top of page

POEMA “VAJET E VOJSAVËS”


Fran Ukcama

Arqile V Gjata

Kjo poemë epike ka bukurinë e vet sepse në thelb ekziston tragjizmi. Kur lexon këtë poemë ndjenë pasqyrimin e shpirtit të Vojsavës, princeshës së Skënderbeut.

Poema ka si personazh DIELLA SHTRUNGËZA, që i qëndroi pranë princeshës.

Është Poemë se ka përmbajtje dhe karakterizohet nga fenomeni afrodiziak(dëshirë-kënaqësi} me të cilin poeti Ukcama e ka përshkruar aq mrekullisht!

“Në Stelush takoj një zonjë,/Diell emrin e ka,/Gjashtëqind vjet këtu, po rron,/Si një arr që nuk është tha./Diella Srungëza grua e sojme,/I qëndoi pranë princeshës,/Shtatin e gjatë, e hollë, e kojme,/Si një pishë në kryet t’kreshtës…/-Unë kam rrnojtur per t’i kallxue,/Brezave që vijnë e pyesin,/Tokën e kam shtrat të shtuem,/Si plaf t’dhintë, nalt kam qiellin./A e shikon hanën mbi mal,/Sa e bukur, sa dritore,/Si kjo bukuri e rrallë./Ka kanë Vojsava, princore./E pa synin si ylli,/Sa filxhani, nën ato vetulla./Vetullat si flat shqipe i kish,/Shtatin si çetinë e shkretaë.E mjerta u vyshk si bojlia, Si bojlia që i bie rr’feja. Νga libri “Gjergj Kastrioti”,Fran Ukcama, Shtëpija Botuese MUZGU, Tiranë 2007,f,17

Poeti ndalet në refleksionet mendore dhe motivuese, të ndjenjave dhe përshkrimeve të pikturuara me një gjuhë shumë të pasur leksikor.

Këto vargje janë cilësisht shprehje individuale e një poezije epike. Ku mënyra epike shkruhet me vargje ritmike dhe me gërshetime të fjalëve të qëmtuara me elegancë.

Vlen për tu përmendur, se çdo varg është një realitet, një nxitje e fuqishme që shpreh lidhja midis jetës dhe botës e përmbledhur bukur nga leximi tekstor i poemës...

Kur vajton Diella Shtrungëza dhe zogjtë zgjohen nga gjumi, Aty pranë te qershia...

Poeti përdor një figuracion real të jetës së kësaj vajtuce-

“ Lotët iu kthyen në lumë…aq sa dhe muret nisen me u dridhë./Aq sa pishtarët krejt u shkimën.“,po aty,f,19

Fran Ukcama si poet i mirëformuar shkruan me magjinë e shpirtit të tij të ngritur emocionalisht. Kjo poemë që po e shfaqim si model është një sintezë, apo prurje si afresk poetik mbushur me figura letrare, që të mrekullojnë me kuptimin e tyre leksikore...

Pa një natë nji andërr të tmerrshme,/Territ të odës u shfaq hijs,/Imazhi, drague me flakë,/Shi erë bubullima, një llahtarë,/Gjergji me shpatë parzmore ngjeshur/Oh Gjergji gjallë, oh Gjergji gjallë!!/Gjergj,Gjergj,kranori peshë/E duhia hapi dritoret, e shkreta klithi, shkuli flokët,/Lot nuk lëshoj, syri ish terë./Edhe zogjtë u zgjuan prej gjumi. Po aty,f,18,19

Kjo Poemë përbën një sprovë origjinale, e guximshme me nuanca të gegërishtes, si një thesar leksikor nga autori.

Gjuha e përdorur nga poeti kalon nga përdorimet e figurshme të fjalës në ngjizjen e kuptimeve të tjera të figurshme.

Poema ka në tërsinë e saj metaforizmin...

Mamica vesh si djalë/Kur u mgri,/U kthye në thanë./Thanë e thame mbi gur,/E varrosëm nën muranë,/Qe aty ku rrjedh njajo gurrë,/Nuk është ujë që zbret prej qielli,/As prej toke,nuk shpërthen,/As prej bore, shkri prej dielli,/Janë buronja fillomë shpirti,/Lot nga syri i nanës,djeg,/Nanës, kurbinës, Vojsavës./Mbeti Diella step te guri,/Hutue mbet se kurrë skish pa,/Si vikat si luan burri,/ Godet gjoksin fort me grushta./Mbi rrasë kupin lot të artë./Masandej lëshon një ofshamë,/Aq sa malet desh u çanë./Kershat prej shpati ranë rrëgallë.po aty,f,20

Tërë këto figura dhe simbole autori i përdor si efekte poetike të bazuara në këndvështrimin e tij krijues dhe nëpërmjet poetikës së vargjeve, natyrshëm shpreh dhe ndjenjat e veta...

Autori Fran Ukcama është poet me vizion dhe ide poetike të ngarkuara mjeshtërisht me emocione drithëruese të vajtueshme..

.”Kur e kuptoj se qe vegim,/u plas në shtrat e ma s’ungrit,/I kthej orët në vajtim,/Aq sa muret nisen me dridhë./…Korba unë,/E zeza unë./e mjera u’,/Ba kërcu,/Natë pa hanë,/Ditë pa diell,/Nanë pa djem,/Nanë pa djalë,/M’u err syni,M’u tha shpirti,/Për mua s’shëndrit dielli as hana..“po aty,f19

Poeti F.Ukcama rrëfen si piktorët e antikitetit. Nëpërmjet një pyetje retorike, me madhështi,me ngjyrime dhe emocione e ka qëndisur portretin femëror të Vojsavës...

A e shikoni hanën mbi mal,

Sa e bukur, sa ndritore,

Si kjo bukuri e rrallë,

Ka kanë Vojsava, princore.

E pat synin si ylli,

si filxhani, nën ato vetulla.

Vetullat si flatë shqipe i kish,

shtatin si çetinë, e shkreta.f,17

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page