top of page

Poeti i Dhimbjes, Dashurisë, Traditës e Besimit!


Arqile Gjata -Poeti i Dhimbjes, Dashurisë, Traditës e Besimit!

Pregatitur nga poetja

Raimonda Moisiu!!!

Një këndvështrim letrar rreth vëllimit me poezi “Gratë e poetëve”, të poetit

Arqile Gjata!!

Shfaqja e poetit Arqile Gjata, në letërsinë shqipe, nuk erdhi rastësisht, por edhe as papritur.

Vëllimet e para të tij me poezi: “Kur trazohet jeta”(2005), “Kurorë me ngjyra”(2006), një monografi në vitin 2000, dhe vëllimin me tregime “Qyteti që kërkon muzikë”- janë jo vetëm kuptimplote, jo vetëm produkt I talentit të tij , por gjithashtu një dëshmi e prirjeve letrare dhe shijes të pranueshme të kohës në të cilën ato janë shkruar.

Këtë vit poeti Arqile Gjata, nxorri vëllimin e tretë me poezi me një titull sugjestionues e sinjifikativ, ”Gratë e poetëve”.

Vëllimi përmban poezi lirike , me ton qytetar, intelektual, patriotik, kujtime, mall, dhimbje, dashuri, të cilat shprehin ngazëllimin dhe enthusiazmin e një komuniteti të brishtë, në rastin tonë si te poezia “Gratë e poetëve”-si një fitore e arritur, në liri, progresin social, romantizmin , frymëzimin e frymëzuese, deklamimi I bukurisë shpirtërore e trupore të tyre në vjershërimin klasik.

Eksperiencat jetësore dhe përkushtimi krijues me të si ciltërsia e ndjenjave, humbja, dhimbja, vetmija, dashuria, shpresa, intimiteti, ngazëllimi apo enthusiazmi-do të jetë me vënd të them - se Këto sentimente të jetës, -poeti i ndjen të nevojëshme t’u japë zë duke I hedhur në poezi.

Poezia e poetit Gjata është rrëfyese, -jo abstrakte-ajo del nga realiteti aktual I botës që jetojmë dhe thjeshtësia e jetës së përditshme.

Muzat, meditimet dhe spekulimet rreth jetës, gjërat e përjetëshme të ekzistencës humane, - jetës e vdekjes.

Ja si shprehet poeti rreth realitetit jetësor:

“Me jetën u takova në të

gdhirë,

mu duk e gjatë

në fillim..

Nga kujtimet e viteve dhe

trokitjet e stinëve

po vijnë…

..të më vjedhin duartë

të më marrin zemrën…

Ndërsa në poemën:”Në muzeun e monumenteve”, citojme vargjet e para :

“. Gurë, gurë deri lart në majë,

butësisht si pëllëmbë

të fjetura

statuja të gurta më përshëndesin….,

-Këto vargje të vendosura në strofë, I japin rrjedhë procesit të transformimit të dukshëm:mendimi e ndjek këtë proces-në fakt e nxjerr dhe e prezanton atë , - se një kompleks mamorfozash të imazhit është treguar.

Kursi logjik i këtij transformimi nuk është në ndjekjen e procesit të vërtetë, por në përpjesëtim të vetë ndryshimit.

Vetë titulli I poezisë

“Në muzeun e monumenteve”, e cila duhet të ndikojë përkatësisht, anën teknike të ndryshimit ose mundësisht disa ndryshime sociale, kanë kuptimin e një nxitje të fshehtë , që tregojnë vetveten vetëm në vargjet e para,,

Kështu njëra merr impresionin, që poema funksionon vetë, sepse edhe vetë autori fshihet aq mirë,-shprehja duket të përmbajë në vetvete një logjikë të vetbrëndëshme. Ndodhia e metamorfozave është produkt e ngritjes në rrjeshta antagoniste, si:gurë, pëllëmbë, butësisht, statuja, gurta etj.

Te poezia:”Sa e donte nëna diellin”, është prezent dedikimi në orientimin përgjithësues të vargut, gjithashtu, dhe cfarë është e rëndësishme,

- Fillimisht në vargjet, e cdo strofe.

Kështu në strofë është përmbledhur densiteti I ndjenjës së shprehur si një aspiratë sublime si dhe fuqisë shpërthyese të dashurisë së nënës përmes mendimit filozofik dhe sendeve që e rrethojnë -për diellin, për fëmijët, , thurrte trikot e fëmijëve, buzëqeshte, apo ujiste lulet, borzilokun e babait, përkushtimi I nënës për të sjellë e rritur ardhmërinë, brezat:

“Sa e donte nëna diellin!

Dilte në kopësht maste qiellin!

Më pastaj ujiste lulet

dhe borzilokun e babait.

-.-

Nëna mblidhte copëza drite,

për fëmijët.

Pranë sobës bukën thekte ,

e heshtur thurrte triko…

-.-

Sa I shkonte nënës buzëqeshja,

Shtrinte krahët të fshinte lotët e mendimeve,

Flladi I mbrëmjes

Të gjithë bashkë na mblidhte…

Tema patriotike cfaqet te poezia

“Kështjella e Portopalermos’”, ku autori me mjeshtëri artistike e figura të goditura na ka dhënë ndjenjat dhe shpirtrat, patriotizmin, aspiratat dhe idealet janë shprehur nëpërmjet identifikimit të poetit me kështjellën e Ali Pashë Tepelenës buzë Jonit, bedenat e kështjellës, dashuria, Vasiliqia, -me natyrën që e rrethon dhe është aftësia e tij krijuese të vendosë veten në kohën dhe hapësirën e së tashmes e të së ardhmes.

Kështu ai ka nxjerrë në drite dy cilësi historinë dhe ata që e bëjnë historinë. Pikërisht lexo vargjet:

“Unë, anonimi I sotëm,

Si në kohëra të ngjashme,

Gdhëndur ndër bedena,

Mbi shpatulla kam hedhur misterin e detnajës,

Që qarkon Kështjellën e Vasiliqisë

Me shpresë se muret do të flasin….

Te poezia “Gratë e poetëve”, nga ka marrë edhe titullin ky vëllim me poezi, poeti Gjata ka dhënë gjithë esencën e një krijimi, i cili përmban në brëndësi cilësinë e të gjitha krahasimeve dhe shoqërimet, -që krijojnë botën e poetëve, që sjellin frymëzimin e tyre, është GRUAJA- botën rreth saj e brenda saj, për të shprehur atë universalen, ekzistencën e burrit –dashurinë-frymëzimin!

Kjo është arësyeja që zhvendoset nga vargu në varg në cdo moment të ditës që poetët e gratë e tyre gjejnë vetveten:

“Këto gra me luk të ndryshuar,

Ditë e natë përtypin ëndërra,

Për burrat e trullosur nga frymëzimet

Gratë e poetëve, idilike,

“Natyrë e qetë” në kopështin me ajër të poezisë,

Feksin si mollë e ndalueme,

Shëmbur në shtrat, të joshura,

Nga dashuria e burrave poetë.

Dashuria reciproke dhe frymëzimi nga kjo dashuri, janë vendosur në natyrën e vetvetes, të muzës, me qëllim për të qënë një fenomen I barabartë me të gjitha të tjerat.

Edhe poezitë e tjera që përbëjnë këtë vëllim poetik krijojnë mesazhin e pastër, të ndjenjës së bardhë :

Dashurisë njerëzore!

Dhe së fundi, bota poetike e poetit Arqile Gjata konsiston në vizionin , shpirtëror, real e virtual të ekzistencës humane, e arësyeshme brënda përmbajtjes gjenetike të burrit, nëpërmjet gjërave, që ai mëson nga tradita e besimi, hapësira e koha, në të cilën ai ka ndërtuar krijimtarinë e tij.

Vëllimi me poezi “Gratë e poetëve” është redaktuar nga Grigor Jovani, dhe Korrektor Vangjel Pici.

Të dy këta kanë bërë një punë profesionale dhe të admirueshme.

Kopertina ka një përzgjedhje të vecantë nga Olta Kotti, -një montazh I ngjyrës së kuqe-simboli I dashurisë dhe gratë e poetëve që venerojnë dashuri e frymëzim në sfond.

Parathënja e librit nga kritiku, studiuesi, shkrimtari, përkthyesi, Akademik Fatmir Terziu.

Pasthënja e librit nga Vangjel Pici, krijues, mësues I letërsisë I shumë brezave.

Libri ka një botim të kënaqshëm dhe profesionist nga Shtëpija Botuese “ Ada ”, me botuesin e saj, Roland Lushi.



35 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page