top of page

PIANOJA



(Për ditën kur morën pianon mbas arrestimit të tim eti)


Pianoja nuk klithi,

kur duer hamejsh e ngritën,

veç tingujt, si fjolla të tejdukshme,

pështjelluen ajrin,

të çuditun

prej marrëzisë njerëzore.

S’e kish fort të lehtë

të përshtatej me zbritjen

nën pikëllimin e syve që ndiqnin

ikjen e heshtun pa kthim.

Një tel diçka tha për padrejtësinë

me za të fortë.

Tendosi muskujt e zemrimit

në shenjë proteste

dhe u vetëflijue.

Vetëm atëherë pianoja klithi

me tingull si fillim i një rekuiemi.

Përvajshëm!

E më la kujtim një copë shkall’ të thyeme

që ta shifja çdo ditë

kur ajo t’ më mungonte.

l. lekaj Arkiv

 
 
 

1 Comment


sotir.mimi
sotir.mimi
Jun 24, 2022

Xingografia!

Poezi shumë e ndjerë ku trishtimi kthehet në dhimbje nga kjo. . . pirateri shtetërore. Thyerja e një shkronje është fillesa e një Rekuemi/ Xingografia!


Like

Shkrimet e fundit

fjalaelireloadinggif.gif
bottom of page