PO NGA SHQIPËRIA?


PRESIDENCA RUMUNE, PARLAMENTI, MINISTRIA E JASHTME, ETJ, NDEROJNË “HISTORINË E LETËRSISË SHQIPE..”,

PO NGA SHQIPËRIA?



Një lajm i bukur dhe me rëndësi na vjen nga Rumania. Është botuar “Historia e Letërsisë Shqipe: nga zanafilla deri më sot”, vepër madhore e Dr. Luan Topciut dhe përurohet në Parlamentin rumun.

Rumania është vend mik dhe i dashur me Shqipërinë, me traditë dhe lidhje të hershme, fqinji ynë ballkanik ashtu si dhe ne ka një të kaluar të afërt komuniste, doli nga ajo diktaturë me revolucion dhe mundime dhe tani është një vend i Bashkimit Europian, që zhvillohet dhe përparon ekonomikisht, edhe si demokraci, edhe si kulturë, por dhe si i ndërton marrëdhëniet me vendet e tjera, afër dhe larg.

Shqipëria ka ç’të mësojë. Edhe në rastin e veprimtarisë social-kulturore, diskutimin në Parlament të veprës për historinë e letrave shqipe, së Dr. Luan Topçiut, ku marrin pjesë që nga Presidenca e vendit, Parlamenti, Ministria e Jashtme, drejtues të shoqatës së shqiptarëve të Rumanisë, shkrimtarë, studiues dhe vetë autori.

Le të shohim lajmin që u shpërnda në median rumune me këtë rast:



Nderohet dhe vlerësohet “Historia e Letërsisë Shqipe: nga zanafilla deri më sot”

e dr. Luan Topciut nga autoritetet më të larta në Rumani