Poeti magjik i Dritës, që, megjithatë, “i mungonin fjalët...”


Poeti magjik i Dritës, që, megjithatë, “i mungonin fjalët...” - përkushtim në Ditën e Lindjes -

Nga Grigor Jovani


“Me një hiçmosgjë jetova. Vetëm fjalët nuk më mjaftonin...”

ODISEAS ELITIS (Odiseas Alepudelis) Nobel, 1979. Lindi: 2 nëntor 1911, Iraklio Kretë. U përjetësua: 18 mars 1996, Athinë.

Sot ka ditëlindjen njëri nga poetët më të mëdhenj të botës. Për nga gjuha, më i madhi. Askush si ai nuk e përdori kësisoj metaforën, askush nuk i dha një dritë të tillë diellore, askush tjetër më shumë se ai nuk u robërua dhe nuk u çliruar njëkohësisht nga magjitë e shprehjes. Mbase poeti me mundësitë më të mëdha shprehëse në historinë e poezisë, po kaq e lashtë sa vetë bota. I mjaftonte të jetonte, siç thotë, një “hiçmosgjë”, vetëm ajri i lirë. Drita i tepëronte, ngaqë ishte Bir i Diellit. Vetëm fjalët, ah! vetëm fjalët, lënda e parë e poezisë së tij të perëndishme, si gjithnjë... i mungonin.

-------------------------- Flisja jerm dhe rendja. Arrita të deshifroja dallgët, duke u dëgjuar gjuhën. - Ej, ju re të murme dhe ju pemë të kaltra, çfarë dini ju prej meje? - Thoi, thoi, thmos... - Ë? Çfarë? - Ario ithimos thmos... - S’dëgjova gjë prej gjëje! - Thmos, thmos, adhisos... ... Gjersa më në fund kuptova - dhe le të më thonë “i çmendur” - se nga një asgjë krijohet PARAJSA.

Nga: "Τὸ Φωτόδεντρο καὶ ἡ δέκατη τέταρτη Ὀμορφιά" ( “Pemëdrita dhe Bukuria e 14-të”)

Përgatiti dhe shqipëroi vargjet: G. JOVANI (Athinë, 2 nëntor, 2020)

10 views

Shkrimet e fundit