Po e dërgoj për së dyti këtë përkthim te FJALA E LIRË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Feb 27, 2020
- 7 min read

Po e dërgoj për së dyti këtë përkthim te FJALA E LIRË, se një përkthyes anonim ka marr guximin të përvetësoi pjesë të tëra nga përkthimi im dhe t’ i publikoi në internet. Plagjiatura mban titullin Dialogu mes profesorit ateist dhe studentit musliman «E tërë kjo që vijon» thekson, «është përkthim i librit» "Who is the monkey?” Po sjell disa pjesë të këtij përkthimi dhe lexuesit të formojnë mendimin përfundimtarë. Dialogu
Një pedagog ateist i filozofisë diskuton me një studentin e tij në amfiteatrin e universitetit,për marrëdhëniet midis... shkencës dhe besimit te Zoti
Lexoni me vëmendje dialogun dhe nxirrni çdo njëri konkluzion! Prof. Atëherë, ti beson te Zoti? Stud. Padyshim, zotëri. Prof.: Është i mirë Zoti? Stud.: Natyrisht. Prof.: Është ... Zoti i plotfuqishëm? Stud.: Po Prof.: Vëllai im vdiq nga kanceri ndonëse i lutej Zotit që ta shëroj dhe përkushtohej tek Ai. Të shumtët nga ne do të përpiqeshin të ndihmonin ata që kanë nevojë. Atëherë ku është mirësia e Zotit? Stud.:.. Prof.: Nuk mund të përgjigjesh, kështu nuk është? Le të rifillojmë djalosh. Është i mirë Zoti? Stud.: Po. Prof.: Është i mirë djalli? Stud.: Jo. Prof.: Kush krijoj djallin? Stud.: Zoti.. Prof.: E saktë.. Më thuaj biri im, ekziston e keqja në këtë botë? Stud.: Po. Prof.: E keqja gjendet kudo, kështu nuk është? Dhe Zoti krijoj çdo gjë, e saktë? Stud. Po. Prof.: Atëherë pra kush e krijoj të keqen? Stud.: .. Prof.: Ekzistojnë sëmundje? Imoralitet? Urrejtje? Shëmti? Të gjithë ata përbindësh të tmerrshëm ekzistojnë në këtë botë, kështu nuk është? Stud.: Dakord. Prof.: Atëherë, kush i krijoj? Stud.: .. Prof.: Shkenca thotë se përdorë të 5 shqisat e tua që të njohësh mjedisin rreth teje dhe të përshtatesh në të. Më thuaj biri im, e ke parë kurë Zotin? Stud.: Jo, zotëri. Prof.: E ke prekur kurrë Zotin? E ke shijuar kurrë Zotin, ke marr erë Zotin? Dhe sido që të jetë, e ke kuptuar nëpërmjet ndonjë shqise Zotin? Stud.: Jo, zotëri. Kam frikë se jo. Prof.: E megjithatë beson akoma tek Ai? Stud.: Po. Prof.: Sipas empirikes, e kontrolluar dhe me mundësi studimi të rezultateve të një fenomeni protokoll, shkenca përkrahë mendimin se Zoti nuk ekziston. Ç përgjigje ke për të dhënë, biri im? Stud.: Asgjë. Unë kam vetëm besimin tim. Prof.: Po, besimi. Dhe ky është problemi i shkencës. Stud.: Zoti profesor, ekziston diçka që e quajmë nxehtësi? Prof.: Po. Stud.: Dhe ekziston diçka që e quajmë ftohtësi? Prof.: Po Stud.: Jo, zotëri. Nuk ekziston. Mund të kesh nxehtësi të madhe, akoma më shumë nxehtësi, super nxehtësi, valë nxehtësie, pak nxehtësi ose aspak nxehtësi. Por nuk ekziston asgjë që të quhet ftohtësi. Mund të arrijë 458 gradë nën zero, që do të thotë aspak nxehtësi, por nuk mund të shkojmë më poshtë . Nuk ekziston asgjë që të quhet «ftohtësi.» «Ftohtësi» është vetëm një fjalë, që përdorim për të përshkruar mungesën e nxehtësisë Nuk mund të matim ftohtësinë. Nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, zotëri, është thjeshtë mungesa e saj. Në sall mbizotëron heshtja... Stud:. Mendoni errësirën, profesor. Ekziston diçka që të quhet errësirë? Prof.: Po, ç’ është nata në qoftë se nuk ekziston errësira? Stud,: Dhe përsëri bëni gabim, zoti profesor. «Errësira» është mungesa e ndonjë faktori tjetër. Mund të kesh dritë të pakët, dritë normale, dritë të ndritshme, dritë verbuese..Por kur nuk ke dritë, nuk ke asgjë dhe atë e quajmë errësirë, kështu nuk është? Në realitet errësira thjeshtë nuk ekziston. Në qoftë se do të ekzistonte mund të bëje errësirën më të errët. Prof.: Ku do të përfundosh me të gjitha ato, djaloshi im? Stud,: Zotëri, dua të përfundoj se mendimi yt filozofik është jo i saktë.. Prof,: Jo i saktë!? Mund të më sqarosh përse? Stud,: Zoti profesor, mendoni brenda kufijve të dualitetit. Përkrahni mendimin se ekziston jeta dhe më pas ekziston dhe vdekja, një Zot i mirë dhe një Zot i keq. Shikoni konceptimin e Zotit si diçka përfundimtare, diçka që mund të matet. Zoti profesor, shkenca nuk mund të sqaroj as diçka aq të thjeshtë siç është mendimi. Ve në përdorim energjinë elektrike dhe atë magnetike, por nuk ka par kurë, aq më të kuptoj në mënyrë absolute, atë energji. Të shikosh vdekjen si të kundërtën e jetës është sikur të injorosh faktin se vdekja nuk mund të ekzistoj autonome. Vdekja nuk është e kundërta e jetës: është thjesht mungesa e saj. Tani më thoni diçka, zoti profesor. Mësoni te studentët tuaj se u evoluuam nga një majmu? Prof.: Në qoftë se i referohesh rrjedhës natyrore, atëherë po, dhe sigurisht. Stud.: Kini ndjekur ndonjëherë me sytë tuaj, zhvillimin? Prof.:.. Stud.: Përderisa askush nuk ndoqi kurë procesin e zhvillimit në kohë dhe askush nuk mund të dëshmojë se ai proces nuk pushon kurrë, atëherë u diktoni studentëve mendimin tuaj personal në lidhje me çështjen. Atëherë mos nuk jini shkencëtar, por thjeshtë një predikues? Prof.:.. Stud.:(duke ju drejtuar auditorit): Është dikush në sallë që të ketë par trurin e z. Profesor? Që të ketë dëgjuar ose të ketë ndjerë, ose të ketë prekur, a të marr erë trurin e z. Profesor? Askush. Atëherë sipas ligjeve të empirikes, të kontrolluar dhe me mundësinë e ndriçimit protokollar, shkenca mund të pretendoj se nuk kini tru, zotëri. Dhe përderisa janë kështu gjërat, atëherë me gjithë respektin, si mund të besojmë ato që na mësoni, zotëri? Prof.: Më duket se thjeshtë do të duhet të mbështetesh te besimi yt, biri im. Stud.: Ajo është, zotëri.. Hallka midis njeriut dhe Zotit është BESIMI. Ai është që lëviz dukuritë dhe i mbanë gjallë. Emri i të riut student ishte... Albert Ajnshtajn. Përktheu: Vasil Klironomi
Plagjiatura
Profesori i filozofisë që është ateist qëndron përpara klasës së tij dhe pastaj i kërkon njërit prej studentëve të rinj që të ngrihet në këmbë. P: "Ti je musliman, apo jo, bir?" S: "Po, zotëri". P: "Pra, ti beson në Zot?" S: "Absolutisht!" P: "A është Zoti i mirë?" S: "Sigurisht! Zoti është i mirë!" P: "A është i plotfuqishëm? A mundet Zoti të bëjë çdo gjë?" S: "Po”. P: " Le të themi se ka një person të sëmurë këtu praën nesh dhe ti mundesh që ta kurosh atë. Ti ke mundësi ta bëjsh atë. A do t'i ndimoje atij? A do të përpiqeshe? S: "Po, zotëri. Do ta bëja një gjë të tillë. " P: "Pra, ti je njeri i mirë…!" S: "Unë nuk do të thoja ashtu." P: "Të fillojmë përsëri, djalosh. A është Zoti i mirë?" S: "Po." P: "A është djalli i mirë?" S: "Jo." P: "Prej ku vjen djalli?" S: "Prej… Zotit…" P: "Kjo është e vërtetë. Zoti e ka krijuar djallin, apo nuk është ashtu?" DHE MË POSHTË… P: "Më thuaj, bir. A ekziston e keqja në këtë botë?" S: "Po, zotëri." P: "E keqja ështe kudo, apo s'është ashtu? A vërtetë Zoti ka bërë çdo gjë?" S: "Po." P: "Kush e ka krijuar të keqen?" S: [Nuk ka përgjigje.] P: "A ka sëmundje në këtë botë? Imoralitet? Urrejtje? Shëmtinë? Të gjitha gjërat e tmerrshme – a ekzistojnë në këtë botë?" S: "Po." P: "Kush i ka krijuar ato?" S: [Nuk ka përgjigje.] DHE MË POSHTË P: "Shkenca thotë se ke pesë shqisa të cilat i përdor për të identifikuar dhe vëzhguar mbarë botën që të rrethon. Ti kurrë nuk e ke parë Zotin, apo jo?" S: "Jo, zotëri. Unë kurrë nuk e kam parë Atë." P: "Atëherë na thuaj nëse e ke dëgjuar ndonjëherë Zotin tënd?" S: "Jo, zotëri. Unë nuk e kam dëgjuar." P: "A e ke ndjerë ndonjëherë Zotin tënd, e ke shijuar Zotin tënd, apo të kesh ndjerë erën e Tij? Në fakt, a ke patur çfrëdoqoftë ndonjë perceptim ndijor (senzorik) të Zotin tënd?" S: [Nuk ka përgjigje.] P: "Mu përgjigj, të lutem." S: "Jo, zotëri. Jam i frikësuar, nuk ka ndodhur një gjë e tillë". P: "Ti je i frikësuar… nuk ka ndodhur një gjë e tillë?" S: "Jo, zotëri." P: "Megjithatë, ende po beson në Të?" S: "Po…" DHE MË POSHTË… SS: "Do të vijmë edhe te ajo pikë, dashtë Zoti. Le të vazhdojmë. Më tregoni, profesor, a ekziston nxehtësia?" P: "Po, ka nxehtësi." SS: "A ekziston ftohtësia?" P: "Po, poashtu ka ftohtësi." SS: "Jo, zotëri. Nuk ka!" SS: "Mund të ketë shumë nxehtësi, super-nxehtësi, mega-nxehtësi, nxehtësi të bardhë, apo – në polin e kundërt – pak nxehtësi ose aspak nxehtësi, por nuk ka diçka që quhet 'ftohtësi'. Mund të arrihet temperaturë prej 458 gradë nën zero, që s'ka aspak nxehtësi, por nuk mundet të shkohet më tej kësaj. Nuk ka 'ftohtësi', përndryshe po të kishte qenë, ne do të mundeshim ta tejkalojmë temperaturën prej 458 gradë nën zero. E shihni, zotëri, fjala 'ftohtësi' përdoret vetëm për të cilësuar mungesën e nxehtësisë. Ne nuk mund ta masim ftohtësinë. Vetëm nxehtësinë ne mund ta masim në njësi termale pasi nxehtësia është energji. Ftohtësia nuk është e kundërta e nxehtësisë, por thjesht vetëm mungesa e nxehtësisë." Heshtje. Një gjilpërë bie diku në klasë. Studenti musliman vazhdon. SS: "A ekziston errësira, profesor?" P: "Kjo është një pyetje pamend, bir. Çfarë është nata në qoftë se nuk ekziston errësira? Çka po arrin me këtë…?" SS: "Pra, ju thoni se ekziston një gjë që është errësira?" P: "Po…" SS: "Përsëri jeni në gabim, zotëri! Errësira nuk është entitet (qenie që ekziston) – por ajo është cilësim i mungesës së një entiteti, e që është mungesa e dritës. Dikush mund të ketë dritë të dobët, dritë normale, dritë të pastër, dritë blic (flakëruese). Nëse dikush nuk ka dritë vazhdimisht atëherë themi se nuk ka kurfarë drite, dhe kjo quhet errësirë, apo jo? Ky është kuptimi që e përdorim për të definuar fjalën. Në realitet, errësira nuk ekziston. Sikur të kishte qenë, atëherë do të kishte qenë në gjendje dikush që të krijojë errësirën në një mënyrë positive dhe ta bënte errësirën më të errët dhe ta fitojë atë në një enë. A mundeni ta mbushni një kavanoz me errësirë më të errët për mua, profesor?" P: "Nëse nuk të pengon të na tregosh se çka është qëllimi yt, djalosh?" SS: "Po, profesor. Qëllimi që desha të shpjegoj ishte se premise juaj filozofike është me të meta, qysh nga vetë fillimi, kështu që konkluzioni juaj patjetër të jetë gabim. Ju nuk jeni shkencor, por pseudo-shkencor!"
Përktheu:……….
Nuk e kam ndeshur më parë këtë dialog interesant mbi një nga dilemat e njeriut. I falenderohemi z.Klironomi që e ka përzgjedhur e sjellë në shqip. Mirë kjo, por është tepër shokuese vjedhja dhe publikimi që i është bërë kësaj pune të tij nga një anonim, d.m.th. nga një që e fshe fytyrën dhe grabit njësoi si me maskë. Duhet të veprojë me urgjencë e pa mëshirë mekanizmi i mbrojtjes të të drejtave të autorit ( nëse ekziston), se ndryshe vjedhja do trimërohet e marrë revansh për këdo.
Kozma Gjergji