top of page

PLISI KURORË PERËNDIE!


Kadri Tarelli. Shkruan:


PLIS! KURORË PERËNDIE!

Poezi

Bora zbardh çdo majë lisi,

Rrënjë thellë në Dardani.

Mbi çdo krye zbardhon plisi,

Dhuratë zotash për shqiptari.


Plis, kur lërohet e mbillet toka,

Për ilirët, strehë, shtresë e qiell,

Me plis, mbi plis, mbështetet koka,

Ante Pellazg, puth yje, hënë e diell.


Majë shkëmbi, majë guri,

Ku shqiponja ngre fole

Plis i bardhë mbi krye burri,

i bën bashkë për komb e dhe.


Kuvend burrash shtrohet plisi,

Zbardhon mali nën flamur.

Një kushtrim, Në këmbë fisi,

Kala guri përmbi gur.


Të djeg lufta të skuq gjaku,

Trimat shkrepin si rrufe!

Lufton djali, ngrihet plaku,

Jeta s’vlen pa mëmëdhe.


Plis, kurorë perëndie!

Shenjtëruar në stuhi,

Simbol paqe, dashurie,

Shekujt tutje, ti prap i ri!


Kadri Tarelli

Gusht 2022.

33 views1 comment

1 Comment


kadritarelli
Aug 29, 2022

Pershendetje dhe mirenjohje "Fjala e Lire", qe nuk kursehesh te publikosh shkrimet tona.

Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page