top of page

Piro Ahmetaj: “Trump-2, premtimet, sfidat dhe pritshmëritë madhore” !


Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Trump-2, premtimet, sfidat dhe pritshmëritë madhore!

Ndërkohë që po përmbyllet entuziazmi i fitores së merituar dhe spektakolare (Shtëpinë e Bardhë, Senatin, Kongresin dhe votën popullore) kundër të gjithëve, pra kundër kundërshtarëve, faktorëve (fake-news, deep fake dhe exit polleve fake), etj, zemrat, mendjet dhe shpresat (hearts & minds & hopes) e mbi 340 milion Amerikanëve por edhe botës janë drejtuar nga Domald Trump, mbas marrjes së detyrës në Janar 2025. Në vijim gjeni përmbledhje mbi sfidat dhe pritshmëritë madhore të Presidencës së dyte 2-të për 4 vitet në vijim:

Së pari, përgjatë 4 vitet në vijim, Trump-2 do të përballet me “betejën e jetës së Tij”, pra me premtimin solemn për ta bërë Amerikën përsëri të madhe (e shqipëruar edhe më të fortë), ose një superfuqi të pakonkurrueshme dhe të pamposhtur në shekujt që vijnë. 

Amerikanët votën dhe besoj janë shpresëplotë se Trump-2 do ta shpëtojë/shërojë USA nga “Deep State” (faktorë të nënëdheshëm); demokracia fasadë,  korrupsioni, ushtria e burokratëve me kullaro demokratike, si dhe interesat e filantropistëve që kanë pushtuar shtetin Amerikan, DASh dhe institucionet federale. 

Përsa ekonominë, pothuaj të gjithë Amerikanët janë të sigurt, se Trump-2 do të vijojë me sukses uljen e taksave (nga 35 në 21 % (mandatin e 1-re) në 15 %) dhe përmirësimin e mirëqënies së qytatarëve.

Po ashtu, shumica dërrmuese besojnë se ai do t’i përmbush premtimet për politikat e ashpra kundër krimit të organizuar dhe emigrantëve të paligjshëm; për vlerat konservatore të familjes; pabarazitë racore; komunitetet e margjinalizuara si dhe për forcimin dhe kohezionin e kombit Amerikan. 

Së dyti, tashmë të gjithë e pranojnë (edhe humbësit), se ShBA  dhe bota po trashëgon një statuskuo edhe me të errët në fushën e sigurisë se ajo që Ai la në 2021. Kështu, Trump-2 do të përballet me një botë shumë më të tronditur nga luftëra të përgjakshme si dhe konfliktet të pazgjidhura në Ukrainë, Lindjen e Mesme, rritje të tensioneve me Kinën mbi Tajvanin, etj.  

Sfida më kritike mbetet politikat dhe qasja e Trump-2 me 4 vendet diktatoriale, Kina, Rusia, Koreja e Veriut dhe Irani, Ndërkohë, 50 mijë ushtarë rusë dhe koreano-veriorë në tokën Ruse janë gati të nisin një mësymje të përgjakshme kundër Ukrainës, çka: “me zgjedhjen e Trump-2, sigurisht nuk ka për të ndodhur”!

Të jemi të vërtetë, asnjë nga këto sfida nuk do të kishte qenë ndryshe nëse Znj. Harris do të ishte zgjedhur Presidente. Dallimi thelbësor gjendet në mënyrën se si Trump-2 do të përdor fuqinë e lidershipit, krenarisht më të fortë ndaj këtyre kundërshtarëve, ose armiqve potencial.  z.Trump  kurrë nuk ka bërë premtime majtiste dhe nuk ka gjasa që këtë mandat t’ju flasë amerikanëve me termat e “gjeostrategjisë së madhe". 

Ajo që të gjithë shpresojmë është që Trump-2 të bashkojë fuqinë ekonomike, ushtarake, diplomatike, teknologjike dhe forcën e leadership-it të Tij jo vetëm për të ta rikthyer USA si njē superfuqi të pa-konkurrueshme por edhe për një botë me të paqme. Për ta ilustruar pritshmeritë nga qasja e fortë Trump-2, po sjellim si referencë ilustruese me 3 mësime nga historia:

a)     Falë fuqisë së pakonkurrueshme ushtarake të ShBA, Bashkimi Sovjetik u tërhoq (me bisht në shalë) nga pragu i një konflikti bërthamor ShBA për vendosjen e raketave në Kubë në 1962.

 

b)    Falë angazhimit të ShBA-ve në 1989 u rrëzua muri i Berlinit, përfundoi Lufta e Ftohtë, ndërsa BRSS dhe traktati i Varshavës u shkërrmoqën.

 

c)     Falë ndërhyrjes së ShBA në dhjetor 1941, tre fuqi gjakatare të luftës së II-të (Gjermania e Hitlerit, Italia e Musolinit & Japonia Perandorake) u gjunjëzuan në maj 1945;

Mësimi i përbotshëm nga këto tre fitore/fakte historike, është se konfliktet nuk zgjidhen vetë, as me fjalime populiste. Në të 3 rastet, fuqia e USA dhe vendimet e Presidentëve Amerikanë kanë qënë vendimtare, apo Jo?  Prandaj mbetem shpresëplotë se kështu do të ndodhë përsëri, pra Presidenti Trump-2 do ta ndalë luftën dhe do u jap një mësim-force boshtit të agresorëve kundër paqes, lirisë, ose të keqes së njerëzimit.

Kërcënimi më i madh i sigurisë për ShBA NATO/BE dhe aleatët e tjerë të USA, mbetet partneriteti agresiv i Rusisë, Iranit dhe Koresë së Veriut. Ish-zyrtarë të administratës Trump-1, ende nuk besojnë se ky mandat do të jetë i mjaftueshëm, Trump-2 ka shumë besim se do ta shkruajë historinë e tij duke i gjunjëzuar me çdo çmim (Rusinë, Iranin dhe Korenë e Veriut), qoftë edhe duke e konsideruar si “sfida individuale”.  

Sigurisht Trump-2 ka premtuar një qasje shumë më të ashpër ndaj Iranit, kundër të cilit, Trump-1 ndoqi një qasje të "presionit maksimal" të sanksioneve në mandatin e tij të parë. Ai gjithashtu ka konfirmusr se Trum-2 do të mbështetës fuqishëm Izraelin në përballjen kundër Iranit. Një arsye më shumë është edhe fakti zyrtar se: “Byroja Federale e Hetimit kishte penguar një komplot iranian për të vrarë Trump para zgjedhjeve”!

Lidhur me Rusinë, Trump në negociata me Presidentin Vladimir Putin, do të demonstrojë: “besimin të fuqia e leadershipit të Tij të gërshetuar me diplomacinë e forcës, ekonomine e pakonkurrueshme dhe fuqinë e pamposhtur ushtarake të ShBA”! Kjo u konfirmua nga vetë z. Trump para pak ditësh, kur shpalosi ofertën (si paralajmërimi itTij i fundit para se të ulet në dhomen ovale) ndaj Putinit, duke i kërkuar që: “edhe për të mirën Rusisë t‘i jap sa më parë fund luftës, me qëllim për të shmangur një kolaps ekonomik (nga bllokada dhe përdorimi rezervave për zhvlerësimin e çmimit të naftës dhe gazit) !

 Z.Trump është  i bindur se paqja në Ukrainë mbetet sfida me kritike me të cilat do përballet gjatë Presidencës-2. Ai është po ashtu i vetëdijshëm se në rast dështimi (që ka pothaj zero mundësi), do të inkurajohej Kina për të gllabëruar Tajvanin, Kremlini do të nxiste destabilitetin e Ballkanit, etj.

Lidhur me Kinën, Trump do të rrisë luftën ekonomike. I pyetur nëse do të përdorte forcën ushtarake për të mbrojtur Tajvanin, z.Trump ka konfirmuar se “nuk mendonte se do të arrinte kurrë në këtë, sepse udhëheqësi kinez Xi Jinping nuk do  rrezikonte kaq shumë, sepse ai më respekton dhe e di që jam i çmendur”! Pra praktikisht, Kina do të jetë shumë më e dobët ekonomikisht, pasi importet USA në 6 vitet e fundit kanë rënë nga 20 % në 13 %. 

Përkundër mospërputhjeve ndaj "çdo forme naive të Trump-Atlanticizmit" siç e quajti z. Macron (që cinikisht i shet avionë Refale Serbisë), në një kohë kur z. Trump, ka nënvizuar që Aleanca Euroatlantike ka më shumë se kurrë nevojë për kohezion ndaj boshtit të agresorëve, ndërkohë ka ri-konfirmuar se do të vazhdojë presionin e Tij : për NATO dhe BE më të fortë, rrjedhimisht një botë edhe më e sigurt”.

Në shtesë, duhet thënë po ashtu se, emërimet e para që z. Trump ka konfirmusr për në postet e larta tregojnë vendosmërinë për t’i çuar në fund punët dhe janë shpresëdhënëse. Deri më tani, Trump ka zgjedhur senatorin Marco Rubio sekretar të shtetit; Senatorin Mike Waltz (veteranin e forcave speciale) si këshilltar për sigurinë kombëtare, ndërsa senstorin John Ratcliffe, drejtor të Inteligjencës Kombëtare (CIA), etj. 

Së treti, Sfidat e Tump-2 dhe disa mesazhe shpresëdhënëse për interesat (mbarë) Kombetare:

ü  Ndërkohë që janë tërhequr “pa lavdi por me zvarritje” nga deliret e (mbi) Pushtetit se: Trump-1, përbënte kërcënim për ShBA dhe marrëdhëniet me Shqipërinë”(!), edhe gjatë Trump-2 do të (keq) zhgënjehen Politikanët kusarë dhe sovranistët marsist, nëse mesazhet e forta apo fotot me Presidentin Trump, etj; “t’jua shesin shqiptarëve si mbështetje partiake apo personale”. Presidenti Trump-1 ka provuar se prioritet i Tij nuk janë emrat e shtetarëve të radhës as mbiemrat e pronarëve/kryetarëve të partive, por vetëm konvergjenca e interesave Amerikane me ato të RSh në rajon, mesdhe etj”.

ü  Përfshi emërimin Drejtorit të Ri të CIA-s (i vetë ekspozuar me simbolikën dykrenare), çka ka  tërbuar jo vetëm Beogradin, si dhe përtej entuziazmit folklorik në Prishtinē, Tiranë, mbetem shpresëplotë se, Trump-2  do të “ri-investohet personlisht”, për të përmbyllur Projektin e Tij /Marrëvëshjen të Paqes, nënshkruar në Dhomēn Ovale, (shtator 2020)” nga  dy vendet sovrane (Kosovë-Serbi), duke imponuar zbatimin e një: “paketë me investimes  gjeostrategjike si autostrada e paqes Beograd-Prishtinë, Port rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, si dhe rikthimin njohjeve të reja të Kosovës”. Pra një marrëveshje e përforcuar, përkundër oshilacioneve të Millosheviçit dhe interesave gjeopolitike të Moskës në Rajon.

ü  Përkundër përrallave bollshevike se “do na vijë vetë Domald Trump të shpëtojë Shqipërinë e (keq) gjunjëzuar nga fuqia elektorale e mbi-pushtetit, pasojat e shtetit të dështuar dhe demokracia fasadë, shpresoj që gjenerata e rritur në liri (mbas 1990) si dhe mbarë-shqiptarët të: "vetë-prodhojnë një Trump ose një Lëvizje Trumpiste”  duke j’u ri-kthyer me këllqet e Saj vlerave të së djathtës moderne: “Familja, Atdheu, Zoti, Vota, Tregu, Interesat  Kombëtare, balancat demokratike të pushteteve dhe orientimi Euroatlantik i Kombit tonë të bekuar”

Zoti e bekoftë Presidencën Trump-2, partneritetin me ShBA si dhe aspiratën e Shqiptarëve, për ti bërë RSh dhe Kosovën si gjithë Europa demokratike.  

Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:

Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,

Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:

Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,

Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,

Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.

13 views0 comments

Comentarios


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page