Piluri i dhuron kengen me te bukur poetit Lefter Çipa, Nderi i Kombit


Piluri i dhuron kengen me te bukur poetit Lefter Çipa, Nderi i Kombit

Nje tekst i shkelqyer nga poeti Kristo Çipa, Mjeshter i Madh, interpretuar me emocione te posaçme nga diva e kenges piluriote, Erimioni Merkuri, Mjeshtre e Madhe. Grupi " Bejke e Bardhe" i drejtuar nga K.Çipa ishte me disa prurje ne edicionin e dyte te Festivalit " Netet e Bejkes se Bardhe" Me poshte po botojme tekstin e kenges


Tek dheu qe fle Poeti

Kristo Çipa


Ulet flamuri ne gjunje Lutet-Poet hape dheun! Mbi supe do të mbaj une, Siç me mbajte siper kreut


Dil Princ i Polifonise, Se na ke njomur shpirtin, Eja nga bote e qetesise Zemra jote s’njeh pushimin.


Shtyje dheun, dil me kembe, Qello vdekjen me pellembe. Beje ashtu siç ke thene, Eja, te na gjesh ne kenge!


Mos lotoni o te gjalle! Na thua me permallim, Se une rroj tek kenga e bardhe, Ne zemer te kombit tim.


Kur flake e zjarrit mberdhinte I kish ik Zeusi, Çikës, Gjaku i luleve zu, shkrinte Nga vargjet e Lefter Çipes.


I ndizej flaka mbi pene, E mbrujti jeten me zera. Engjejt te gjithe sa qene, Erdhen, kenduan tek kenga.


Djem e vajza polifone, Kengen qe e njohu bota, Lefter Çipës ne çdo kohë, Do i'a kendojme tek koka.


Ty Lefter s’të beri Nena, Deshira labe te lindi. Gjithe marazet qe kish brenda, Ja ktheve kenge xhevahiri.


Bijte e kenges se perendive, Ne Pilur e kane seline, U dhe boten e dashurive, Te dhane zerin dhe rinine.


O ju male, lule, gure, Dete qe nuk flini gjume. Na mungon mes nesh nje burre, Ka vajtur e puth flamure.


Nene e kokes Shqiperia, Ne hon te shpirtit fsheh lotin. Shume pak i kane ngele si tya, Lefter Çipa- Nderi i kombit.


Shkoni breza, merni drite, Tek dheu qe fle poeti. Kengen ta doni si syte, Atdheu eshte amaneti.

29 views0 comments

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif