PO BËHET VLORA EVROPË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- Mar 9, 2023
- 1 min read

PO BËHET VLORA EVROPË nga Luan Çipi
Një maket pikture, shohim të gëzuar, Buzëdeti i Vlorës, madhërisht shpërfaqet; “Lungomare”, gjindja e kanë emërtuar, E sodis me endje, shpirti më kënaqet.
Erdhi dita e pritur, të ndërtojmë mbi ujë, Holandë, ta bëjmë edhe ne Shqipërinë! Rrimë e rrojmë të lumtur, përulur në gjunjë, Sodisim Atdheun dhe shijojmë lirinë:
Në tokë ngrohtësi, shkëlqim në qiell, Lumenj, kodra e male, fusha të pa anë, Agrume, ullinj, treqindë ditë me diell Dhe gji deti i thellë, për transoqean.
Monumenti i Malos, ngrihet madhështor, Rrugë midis pemësh, udhëtojmë të pa ndarë, Plazhe e lulishte, parqe për vjershëtorë, Buste, ndenjëse, çadra, nder për moshatarë.
Urojmë Belgjianët, Studion e Projektimit,
Në konkurs të hapur, vend të parë fitoi. Gëzim, entuziazëm, frute të krijimit, Vlora jonë e dashur, në Evropë zonjë!
Tiranë, më 9 Mars 2023
Komentāri