Myslim Maska “ NDOSHTA KJO ËSHTË BOTA“
-Poeti Myslim Maska mediton shumë mirë dhe qartë poetikisht.
Të lexosh poezinë e tij nuk është e lehtë, më e vështirë është të komentosh emocionet e poezive të M.Maska.
Çastet e leximit të poezive të Maskës ndihen dhe pasqyrohen në buzëqeshjet e brishta, si përfytyrime të çuditshme që autori të dhuron...
“Të ngelura si perla,
Në enigmën absurd të Universit,
Nëse do të më ngelemi?...”f,109
-Vargjet e poezisë së M.Maska, siç do e shikojmë kanë frymë, ngrohtësi, dhembshuri dhe janë shumë emocionale!
Për të bërë diskutimin e krijimtarisë së autorit, apo promovuese ajo duhet të zhvillohet brenda kontekstit të poezive, që janë në vëllimin poetik[1]
“Ndoshta kjo është bota “,poezi të zgjedhura, Shtëpija Botuese “MILOSAO”,viti 2014
“ Le ta shjellojnë të bukurit, të çmendurit!
Më falni, desha të them:
Poetët, filozofët, të mençurit.
Ne më mirë të mos e vrasim mendjen.
Të digjemi e të vezullojmë në zjarrin e dashurisë…
Ndoshta kjo është bota,
I dashuri im“[2],f, 57
-Dikur djalosh në një antologji të talenteve të reja, tani poet mendimtar me një poezi sintezë dhe si shkrimtar i një proze të bukur.
Shumë miq të poetit dhe shkrimtarit Myslim Maska kanë shkruar ndër vite. Ata kanë folur gjatë për ti dhënë përgjigje vlerësuese mendimeve estetike e filozofike të poezive të tija sintezë dhe si shkrimtar i një proze shumë moderne. Në tubime letrare dhe shkrime studimore për krijimtarin letrare të Myslim Maskës kanë shkruar shumë poet, shkrimtarë e studiues; si Foto Malo, Niko Kacalidha, Thanas Boçi, Murat Aliaj, Marash Mëhilli, Stefan Martiko,Nase Jani, Agim Basha e të tjerë! Në ditë të bukura pranvere, vjeshte apo vere, shikimi i këtyre studjuesëve veç e veç e kanë përflakur mendimin e tyre estetikë me sprova të bazuara ne krijimtarinë letrare të M.Maskës karakterizuar si një poet i metaforave të ëndrrave, si poet mendimtar me një poezi sintezë!.
Në poezinë “E bukura nuk Duket” ndihet shumë mirë metafora dhe absurdi, që të dy sëbashku këta dy element e lartësojnë vlerën e poezisë së poetit Maska!
S’më kujtohet mirë se ç’vit ishte, 2005 apo 5002.Sidoqoftë, Thelbi i çështjes qe Milingona e plagosur për vdekje. Nuk ndihet mirë Kush e plagosi dhe pse! Por dihet saktë Që Dhjetë poetë apo tridhjetë, të prekur nga epidemia e Metamorfozës; (D,m.th.dhe ata kishin përmasat e milingonës) Qenë mbledhur rrotull saj, Ziheshin e grindeshin Si ta shpëtonin…
Ç’është Jeta?… Ku ta di! Ata që mrekullira presin, Le ta kuptojnë vetë Pak minuta Para se të vdesin,po aty, f,80….[3]
Poezia është një mënyrë e veçantë e organizimit të ligjërimit, që na jep marrdhënjen vetjake estetike të individit ndaj botës. Kam mendimin, është mirë që analiza e poezive të nis nga vet teksti të cilën studiuesi merr për ta trajtuar.
Poezia është ligjërim...
Ku mjetet gjuhësore janë thelbi i një analize stilistike.
Vlerë ka dhe kultura e fjalës së krijuesit. Është e natyrshme. që kultura e të menduarit, e të shkruarit përgjatë kohës, që poeti ndërton poezinë, natyrshëm dhe përkatësia individuale realizohet përmes ngjyrimeve e kuptimive të tekstit të poezisë në bashkëngjitje të koloritit me të cilën vishen motivet.
-Në përbërje të këtij vëllimi poetik është dhe poezia-Dinamike...
Në poezinë dinamike bëjnë pjesë në mënyrë solide imagjinata, fenomenet si, ritmi,tingëllima dhe abstragimi, për të cilat autori është mjeshtër i këtyre krijimeve poetike...
Shembull tipik është poezia; KUSH MA VODHI ZJARRIN
Ti më puth,po shpirti im ka vdekur.
Sa çuditem si qëndroj në këmbë.
Kush ma vodhi zjarrin që qe ndezur
Dhe më digjte si qielli me hënë?.
Gjumin e mëngjesit kush ma vodhi,
Vezullimin e ëndrrave si ar,
Naiven ëmbëlsi kush ma mori
Dhe e bëri të heshtur si një varr?...
Pse ma vodhi magjinë që ka shpirti?!
Pse ma vodhi zjarrin që do zemra
Dhe si leckë botës më vërviti,
Si dhe unë, për mua të qaj nëna!?
Di të puth,por s’ndjej as puthjen tënde
Dhe pse për ty jetën mund të fal.
Për një zog të vrarë qaj me dhimbje,
Po kush më vodhi, do ta quaj të marr[4]...,f,17
-M.Maska është poet i emocioneve, që shpërthejnë nga bukuria e shpirtit të tij poetik.
Ai di të stolisi me mjeshtëri me gjithë farë ngjyrash poezitë e veta. Maska kërkon, përcjell mendimet e tija dhe s’del jashtë vetes.
Shpirti, gjuha e këtij poeti është cilësi, është vlerë!
Autori krijon me poezinë e tij një mozaik të bukur, si dhe merr pjesë në përzgjedhjen e temave dhe i vesh ato me imazhe. Në poezitë e tij fjalët gjallërojnë kontekstin, lëvizin, përthyen, manifestojnë ndjesi të holla idesh, me ngjyrime filozofike si prurje estetike...
Maska është poeti i së bukurës:
Kjo bukuri estetike e poetit gjendet kudo, tek heronjtë, në natyrë,në hapësirë, tek shpendët, në mendime, e bukura në portrete e vajzave etje...
MARGARITA TUTULANI
Mu shfaqe përsëri këtë natë,
E brishtë, dritë agimi të artë.
.....Një karafil gjaku,
Në ballin tënd të bukur.f,30
PRANVERË
Një vello bardhoshe hodhi molla.
Me tjetër ngjyrë, si rozë qershia veshi,
Dridhen si pëllëmba petalevoglat,
I drithërohen bukurisë së qiellit.f,42
BILBIL, I LARË DRITË HËNE
Ti, bilbil, i larë dritë hëne.
Të kam thënë mos loz me vajza,
Se do dehesh sa do çmendesh,
S janë erë lulesh që çel dardha.f,44
BUKUROSHJA E KOLONAQIT
Bukuroshja e Kolonaqit,
Kur më zbret nga shkallët,
Nëpër palat e fustanit
Egjeu shkumon dallgët,f,46
GJË E BUKUR THANË...
Nga ç’mjegull dole ti?
Për gjëmën kur të thanë:
Se kjo botë e pistë
Po më ha të gjallë!...
...Po kur puqëm buzët,
Qeshi universi,
Gjë e bukur thashë,
Tani le të vdesim...f,61
Ish e vogël Isabela,
E bukur pa fund...
Me lot yjesh qante era,
Sbënte dot më shumë.
Befas e rrëmben një djalë,
Shkrihen këmbë e duar.
Puthen, digjen,ndizen flakë
Duke fluturuar...f,73
SA E BUKUR, SHUMË E BUKUR JETA...
Se ç ’janë disa kristale të brishtë e të fildishtë,
Të thyhen në duar po s’dite t’i prekësh,
Po sdite t’i puthësh,
E t’i përkëdhelësh.
Se ç’janë ca ëndrra-kuaj të azdisur
Që rendin brenda teje,
Që brofin brenda meje
Na shpupurisin
Rrezediellorë na bëjnë.f,104
TË NGELEMI SI PERLAT
Jeta është e bukur, ku ka si jeta!
.......Të ngelemi si perla,
Në enigmën absurde të Universit,
Në se do do të ngelim?...f.109
Poeti e pasqyron tragjizmin si një mal me dhimbje...
Maska dhe poetikisht e kupton dhimbjen njerëzore dhe fuqinë e saj në jetën njerëzore! Vargjet poetike të poetit mbartin, përcjellin mendime, shpesh dhe tronditëse, ku simbolika e tij sjell forma të reja krijuese!
RUBINI
“Çdo shkreptimë që lëshon zemra
Më bëhet liqen dhimbjesh
……Ç’liqen që uturinë, buçet.
Më drithëron të tërin.
Thërras, buças, u çmenda krejt.Askush s’ma dëgjon zërin,“,[5]po aty,f,11
SA NJË PUPËL ZOGU
Varrin ma bëni në një pemë, Në një fole zogu ma bëni, Ku rrezet e diellit vallëzojnë Në pista gjethesh kur fryn erë.
Varrin ma bëni në ajër, Në një fole zogu ma bëni. Sa një pupël u katandisa Nga dashuria për njerëzit[6].f,76,po aty
Krijimtaria poetike e Maskës ka shumë tipare si;
=Muzikalitetin, tingëllimën, ritmin, figuracionin, abstragimet dhe rimën brenda së cilës çdo poezi është muza e tij, sipas strukturave që poeti i ka dëshiruar.
= Vargjet e vëllimit me poezi të zgjedhura zgjaten me dukuri e melodi, që përfshijnë vetveten dhe pikëtakohen ndjesitë poetike.
=Do të doja ta përcaktoja poezinë e Maskës; Si një bisedë me vetveten, me shpirtin e gjithësejcilit mbështjell me shumë ngjyra.
AdvertisementREPORT THIS Kemi mësuar se;Poezia është një mënyrë e veçantë e organizimit të ligjërimit, që na jep marrëdhënien vetjake estetike të individit ndaj botës. Në tërsi ritmi poetik, siç duket, i ka shkuar për shtat ritmit të mendimit poetik të autorit. të shtruar dhe zbulimittë fshehtave të krijimit të botës dhe të mendjes njerëzore.Poetët janë ëndërrimtarë në krijimtarinë e tyre krijuese.Një i till është dhe poeti M.Maska! Poeti krijon universin e vet nëpërmjet procesit krijues. Ai zotëron vrullin krijues, frymëzimin, që varet nga aftësia dhuntia dhe shkalla e talentit. M.Maska hynë në brezinë e poetëve dhe shkrimtarëve që fjalën poetike e pajton, e vlerësonë sipas principeve të tija krijuese...Nëpërmjet mendimit dhe ndjenjës së figurshme ato i krijojnë lexuesit ndjesi dhe kënaqësi emocionale, kuptimore…
=Poezia e Maskës ka si vlerë estetike figuracionin, epitetin, ngjyrimet e ndryshme.
Ky bashkëveprim i elementeve estetike realizohet nëpërmjet nivelit artistik duke krijuar një bashkëveprim tëakoma.. ideve filozofike me mjetet artistike.
NJË ZË TË GJALLËVE
Është floku im kjo tufë bari,
M’i kreh era,
M’i lyen hëna,
M’i lan shqota,
Mos m’i shkelni, ju lutem!
Jam e re,
E bukur,
Jam e gjallë …f,26
-Poetët janë ëndërrimtarë në krijimtarinë e tyre krijuese. Një i till është dhe poeti M.Maska! Poeti krijon universin e vet nëpërmjet procesit krijues. M. Maska zotëron vrullin krijues, frymëzimin, që varet nga aftësia dhe dhuntia, shkalla e talentit. Nga që kam shumë vite që e lexoj krijimtarinë e tij krijuese, mendoj se M.Maska hynë në brezinë e poetëve dhe shkrimtarëve që fjalën poetike e pajton, e vlerësonë sipas principeve të tija krijuese...
Poeti ynë, Maska i frymëzuar me mendime dhe ndjenjës së figurshme i krijonë lexuesit kënaqësi emocionale, kuptimore…
Karakteri i tragjikes si pjesë e estetikës shpërfaqet, rrjedh natyrshëm nga mendimi dhe kujtesa e realitetit...”Është e bukur vdekja,ska dyshim“
”Keni shkuar ndonjëher
në varreza.
Aty ku rilind vetja?...“,f,105
Vdekja është njl kod i përjetësimit me plot mënxyra ku faktori{Heshtje} i ngjanë funeralit, gjithë poezia është e “pushtuar” me shumë metafora dhe absurdi jetonë në çdo varg..
’Jeta është e bukur,ku ka si jeta!
Vërtetë është e dhimbshme, tragjike
Në enigmën absurde të Universit!‘f,109
Tragjizmi poetik i këtyre poezive të vendos përballë një”realiteti” tragjik që varjonë në aspektin sa poetik aq dhe filozofik, “nuk ka jetë pa gjak e dhimbje” thot poeti!
“Endem rrugëve të Athinës.
Si fantazmë, hije varri,
Herë si engjëll kryengritës,
Here me pamje prej të marri….
Si bushtra me këlysh në gojë,
Shtrëngoj shpirtin tim ndërdhëmbë.
Them ta flak e të shpëtoj:
Më mire lule, bar e shkëmb.“f.9
Aristoteli thotë: “Poezia është më filozofike se historia.” Kjo referencë e filozofit na tregon se një libër poetik nuk mund të jetë libër poetik në se aty nuk ka filozofi dhe për më shumë nuk ka vlerë në se mungon trajtimi filozofik në prurjet e shumta të librave me poezi!
Poezia si pjesë e jetës krijuese s'ka të bëjë aspak me jetën e zakonshme të përditëshme, por me dukuri të mistershme krijuese. Në poezinë e Maskës kemi të bëjmë me tema filozofike.
LUTJE
Lermëni në dhimbjen time,
Le të bëhet si fati e ka thënë.
Asgjë nuk u bëka pa mundime,
As një arë,as vjershë e as këngë.
Ata që i bënë duke qeshur,
Sigurisht, nuk qenë racë profeti.
S’mund të bëhet vjersha pa u dridhur,
Pa të qarë shpirti për së thelli.
Ndaj të vuaj lermëni të qaj,
Le të bëhet si do Zoti vetë.
Mjaftë që gëzim unë njerëzve tu shpërndaj.
Kushedi, prandaj erdha në jetë[7]...po aty, f,14 .
JAM LUMË
...Jam lumë; e dehem pas detit,
Hënë e lajthitur pas yjeve.
Mal që vë kapelen e qiellit.
Bilbil që qaj me erën e pyjeve[8]...po aty,f,21
Autori prurjet poetike i arrin nëpërmjet figuracionit artistik, epiteteve të ndryshme, midis krahasimit si edhe të fantazisë krijuese, Ky bashkëvepim midis stuhisë së tërbuar dhe fatalitetit njerëzor realizohet nëpërmjet nivelit artistik duke krijuar një bashkëveprim të ideve filozofike me mjetet artistike.
Poezia TRËNDAFILI
Sipër më djeg qielli me yjet prush,
Me peshkaqenë detet pa mbarim.
Rend si i marrosur nëpër fushë.
Edhe fushës më tmerrojnë gjarpërinjtë.
Jam hutuar!
Nuk di nga t’ja mbaj.
T’i qahem Olimpit?-S’do t’ia dij!
Ndoshta kjo është jeta, ndodh në Maj,
Breshëri torturon një trëndafil. ta shkulë
Ia ngrin gjethet, gonxhet, pa mëshirë.
Donë ta shkulë me rrënjë erë e fortë.
Trëndafili prapë si trëndafili.
Duke qarë, u shpërndan aromë[9]...po aty,f,18
[1] -“Ndoshta kjo është bota “,poezi të zgjedhura, Shtëpija Botuese “MILOSAO”,viti 2014 [2] -“Ndoshta kjo është bota“ [3] ,f,80 [4] [5] ,f,11 [6] ,f,76 [7] - po aty, f,14 -po aty,f21 [9] - [10] -“Ndoshta kjo është bota “,poezi të zgjedhura, Shtëpija Botuese “MILOSAO”,viti 2014 [11] -“Ndoshta kjo është bota“, [12] ,f,80 [13] [14] ,f,11 [15] ,f,76 [16] ,f,142 [17] -
Këto vlerësime të merituara për poezinë e mikut tim të çmuar Myslimit i përjetoj si të mia. Të falenderoj z.Gjata për angazhimin! Për çdo poet është i vetmi shpërblim që ia ngroh mirë "xhepin" e zemrës.
Veç njohjes me mënyrën sesi keni zbërthyer e analizuar përbërsit e "materies" poetike myslimiane, lexova edhe mjaft poezi e strofa të sjellë për ilustrim. Disa i njihja, por, siç dihet, poezia është si anije eksploruese, që kurdoherë të çon larg e duke të të zbuluar vazhdimisht të tjera toka, ishuj, vise, hapësira e thellësi të reja…
Gjithë të mirat! Kozma Gjergji.