Pjesë e shkëputur nga romani Violinçeli



Autore Juliana Troci


* * *


Elirën e bukur e kishte këputur gjumi në krahët e Taulantit. Ai nuk kishte lëvizur asnjë milimetër, që mos e zgjonte, edhe pse nuk e ndiente krahun ku mbështetej ajo. Nuk ia hiqte sytë për asnjë çast. Ai e dinte që kishte lindur për të.

Edhe pse nuk e kishte njohur deri atë ditë, e dinte që ekzistonte dikush që u krijua të ishte e lumtura e tij. Ja pwrse kishte patur shumë shoqe dhe shumë pak të dashura. I kishte dashur ato vajza, por e dinte që nuk ishte i dashuruar me to, dhe, pas disa kohësh kuptoi se vërtetë nuk kishte kuptim t’ua dedikonte kohën e tij dhe vetveten, apo të lëndonte padashur një njeri-tjetër.

Kështu që u përqendrua te pasioni i tij. Arkitektoi vepra të mrekullueshme duke i dhënë natyrës respektin që meriton. Edhe pse cinikët dhe injorantët i konsideronin si “ndërtesa të njeriut të shpellave”, ai lumturohej me punën e vet.

Ndihej i qetë dhe krenar kur mendonte se fëmijët që do të jetonin aty do mund ta njihnin kuptimin e fjalës “oksigjen”, dhe do rriteshin të shëndetshëm në shtëpitë e tyre, në kontakt me natyrën, këtë shtëpi të mrekullueshme që na lejon të jetojmë. Ndërsa cinikëve dhe injorancës me të cilën i duhej të përballej, i përgjigjej se: -Është stresante dhe fyese të detyrosh të flasësh me ju, por është mizore të jesh si ju!

-Ai i kalonte ditët në tryezën e tij të punës, duke realizuar ide të gjalla e të guximshme. Prinërit e tij e përkrahnin gjithmonë. Taulanti nuk e kishte ndierë kurrë mungesën e dashurisë së tyre.

Ai fëmijë ishte ëndrra e tyre më e madhe e bërë realitet.

Ata i njihnin dhuntitë e tij dhe e kishin nxitur gjithmonë të ishte vetvetja, të shprehte atë që mendonte dhe të mos kthehej pas në sfidën e parë. E vetmja gjë që i preokuponte, ishte fakti që kishte kaluar në kohë e gjatë që Taulanti nuk i njihte me një të dashur të tijën, por me shoqe. Nuk e kuptonin dhe arsyen përse, duke patur besim tek i biri, e dinin që ishte një arsye e vlefshme. Taulanti pa qepallat e Elirës që lëviznin dhe sytë e përgjumur e të papërshkrueshëm.

-O Zot, sa e bukur je!, - i tha ai duke buzëqeshur. Elira e vështroi.

-E di çfarë mendoj? – tha ajo me gjysëm zëri.

-Mendoj që ti ke rënë në dashuri!

-Kurse unë jam i bindur për këtë! Jam i bindur që kam rënë në dashuri me ty!

-Mendon që është i çuditshëm fakti që edhe unë jam e bindur për këtë?

-Për këtë… çfarë?

-Që kam rënë në dashuri me ty!

-Oh, po, besoj se është kaq i çuditshme, saqë më duhet ta verifikoj.

Për këtë arsye do të mbaj këtu me mua sonte dhe për gjithë jetën!

-Sonte?! Oh mos, paska rënë mbrëmja! Si qe e mundur që të më zinte gjumi kështu! Kjo është e pafalshme! Më duhet të shkoj!

-Ajo u ngrit menjëherë në këmbë.

-Të shkosh?! Kudo që të shkosh, unë do të vij me ty! – tha ai dhe u ngrit pas saj.

-Taulant, të lutem më kupto! Babi do jetë shumë i shqetësuar për mua tani! Kjo është e pafalshme! Nuk duhet të ndodhte!

-Të lutem, qetësohu e dashur! Do shkojmë menjëherë në shtëpinë tënde. Eja të merrnim makinën. Kujdes shkallët, kapu fort pas meje!

-Ata u nisën me nxitim drejt makinës.

-Vetëm një çast sa të marrim çelsat, nuk i paskam në xhep. Eja me mua!

-Po pres këtu, -tha Elira.

-A e kupton që nuk mund të jetoj asnjë çast të vetëm pa ty! Eja me mua! Elira hyri në shtëpi bashkë me Taulantin, Ata shkuan në studion e tij dhe morën çelësat. Kur zbritën shkallët, panë të atin e Taulantit që shtangu kur u gjend përballë tyre.

-Taulant, çfarë ka biri im, përse je i shqetësuar!

Duhet të shoqëroj Elirën në shtëpi. Jemi vonë. Babai i saj do jetë bërë merak. A e di që kur u largua që këtu?

-Jo, Taulant, por mami më tha që nuk e kishte parë më që pas fillimit të pritjes. Ne menduam se ju ishit larguar të tre bashkë.

-Elira u zbeh në fytyrë.

-Shkojmë Taulant, të lutem! –i tha ajo.

-Po, tani. Eja!

-Natën e mirë!

-Natën e mirë zonjushë! Mos u shqetësoni, ju lutem! Çdo gjë do të shkojë mirë! Ata dolën nxitimthi dhe hipën në makinë.

-Ku banoni, Elirë? –Ajo i dha adresën. Zëri i dridhej dhe portreti saj dukej i pikturuar nën dritën e hënës.

-Të lutem qetësohu, e dashur! Do të shohësh që babi yt është mirë.

-Jo, Taulant, e ndiej që ka diçka që s’shkon! Ai nuk ndihej mirë sot! E kishte frymëmarrjen të çrregullt, ishte i heshtur dhe dukej i lodhur. Nuk duhej ta kisha lejuar të dilte nga shtëpia! Unë jam ajo që duhet të kujdesem për të. Jam i vetmi njeri për të cilin jeton! Për këtë arsye prekupohet gjithmonë. Nuk ka mundësi të mos më merrte në celular. Celulari! Duhet ta marr t’i dëgjoj zërin, ta dëgjoj që është mirë!

-Ajo nxori me nxitim celularin nga çanta dhe priti me ankth atë zë të dashur, por nuk arriti ta dëgjonte.

-Abonenti i kërkuar mund të ketë fikur telefonin ose është jashtë zonës së mbulimit-përsëriti ajo pas operatorit të shërbimit të telefonisë celulare.

-Ç’do të thotë kjo?! Babi nuk e fik kurrë celularin kur unë jam bashkë me të në shtëpi dhe nuk largohet kurrë pa më lajmëruar më parë. Diçka ka ndodhur Taulant! Oh… Zot i madh, të lutem mbroje Ti! Mos e lër vetëm, të lutem!

-Elirë, qetësohu e dashur! Do jetë duke pritur në shtëpi.

Celulari thjesht mund të mos ketë bateri mjaftueshëm.

-Shpresoj të jetë kështu! E shpresoj me gjithë zemër!

Lotët e saj rridhnin të heshtur dhe rruga për në shtëpi nuk kishte qenë kurrë aq e gjatë pamberim. Donte ta braktiste trupin e saj aty e të fluturonte për në shtëpi tek i ati. Të shihte që ishte mirë dhe ta përqafonte fortë. Taulanti eci aq shpejt sa ishte e mundur. Ai kaloi nga një rrugice në tjetrën për të evituar trafikun. I dhimbte zemra kur shihte Elirën të pikëlluar dhe sytë e tij nuk rrinin për asnjë sekondë të përqendruar vetëm te rruga dhe pasqyrat e makinës. Ai e shihte Elirën gjatë gjithë kohës, duke u përpjekur ta bënte të ndihej më e qetë…Më në fund arritën përpara portës së shtëpisë. Elira hapi derën, ndërkohë që makina s’kishte ndaluar ende dhe Taulanti u detyrya të frenonte në çast.

-Kujdes, Elirë! Mund të vritesh kështu!

-Ajo zbriti fluturimthi nga makina dhe shtyu kangjellat e portës së jashtme. U gjend përpara derës së drunjtë, por kur tentoi ta hapte, pa që ishte mbyllur.

-Oh, jo!- pshertiu. Taulanti erdhi me një herë pranë saj.

-Është mbyllur, Taulant!

-I ke çelësat?

-Po, i kam në çantë!

-Hape atëherë. Mbase është brenda.

-Dhe ka nevojë për mua! Ajo hapi çantën të kërkonte çelsat. Nuk arriti t’i gjente dhe pse i preku disa herë.

-Nuk i shoh, Taulant.- i tha dhe e vështroi me sytë e përlotur, të cilët i kërkonin ndihmë.

-Ja ku janë, -i tha Taulanti. Ai mori çelësat dhe hapi derën. Elira vrapoi brenda.

-Babi! – thirri fort me zërin që i dridhej, - Babi, ku je?!

Pasi kontrolloi çdo cep të shtëpisë, doli sërish jashtë.

-Mund të jetë penguar diku, mendoi, - dhe të ketë rënë pa ndjenja, ose mbase…nuk e di, nuk di ku ta kërkoj tjetër. Zoti im, të lutem, më thuaj që është mirë!

Mbasi u bind që i ati nuk ishte në shtëpi, u kthye e dëshpëruar nga Taulanti që qëndronte pranë saj.

-Kam frikë, Taulant! Kam frikë për babin tim! Ai është vetëm, është vetëm atje jashtë dhe unë nuk di se ku! Është i pangrënë dhe i lodhur, dhe unë nuk jam me të! Ku mund ta gjej, Taulant?! Të lutem më ndihmo! Taulanti e përqafoi fort dhe i puthi flokët.

-Do ta kërkojmë bshkë e dshur, jemi bashkë shpirti im, për gjithçka!

Përpiqu të qetësohesh të lutem, dhe mendo për të gjitha vendet ku ai shkon zakonisht apo edhe vende të tjera që janë të rëndësishme për ju.

-Zakonisht ai shkon në park, pasdite me qenin tonë. Oh…Zoti im, Çuni! Përse se pash në shtëpi? Duhet të ketë dalë jashtë nga dritarja e hapur. Ku të ketë shkuar? Ai nuk largohet kurrë nga shtëpia, përveçse me mua, babin dhe Anën, vajzën e familjes që jeton pranë nesh. Ajo e do shumë Çunin dhe luajnë gjithmonë bashkë.

-Atje do të jetë, atëherë. Shkojmë të shohim! Ata nxituan për te shtëpia e fqinjëve. E zonja e shtëpisë u hapi derën.

-Mirëmbrëma, Elirë! – e përshëndeti ajo.

-Oh, çfarë ke kështu, e dashur? Çfarë ka ndodhur? – e pyeti.

-Mund të më thuash të lutem, a është Çuni këtu?

-Po. Është në dhomën me Anën. Kanë ndenjur bashkë gjithë pasditen. Uroj që babi mos të mërzitet ngaqë Çuni u vonua. I thashë Anës që ta kthente në shtëpi, por ajo mu lut kaq shumë që ta mbante edhe pak. Më vjen shumë keq që të shkaktuam një mërzitje të tillë, e dashur! Ejani brenda.

-Taulanti dhe Elira u futën në shtëpi dhe ajo vrapoi për te dhoma e Anës.

-Elira! Pse je e mërzitur?

-Jam vetëm pak e lodhur zemër.

Qeni iu hodh Elirës me putrat e fuqisme sapo e pa. Ai filloi ta puthte e ta lëpinte duke tundur bishtin e duke nxjerrë tinguj gëzimi.

-Ah, sa mirë që erdhe! E paska marrë malli për ty! Ja pse ka qenë aq shumë i mërzitur gjatë gjithë kohës. Unë mendova se ndoshta ishte i sëmurë dhe e mbajta këtu që të kujdesesha. I dhashë ushqim, por ai nuk donte të hante.

Atëherë u ula pranë tij dhe i lexova një përrallë gazmore që të qeshte pak. Nuk e shoh dot të trishtuar sepse e dua shumë.

-Jam e sigurt që edhe ai të do shumë zemër – i tha Elira.

-Ne duhet të shkojmë tani. Mirupafshim shpirt i vogël, dhe faleminderit që nuk e ke lënë vetëm Çunin.

-Oh, të lutem! Unë e dua vetëm ta shoh të gëzuar, si tani. Gjumë të ëmbël, qenushi im, - i tha ajo duke e puthur fort, - dhe natën e mirë Elirë! –duke e përqafuar atë. Elira me çunin dolën nga dhoma e Anës dhe shkuan drejt Taulantit dhe të zonjës së shtëpisë.

-Uroj të jesh e qetë tani, - tha ajo.

-Po, jam shumë e qetë, faleminderit! – iu përgjegj Elira.

-Eja të shkojmë Taulant. Ai u ngrit, por sapo iu afrua Elirës, qeni filloi të lehte fort e t’i kërcënohej.

-Nuk të njeh, Taulant, prandaj bën kështu. Dhe nuk i pëlqen që të na afrohen njerëz të huaj. Po mos ki frikë! Nuk të sulmon nëse ti nuk më prek mua, - tha ajo.

-Çun, zemër, eja këtu te motra jote! Hopa, bukurosh! Shshsh, mos bërtit se nuk ka asnjë gjë. Të kam zemër ty! Eja të shkojmë në shtëpi! Qeni u qetësua dhe shkoi pas Elirës. Ata u përshëndetën me të zonjën e shtëpisë dhe hipën në makinë.

-Do shkojmë te liqeni, - i tha Elira, Çuni i njeh shumë mirë vendet ku shkojnë me babin. Ai do ta gjejë nëse është atje. Mund ta gjejë kudo sepse njeh aromën e trupit të tij. Të lutem nxito, Taulant!

Ata u nisën drejt liqenit artificial, ku arritën brenda disa minutash. Sapo ndaluan, qeni doli nga makina dhe Elira vrapoi pas tij. ai nuhaste tokën dhe pemët përreth duke kërkuar dhe duke kërkuar përsëri. Elira dhe Taulanti vraponin bashkë me të. Pas minutash të tëra kërkimi në një zonë shumë të gjerë, qeni u kthye tek Elira, e vështroi ngultas në sy dhe nxori një rënkim therës. Ajo e përqafoi.

-Nuk është këtu Taulant! – tha e bindur.

-Edhe unë, edhe Çuni e ndiejmë që diçka ka ndodhur. Ana më tha se ai ishte i mërzitur gjatë gjithë kohës. Ai e do jashtëzakonisht shumë babin.

Kur jam vetëm në shtëpi me Çunin dhe babi ka dalë, përpara se ai të kthehet në shtëpi, Çuni çohet nga gjumi dhe del jashtë te porta kryesore, ku ulet duke pritur. Nuk është gabuar asnjë herë të vetme. Ata janë shumë të lidhur bashkë dhe mërzitja e Çunit sot nuk është e rastësishme. Ai gëzon gjithmonë kur luan me Anën. Ndërsa sot nuk kishte reaguar fare. Duhet të lajmërojmë Policinë! Jam e sigurt për këtë!

-Mirë, e dashur! Do shkojmë në Polici.

Ata u kthyen në makinë dhe u nisën. Gjatë gjithë rrugës Elira u telefonoi miqve të të atit një e nga një, duke i pyetur të gjithë nëse ai ishte me ta, po pa i rënë në sy asnjërit prej tyre për shqetësimin e madh që e shtërngonte në krahror. Pasi arritën në rajonin e Policisë, Elira dhe Taulanti hynë brenda, ndërsa qenin e lanë në makinë. Ata u drejtuan tek oficeri i shërbimit.

-Mirëmbrëma, zotëri, - foli Taulanti, - kemi nevojë për ndihmën tuaj.

-Mirëmbrëma, zotri, për çfarë mund t’ju ndihmoj?

-Taulanti i shpjegoi situatën në të cilën ndodheshin dhe sesa e rëndësishme ishte për ta që të gjenin babin e Elirës. Oficeri e dëgjoi me vëmendje e më pas pyeti:

-Dhe lidhja me zonjushën është…

-Ai është pjesëtar i familjes, - ndërhyri Elira, - ju lutem të na ndihmoni që ta gjej tim atë!

-Patjetër zonjushë, por në fillim duhet të më ndihmoni ju që të jemi apsolutisht të qartë për gjithçka. Pra, ju jeni e bindur që babai juaj ka një arsye të fortë që nuk është kthyer në shtëpi dhe s’ka kontaktuar me ju. I trembeni faktit që ai mund të jetë në rrezik për shëndetin e tij.dhe nuk është absolutisht e mundur që ai të jetë larguar pa shkak, pasi nuk e ka bërë kurrë këtë. Pra ju e përjashtoni mundësinë që ai të ketë shkuar të vizitojë një mik të vjetër për të cilën s’ju ka folur kurrë apo thjeshtë të ketë patur nevojë për pak kohë me vetveten, buzë detit ndoshta, apo çdo mundësi tjetër që justifikon mungesën e tij.

-Oficer, babi im është një njeri unik që më do mbi gjithçka në jetë, është një prind i mrekullueshëm që nuk do lejonte kurrë askëndë të cënonte apo lëndonte fëmijën e tij. Dhe duke qenë i vetmi që më njeh në jetë, ai e di se nëse do të bënte çdonjërën nga ato që ju thatë, do të më lëndonte vërtet.

Pra jam apsotulisht e bindur që nuk ka mundësi që babi im të krijojë me dëshirën dhe zgjedhjen e tij një gjendje si kjo, që do të thotë se diçka jo e mirë ka ndodhur. Celulari i tij vazhdon të jetë “jashtë zonës së mbulimit”, meqënëse është e pamundur që ai ta fikte atë kur s’është bashkë me mua. Im atë është vetëm, jashtë, i pangrënë, mund të ketë nevojë për ndihmë dhe ndërkohë që ne vazhdojmë të flasim, gjendja e tij mund të përkeqësohet!

-E kuptoj shqetësimin tuaj, zonjushë, por informacioni mbledhur nga ju është shumë i rëndësishëm për operacionin e kërkimit nga oficerët tanë. Edhe një sqarim të fundit, ju lutem! Atëherë, ju konfirmojni që babai juaj është një individ i shëndetshëm mendërisht dhe fizikisht, ndërkohë që sot ju është dukur disi i lodhur dhe i shqetësuar, por pa ndonjë problem të rëndësishëm të dukshëm.

Ai nuk ka deklaruar kurrë apo tentuar që të kryejë vetëvrasje, si dhe nuk ka patur apo marrë ndonjëherë kërcënime për jetën nga një apo disa persona të tjerë. Gjithashtu, referoni se marrëdhëniet e tij me individët e tjerë janë për t’u admiruar. Babai juaj është një njeri i njohur dhe i respektuar nga të gjithë. Ai nuk ka patur kurrë probleme apo konfrontime të çfarëdo lloji me persona të tjerë gjatë gjithë jetës së tij.

-Po, këto që thatë janë të sakta dhe të vërteta.

-Dakort, zonjushë, lexojeni edhe një herë raportin dhe vendosni firmën tuaj, ju lutem. Operacioni i kërkimit do të fillojë menjëherë në territorin e Tiranës dhe pas 24 orësh do të shtrihet dhe përhapet në të gjithë shtetin, si edhe jashtë kufijve të tij. Do të lajmërohen të gjitha patrullat e Policisë në terren që të identifikojnë dhe të ndalojnë makinën e babait tuaj dhe ta shoqërojnë atë në rajonin e Policisë apo në Spital, nëse do të jetë e nevojshëme ndihma mjekësore. Do të kontaktohen pikat kufitare dhe do të bëhet gjithçka tjetër e nevojshme për gjetjen e tij. Meqënëse kanë kaluar vetëm disa orë që nga koha që ju e keni parë babain tuaj, shpresoj që ai të gjendet brenda territorit të Tiranës dhe ju mund të jeni sërisht pranë tij zonjushë.

-Elira lexoi dhe firmosi raportin duke ia dhënë oficerit të shërbimit.

-Ju faleminderit për gjithçka oficer!

-Ju lutem, zonjushë! Është detyra t’ju shërbejmë qytetarve.

Përpiquni të qetësoheni dhe të mblidhni veten. Nuk do ta ndihmoni babain tuaj duke ju parë kështu. Keni nevojë të çlodheni. Aq më tepër që nuk përjashtohet mundësia që babai juaj të kthehet vetë në shtëpi, ku do të pres t’ju shohë juve. Për këtë arsye, është shumë më mirë që të qëndroni atje dhe jo diku tjetër.

-Ju faleminderit, oficerë. Elirë, eja të shkojmë e dashur, do të presim në shtëpi. Vërtetë që s’ka vlerë të kërkojmë pa ditur se ku dhe nuk do të vonojë që patrulat e Policisë të gjejnë makinën dhe babain tënd ose ndoshta do të jetë vërtetë duke u kthyer në shëpi tani. Mendo sa do të shqetësohet nëse nuk të gjen atje.

-Po Taulant, shkojmë në shtëpi. Natën e mirë, oficerë! Natën e mirë dhe faleminderit!

-Ju lutem! Natën e mirë! Ata morën makinën dhe u nisën drejt shtëpisë së Elirës.

-Do të shkojmë në shtëpi djalë, të presim babin, -i tha ajo qenit të saj duke e përqafuar fort.

-Ai do të kthehet shpejt dhe duhet të jemi atje. Mendo sa do të shqetësohet nëse kthehet dhe nuk na sheh në shtëpi. Ti duhet të hash diçka bukurosh, ma jep fjalën për këtë, mirë?

-Qeni vështroi dhe mbshteti kokën mbi prehrin e saj. Pas pak, ata arritën në shtëpi. Sapo u hap dera, qeni vrapoi brenda.

-Taulant, shlodhu të lutem. Më vjen keq që t’u desh të përjetoje gjithë këtë. Faleminderit që më ndenje pranë dhe nuk më le vetëm.

-Eja këtu, bukuroshja ime! Ai e shtrëngoj fort pas vetes, e vështroi në sy e tha:

-Nuk është e mundur që unë të të lë vetëm, as sot, as kurrë ndonjëherë dhe nëse do të më thuash përsëri faleminderit, do të më bësh të ndihem vërtetë i huaj për ty. Unë të dashuroj, mrekullia ime; do të më kesh përkrah teje përjetë! Elira e përqafoi fuqishëm dhe mes mjegullës së dendur që kishte pushtuar gjelbërimin e syve të saj, u duk se shkëlqeu një rreze dielli.

-Përse nuk bën një dush të ngrohtë dhe të veshësh diça më të rehatshme. Duart i ke të ftohta, -i tha Taulanti, ndërsa ia prekte ato, -do të ndihesh e çlodhur më pas, të premtoj! Të lajmëroj unë për çdo gjë, mos ki merak.

-Po, besoj se më duhet një dush i ngrohtë. Po mos të shohë babi kështu, do t’i dukem si Drakula i ringjallur. Taulanti buzëqeshi.

-Ti je një njeri i jashtëzakonshëm , -i tha ai, -je lumturia ime. Shko tani.

-Vetëm një çast. Duhet të ushqej Çunin. Nuk ka ngrën sot.

-Jeni dy atëherë që nuk keni ngrënë. Po të përgatis diçka. Ajo i dha ushqim Çunit dhe e përkëdheli.

-Të lutem haje zemra ime, - i tha, - e di që je shumë i mërzitur dhe ndihesh keq, por duhet të hash. Provo të hash të lutem. Ti e di që të dua shumë dhe babi do kthehet shpejt. Jam e sigurt që ti do ta rrëzosh përtokë sapo ta shohësh. Nuk dua të më japësh as kohë të përqafoj, por s’ka gjë fare, të dy e duam shumë, apo jo? Ha zemra ime!

-Taulant, jam në dush, çfardo që të ndodhë, më lajmëro të lutem!

-Patjetër, e shtrenjta ime, -iu përgjegj ai nga guzhina.- Shtrenjta ime! – përsëriti nën zë Elira. –Njësoj si babi im! Ah, sa më mungon, babi! Të lutem ktheu shpejt! Ajo shkoi të bënte banjën dhe Taulanti nisi të përgatiste diçka për të ngrënë. Pas disa çastesh, ai dëgjoj zilen e celularit të tij.

-Duhet të jetë Policia, -mendoi, - shpresoj ta kenë gjetur shëndosh e mirë. Alo!

-Taulant…si je biri im? – u dëgjua zëri të atit.

-Jemi mirë, baba. Jam në shtëpinë e Elirës. Babai i saj nuk është kthyer ende dhe nuk mund ta lë vetëm. Mos u bëni merak, do të vij në shtëpi sapo Elira të jetë me të atin. Ah, baba, kam një lajm të madh për ty! Do ta jap kur të jemi bashkë aty.

-Mirë, biri im. Ti e di më mirë. Po të presim atëherë.

-Oh…jo, mos më prisni zgjuar. As unë vetë nuk e di se sa do të vonohem. Kurdo që të kthehem, mos u shqetësoni pasi s’kam asgjë, jam shumë mirë. Natën e mirë baba!

-Mirupafshim biri im!

-Taulanti vazhdoi të përgatiste vezët dhe bukën e thekur.

-Uroj me gjithë zemër që babai i Elirës të jetë mirë, -mendonte, - do të më vinte keq po t’i ketë ndodhur ndonjë gjë. Unë nuk e kam takuar asnjëherë, por gjithë kjo dashuri e jashtëzakonshme që ka Elira ime për të, e ka një bazë të fortë. Do të doja shumë ta njihja. Duhet të jetë një njeri i mrekullueshëm. Jam i sigurt që do të bëhen miq shumë të mirë me babain tim. Shpresoj të jetë mirë! Nuk i shoh dot të përlotur e të trishtuar sytë e shpirtit tim të vogël. O Zot, sa e mirë që është! Do të jemi një familje ëndrrash. Do kemi fëmijë yje, si nëna e tyre, që do të jetojmë në shtëpinë tonë të gjelbbërt, larg qytetit mbytës, në zemër të natyrës. Ata do të rriten mes luleve dhe cicërimave të zogjve, do të përgjumen duke vështruar yjet dhe do të jenë të shëndetshëm e do rrezatojnë jetë e lumturi. Jam vërtetë i bekuar prej teje, o At! Të qofsha falë për gjithë mirësinë tënde!

Ai vendosi me kujdes vezët në pjata, ku shtoi djathë të bardhë dhe perime. Bukën e thekur e përgatiti me pak vaj ulliri sipër dhe me erëza. Mbushi gotat me qumësht dhe ndërsa vështronte tryezën, mendoi…-përfundimisht, do ta quaja më tepër mëngjes sesa darkë. Por të paktën do haj diçka shpirti im. Ka gjithë ditën që është pa ngrënë.

Elira ishte akoma duke bërë banjë. Më në fund, duart i ndiente të ngrohta dhe arriti t’i lëvizte gishtërinjtë e këmbëve.

-Jetojmë shumë ditë që nuk i ndjejmë të jetuara dhe pastaj vjen një tjetër që të bën ta jetosh pa fund, që të duket se nuk do të mbarojë kurrë. Uji i ngrohtë e kishte shtendosur disi dhe ndihej vërtetë më e çlodhur.

-Ku je babi?- mendonte.

-Nuk arrij ta kuptoj këtë që ndodhi sot. Nuk do ta kisha menduar kurrë që mund të na ndodhte ne të dyve. Por ti e di që s’mposhtemi lehtë. Pas pak, Çuni do të ngrihet dhe do të dal te porta jashtë, dhe unë do të kuptoj që ti po kthehesh në shtëpi. Atëherë do të jemi të tre bashkë. Kam njohur një djalë të mrekullueshëm dhe jam e bindur që e dashuroj.

E di që ti më kupton kur ta them këtë, edhe pse e njoha vetëm sot. Është njësoj si ti me mamin, që re në dashuri që në çastin e parë që sytë e saj hodhën magjinë e tyre mbi ty dhe ti e dashurove me gjithë forcën e zemrës tënde. Nuk të duket mrekulli që kështu ndodhi edhe me mua. Më goditi si një vetëtimë gjigande drejt e në zemër e më la pa frymë. Është kaq bukur të biesh në dashuri! E di babi…Taulanti të ngjan shumë ty! Është djali me të cilin më pe të vallëzoja sot. Më quan “e shtrenjta ime” njësoj si ti, kujdeset për mua dhe më do me gjithë zemër, njësoj si ti. Dhe ti që merakoseshe nëse do të bija në dashuri me një djalë që do të më dashuronte vërtetë. Oh, mos e moho të lutem, e di që është kështu, edhe pse nuk e ke shprehur asnjëherë. Dhe e di që është e drejtë që ta mendoje këtë. Ja pra, tani do të jesh i qetë.

Elira e kishte humbur sensin e kohës zhytur në mendimet e saj. Për një çast, “u përmend” dhe doli nga dushi me nxitim. U vesh shpejt dhe shkoi te Taulanti.

-Ka ndonjë të re? – e pyeti.

-Akoma jo, dashuria ime! Por do ta shohësh që shpejtë do të jetë këtu. Taulanti e vështronte me ëndje. Ajo kishte pamjen e një mjelme që i kishte shpëtuar stuhisë dhe tani po përpiqej ta merrte veten. Sytë e bukur nuk ishin më të përlotur dhe në buzët e saj ishte rikthyer ajo rozë e ëmbël që të mahniste. Nga flokët e gjatë, pikonin pika të vogla uji mbi gjiksin e saj të mrekullueshëm.

-Eja të t’i thaj unë flokët, - tha Taulanti. Ai u afrua pranë saj dhe i puthi buzët e një vajze për të cilën jep jetën. Elira ndieu zemrën t’i rrihte fort. Syve të saj iu rikthye shkëlqimi i margaritarëve.

-Ah, sa shumë të dashuroj, Taulanti im! – i tha ajo.

-Jam e lumtur që të kam, e lumtur vërtetë! Ai e përqafoi fort, pastaj e mori në krahë dhe e uli mbi divan. Filloi t’i thante flokët me peshqirin e saj të kaltër. Ajo qëndronte pa lëvizur, me sy mbyllur. Taulanti e puthi sërish. Elira buzëqeshi.

-Përse buzëqesh? – e pyeti ai.

-Sepse buzët e tua janë mjaltë, mjaltë që më shijon pa fund… në çdo çast mund të më qepen pas bletë të inatosura sepse po rrëmbej gjithë frytin e punës së tyre. Më duhet të strehohem diku. Brenda zemrës tënde besoj, do të isha i sigurt.

-Në përjetësi, e shtrenjta ime!

-Sa më pëlqen kur thua kështu! E di? Babai më thërret gjithmonë kështu. -Ka të drejtë, dashuria ime. Besoj se babi yt do të më dojë shumë. Madje, mundet edhe t’i ngjaj pak.

-Oh, unë mendoj se ti i ngjan shumë! Taulanti (me zë kumbues dhe të prerë) iu drejtua: - perandoresha foli! Ne, populli i përulur nuk guxojmë të thyejmë heshtjen që ajo lë pas. –Elira buzëqeshi. –Mundohesh gjithmonë të zëvendësosh një perandoreshë, por nuk mundesh kurrë të zëvendësosh një perandori të tërë dhe ju e dini që “thesar” quajmë diçka që është e “pazëvendësueshme”. Prandaj, të lutem fol…populli im, për ty Hënën e bëj Diell dhe natën – agim, thesari im!

-Je një perandoreshë që të lë pa frymë! Ja përse populli vdes për ty. Nuk mund t’i vë faj, më beso! Për t’i treguar gjithë mirënjohjen e tij perandoreshë së vet, populli e fton të ulet në tryezën e tij të thjeshtë, por të shtruar me zemër.

-Oh, është lumturi për mua të gjendem mes kaq dashurie bujare. Do të ulem me kënaqësi në tryezën tënde. Taulanti e mori në krahë dhe e uli në tryezë.

-Ke përgatitur katër pjata jeta ime!

-Po. Nga një për secilin. Po shkoj t’i jap Çunit të tijën dhe kthehem menjëherë. Mos u shqetëso, tashmë jemi bërë miq. Ai shkoi të kërkonte qenin dhe pas pak u kthye. U shqetësua kur pa që Elira nuk buzëqeshi më.

-Çfarë ke shpirti im?

-Babi nuk është kthyer ende, Taulant. Pse po vonojnë kaq shumë?

-Mos u shqetëso, tashmë do jenë duke ardhur. Përpiqu të hash diçka, të lutem!

-Nuk mundem! Vetëm kur e shoh ushqimin më bënë të ndihem keq. Më vjen keq zemra ime, por nuk mundem vërtetë!

-Është stresi që të shkakton gjithë këtë, e dashur. Mos u shqetëso, kur të vijë babai yt, do të hamë të gjithë bashkë. Jam e sigurt që atëherë do ta mbarosh pjatën. Ai i kapi duart dhe i vendosi pranë zemrës së tij.

-Po Çuni, si është?

-Duket i qetë, por ushqimin nuk e kishte prekur.

-Nuk e ka prekur? Duhet të shkojmë ta shohim, Taulant!

-Mirë, shpirti im, eja! Ata shkuan në dhomën tjetër dhe Elira nisi të përkdhelte qenin.

-Çfarë ke zemra ime, përse nuk ha? Je vetëm i mërzitur apo të dhemb ndonjë gjë? Ta shohim pak barkun e bukur? – i tha ajo duke i palpuar me kujdes barkun dhe të gjithë trupin. Qeni nuk reagonte, lëvizte vetëm sytë e tij të trishtuar duke ndjekur lëvizjet e Elirës.

-E ka barkun të tendosur, -i tha ajo Taulantit, prandaj nuk mund të hajë. Nuk besoj të jetë ftohur, pasi sot, përpara se të dilnim nga shtëpia ishte shumë mirë. Dukej vetëm i shqetësuar kur pa që ne po iknim. Nuk rrinte një çast pa lëvizur dhe të jepte përshtypjen që nuk donte që ne të largoheshim. Sa do të doja ta kisha dëgjuar! E di? Qentë janë shumë më të ndieshëm sesa ne për shumë gjëra. Duhet të mësojmë prej tyre dhe t’u kushtojmë mëmendjen e duhur. Gjithë këtë fryrje barku e ka nga stresi. Nuk ka asnjë dhimbje në trup, pra nuk besoj të ketë frakturuar ndonjë kockë dhe s’ka asnjë plagë të jashtme. Mendoj se i dhemb zemra. Nuk e shoh dot kështu, Taulant! Elira u ul pranë qenit, e vendosi me kujdes kokën e tij në prehrin e saj dhe nisi t’i përkdhelte barkun dhe t’ia masazhonte lehtë atë. Qeni rënkonte si fëmijë i vogël. Ajo ndenji bashkë me të duke pritur të atin. Taulanti u ul pranë tyre dhe nisi të përkëdhelte Çunin. Ai mbylli sytë e përgjunjumur herë pas here, por nuk arinte të flinte. Minutat kalonin dhe ankthi në zemrën e Elirës sa vinte e shtohej. Papritur, ajo pa nga jashtë dritares dritat dyngjyrëshe të makinave të Policisë.

-Babi! –mendoi, -Erdhi babi! –Çuditërisht qeni i saj nuk po lëvizte nga vendi edhe pse sytë i kishte të hapur. –Të gjithë mund të gabojnë një herë të vetme, -mendoi Elira, -ose mbase ndihet shumë keq nga barku dhe nuk lëviz dot. Gjithsesi më duhet të ngrihem. Ajo e uli me kujdes kokën e Çunit mbi bluzën e saj dhe lajmëroi Taulantin.

-Jashtë dritareve reflektojnë dritat e makinave të Policisë. Shkojmë t’u dalim përpara!

Taulanti u ngrit menjëherë. Ata nxituan për te dera dhe dolën në oborr. Pas disa çastesh, një makinë Policie ndaloi përpara portës së jashtme. Një oficer zbriti dhe eci drejt tyre.

-Mirëmbrëma, zonjushë! – e përshëndeti ajo Elirën.

-Mirëmbrëma! – i tha ajo dhe ndieu t’i priteshin gjunjët.

-Dëgjova për babin tuaj në radio. Kam gjetur makinën e tij. oficerët e Policisë janë nisur drejt saj. Desha t’u komunikoja lajmin.Mendova se do t’ju lehtësonte. Elira mori frymë thellë. –Oh…, ju faleminderit! Nuk mund ta dini se sa shumë na keni lehtësuar.

-Unë kam shkuar në shumë koncerte të babait tuaj. Mendoj se ai është një njeri i jashtëzakonshëm, gjithashtu dhe muzika e tij.

-Ju faleminderit! Dëshironi të pini një gotë qumsht me ne?

-Me kënaqësi zonjushë, por nuk mundem. Jam në detyrë. Erdha vetëm për t’ju lajmëruar. Uroj që babai juaj të jetë shpejtë në shtëpi. Natën e mirë!

-Natën e mirë dhe faleminderit!

Makina e Policisë u largua dhe Elira u hodh në krahët e Taulantit.

Ëshumë shpejtë do ta shoh përsëri Taulanti im! Do ta përqafoi përsëri! Më duket sikur kam vite që se shoh. Nuk mund ta dish sa shumë më ka marrë malli!

-E di, e shtrenjta ime! Sytë e tu flasin qartë. Eja të kthehemi brenda në shtëpi.

-Më parë duhet të mbledh pak nga ai bari atje.

-Përse?

-Për Çunin. Shërben si antiseptik natyral. Tigrat e kërkojnë gjithmonë kur kanë dhembje barku. Kafshët kanë shumë dije dhe njohuri të lindura. Edhe Çuni e ha kur është i sëmurë. Madje, shpeshherë e kuptoj që s’ndihet mirë vetëm prej kësaj, pasi nuk shfaq siptoma të tjera. Vetëm ta shohësh kur ha bar. Duket si dele!

- Përveç talentit të lindur për t’u bërë veterinare, mendoj se ke shumë të tjerë akoma që presin të zbulohen.

-Thjesht më pëlqen t’i njoh kafshët – ia ktheu ajo duke buzëqeshur.

- Ato janë të pabesueshme në larminë dhe në magjinë e tyre. Shoh shpesh emisione për natyrën, njësoj si mami im. Babi më thotë se jam Amelia e vogël.

-Amelia! Është emër shumë i bukur për një vajzë, për vajzën tonë, e shtrenjta ime.

Elira e vështroi me sytë plot lumturi.

-Nuk e kisha besuar se do mund të isha kaq e lumtur, shpirti im. Tani më jep jetë!

-E sheh sa të përbashkëta kemi! Elira buzëqeshi sërish.

-Eja t’i japim mjekimin Çunit.

-Tani, menjëherë!

-Ata hynë në shtëpi dhe Elira përgatiti barin. Ajo e pastroi nga majat e mprehta dhe e preu në pjesë të vogla. Më pas shkuan te Çuni, i cili qëndronte i shtrirë mbi divan.

-Haje zemra ime, të bën mirë, ti e di, për barkun që të dhëmb shumë. E di që ti nuk rënkon kot. Qeni e nuhati barin dhe filloi ta hante.

-Ah, sa mirë! Ky është vëllai im i vogël! Ti e dije që te dera nuk ishte babi, ë? dhe unë u nxitova kur mendova se mund të isha gabuar. Më fal, të lutem! Ah, sa shumë xhan të kam! Babi është duke ardhur, kështu që mund të rrish i qetë, vogëlush. Përpiqu të flesh pak. Nuk do të kalojë shumë që barku të fillojë të të qetësohet.

Ajo i puthi turirin e bukur dhe veshët e mëdhenj. Gjithmonë i kishte pëlqyer t’ia puthte ata dhe faqet topolake. E donte me gjithë zemër qenin e saj.

-Do të bëhet më mirë tani, e dashur.

-Besoj se po. Po shkoj të laj duart dhe erdha. Rri me Çunin të lutem, ai ndjehet shumë më mirë kur ka dikë pranë. Ajo u kthye shpejt. – Kush ia ka vënë emrin? – pyeti Taulanti që po përkdhelte qenin. -Emri tij është Anka. Vjen nga një fis i lashtë që zbuti dhe rriti për herë të parë qentë e kësaj race. Anka. Por ne nuk e quajmë kurrë kështu.

Që kur ishte i vogël fare, babi thoshte se ai është djali i shtëpisë dhe e quante “Çuni”, meqenëse e donte vërtetë si djalë dhe unë si vëllanë e vogël. Kështu që gjithmonë i themi Çuni. Siç e sheh, ka dy identitete, njërin prej të cilëve “Top sekret”.

-Mos u shqetëso agjente, sekreti i tij është i sigurt me mua!

-Shumë gjëra duhet të jenë të sigurta me ju, “zoti Bond”!

-Keni të drejtë! Të gjitha, përveç femrave! Elira qeshi me gjithë zemër.

-Atëherë, duhet ta shoh veten si “specie në rrezik”?!

-Më mirë të themi, si “specie e rrezikshme”! Jeni ju që ma përshkuat zemrën me një tulipan!

-Ah, po! Ishte tulipani im i fatit. Nuk humbet asnjë shënjestër!

-Nuk doni të më lini kështu tani, me zemrën që pikon gjak?!- ia ktheu Taulanti me një zë të “lodhur”. Ndërsa Elira, me një zë sensual:

-Oh jo, nuk do të mundja kurrë! Jeni tepër i çmuar për t’ju lënë të shkoni. Do të preferoja më tepër ta rrimernit veten në shtratin tim sesa në ndonjë tjetër shtrat.

-Nuk mundem ta kuptoj se si arrini të m’i lexoni mendimet dhe dëshirat! Në çastin që ajo desh të fliste, ai i puthi buzët dhe ndjeu ajrin e ngrohtë të dilte prej gojës së saj…Pas buzëve i puthi flokët, faqet, qafën e gjatë…Elira mbylli sytë dhe ndjeu t’i thahej goja. Taulanti nisi t’i zbërthente ngadalë njëra pas tjetrës kopsat e bluzës që ajo kishte veshur. Shihte krahrorin e saj që lëvizte me ritme më të shpejta, sapo ai i zbërthente edhe një tjetër kopsë. Përpara tij shpalosej një mister i ëmbël bukurie magjepse. Ai nuk mund të fliste, mundte vetëm të vështronte si një fëmijë i lumtur dhuratën më të shtrenjtë për të, për të cilën ishte lutur çdo ditë që ta kishte, dhe më në fund arriti ta shohë, ta prek, ta ketë të veten.

Gështrinjtë e Taulantit rrëshkisnin lehtë mbi lëkurën e mëndafshtë të Elirës së tij. Ajo përpiqej të njomte buzët që i thaheshin, ndërsa Taulant i puthte gjoksin e mrekullueshëm. I ndiente buzët e tij të ngrohta të përçonin energji dhe ndjenjë në çdo qelizë të trupit të saj…Ai i puthi përsëri buzët, duke i mbrthyer kopsat një nga një. Elira u ndie më e qetë. Edhe pse e dëshironte Taulantin me gjithë forcën e zemrës, mendjes dhe trupit të saj, nuk do të donte që të bënte dashuri për herë të parë me të në këtë mënyrë.

Ajo ishte ëndërrimtare dhe Taulanti e dinte këtë. Ia lexonte në sytë e blertë dëshirën e zjarrtë për një natë dashurie të papërshkrueshme, rënkimet e tyre do t’i dëgjonin vetëm yje dhe valët e detit, ku zemrat e tyre do të ishin të qeta dhe trupat e zhveshur do të deheshin ndër aroma ndjesish njerëzore. Edhe ai vetë e dëshironte këtë, ta kishte perëndeshën e tij të vetën, në një akti hyjnor dashurie…

Elira mbshteti kokën mbi krahrorin e Taulantit, duke e relaksuar gjithë trupin e saj. Ai e mbajti në krahët e tij të fuqishëm si një pupël të artë, duke mos lejuar as ajrin që t’i prishte qetësinë dhe paqen. Çuni flinte pranë tyre. Koha kalonte dhe ata të tre prisnin që një i dashur të shfaqej në derë… Vazhdon…

10 views0 comments

Shkrimet e fundit