top of page

POEMA “VAJET E VOJSAVËS”[1] SHKRUAR NGA FRAN UKCAMA!


Fran Ukcama


Kjo poemë epike ka bukurinë e vet sepse në thelb ekziston tragjizmi.

Kur lexon këtë poemë ndjenë pasqyrimin e shpirtit të Vojsavës, princeshës së Skënderbeut.

Poema ka si personazh DIELLA SHTRUNGËZA, që i qëndroi pranë Princeshës.

Është poemë se ka përmbajtje dhe karakterizohet nga fenomeni afrodiziak(dëshirë-kënaqësi} me të cilin poeti Ukcama e ka përshkruar aq mrekullisht!

“Në Stelush takoj një zonjë,

Diell emrin e ka,

Gjashtëqind vjet këtu, po rron,

Si një arr që nuk është tha.

Diella Srungëza grua e sojme,

I qëndoi pranë princeshës,

Shtatin e gjatë, e hollë, e kojme,

Si një pishë në kryet t’kreshtës…

-Unë kam rrnojtur per t’i kallxue,

Brezave që vijnë e pyesin,

Tokën e kam shtrat të shtuem,

Si plaf t’dhintë, nalt kam qiellin.

A e shikon hanën mbi mal,

Sa e bukur, sa dritore,

Si kjo bukuri e rrallë.

Ka kanë Vojsava, princore.

E pa synin si ylli,

Sa filxhani, nën ato vetulla.

Vetullat si flat shqipe i kish,

Shtatin si çetinë e shkreta.

E mjerta u vyshk si bojlia,

Si bojlia që i bie rr’feja.

Νga libri “Gjergj Kastrioti”,Fran Ukcama, Shtëpija Botuese MUZGU,[2]

Poeti ndalet në refleksionet mendore, motivuese të ndjenjave dhe përshkrimeve të pikturuara me gjuhë shumë të pasur leksikor.

Këto vargje janë cilësisht shprehje individuale e një poezije epike. Poemat epike shkruhen me vargje ritmike e gërshetime figurash të shumta estetike, me fjalë të qëmtuara me elegancë.

Vlen për tu përmendur , se çdo varg është një realitet, nxitje e fuqishme, që shpreh lidhjen midis jetës dhe botës e përmbledhur bukur shkruar nëpër vargjet e poemës...


Kur vajton Diella Shtrungëza dhe zogjtë zgjohen nga gjumi, Aty pranë te qershia...

Poeti përdor një figuracion ndjenjash, tragjike, shpërthyese si ato vajtucet-

“ Lotët iu kthyen në lumë…

aq sa dhe muret nisen me u dridhë.

Aq sa pishtarët krejt u shkimën.“,[3]


Fran Ukcama si poet i mirëformuar shkruan me magjinë e shpirtit të tij të mbushur emocionalishtë nga lotët e vajtucës!

Kjo poemë, që po e shfaqim si model krijues, është një sintezë, apo prurje si afresk poetik, me figura letrare, që të mrekullojnë me kuptimin e tyre leksikore...

Pa një natë nji andërr të tmerrshme,

Territ të odës u shfaq hijs,

Imazhi, drague me flakë,

Shi erë bubullima, një llahtarë,

Gjergji me shpatë parzmore ngjeshur

Oh Gjergji gjallë, oh Gjergji gjallë!!

Gjergj,Gjergj,kranori peshë

E duhia hapi dritoret, e shkreta klithi,

shkuli flokët,

Lot nuk lëshoj,

syri ish terë.

Edhe zogjtë u zgjuan prej gjumi[4]

Poemë Franit përbënë një sprovë origjinale, të guximshme me nuanca të gegërishtes, si thesar leksikor që utori sjell në këtë poemë.

Gjuha e përdorur nga poeti kalon nga përdorimet e figurshme të fjalës në ngjizjen e kuptimeve të figurshme.

Poema ka në tërsinë e saj metaforizmin...

Mamica vesh si djalë

Kur u mgri,

U kthye në thanë.

Thanë e thame mbi gur,

E varrosëm nën muranë,

Qe aty ku rrjedh njajo gurrë,

Nuk është ujë që zbret prej qielli,

As prej toke,nuk shpërthen,

As prej bore, shkri prej dielli,

Janë buronja fillomë shpirti,

Lot nga syri i nanës,djeg,

Nanës, kurbinës, Vojsavës.

Mbeti Diella step te guri,

Hutue mbet se kurrë skish pa,

Si vikat si luan burri,

Godet gjoksin fort me grushta.

Mbi rrasë kupin lot të artë.

Masandej lëshon një ofshamë,

Aq sa malet desh u çanë.

Kershat prej shpati ranë rrëgallë.[5]

Tërë këto figura dhe simbole elegjike autori i përdor si efekte poetike të bazuara në këndvështrimin e tij krijues dhe nëpërmjet poetikës së vargjeve, natyrshëm shpreh dhe ndjenjat e veta.

Fran Ukcama është poet me vizion dhe ide poetike të ngarkuara mjeshtërishtë,që e ngarkon lexuesin me emocione rrënqethse, të vajtueshme dhe tragjike...

.”Kur e kuptoj se qe vegim,

u plas në shtrat e ma s’ungrit,

I kthej orët në vajtim,

Aq sa muret nisen me dridhë.


Korba unë,

E zeza unë.

e mjera u’,

Ba kërcu,

Natë pa hanë,

Ditë pa diell,

Nanë pa djem,

Nanë pa djalë,

M’u err syni,M’u tha shpirti,

Për mua s’shëndrit dielli as hana..“[6]


Autori i Poemës F.Ukcama i shkruan vargjet si piktorët e antikitetit nëpërmjet pyetjeve retorike...

me madhështi, ngjyrime me emocione e ka qëndisur mrekullishtë figurën femëror të Vojsavës...

A e shikoni hanën mbi mal,

Sa e bukur, sa ndritore,

Si kjo bukuri e rrallë,

Ka kanë Vojsava, princore.

E pat synin si ylli,

si filxhani, nën ato vetulla.

Vetullat si flatë shqipe i kish,

shtatin si çetinë, e shkreta.[7]


PREGATITUR NGA ARQILE V GJATA

Mars 2019-Athinë

[1] - POEMA “VAJET E VOJSAVËS [2] Tiranë 2007,f,17 [3] po aty,f,19 [4] . Po aty,f,18,19 [5] po aty,f,20 [6] po aty,f19 [7] f,17

 
 
 

1 則留言


mich.maska
2020年12月23日

Urime studiuesit Arqile V. Gjata. Urime poetit Fran Ukcama per kete poeme te mrekullueshme

epike, e cila eshte vleresuar me sa me kujtohet, me cmim te pare nga shoqata "VLLAZERIMI" , ne ATHINE, GREQI. Me shume respekt dhe dashuri, Myslim Maska.

按讚

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page