(SIPAS…KUR MË ZBRET NGA VOSKOPOJA…)
NGA KRISTO ZHARKALLIU..
MIku im i vjetër në emigracion, Abdurahim Ashiku, më dërgoi një mesazh nga Durrësi ku bën pushimet verore (më duket se ka shtëpi në Golem) ku më thotë: “Nëqoftëse shkon në Voskopojë, më lajmëro dhe unë do të vij të të takoj…do të marr makina,autobuzë dhe do të vij!!!” O sa mirë do të ishte dhe mua m’u kujtua kur isha djalosh në Shtyllas (Levan Fier) dhe m’u desh të udhëtoj për në malin e Lenies (Guritopit) ku ferma veronte bagëtitë dhe unë duhej të mirrja pjesë në ndërzimin artificial të dhenve për të cili kisha mbaruar një kurs disa mujor…Atëhere shkova me kamjon deri në Rrogozhinë,pastaj deri në Elbasan me tren dhe pastaj prapë me kamjon deri n Pogradec ku kaluam natën. Të nesërmen në karrocën e një kamjonit për në Gur Top ku vendosëm dhe një shalqi që kishim marrë në Rogozhinë ku bënte vapë e tmerrëshme.. Kur u nisëm nga Pogradeci mëngjes mëngjes bënte ftohtë…Sa më lart drejt malit ngjitej kamjoni aq më shumë bënte ftohtë dhe mbështilleshim me gunat tona Shalqinin nuk e kapte kush me dorë dhe nëpër kthesa rrokullsej nga njëra anë në tjetrin dhe askush nga ne nuk guxonte ta kapte me dorë se kishim ngrirë nga të ftohtit. Nuk mund ta harroj kurrë atë shalqi të rrumbullakët që rrokullisej vazhdimisht nga njëra anë në tjetrën të karrocërisë të zisit..në atë rrugë të keqe dhe plot kthesa..Veçse makina shkonte deri tek Guri i Nikës (ka shumë gurë Lenia..) dhe q’andej e tutje duhej të ecnim me këmbë. Vendosëm të presim shalqnin se nuk mund ta mbartim në kurriz..Kur e hapëm gjetëm vetëm akull…si ishte bërë ujë duke u rrokullisur, kishte ngrirë dhe ishte bërë akull.. Gjëra të bukura rinore, gjëra të paharruara…
Dhe miku im Duro më thotë…po të shkosh në Voskopojë…unë do të vij,me makina me trena dhe me mushka..Po të shkosh në Voskopojë..Sa fjalë e thjeshtë dhe e bukur..Të shkoj në Voskopojë… Po ku të shkoj? Kë do të gjej atje? Duroja ka makinë tashmë, në mos ai, Erblina, i biri Indriti,djali tjetër dhe mund të vijë në Voskopojë për pak orë dhe pa patur nevojë të kalojë nga Rrogozhina që të blejë ndonjë shalqi…as të udhëtojë me tren ose në ndonjë karroceri të ndonjë kamjonit…Për të do të ishte e lehtë dhe për mua një takim tepër i këndëshëm…në Voskopojën time. Problemi është i imi, se sa është Voskopoja ime tani? Bukur do të ishte të lija Athinën me të nxehtin përvëlues dhe me zjarret që e kanë rrthuar dhe të ngjitesha (jo të zbrisja!) në freskinë e mrekullueshme të Voskopojës…por sa e njoh unë Voskopojën tani dhe, kryesorja kush me njeh më mua atje? Ç’ka mbetur nga ajo Voskopojë që unë mizorisht e braktisa gjashtëdhjetë (60!) vjet më pare? Do të jem një i huaj, i huaj i huaj, në token time që kaq shumë e kam dashur.. Shokët e shoqet e mi të dikurshëm e braktisën Voskopojën pas shëmbjes së diktaturës madje dhe ata të pakët që kishin mbetur vdiqën dhe atje është krijuar një shoqëri tjetër “modern” që rekllamon në facebook tavernat dhe hotelet bashkëkohore me emra të panjohura për mua.. Guri i gdhëndur i shtëpive tona që u dogjën dhe u shëmbën dy here-njëherë nga Sali Butka dhe herën e dytë nga bombardimet e nazistëve, po përdoren tani për të ngritur hotele “karakteristike” për turistë të huaj…A mund të vete unë si “turist i huaj” i dashur Duro? Kurrsesi jo! Ato gurë unë i kam prekur me dorë kur ndërtonim kampin e punëtorëve dhe kur ngrinim shtëpnë tonë modeste në truallin e trekatëshit të mëparëshëm… Prandaj, në këtë moshë, nuk kam më shpresa dhe dëshirë(dhe fuqi!) të shkel token time mëmë dhe të dashur. Ndoshta ndonjë ditë të ndërroj mëndje-në se do të vazhdoj të qëndroj më këmbë, por këtë nuk e di. Nuk e di se ç’do të më gdhihet nesër…
Të uroj pra të kalosh mirë-larg Athinës përvëluese, large telasheve të përditëshme dhe të shijosh ëmbëlsinë e baltës-rërës këtu- arbërore. Dhe të na vish shëndosh e mirë me familjen tënde..
URIME NGA ZËMRA. KRISTO ZHARKALLI… Athinë 6 gusht 2021.
Comments