PLAKA JETË
- Prof Dr Fatmir Terziu
- May 4, 2023
- 1 min read

PLAKA JETË
Ja tek më ke, i thashë jetës, Zemërmbushur me dashuri, Ç'kthjellon në sy, ti plakë e vjetër! Ashtu kthjellon këtu në gji.
Nuk ma ka ënda më të trishtohem, As të mendoj për njerëz që s'janë kund, Dua shpirtbukur jetës t'i shijohem, Deri sa zemra t'i thotë fundit fund.
Raimonda MOISIU
Yorumlar