top of page

Petraq J. Pali: E bëra jetën udhë

  • Jun 25
  • 1 min read

Petraq J. Pali: E bëra jetën udhë

 

E bëra jetën udhë dhe kohën udhë bëra,

S’u lodha kurrë ndonjëherë si “nëna tek e bija”.

Nga udha s’u mërzita dhe koha me udhët iku,

Hajde e ik në çdo stinë me shpirt, zemër fisniku.

 

Udhët të vështira ishin dhe koha më rrëmbeu,

E ndjeja veten bosh kur larg më ish atdheu.

Një jetë të tërë s’u lodha, s’u lodha duke pritur,

Të mirrja përsëri udhë me vitet shumë rritur.

 

Dekada të tëra shkuan e udhët kurrë s’u sosën,

E unë ecja, ecja dhe kurrë s’ka si ngopem.

Koha e di, ikën dhe kurrë s’kthehet mbrapa,

Si të më zërë dita, ashtu kalon dhe nata.

 

Por një gjë është e sigurt dhe s’ka si tjetërsohet:

Udhët e Atdheut kurrë nuk sosen.

Dhe mua s’më tremb udha dhe koha që më ikën,

Unë shumë dua atdheun dhe më pak Amerikën.

 

pjp

Comments


Shkrimet e fundit

bottom of page