top of page

PO TË ISHA PRESIDENT


PO TË ISHA PRESIDENT (Traktat për diskutim.) Sikur sovrani popull, në këtë vend, të më kishte zgjedhur, president dhe të më jepte pushtet absolut, me ikona kopsitur në kushtetutë, do të bëja ndryshime drastike, në të gjitha sferat ekonomike: Së pari, do ndaloja qasjet politike, në çdo zyrë dhe në çdo karrige. Vetëm tetëdhjetë, deputetë, do vinin me urban, në parlament, do paguheshin ashtu, si çdo zyrtar, veçse për debat ligjesh themeltar. Do ktheja tek i zoti, çdo trashëgim, që prona private, të pillte riprodhim. Të korruptuarit me xhepa kanguri, do viheshim me shpatulla për muri. Hajdutet që preknin pronën publike, do të kalbeshin, në biruca metalike. Do hapeshin fronte pune të reja, në pika turistike, tregje, miniera, do çeleshin brazda, në trojet bosh, nga Konispoli, deri në Vermosh. Uji qelibar i maleve të shtrenjtë, do shitej kudo, në çdo kontinent; Portokalle te eskimezët, në Arktik, nektar blete, shteteve në Amerikë, në Siberinë veriore, bajame arra, lëng frutash, në Egjipt e Sahara, nëpër plazhe verore, qingja, keca, peshk, ngjala midhje, karkaleca. Perime taze, në Lindjen e mesme, me avion çarter, nëpër mëngjese. Me vaj ulliri të bollshëm e agrume, do të rritej paga, për ditë pune, si në disa vende, më të përparuar, ku lakmon punëtori, për t’u paguar. Në drejtim do vihej truri, më i aftë, zgjedhur me konkurs, pa qenë taraf. Do pasqyronte kushdo, punën e ditës, të depërtonte transparenca e dritës. Çdo fitim personal, përtej llogarisë, do derdhej në arkën e tërë shoqërisë. Shkollarët do studionin, pa paguar, duke shlyer disa këste, të punësuar. Pensionistët, prindërit tanë të dashur, do përjetonin, disi më të kënaqur, pleqërinë e viteve fundore të jetës, me dyfishin e sotëm, të kuletës. Kësisoj, për pesë vjet, nga buxheti, shqiptarëve do t’u ngrohej xhepi. Në këtë tokë, ku këmba shkel flori, në hapat që hedh përsipër, çdo njeri, të rinjtë, me punë kudo, e vallëzim, do zhduknin këtu, termin emigrim.

Çdo pëllëmbë deti e faqe malore;

do të kthej në vila e pishina ujore,

të prisnin turistë, nga çdo kontinent, me çmime më të ulëta, se çdo vend,

të fitohej para, nga shumë frekuentimi,

jo nga mania e zhvatjes me rritje çmimi.

Shqipëria do të bëhej e dyta Zvicër, vend jete, për princesha e princër, me plazhe, pishina, hipodrome kali, me teleferikë, nëpër disa maja mali dhe e gjithë bota do ta kishte zili, këtë tokë, ku zoti, ka krijuar mrekulli..

15 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page