, që fshihte toka e bekuar e rrethit të Vlorës.Kjo poezi e kolegut dhe mikut tim Albert Habazaj është Homazh , një vlerësim dhe një mirënjohje për njeriun me zemer të artë , patriotin dhe studiuesin, misionarin e arsimit dhe shkencës,”Mjeshtri i Madh “ Novruz Bajrami.Ai ishte një meteor që shkëlqeu në qiellin e Vlorës dhe të krejt labërisë.Mirënjohje të përjetshme për këtë kolos të arkeologjise shqiptare.

Vlorë , më 20.11.2020 Nga doc: Odise Çaçi


103 views

Shkrimet e fundit