top of page

POEZI PËR BABAIN


SOT 19 MARS, PËR NDER TË DITËS NDËRKOMBËTARE TË BABALLARËVE,.. GËZUAR..!

nga Kasam Shaqirvela


Atdheu mba emrin tënd

O Ati im!

Familja mbështetet në ty

O baba!

Fëmija mburet me prindin e vet

E ka si shtytës që s’e lë të shket

Si për mençuri, si për bujari

Logu i burrave kërkon burrëri.

Babë, ky emër i shenjtë!

Ky emër me kod hyjnor

Kohët e pakohë i përballon

Jeta i kushton shtrenjtë

Tufanit të zi i vë kraharor

Për familjen kështjellë

Nga stuhitë e egra e mbron.

Ah,zgalem deti je ti baba!

Qiri e ombrellë je për mua

S’e kam dert për furtunë e hata

Oh, sa kam afsh, sa fort të dua!

Çerdhen familjare ti e ngroh

Bashkë me nënën trimëreshë

Shtëpinë time unë mirë e njoh

Buzëqeshja e jote mburojë reshë.

Fjala jote peshojë në kandar

Zemra yte rreh për ne pandalur

Burrëria jote s’peshohet me ar

Gjakun dejve gjithnjë ua mba kallur!

Sot edhe unë jam bërë baba

Ku ta di, mbase dhe gjysh...

Udhës tënde s’më zë asnjë hata

Fjala yte, -“o bir”, gjithmonë më grish..!

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page