
Nga Tefta Sala
Poezi në shtegtim
***
Sa larg dhe afër janë dy ndjenja. Të lidhura bashkë në një prangë. Kur njëra zë e bëhet bishë tjetra struket nën frikën e thatë.
Sa larg dhe afër janë dy ndjenja. Njëra shpirtbutë e tjetra shpirtzjarr. Kur njëra thyen qetesinë e “shthurur” tjetra ndien dhimbje në shpirtin e saj.
Të ndryshme janë të dyja në etje. Njëra llupse e tjetra anoreksike e paaftë. Kur bëhet fjalë për pushtet. Urrejtja e tyre bëhet urë me fat.
***
Dimër me flokë prej ere. Plot melankoli gri, e sy të vrenjtur si një plak prej veriu me nje shkop te fuqishëm rrebeshesh.