top of page

Po mësues Nurçja, kujt po i shërben?

Një ngjarje e jetuar, merreni po deshët edhe si tregim

Nga Naun Kule

Dyshoja prej kohësh. Për disa vite të jetës time, në punë dhe jashtë saj, ndjehesha i dyzuar. Në çdo hap që hidhja, dikush më shkelte në gjurmë. Më dëgjonte e vëzhgonte me sytë katër e veshët pipëz, në gjithë orët e ditënetëve. S’e kishte vështirë. Ishim kolegë; të dy mësues në fshatin tonë, ku na njihnin e i njihnim dhëmbë e dhëmballë… Atëherë? Ç’mund të fshihja unë e ta gjente ky? Ta gjente, zbulonte dhe raportonte me ngut e zell, me bindjen se po i shërbente… Kujt…? Domosdo, ustait…!

Po mësues Nurçja, kujt po i shërben? Për cilin raporton? Cilin ndjek pas.. Kolegun? Madje, mikun, shokun..! Mirëpo; detyra… mbi detyrat!

-Partia ka nevojë për ty! – i tha operativi në zyrën e drejtorit të shkollës.

Drejtor Bardhoku heshtte. Mësues Nurçja e pyeste me sy. Ai zhgarraviste. Nurçja e humbi. Ç’t’u thoshte?

-Ne për partinë punojmë, shoku… Edhe unë, me shokët, me prindërit…Punën e partisë bëjmë…!

-Të gjithë, punojmë për partinë, ne dhe populli. Se edhe partia punon për popullin, për ne; për ty, për mua! Apo jo?Ajo na bëri mësues, na hapi sytë! Tani, t’ia shpërblejmë… Ja, për këtë ka ardhur shoku…! Se, partia ka edhe kundërshtarë, edhe armiq. Dhe këta s’kanë brirë, as këmborë. Po janë këtu; futur e fshehur mes nesh. Punojnë në errësirë, si merimanga…Presin ditën. Përvoja e partisë tonë ka rrëfyer se edhe nga brenda saj, kanë dalë armiq… Por partia dhe shoku Enver… me grushtin e hekurt të luftës së klasave…!

Tani, drejtor Bardhoku, qe tjetërsuar; një agjitator i flaktë i partisë.

Kujtoi njërën nga mbledhjet e para me drejtor Bardhokun, kur sikterisi një mësues i cili, ngriti supet pas pyetjes së drejtorit.

Naun Kule

-Ç’kryeartikull kishte dje gazeta “Zeri i popullit”?

Nurçja, nguli sytë në fytyrën abrashe e të kreshpëruar të drejtor Bardhokut. Sytë e hirtë, mbuluar nga vetullat ngjyrë preshi dhe qepallat e gjata, qafa e shkurtër si e shtypur nga koka e madhe e qethur kare, gjithnjë me qimet si kreshtë, sepse ia bënin të frikshëm drejtorin e sotëm.

-Ti je njeriu ynë, shtresë e varfër, bir bujku patriot. Paçka dajës tënd që ia mori era mielltë dhe u bashkua me Ballin…Partia i di të gjitha. Siç di se nëna jote ia ka vënë kufirin tek thana vëllait ballist dhe s’ia ka parë sytë as të vëllait, as bijve të tij…! Por ne dimë se ty të dhemb e të dhimbset atdheu, socializmi që po e ndërtojmë me kaq sakrifica? Do ta lemë armikun të na fusë shkopinj nën rrota…? Ja, për këtë…!

***

Kështu e hëngri çorbën e prishur mësues Nurçja ynë një ditë të vjeshtës së viteve shtatëdhjetë… Dhe, për gjysmëshekulli e mbante me vete. E ndjente si makth e gulç, në gjoks dhe në mendje, në shpirt e në zemër, ditën dhe natën, afër dhe larg…Kudo e kurdo jetonte i dyzuar; mes asaj që dihej e dukej, dhe asaj që fshihte…Futur e fshehur thellë, si e groposur me gjithsej, në thellomat e errëta zgjyrë të viteve… Me shpresë se do harrohet…Se do zhduket a mbyllet ndër dosje e kuti hermetike, për tu zverdhur e kalbur aty..në fshehtësinë e fjalës makabër “Sekret… tepër sekret… Tepër, tepër…!”

Mirëpo, siç dëgjohej… Nuk qenka e thënë të flemë rehat! Kaq vjet që flasin e flasin për dosje. Dosje…!? Të hapen!? Vërtetë? Kur…Cilat…?

Veçse, një punë, fryrë dhe mbarsur kaq shumë, një ditë do pjellë! Po, po! Dhe atëherë…? Gjakrat, ndezur e trashur nga zullumet ndër vite, nga mashtrimi dhe zhgënjimet, do pjellin zemëratë e urrejtje. Edhe hakmarrje…?!

Mbase më mirë t’i themi vet? T’ua themi…?! Mundemi? Doemos, me një ndjesë…Më falë vëlla! Ishte koha…Shefat, unë…Më fal!

Ja, kaq. Vërtetë, kaq? Për gjithë këtë gërryerje dhe brerje të vetvetes?

Për pagjumin e netëve, cimbisjet e ditëve në kaq e kaq vite…!

***

Dhe ja; sot e zbrazi. Sikur të kishte shkarkuar barrën e një mali ngjeshur mbi zverk, drejtoi trupin e kërrusur mbi filxhanin e kafesë, hodhi larg vështrimin e mjegulluar dhe tendosi sy e vesh të priste turfullimën time.

Hetoi vëngër, si të priste ballas, gjithë vendimet e merituara për gjëmën –gëlbazë, që zbrazi.

***

S’po dija ç’t’i them. As ç’të bëja. Ndjehesha i shokuar nga gjithësa dëgjova sa uroja të mos e kisha dëgjuar mirë…Por pamja e Nurçes përballë rrëfente më shumë se kumti i fjalëve. Ish zverdhur si lule kungulli me fytyrën e tkurrur dhe mpakur, përthyer nga brazdat e moshës si mbllacat e bajgës së lopës, kullotur në të thatë. Ca bulëza djerse ia njomëzonin ballin dhe kokallat që ia fshihnin sytë e pulitur mbi kafe, si të mos kishte askënd përqark. Miku ynë, i sikletosur mes nesh, pyeste me sy:

-More Nurçe! Ç’na the kështu a derëbardhë…! Po ju kini qenë shokë e miq, kolegë…Kaq vjet bashkë..!

-Derëzi, më thuaj! Derëzi e ditëzi jam. Ja kështu…! Miq e shkuar mikut kemi qënë. Vëllezër thuaj..! Por ajo kohë dhe ata njerëz… Këto gjurmonin; miqtë, shokët e besueshëm…

Heshti një hop dhe guzoi të më pingulonte ndër sy:

-Vetëm një gjë ! Më besoni..! Ta dish ti dhe të tutë…! Nuk të kam bërë keq! Asnjëherë..! Për kokën e atij djali të vetëm. Asgjë të keqe nga unë…Asgjë!

-More..! Po ç’të keqe mund të më bëje xhanëm? Ç’dreqin thoshe a shkruaje për mua? Unë, mësues, fshatar i varfër, familje kooperativiste..!

-Po, por…edhe nip ballisti. Apo jo..?

-Ah, ! Brofa dhe u ngrita zgupthi për t’iu vërsulur me ç’të më zinte dora! -Edhe ti me këtë shpifje e mashtrim të Bardhokëve, Kiço Dhjamit e Peçi Banjës. Po sa herë e keni stërthënë këtë përrallë të thurur ndyras nga ato merimanga..!

-Jo për mua…Unë e dija. Po edhe ti e di ç’thoshnin ata… Dhe shpifjet e tyre ngjitnin. Bardhoku i madh priste shkurt:

-Shokë komunistë, a ishte ballist V.K.? Ç’rëndësi ka për tri muaj a tri vjet?

Po kolegu ynë, a është nipi i tij? Ja kaq..! Pra fëmijët tanë na i mëson dhe edukon një nip ballisti..! Apo jo?

Pas tij, ngrihej shoku Peçi. Fliste me pasion dhe sillte shqetësimin e partisë në fshat, si zv/sekretar i byrosë. Pas tij ngriheshin bisht pas bishti Kiço Dhjami e Bardhoku i vogël, Janaqi i Ndrekës e Shalpalari…

Avazi një ishte; të shporret ky nip ballisti nga shkolla jonë…!

Atë palo karrige drejtorllëku që e mbanin me intriga e mashtrime, mund t’ua rrezikonte pikërisht ky, nipi i ballistit.

…Para dy-tri vjetësh kishte qënë drejtor i kësaj shkolle. Madje edhe i lëvduar…Edhe tani,punon sa për tri. S’ia ha qeni shkopin. Mirëpo, nip ballisti…! Përpara kësaj blane mbi shpatull-si vula e fashios dikur, s’të pyet njeri për punën. Copa të bëhesh…-Do të fsheh gjurmët, biografinë..!

***

Tri herë, gati e kishin shkulur që këtu.

E para qe ushtria. Pa e kërkuar njeri, Bardhoku e ujdisi që drejtorin e tij ta merrnin ushtar 3 vjet para shokëve. Dy muaj më pas, nëndrejtor Bardhoku u emërua drejtor.

E dyta herë qe aksion partie. Kërkoheshin mësues vullnetarë për në Tropojë, Mirditë, Kukës. Çuditërisht organizata e partisë vendosi të shkojë pikërisht mësuesi N. me të shoqen, të porsafejuar, paçka kushteve mjerane që kishin të dy. Mirëpo këtë herë s’u ndezi.

-Partia do vullnetarë, jo ushtarë! i thanë mësuesit N, kur u ankua.

Bardhokët e co, rrahën gjoksin. Do na shohësh!

Dhe vërtetë i pa për të tretën herë. Tashmë ishte fjala për në Metalurgjinë e Elbasanit. Të shkonte atje për “stazh…” Kandidati i partisë mund te përjashtohej edhe me një palo sebep…Ndaj e futën…Përjashtimi nga partia-pushkatim politik…! Dhe mësues N. shkoi për gjashtë muaj dhe hëngri gati tri vjet. Punë me tri turne dhe rrogë punëtori….

Por sërish erdhi dhe… Sërish “në këmbë”. Madje, tashmë me një opinion shumë pozitiv. Emri i mirë sa vinte e shkonte më larg përmes shkrimeve që botonte shpesh e më shpesh.

-Doemos, mirë bënë shoku N që shkruan!-thoshte kolegu Peçi Banja.

-Po shiheni më me vigjilencë shokë komunistë. Përse shkruan shoku N.? Lexojini shkrimet e tij. 70-80% e tyre shkruhen për të vdekurit, për historiçka që gjoja i ditkërka vetëm ai…

Nuk shkruan shoku N. për arritjet socialiste, për rekordet e prodhimeve bujqësore e blegtorale, për të rinjtë që mëson dhe kalit partia tonë..!

-Po ç’ke thënë e shkruar për N…? Çfarë ke molloisur…? pyeti tjetri.

-Asgjë…thashë, asgjë të keqe! Asgjë…! Ja…ç’kërkonin…

-Hë de, ata ç’kërkonin..? Ti raportoje, apo jo?

-Po…zakonisht çdo muaj…

-Po edhe me firmë?…Po ç’shkruaje? Ç’bënte shoku N. kundër partisë, kundër shtetit…?

-E thashë pra. Asgjë nuk bënte. Por ata donin sebepe. Ata…, ai de, drejtor Bardhoku. Ai na mbulonte; mua dhe dy si unë…Panon e Zarkës dhe Janaqin e Ndrekës. Ai na pyeste e pyeste; ç’libra lexon N., filmat që shikon, ç’thotë për kooperativën, njerëzit, politikën e partisë për armiqtë, B.Ballukun me shokë…

Ku e njohu atë burgaxhiun që solli nga Fieri për t’u mësuar italisht mësuesve? Pse i duhet gjuha e huaj N.? Me kë takohet N. kur shkon në Tiranë e Fier ? Pse do të iki nga fshati? Ç’mendon për jetesën këtu? Nuk i dhanë bukë gruri për prindërit se gjoja ka nënën të sëmurë. A shau për këtë …? Cilin ?

-The se drejtor Bardhoku mbulonte tre…?

-Po, ishim tre për gjithë shkollat e zonës. Të tre raportonim tek Bardhoku. Ishte agjenti ynë rezident. Ne ishim agjent terreni. Raportimet tona drejtori i miratonte e firmoste dhe ia dorëzonte operativit të Degës.

-Po ç’pritej, ç’plane kishin për N…?

-Eh, ç’pritej…!Kur e mora vesh, humba gjumin. Bëra kryq me sytë përpjetë..!

S’e kisha menduar se mund të trashej aq shumë zullumi ndaj kolegut.

Po ç’nuk bënë egërsia e egos, cmirëzeza…Por, N. shpëtoi. Ndoshta zoti; Shën Nauni, siç …Merimangat e Bardhokëve, e kishin thurur rrjetën, sajuar e terezitur deri në imtësi. Mirëpo humbën në kohë. U vonuan. Ndërsa N. shtronte udhën për larg. U iku si nëpër duar; ua la armët ngrehur. E morëm vesh pasi mori rrogën e dytë si inspektor i Ministrisë… Nuk e pandehën. Mendonin se e çonte seksioni me shërbim në Tiranë, siç kishte bërë disa herë për në Arkivin e Shtetit.

Por që ishte emëruar në Ministri…?! Si gur nga qielli u ra. Pas kësaj mora vesh ç’e priste. Mjaf të vinte edhe tri ditë në shkollë dhe do ta groposnin…

Ishin gjetur e bërë bashkë, të gjitha; mjetet, njerëzit, grackat..

…Do sillnin një mësuese të re në shkollë. Kjo do krijonte miqësi dhe gjoja një flirt me N., ndërsa ky po e “ndihmonte” në klasën e saj…

Në momentin e volitshëm kjo “mësuese” do dilte nga klasa duke përplasur derën, tek thërriste, shante dhe fyente N. se gjoja tentoi…!

Kolegët që “rastësisht” do ndodheshin afër, do merrnin mësuesen për në drejtori. Kolegu Kiço Dhjami (kryetar i profesionales), do shoqëronte N. për në zyrën e Këshillit, ku do vinte urgjent “Gazi” i Degës për ta prangosur dhe marrë me vete..!

-Mjaft…! Mjaft se..! Fëlliqësira, gjarpërinj..!

Nuk mbajta më. Hodha tavolinën mbi Nurçe ziun dhe u ngrita marramendshëm. Doja të ikja, të ikja nga sytë këmbët…Të ikja!

Nurçja, pisanjosur edhe më nga llurbat e kafesë, s’u bë i gjallë. Ç’gjallëri mavria. E kishin lënë fuqia dhe mendja. S’i ndihej as frymëmarrja. Surratin ia prushonte një e kuqe rozë si i sëmurë nga recipeli.

Zëri i mekej si i thuqtë, sytë i kaplonte kuturu, fjalët i tirrte qesim, ndërsa kruspullosej mjerueshëm si i zënë ligsht e i mbërthyer në darën e pështirosur të së djeshmes, nga lodhej të dilte, të shpëtonte..!

12 views0 comments

Comentarios

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page