Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Në “kapacitetin e Ekspertit të Sigurisë Kombëtare, Rajonit dhe NATO-s”, vijoj të ndjek (24/7), me përgjegjësi të shtuar luftën “për/me Ukrainën” si dhe përballjen e Izraelit me një valë të re të përshkallëzimit së sigurisë në lindjen e mesme mbas masakrës së organizatës terroriste të Hamasit në 7 Tetor 2023.
Paraprakisht, më duhet të qartësoj edhe më fortë se, për sa trajtoj në këtë opinion, si edhe në çdo rast tjetër, nuk kanë të aspak të bëjnë me paragjykime mbi përkatësinë fetare, etnike, politike, gjinore dhe ngjyre; por as me të drejtën sovrane të vetëmbrojtjes së identitetit kombëtar, integritetit territorial; mbi të gjitha kurrësesi me jetët e qytetarëve të pafajshëm (që vuajnë pasojat e ndërmarrjeve terroriste, neonaziste, neostaliniste, apo çdo forme tjetër të ektremizmit dhe dhunës barbare), qofshin, Palestinez, Izraelit, Arab, Rus, Ukrainas dhe çdo vendi tjetër të përfshirë në konflikte të armatosura.
Për tu rkthyer subjektit të këtij opinioni, sjell në vëmëndje një listë të historisë së konflikteve Izraelito - Arab: “Rrënjët i ka në “Palestinën historike”, në fundin e shekullit të 19-të, kur “Sionizmi” i Theodor Herzl, projektoi Atdheun Hebre në Palestinë. Në 1948, David Ben-Gurion shpalli themelimin e Shtetit të Izraelit (u njoh nga OKB në 11 maj 1949), por edhe nisjen e Luftës I-rë Arabo-Izraelite. Në 1956 gjatë krizës së Suezit, Izraeli me UK e pushtuan Egjiptin por nga presioni ndërkombëtar u tërhoqën. Lufta 6 ditore (1967), Izraeli pushtoi Gadishullin Sinai, Bregut Perëndimor dhe Rripin e Gazës. 1973, Egjipti dhe Siria sulmuan Izraelin gjatë festës së hebreve të YomKipurit, por Izraeli i zmbrapsi dhe mori më shumë territore. Marrëveshja e Camp David (1978) e ndërmjetësuar nga SHBA, i normalizoi marrëdhëniet mes Izraelit me Egjiptitit. 1987, kryengritjet palestineze shënuan Intifadën e parë. 1993, Negociatat e Oslos, themeluan Autoritetin Palestinez; Samiti i Camp David (2000); Konferenca e Annapolis (2007), Marrëveshja e Abrahamit (2020), etj” që gjithësesi nuk kanë prodhuar paqe të qëndrueshme!
Ndërsa posaçërisht këtë artikull, do përpiqem të hedh më shumë dritë rreth riciklimit të konfliktit “pas 7 tetorit 2023” ose: “përmbledhje të përditësuar me mësimet e nxjerra nga përballja jo vetëm e Izraelit me organizatat dhe shtetet terroriste; sfidat, impaktet dhe rekomandime strategjike për (pa) mundësinë e ndërtimit të paqes në lindjen e mesme si dhe impaktet mbi ballkanin perëndimor”. Më konkretisht:
Rreth 50 mijë të vrarë dhe mbi 100 mijë të plagosur; mijëra raketa, avion luftarak dhe dronë vrasës; miliona refugjatë në portat e perëndimit si dhe triliona € shpenzime. Një kosto shumë e lartë, kështu edhe një mision pothuaj i pamundur për të bërë një përmbledhje ngushëlluese për jetët e humbura (qytetarë të pafajshëm Palestinez dhe Izraelit) si dhe të solidaritetit “kundër/pro luftës” ndaj ekstremizmit të çdo forme.
Siç dihet, vala e re e konfliktit, nisi në 7 Tetor 2023, kur më shumë se 2500 paramilitarë të Hamasit (shpallur organizatë terroriste nga ShBA dhe BE) sulmuan Izraelin; ndërsa mbi 3000 raketa u hodhën nga Rripi i Gazës duke masakruar mbi 1200 qytetarë në një festë publike; morën si barbare pengje 250 pleq/gjyshër, gra dhe vajza (gjysma ende të padorëzuar), si dhe vijojnë të përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarë palestinezë!
Konflikti u zgjerua, me përfshirjen “de fakto” të Iranit, mbrëmjen e së premtes datë 13/14 Prill 2024, kur një shi me 300 raketa vrasëse goditën brutalisht (fatmirësisht pa zero sukses) hapësirën ajrore të Izraelit: “si hakmarrje ndaj sulmit ajror të 1 prillit 2024”, në konsullatën iraniane Damask, ku mbeti i vrarë gjenerali Mohammad Zahedi, komandant i lartë i Gardës së Iranit (IRGC). Po ashtu për vrasjen e liderit politik të Hamasit, Ismail Haniyeh, gjatë një sulmi ajror në Teheran, Irani fajësoi “pa asnjë prova” Izraelin, dhe kështu të 2 sulmet, i konsideroi si: “shkelje të sovranitetit të Iranit”.
Situata u përkeqësua, me përfshirjen e grupit të armaosur Hezbollah, në vrasjen e 12 fëmijëve nga një sulm me raketa në 28 korrik 2024 në një fushë futbolli në lartësitë e Golanit. Si përgjigje shpaguese nga sulmet ajrore të izraelit në Bejrut në 31 korrik 2024 mbeti i vrarë Foud Shukur, ndër themeluesit e Hezbollahut. Ndërsa si kundërpërgjigje për vrasjen e ushtarakut të lartë, grupi Hezbollah (ndër të tjera akte terroriste në bashkërendim me Hamasin), në 25 gusht 2025, goditi Izraelin me mbi 320 Raketa Katyusha (ruse) duke e imponuar Qeverinë e Netanyahut të ndërmarrë një fushatë ajrore ndëshkuese dhe shkatërrimtare ndaj shtabeve, armatimit dhe infrastrukturave kritike të Hezbollahut.
6 (gjashtë) mësimet e nxjerra nga përballja e mbas 7 Tetorit 2023:
Mësimi nr. 1: Duke tejkaluar propagandën cinike, më duhet ta përsëris edhe më fortë se përtej rrethanave specifike që i janë imponuar Izraelit për mbijetesë: “ushtrimi i të drejtës së hakmarrjes proporcionale, ndaj shteteve apo organizatave terroriste”, mbetet edhe si një sfidë e përbotshme, pasi: “nëse terroristët e Hamasit, Hezbollahut, apo Shtetit Islamik të Iranit, do të gjunjëzonin (në mos shfarosnin nga faqja e dheut) Izraelin, nuk do krijonte kjo një preçedent fatal për paqen, sistemin e sigurisë globale si dhe vlerat e qytetërimit në mbarë botën ?! Për më qartë, për këdo egocentrik mendjendryshkur por ndoshta të mirë paguar, pyetja mbetet: “nëse do gjunjëzohej kështu edhe Washingtoni, Londra, Berlini, Parisi, Roma, Kievi dhe çdo vend tjetër ndaj organizatave terroriste, çfarë pasojash katastrofike do të kishte kjo mbi rendin global, shoqërinë njerëzore, harmoninë fetare, bashkëjetesën paqësore, etj”?! Parë nga ky këndvështrim, luftën e imponuar të Izraelit kundër terroristëve e gjej: “jo vetëm në të drejtën sovrane të mbijetesës, por edhe si kontribut shtesë për vlerat demokratike si dhe interesat euroatlantike”!
Mësimi nr.2: Nga kjo përballje e imponuar ushtarake përgjatë 11 muajve të fundit, u testuan dhe sprovuan aftësitë e pathueshme dhe shkatërrimtare të mbrojtjes ajrore të Izraelit, si dhe besimi te fuqia e pamposhtur e flotës ajrore të USA dhe UK, ndaj sulmeve të Hamasit, Shtetit Islamik të Iranit, Hezbollah, etj.
Gjithësesi, mesazhi përbashkët i listës së pas-konflikteve të sipërpërmendura mbetet: “në të gjitha konfliktet, përfshi dhe rastin e fundit, Izraeli me mbështetjen e aleatëve strategjik (USA/UK/BE), jo vetëm ka triumfuar por edhe ka zgjeruar territorin, pozitat strategjike si dhe peshën gjeopolitike në lindjen e mesme”.
Kështu edhe përballja e suksesshme e Izraelit përgjatë 11 muajve të fundit (duke asgjësuar mbi 97 % të raketave dhe dronëve vrasës), shërben edhe si një mesazh force edhe ndaj Putinit, që: “nëse do të guxonte të sulmonte qoftë edhe 1metër² të cilido nga 32 vendet anëtare të NATO-s do të mposhtej dhe poshtërohej nga fuqia e pakonkurueshne e Aleancës Euroatlantike (USA/NATO/UK/BE)”. Ky mesazh force qëndron edhe për Ish-Ministrin e Millosheviçit dhe ushtarin e bindur të Kremlinit (z. Vučič), që: “të mos armatoset me Avion luftarak sulmues (18 Mig-29 apo 12 Rafale = mbi 6 miliard € ), Raleta, etj duke harxhuar kot së koti mbi 1.5 miliard € në vit nga mundi i popullit serb. Kjo pasi asnjë nga vendet e rajonit nuk kërcënon Serbinë por edhe Ajo s’ka këllqe për t’u përballur me aftësitë mbrojtëse të Kosovës (p.sh pajisjen e FSK nga USA me 246 raketa Javelin) dhe as me fuqinë e sprovuar (1999) ushtarake të Aleancës Euroatlantike”.
Mësimi nr.3: solidariteti dhe kohezioni diplomatik, demonstruar në terren “konfirmon me vepra” mbështetjen pa kompromis të Izraelit në luftën kundër terrorizmit, si “kërcënim dhe e keqe perbashkët”.
Ndërsa prezenca me dy luftanijeve ushtarake të ShBA, UK, etj në rajon konfirmon mbështetjen pa kompromis të Izraelit edhe për shkak të një lobi të fortë Izraelit në vendimmarrjet e Washingtonit dhe Londrës. Për marrëdhëniet ShBA-Izrael kam edhe një koment shtesë: “shumica dërrmuese e 195 shteteve të OKB (përfshi Kosovën) e kanë vetëshpallur ShBA aleat strategjik, ndërsa Izraeli dhe Islanda mbeten ndër të vetmet shtete të konfirmuara kështu nga Washingtoni Zyrtar”. Si shëmbull përmendim se paketa e ndihmës ushtarake të USA ndaj Izraelit (1948 – 2024) arrin në 150 miliard dollarë, ose sa 100 vjet shpenzime ushtarake të Hamas dhe Hezbollah së bashku !
Mësimi nr. 4: nga kjo luftë ndaj terrorizmit u vetë-demaskuan edhe vendet që mbështetën boshtin e së keqes (Hamas - Irani - Hezbollah), si Rusia-Putiniste - Koreja e Kim Jong-ut - Dodikët mëndjendryshkur në Ballkanin perëndimor. Prandaj ky mësim (nr.4), mbart edhe një mesazh mbi domosdoshmërinë kritike, për të bashkëpunuar në rrafshin global dhe rajonal në luftën me rreziqet e përbashkëta, pra shtetet, diktaturat neo-Staliniste apo organizatat terroriste të sipërpërmendura.
Nga ana tjetër, sulmet terroriste të 7 Tetorit 2023 apo 14 prillit dhe 25 gushtit 2024, kundër një vendi sovran/Izraelit si dhe jetës së popullsisë civile edhe nëse nuk janë planizuar “drejtpërdrejtë nga Kremlini”, është e sigurt, që i shërbejnë përpjekjeve të dëshpëruara të Putinit, për të hapur një front të ri lufte krahas asaj në Ukrainë. Por, do të dështojë me turp, ashtu si edhe në përpjekjen për ta tërhequr Kinën në luftë me Tajvanin; apo për ta frymëzuar Beogradin deri në aventurën e “ri-pushtimit ushtarak të Republikës së Kosovës, edhe pse prej 1990 ajo mbetet nën prezencën/ përgjegjësinë e trupave të KFOR-it“!
Mësimi nr.5, përtej mëndjeve të deformuara në Teheran, Kremlin, Korenë e Veriut, (përfshi në Ballkan) duke u përpjekur t’i japin dimension fetar apo “legjitimuar” sulmet barbare të Hamasit, Iranit, Hezbollahut jo vetëm kundër Izraelit, kurrësesi nuk kanë të përbashkët me vlerat e fesë Islame.
Po ashtu përtej emërtimeve patriotiko-fetare, HAMAS (Lëvizja e Rezistencës Islamike), apo Hezbollah (Partia e Zotit/Allahut), “terroristët e pa Fe” që çirren si monstra: “Allāhu ʾakbar ose Zoti është i madh” edhe pasi masakrojnë barbarisht qytetarë dhe u presin kokat fëmijëve të pafajshëm; kur marrin zvarrë pengje pleq/gjyshër, gra dhe vajza, vrasin me bomba/raketa kamikaze mijëra qytetarë të pafajshëm, apo edhe kur përdorin si barrikada (ç) njerëzore bashkëqytetarë Palestinezë nga Rripi i Gazës”, kurrsesi nuk kanë të përbashkët me kuranin dhe as me vlerat e fesë Islame!
Në të kundërt, frymëzuesit që fshihen si minj në transhetë e Rripit të Gazës, e keqpërdorin fenë për axhendën e tyre politike. Ndëra është e mirënjohur fakti që ashtu si edhe besimet e tjera komplementare, edhe feja Islame mbjell paqe, tolerancë, mirëkuptim, bashkëjetesë paqësore, etj.
Mësimi nr 6: pikërisht për të privaluar me masat diplomatike për zgjidhjen e konfliktit, OKB, SHBA, UK, NATO dhe BE, i kanë adresuar “mesazhe të ashpra” edhe Qeverisë Demokratike të Izraelit, që: “të vetëpërmbahet në ushtrimin e drejtës reciproke si dhe të përshkallëzuar të shpagimit, duke shmangur në maksimumin e mundshëm pasojat mbi popullsinë e pafajshme civile”. Kjo mbetet një “këshillë çarmatosëse për propagandistët e Teheranit, Kremlinit, etj”, që i cilësojnë sulmet ajrore te Izraelit si: “fashiste”! Pikërisht për këtë, z. Netanyahu ka konfirmuar se “Izraeli do të vijojë sulme shkatërruese ajrore, por të kufizuara si dhe të preçizuara vetëm ndaj infrastrukturave kritike/ushtarake”. Ndërsa qëndra e gravitetit të sulmeve të Izraelit, mbetet ndaj terroristëve të pa fe (Hamasit, Iranit, Hezbollahut, etj) që vijojnë të kërcënojnë jo vetëm “mbijetesën e indetitetit kombëtar të Izraelit”, por janë përgjegjës edhe për aktet çnjerëzore dhe jetët e qytetarëve të pafajshëm të Izraelit dhe Palestinës!
Rekomandime për zgjidhjen e konfliktit dhe ndërtimin e bashkejetesës paqësore në lindjen e mesme:
Sigurisht, Izraeli ka fuqi ushtarake dhe aleanca të qëndrueshme për ta “mposhtur shtetet apo grupe terroriste”, ose në rast agresioni për t’u përballur dhe mundur të gjitha vendet Arabe së bashku. Por për të mbjellë klimën e paqes afatgjate mes popullit Izraelit dhe Palestinez do duhet të prevalojnë mekanizmat e diplomacisë si dhe një akt historik falje mes Izraelit dhe vendeve të rajonit, të shoqëruar nga një “road-map” ose një paketë gjithëpërfshirëse masash për të mbjellë klimën e mirëbesimin reciprok ndërmjet popujve të rajonit, de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake, bashkëpunimi ekonomik, kulturor, etj, ndërsa aktorët ndërkombëtarë, ShBA, OKB, NATO, BE do duhet të vijojnë të mbajnë peshë thelbësore.
Nga ana tjetër, historia e pas-luftërave na mësojnë se rrugëtimi drejt paqes afatgjatë, kërkon vizion, lidership, përkushtim dhe kompromise të mëdha. Siç e sipër përmendëm, konflikti Izraelito-Arab mbetet një çështje komplekse, të shtrirë në dekada dhe që përfshin një mori faktorësh historikë, fetarë, kulturore, territorialë, identitetin kombëtar, interesa gjeopolitike, ekonomike, etj, qe nuk mund të zgjidhen si me magji “brenda një nate dhe as njëherësh”!
Për më tepër nuk ma lejon as, grada e lartë ushtarake (gjeneral ®) por as eksperienca në NATO të bëjë “moralizime populiste” mbi detyrimet kushtetuese të Forcave të Armatosura si dhe as më pak ta paragjykoj të drejtën sovrane që ka Izraeli të përdorë në mënyrë të përshkallëzuar fuqinë ushtarake për mbijetesën e identitetit kombëtar dhe mbrojtjen e integritetit territorial si dhe garantimin e jetës qytetarëve Izraelit, por edhe kontributet për mbrojtjen e vlerave demokratike të njerëzimit si dhe interesat e aleancës euroatlantike.
Sigurisht duhet vetëpërmbajtje, vijimi aktivitete diplomatike dhe respektim i konventave ndërkombëtare, duke përdorur arme me preçizon të lartë kundër Hamasit, Iranit dhe Hezbullah; duke hapur korridore humanitare dhe mjekësore për popullsinë palestineze si dhe duke shmangur në maksimumin e mundshëm viktima të pafajshme (megjithëse 100 % është mision i pamundur).
Për më tej, për të krijuar frymën e mirëbesimit do duhet një akt falje si dhe një marrëveshje paqe me faktorët lokal të moderuar që zgjidhjen e konfliktit dhe bashkëjetesën paqësore nuk e gjejnë nëpërmjet akteve terroriste. Ndërsa, frymëzuesit dhe terroristët do duhet të çohen para drejtësisë ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Thënë këto, në asnjë rast dhe për asnjë arsye nuk do të duhet të ndalen përpjekjet diplomatike nga Izraeli, vendet Arabe dhe komuniteti ndërkombëtar.
Me duhet ta përsëris edhe me fortë se për një paqje të qëndrueshme dhe afatgjatë, domosdoshmerisht do duhet të prevalojnë mekanizmat diplomatike mes Izraelit, Palestinës dhe vendeve të tjera arabe, të përfshira në konflikti. Një zgjidhje e diskutuar gjerësisht mbetet rikthimi te projekti i dy shteteve sovrane (Izraelit dhe Palestinës), që do duhet të përfshijë negociatat për kufijtë, refugjatët dhe Jerusalemin si kryeqytet i përbashkët, si dhe një paketë masash të mirëbesimit reciprok përfshi de-militarizimin, balancat e fuqisë ushtarake; lirimin e të burgosurve, bashkëpunimin ekonomik, shkëmbimet kulturore, etj. Sigurisht, aktorët ndërkombëtarë, OKB, ShBA, BE dhe ata rajonale, kanë një rol thelbësor për paqe të qëndrueshme.
Në shtesë, si në çdo nga dhjetra vlerësimet, edhe këtë opinion dëshiroj ta përmbyll me disa “rekomandime strategjike” për Tiranën dhe Prishtinën zyrtare:
I gjej tërësisht mjerane që “bollshevikët e vetë prangosur nga sindroma e Stockholmit apo fuqia e mbi pushtetit” i ri-sjellin opinionit kombëtar oshilacionet e Enver Hoxhës: “Izraeli një kobure në duart e SHBA/UK, ose një Shtet i krijuar nga sionizmi reaksionar”. Thënë këtë, e ri-theksoj se për interesat gjeopolitike Kombëtare, nuk ka opsion tjetër përveçse ti bashkohej/t pa hezitim “flamurit të solidaritetit të mbarë botës së qytetëruar” duke dënuar pa hezitim frymëzuesit politik dhe autorët e akteve terrorist të Hamasit, Iranit, Hezbullahut, nga më ç’njerëzoret në historinë moderne të njerëzimit, ndaj identitetit kombëtar dhe popullsinë e pafajshme Izraelite dhe Palestineze njëherësh.
Kështu, dy shtetet sovrane (Shqipëria dhe Kosova) e kanë detyrim zyrtar të dënojnë “me një zë të përbashkët” si dhe të mbështesin përballjen e Izraelit, USA, UK dhe aleatëve Euroatlantik në luftën ndaj shteteve dhe organizatave terroriste. Prandaj, Tirana dhe Prishtina zyrtare do duhet të konfirmojnë mbështetje për Izraelin jo vetëm për shkak të lidhjeve historike dhe reciprocitetit të mirënjohjes që ka Izraelit ndaj Kombit tonë për shpëtimin e Hebrejve nga nazistët gjatë Luftës II-të botërore, por edhe për tu rreshtuar pa kompromis krah ShBA-ve, që ka mbajtut peshë përcaktuese jo vetëm për çlirimin dhe faktorizimin gjeopolitik të Kosovës, por specifikisht edhe për njohjen si “surprizë” në dhomën ovale (Projekti-Trump) nga Izraeli në kuadër të paketës 12 miliard €, përfshi autostradën e paqes Beograd - Prishtinë, linjën hekurudhore, portin rajonal në ujërat e thella të Adriatikut, etj.
Në përmbyllje besoj edhe më fortë se “përtej luftës barbare të terroristëve ndaj Izraelit ose Putinit në Ukrainë, paqja mes kombeve dhe bashkëjetesa paqësore mes popujve, mbetet sigurisht mision i vështirë por opsioni i vetëm”. Prandaj mbetem shpresëplotë që Izraeli dhe Ukraina jo vetëm do të dalin fitimtar nga kjo përballje për mbijetesë, mbrojtjen e sovranitetit dhe jetës së qytetarëve, por paqja, vlerat demokratike, fuqia ushtarake dhe interesat Euroatlantike do të triumfojnë mbi diktaturat neo-naziste, si Irani, Rusia - Putiniste, Kim-Jongut, neo-Millosheviçët ose Dodikëk e ballkanit perëndimor, apo Hamas, Hezbullah si dhe çdo organizate tjetër terroriste në botë.
Autori: Gjeneral ® Piro Ahmetaj:
Ekspert për SK, Rajonin dhe NATO-n,
Zv/President i Këshillit të Atlantikut; & ish:
Këshilltar për Sigurinë Kombëtare në PD,
Këshilltar i Presidentit të RSh; Zv/ShShPFA,
Përfaqësues Ushtarak në SHAPE/NATO.
ความคิดเห็น