top of page

PIKËLLIM


Pozaet Qose

PIKËLLIM


Do të na duket kaq e varfër tani bota pa fjalën tënde të bukur e pa buzëqeshjen tënde të ëmbël.

Si nderim për gjurmën tënde fisnike, që le për ne të gjallët, po të nis këtë kushtim, që ta

blatova dikur.

Në vend të lamtumirës, po të them i sigurtë se do të jesh përherë i kujtuar prej shumëkujt, që e njohu dhe e shijoi, si një verë të vjetër, poezinë tënde.





MIRËNJOHJE BALADASH

-poetit Petrit Ruka-


Petrit Ruka "Mjeshtër i Madh"

Nga thonjtë e frikshëm të harresës

Ti na rrëmbeve buzagaz,

Si fati, që ia rrëmben vdekjes

Njeriun, taksur jetëgjatë.


Na dhe një shtrat në zemrën tënde,

Ninullash na përhumbe krejt,

Der ne të derdheshim me çmendje,

Si lumë, që frymën mban në det.


Me metafora, si zogj prilli,

Ti na mëkove dalëngadalë,

Ashti si dita që na lindi,

Me mjaltë të shpirtit këngëtar.


Ringjallur jemi penës sate,

Si diell maji ndrijmë sot,

Që shpirti i bukur i të parëve

Një shenjë e shenjtë të jetë çdo mot.

30 views0 comments

Comments


Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page