
FOLETË E DALLËNDYSHEVE PIKOJNË QUMËSHT Në duar nuk ka cicat e saj, por dy fole dallëndyshe, që pikojnë grimca rëre e balti. Prek nishanin fatndjellës në gushë, nishan si skelet gjethe ahu, tretur nga stina që thëthin klorofilin. Zukati e qara e një fëmije, foletë e dallëndysheve filluan të pikonin qumësht.
AI HARROI TË MARË FRYMË Flakëza e qiririt, në majë të gishtave të shenjtit që vret kuçedra, e vog;ël sa e si një kokërr elbi, ngjesh me lëng e dritë sytë dhe shishet elegante në vitrinat e botës. Flakëza e qiririt si e sa një milingonë, ose, sa e si një yll i vockël, shfaqet e shuhet në terrin e galaktikave të syve të saj. Ose, sa e si një pikëlzë lot., pikon në luginën e gjoksit të saj rrokulliset, si ortek i lëngshëm, e vlon në ferr. -Në këtë shekull nuk shpëton prej mëkateve,- - tha ajo dhe plasaritjet e dashurisë u mbushën me dyllë. Përmes gardhit të qepallave, (çast midis zgjimit e gjumit,) pa siluetën e saj duke tërhequr veten. Nën sqetull ajo shtrëngonte ikonën me Shën Gjergj, Flakëza e qiririt dha shpirt, ai harroi të marë frymë.
AJO QË PASHË NË ANË TË RRUGËS Ajo qëndronte pezull në ajrin e nxehtë, vetja m'u duk pa peshë. Ajo flaku flokët pas zverkut, majat i gudulisnin vithet e ngrehura, harmoni gjoks -fytyrë - këmbë. Hera e parë që shihja një aq të bukur, qindpërqind femër! Ajo këqyr, me kureshtje e përbuzje, makinën rangallë dhe fytyrën time të hirnuar. -Ku do shkosh, - e pyeta. -Në Parajsë, me ju, amigo! Zeri gazmor iu pështoll pas kurmit, si tornedo, mbylla xhamat, që flladi mos dilte nga kabina. -Hola, amigo, - klithi e ngazëllyer. -Hola, amiga, - thirra i ngazëllyer Kodet e gjuhës e të syve i kishim të njëjta. Nga foletë, në qerpikët e saj, u n'çuan gollogushë të porsapendosur dhe u përzjenë me tufën e Mëllenjave të Stepës së Hirtë.
Comments