
Po trokas këtë qelq
Nga Fatmir Terziu
Po trokas këtë qelq me lëngun e shpirtit
në Gusht
2022, quhet numëruesi i vitit
vapë prush
kë të dua … kë të puth?
Ka ende një ecje të një populli të lumtur
në sheshin me gurët e çmuar
ku hija konkurron më bukur
në plazmin e mermertë të shtruar,
përshëndetje, shenjtorë, të zbehtë si një kukull
statujat janë duke ju kërkuar
në frikë,
ka ende një popull të lumtur
pyet ata për qiellin
nëse i ka ndodhur ndonjë gjë, retë mos i kanë humbur?!
Po trokas këtë qelq me lëngun e shpirtit
gruaja më qëndron si gjithnjë pranë,
lexoj sytë e saj e me sqimë të bishtit
kulundis syri im i djathtë,
na mjafton për zemrat tona,
edhe këtë herë,
ndërsa gjithkush prej nesh në tokë merr vetëm frymë,
në mënyrë që asnjë kopsht të mos ketë erë.
Rrofshin statujat!
Rroftë mermeri ku shkelin këmbët tona…
Rrofshin guri, pluhuri
dhe rrënojat
që rrënkojnë deri në orët e vona
bashkë me dhimbjen,
nga ikja dhe pakoha,
fundja vetë këmbët e braktisin vendlindjen.
Po trokas këtë qelq me lëngun e shpirtit
imitoj bulëzat që përplasen në qetësi,
që nga të gjitha cepat e sjellin
Dreqin që lulëzon në lartësi,
Aty e mbaj veshin!
Comments